PATRIARKË DHE PROFETË

70/74

69—“DAVID THIRRET PËR T'U KURORËZUAR”

*****

Me vdekjen e Saulit u mënjanua edhe rreziku që e kishte detyruar Davidin që të merrte arratinë. Tashmë atij i ishte hapur rruga për t’u kthyer në atdheun e vet. Kur përfundoi periudha e zisë për Saulin dhe Jonatanin, “Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: ‘A duhet të shkoj në ndonjë nga qytetet e Judës?’ Zoti iu përgjigj: ‘Shko.’ Davidi e pyeti: ‘Ku të shkoj?’ Zoti u përgjigj: ‘Në Hebron’.” 52 PPAlb 537.1

Hebroni ndodhej rreth tridhjetëe dy kilometra nga Beersheba, dhe në gjysmën e distancës ndërmjet atij qyteti dhe vendndodhjes së ardhshme të Jeruzalemit. Në fillim ishte quajtur Kirjath-arba, qyteti i Arbës, babait të Anakut. Më vonë do të quhej Mamre, dhe në këtë vend do të ishte edhe vendi ku u varrosën patriarkët, në “shpellën e Makpelahut.” Hebroni kishte qenë pronë e Kalebit, dhe në këtë kohë ishte qyteti kryesor i Judës. Ai shtrihej në një lëndinë e rrethuarr nga kodra të ulta pjellore si dhe toka bujqësore të begata. Vreshtat më të mrekullueshme të Palestinës ndodheshin në kufinjtë e Hebronin, së bashku me plantacionet e shumta të rrënjëve të ullinjve si dhe të pemëve të tjera frutore. PPAlb 537.2

Davidi dhe shoqëruesit e tij u përgatitën menjëherë për t’iu bindur udhëzimeve që kishin marrë prej Perëndisë. Gjashtëqind burrat e amatosur, të shoqëruar nga gratë dhe fëmijët, si dhe me tufat e bagëtive të trasha e të imta, morën rrugën me shpejtësi në drejtim të Hebronit. Ndërkohë që karvani hyri brenda në qytet, popullsia e Judës po priste tek porta që t’i uronin mirëseardhjen Davidit në funksionin e mbretit të arsdhshëm të Izraelit. U bënë menjëherë përgatitjet e duhura për kurorëzimin e tij. “Dhe atje ata e vajosën Davidin mbret të shtëpisë së Judës.” - Vargu 4Por nuk u bë asnjë përpjekje që autoriteti i tij të imponohej edhe mbi fiset e tjera të Izraelit. PPAlb 537.3

Njëri nga aktet më të para ligjore që ndërmori monarku i sapokurorëzuar ishte që të shprehte respektin dhe mirënjohjen e tij të thellë për figurën e Saulit dhe Jonatanit. Pasi mori vesh për atë vepër trimërore dhe fisnike që kryen burrat e Jabesh-gileadit në shpëtimin e kufomave të udhëheqësve të lartë dhe kryerjes së një varrimi dinjioz për to, Davidi dërgoi një përfaqësi në Jabesh me mesazhin, “Qofshi të bekuar nga Zoti për mirësinë që treguat ndaj Saulit, zotërisë suaj, duke e varrosur! Tani Zoti tregoftë mirësi dhe besnikëri ndaj jush. Edhe unë do t'ju bëj të mirë, sepse keni bërë një gjë të tillë.” - Vargjet 5, 6. Gjithashtu, ai i njoftoi për ngjitjen e vet në fronin e Judës dhe kërkoi një aleancë prej këtyr burrave trima që e kishin treguar veten aq shumë fisnikë dhe zemërmirë. PPAlb 537.4

