Hapa Drejt Jezusit

1/14

Hapa Drejt Jezusit

Parathënie

Pak libra numërojnë miliona kopje të shpëmdara apo kanë një ndikim kaq të madh në ngritjen shpirtërore të njerëzimit sa në rastin e librit Hapa drejt Jezusit. Në botime të panumërta, ky vëllim i vogël është printuar në më shumë se shtatëdhjetë gjuhë. Në këtë mënyrë, ai ka sjellë fiymëzim tek qindra mijëra burra e gra në të gjithë botën, madje edhe tek ata që banojnë në skajet më të largëta të tokës. Që nga dalja e botimit të pare në 1892, botuesit janë detyruar të shtojnë numrin e hedhur në treg në mënyrë që të kënaqen kërkesat e publikut. HDJ 7.1

Autori i këtij vëllimi, Ellen G. White (1827-1915), ishte një nga folëset dhe shkrimtaret fetare më të mirenjohur anë botës. E lindur pranë Portland, Maine, ajo e kaloi fëmijërinë në Nevv England, SHBA.Më pas, udhëtimet dhe punët e çuan atë në zonat e tjera të pjesës qendrore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara.Gjatë viteve 1885 - 1887, ajo iu përkushtua punës në vendet kryesore të Evropës, shpesh, duke iu drejtuar audiencave të mëdha. Ajo vazhdoi me shkrimet e saj. Në vazhdim, ajo kaloi nëntë vite aktive në Australi dhe Zelandë të Re. Nga pena e saj janë prodhuar dyzet e pesë vëllime, të mëdha dhe të vogla, në fushën e teologjisë, edukimit, shëndetit, familjes si dhe jetesës praktike si një besimtar i krishterë. Shumë nga këto vëllime janë botime me miliona kopje.Ndër këto, Hapa drejt Krishtit është vëllimi më i famshëm dhe më i lexuar.Titulli i librit tregon qëllimin e tij. Ky libër e drejton lexuesin tek Jezu Krishti si Personi i vetëm që mund të plotësojë nevojat e shpirtit. Ai drejton këmbët e dyshuesit dhe të të lëkundurit tek shtegu i paqes. Ai drejton kërkuesin e drejtësisë dhe të mbushullisë së karakterit - hap pas hapi, përgjatë jetës së krishterë - tek eksperienca e përjetimit të plotësisë së bekimeve që gjendet kur dorëzon plotësisht veten tek Ai. Libri i zbulon lexuesit sekretin e fltores ndërsa shpjegon me thjeshtësi hirin shpëtues dhe fuqinë mbështetëse të Mikut të madh të njerëzimit. HDJ 7.2

Ky botim shënon një përmirësim në standardizimin e faqosjes së librit në printimet e ardhshme në gjuhën angleze. Megjithëse nuk ka ndryshime në tekst, por me një format, gërmëzim dhe shkrim në përputhje me kohën, ky konspekt përkushtimi do të vazhdojë misionin e tij në formën e tij të re sipas tabelës përmbledhëse të re të shkrimeve të Ellen G. White. HDJ 7.3

Në kohët e vjetra, Jakobi kur ishte i shtypur nga frika që mëkati i tij e kishte shkëputur nga Perëndia, u shtri për të pushuar dhe ëndërroi.Dhe ja, ai pa një shkallë të mbështetur në tokë me drejtimin nga qielli. Lidhja midis tokës dhe qiellit iu zbulua atij. Fjalë ngushëllimi dhe shprese iu komunikuan endacakut nga Ai që qëndronte në majën e shkallëve. Që ky vision qiellor të mund t’i shfaqet shumë vetëve ndërsa lexojnë këtë histori për migën e jetës, është urimi i sinqertë i botuesve si dhe i administruesve të besuar të publikimeve të Ellen G. White! HDJ 8.1