Filistinët nuk e kundërshtuan iniciativën e Judës ku kjo e fundit bëri Davidin mbret të saj. Ata kishin patur marrrëdhënie miqësore kur ai ishte në arrati me synimin për të dëmtuar e dobësuar mbretërinë e Saulit. Nërkaq, ata shpresonin se për shkak të mirësisë që kishin treguar kundrejt Davidit, zgjerimi i pushteti të tij do të ishte edhe në avantazhin e tyre. Por mbretërimi i Davidit nuk do të shkonte dhe aq vaj. Menjëherë pas kurorëzimit filoi epoka e errët e komploteve dhe rebelimeve kryengritëse. Davidi nuk u ul mbi fronin e një tradhëtari; Perëndia e kishte zgjedhur që të ishte mbret i Izraelit, dhe nuk kishte arësye pëe mosbesim apo oponencë. Megjithatë, sapo autoriteti i tij u pranua zyrtarisht nga popullsia e Judës, ndodhi që Ishboshethi, i biri i Saulit, me ndikimin e drejtpërdrejtë të Abnerit, u shpall mbret dhe u vendoss në fronin rival të Izraelit (pa fisin e Judës). PPAlb 538.1

Në fakt, Ishboshethi ishte një përfaqësuse shumë i dobët dhe jo-kompetent i shtëpisë së Saulit, ndërkohë që Davidi kishte një kualifikim të shkëqyer që të mbante përgjegjësitë e mbretërisë. Abneri, iniciatori kryesor që fshihej pas ngritjes së Ishboshethit në fronin mbretëror, kishte qenë kryekomandant i ushtrisë së Saulit, dhe ishte luftëtari më i shquar në Izrael. Abneri e dinte mirë se Davidi ishte zgjedhur nga Zoti për të marrë fronin e Izraelit, por, meqënëse e kishte ndjekur aq shumë herë për ta vrarë, ai tashmë nuk ishte aspak i gatshëm që ky bir i Jeseit të trashëgonte atë mbretëri në të cilën kishte sunduar Sauli. PPAlb 538.2

Rrethanat në të cilat ishte gjendur Abneri vetëm sa treguan karakterin e tij të vërtetë, dhe mjerisht, ato nxorrën në pah se ai ishte një njeri tepër ambicioz dhe i paskrupullt. Ai kishte patur një shoqëri mjaft të ngushtë me Saulin, dhe për rrjedhojë ishte ndikuar nga fryma negative e ish-mbretit me tendencën për ta përçmuar Davidin, burrin që ishte zgjedhur për të mbretëruar mbi Izraelin. Zemërimi i tij ishte rritur edhe më shumë nga ai qortim i ashpër që vetë Davidi i kishte bërë në episodin kur pagurja e ujit dhe shigjeta e mbretit ishin marrë fare pranë Saulit, ndërsa ky i fundit flinte në çadër. Abneri nuk e harronte dot atëherë kur Davidi kishte thërritur në prani të mbretit dhe burrave të Izraelit, “A nuk je vallë një burrë trim? Dhe kush është baraz me ty në Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte mirë mbretin, zotërinë tënde? Njëri nga populli erdhi në fakt për të vrarë mbretin, zotërinë tënde. Ajo që ke bërë nuk është aspak e mirë. Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ju meritoni vdekjen, sepse nuk e keni ruajtur mirë zotërinë tuaj, të vajosurin e Zotit!” - 1 Samuelit 26:15, 16. PPAlb 538.3

Ky qortim e kishte torturuar Abnerin për një kohë të gjatë, kështu që ai ishte i vendosur që të vinte në jetë një plan hakmarrjeje ndaj Davidit, dhe për rrjedhojë të krijonte përçarje në Izrael me qëllimin e vetëm që ai të përfitonte sa më shumë për vete. Ai e përdori pasardhësin e mbretit të vrarë vetëm e vetëm për të plotësuar ambiciet dhe qëllimet e tij personale. Ai e dinte se populli e donte jashtë mase Jonatanin. Kujtimi për të mbahej gjallë, dhe fushatat e para ushtarake të Saulit nuk ishin harruar aspak nga ushtria. Në vend që të tregonte vendosmëri atëherë kur duhek, Abnieri, ky udhëheqës kokëshkretë mori përsipër të realizonte planet e veta. PPAlb 538.4

Mahanaimi, në anën më të largët të lumit Jordan, ishte zgjedhur si vendi për rezidencën mbretërore, për arësye se ofronte sigurinë më të madhe në rast sulmi, si nga Davidi, ashtu edhe nga filistinët. Këtu ndodhi edhe kurorëzimi i Ishboshethit. Mbretërimi i tij u pranua në fillim nga fiset në lindje të lumit Jordan, dhe me kalimin e kohës u zgjerua ndër fiset e tjera të Izraelit me përjashtim të Judës. Për dy vjet me rradhë, biri i Saulit shijoi nderet në kryeqytetin e tij të izoluar. Por Abneri, duke patur si synim që pushteti i tij të shtrihej në tërë Izraelin, filloi përgatijet e edhshme për lufë. Dhe “lufta midis shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit qe e gjatë. Davidi bëhej gjithnjë më i fortë, ndërsa shtëpia e Saulit dobësohej gjithnjë e më shumë.” - 2 Samuelit 3:1. PPAlb 538.5

Më në fund, një akt tradhtie e rrëzoi atë fron që ishte ngritur prej keqdashjes dhe ambicies. Abneri, i inatosur dhe zemëruar jashtë mase nga dobësia dhe mungesa e kompetencës së treguar prej Ishboshethit, dezertoi tek Davidi, duke i ofruar këtij të fundit që sillte tek ai të gjitha fiset e Izraelit. Propozimet e tij u pranuan nga mbreti, dhe këshut, Abneri u ngarkua për kryerjen e kësaj detyre të nderuar. Por pranimi i favorshëm i një luftëtari shumë të famshëm e sypatrembur si Abneri shkaktuan xhelozi tek Joabi, krye-komandanti i ushtrisë së Davidit. Në fakt, ndërmjet Abnerit dhe Joabit ekzistonte gjakmarrja, ngaqë Abneri kishte vrarë Asahelin, vëllain e Joabit, gjatë luftës ndërmjet Judës dhe Izraelit. Kësaj rradhe, Joabi, duke e parë mundësinë për t’u hakmarrë për vdekjen e të vëllait si dhe të hiqte qafe një rival të mundshëm, shfrytëzoi mundësinë dhe me pabesi i zuri pritë dhe e vrau. PPAlb 539.1

Pasi e mori vesh këtë mësymje prej tradhtari, Davidi deklaroi, “Unë dhe mbretëria ime jemi përjetë të pafajshëm përpara Zotit për gjakun e Abnerit, birit të Nerit. Ky gjak rëntë mbi kryet e Joabit dhe mbi tërë shtëpinë e atit të tij.” -2 Samuelit 3:28, 29. PPAlb 539.2

” Duke patur parasysh situatën e pazgjidhur të mbretërisë, si dhe atë të kompetencave dhe pozitës së vrasësve,—sepse vëllai i Joabit, Abishai ishte bashkuar me të,—Davidi nuk mund t’i jepte këtij krimi ndëshkimin e duhur, por megjithatë, ai e tregoi hapur indinjatën e tij për këtë veprim të gjakshëm. Funerali i Abnerit u bë me të gjitha nderimet zyrtare. Edhe shtrisë, me Joabin në krye, iu kërkua që të merrte pjesë në ceremonitë zyrtare gjatë zisë, me rroba të grisura dhe të veshur me pëlhurë thesi. Mbreti e tregoi hapur hidhërimin e tij duke mbajtur agjërim deri në ditën e varrimit:e ndoqi arkivolin në krye të pjsëmarrësve të pranishëm; dhe tek shpella ai recitoi një elegji e cila shërbeu edhe si një qortim i hapur nga vrasësit. Mbreti ia mori një vajtimi për Abnerin dhe tha: PPAlb 539.3

“A duhet të vdiste Abneri si vdes një i marrë?
Duart e tua nuk ishin të lidhura,
as këmbët e tua nuk ishin të shtrënguara me zinxhirë prej bronzi!
Si një burrë bie përpara njerëzve të lkëqinj
Ashtu re edhe ti.”
PPAlb 539.4

- Vargjet 33, 34.

Respektimi dashamirës nga ana e Davidit për një person si Abneri, i cili kishte qenë për një kohë njëri nga armiqtë më të betuar të tij, bëri për vete dhe fitoi besimin e mbarë Izraelit. “Tërë populli e kuptoi dhe e miratoi këtë gjë; çdo gjë që bënte mbreti miratohej nga tërë populli. Kështu tërë populli dhe tërë Izraeli e kuptuan që qëllimi i mbretit nuk ishte aspak ta vriste atë ditë Abnerin, birin e Nerit.” - Vargjet 36, 37. PPAlb 539.5

Në rrethin e ngushtë të këshilltarëve dhe adjutantëve të tij të besuar, mbreti foli për krimin që ishte kryer, dhe duke e pranuar hapur pamundësinë e tij për t’i dënuar vrasësit ashut siç e meritonin, ai i la ata që të përballeshin me drejtësinë e Perëndisë: “Nuk e dini që një princ dhe një njeri i madh humbi jetën sot në Izrael? Megjithëse jam vajosur mbret, unë jam ende i dobët, ndërsa këta njerëz, bijtë e Zerujahut, janë shumë më të fortë se unë. E shpagoftë Zoti keqbërësin në bazë të të këqijave që ka bërë.” - Vargjet 38, 39. PPAlb 539.6

Abneri kishte qenë i sinqertë në ofertat dhe përfaqësimin që i kishte bërë Davidit. Megjithatë, motivet që e kishin shtyrë ishin të ulta dhe egoiste. Ai e kishte kundërshtuar vazhdimisht mbretin e caktuar nga vetë Perëndia, duke shrpesuar që të përfitonte sa më shumë për vete. Mëria, krenaria e lënduar, dhe zeërimi bënë që ai ta braktiste kauzën së cilës i kishte shërbyer për një kohë kaq të gjatë. Për më tepër, duke dezertuar tek Davidi, ai shpresonte që të përfitonte pozitën më të lartë të mundshme në shërbim të mbretit. Në rast se do t’ia kishte dalë mbanë me realizimin e këtij plani, talenti dhe ambicia e tij, influenca e madhe dhe mungesa e perëndishmërisë teij ai, du ta kishin rrezikuar ndjeshëm si fronin e Davidit ashtu edhe paqen e prosperitetin e kombit. PPAlb 540.1

“Kur Ish-Boshethi, bir i Saulit, mësoi që Abneri kishte vdekur në Hebron, i ranë krahët dhe i tërë Izraeli u trondit rëndë.” - 2 Samuelit 4:1. U bë mëse e qartë se mbretëria nuk mund të mbahej më me zor. Shumë shpejt do të ndodhte një tjetër akt tradhëtie i cili do të shkaktonte përmbysjen përfundimtare të një pushteti në rënie. Ishboshethi u vra me pabesi nga dy prej komandantëve të vet, të cilët, pasi ia prenë kokën, shkuan me nxitim për tek mbreti i Judës (bashkë me kokën e prerë), duke shpresuar në këtë mënyrë se do të fitonin favorin e tij dhe se do t’i hynin në zemër atij. PPAlb 540.2

Ata u shfaqën përpara Davidit me provën e lyer në gjak që vërtetonte krimin që kishin kryer, duke i thënë, “Ja koka e Ish-Boshethit, birit të Saulit, i cili kërkonte jetën tënde; sot Zoti i ka dhënë mbretit zotërisë tim, hakmarrjen mbi Saulin dhe mbi pasardhësit e tij.” - Vargu 8. Por Davidi, fronin e të cilit e kishte nritur Vetë Perëndia, dhe të cilin Perëndia e kishte shpëtuar prej armiqve, nuk e dëshiroi aspak ndihmën e frymëzuar prej tradhtisë që ta ndihmonte në konsolidimin e pushtetit. Ai u kujtoi këtyre vrasësve fatin e atij që kishte ardhur tek ai duke u mburrur se kishte vrarë Saulin. “... Aq më tepër,” shtoi Davidi, “tani që disa kriminelë kanë vrarë një njeri të drejtë në shtëpinë e tij, në shtratin e tij, a nuk duhet t'ju kërkoj llogari për gjakun e tij nga duart tuaja dhe t'ju zhduk nga faqja e dheut? - Vargu 11. “Kështu Davidi u dha urdhër të rinjve të tij dhe këta i vranë; ua prenë duart dhe këmbët, pastaj i varën pranë hauzit të Hebronit. Pas kësaj morën kokën e Ishboshethit dhe e varrosën në Hebron.”- Vargu 12. PPAlb 540.3

Pas vdekjes së Ishboshethit, kryepleqtë e çdo kahine në Izrael e bënë të qartë dëshirën e tyre që Davidi duhej të bëhej sa më shpejt mbret mbi të gjitha fiset. “Atëherë tërë fiset e Izraelit erdhën te Davidi në Hebron dhe i thanë: ‘Ne jemi kocka dhe mishi yt. Edhe në të kaluarën, kur Sauli mbretëronte mbi ne, ishe ti që udhëhiqje dhe e çoje në rrugë të drejtë Izraelin.’ Zoti të ka thënë: ‘Ti do të ushqesh popullin tim, Izraelin, ti do të jesh princ që do të sundojë mbi Izraelin.’ Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron dhe mbreti David lidhi një aleancë me ta në Hebron para Zotit, dhe ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit.” - 2 Samuelit 5:1-3. Në këtë mënyrë, nëpërmjet sovranitetit të Perëndisë mbi rrethanat, Davidit më ë fund iu hap rruga për të marrë fronin. Ai nuk kishte ndonjë ambicie personale për të plotësuar, për arësye se nuk e kishte kërkuar vetë këtë nder që po i bëhej. PPAlb 540.4

Më shumë se tetë mijë prej pasardhësve të Aaronit dhe të levitëve erdhën për vizitë Davidit. Ndryshimi në ndjenjat e popullit ishte mjaft i dukshëm dhe i qartë. Revolucioni kishte ndodhur me qetësi dhe fisnikëri, ashtu siçe meritonin ata që po e kryenin këtë vepër madhështore. Gati gjysëm milioni njerëz, ish-subjekte të mbretit Saul, vërshuan për në Hebron dhe rrethinat e tij. Pothuajse çdo kodër dhe luginë ishte e mbuluar nga turma të mëdha njerëzish. Ishte caktuar koha e kurorëzimit të mbretit—të atij burri që ishte përzënë nga oborri i Saulit, që kishte marrë arratinë nëpër male, kodra e shpella që të shpëtonte kokën. Pas pak, Davidi do të merrte nderimin më të madh që mund t’i bëhet njeriut nga njerëzit e tjerë. Priftërinjtë, kryepleqtë, të veshur me kostumet përkatëse sipas profesionit të tyre, oficerë dhe ushtarë, me shigjetat e helmetat që shkëlqenin, si dhe mysafirët që kishin ardhur nga krahina të largëta, ishin të gjithë të pranishëm për të përjetuar kurorëzimi e mbretit të tyre të zgjedhur. Pastaj, Davidi u veshh me rrobën mbretërore. Vaji i shenjtë iu vendos mbi ballë nga kryeprifti, sepse vajosja e bërë nga Samueli kishte qenë profetike për atë që do të ndodhte tashmë në ceremoninë e inaugurimit të mbretit. Koha e duhur tashmë kishte mbërritur, dhe Davidi, me anë të ceremonisë solemne, u caktua në postin e tij si mëkëmbës i Perëndisë. Në duart e tij u vendos skeptri. Besëlidhja e sovranitetit të tij të virtytshëm u mbajt shënim, ndërkohë që populli bëri betimin se do t’i qëndronte besnik. Kurora (diadema) iu vendos mbi kokë dhe pas pak ceremonia e kurorëzimit përfundoi. Izraeli tashmë kishte një mbret të zgjedhur nga Perëndia. Ai që kishte pritur me durim për Zotin, dëshmoi se premtimi i Perëndisë u përmbush më së miri. “Dhe Davidi vazhdoi dhe (mbretëria e tij) u rrit shumë, dhe Zoti Perëndi i plofuqishëm ishte me të.” - 2 Samuelit 5:10. PPAlb 541.1