Konflikti I Madh

3/44

1.—Shkatërrimi i Jeruzalemit

“Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato, që janë të nevojshme për paqen tënde! Por tani ato janë të fshehura për sytë e tu. Sepse përmbi ty do të vijnë ditë, kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët. Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijte e tu në ty dhe nuk do të të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar”. (Luka 19:42-44) KiM 17.1

Nga maja e malit të Ullinjve Jezusi vështronte Jeruzalemin. E bukur dhe e shndritshme nga paqja ishte skena, që hapej përpara vështrimit të Tij. Ishte koha e Pashkëve dhe fëmijët e Izraelit kishin ardhur nga të katër anët për të festuar këtë festë të madhe kombëtare. Pallatet madhështore dhe muret e larta të qytetit ngriheshin mes lulishteve, vreshtave, maleve të pyllëzuar dhe të ngjyrosur nga tendat e shtegëtarëve, mbi sfondin e ko-drave në formë taracash. Vajza e Sionit dukej sikur fliste me krenari: “Unë rri mbi fron si mbretëreshë dhe nuk do të njohë kurrë trishtim”. Ajo ndjehej po aq e bukur dhe e sigurt për dashamirësinë qiellore, sa ç’kishte qenë edhe kohë më parë, kur psalmisti këndonte: “I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit...qyteti i Mbretit të Madh”. (Psalmi 48:2). KiM 17.2

Përballë dukeshin qartë ndërtesat madhështore të tempullit. Rrezet e diellit në perëndim ndriçonin muret e mermerta dhe i jepnin shkëlqim të ri arit të portës dhe kullës. KiM 17.3

“Bukuria e përsosur” ishte krenaria e popullit çifut. Cili izraelit mund t’i afrohej një pamjeje të tillë pa provuar një ndjenjë drithëruese gëzimi dhe admirimi? Por, Jezusin e kishin pushtuar mendime të tjera. “Kur po afrohej, Ai e pa qytetin dhe qau për të”. (Luka 19:41). KiM 17.4

Në mes të haresë së madhe për nder të hyrjes së Tij trium-fuese, ndërsa tundeshin degë palmash dhe thirrjet “Hosana” rizgjonin jehonën e kodrave dhe miliona zëra e quanin “Mbret”, Shpëtimtari i botës u pushtua nga një ndjenjë e thellë trishtimi. Ai, Biri i Perëndisë, Premtimi i Izraelit, që me fuqinë e Tij kishte fituar mbi vdekjen dhe u kishte falur liri robërve të saj, qante. Nuk bëhej fjalë për një dhembje kalimtare, por për një ankth të thellë e të pafrenueshëm. KiM 18.1

Megjithëse e dinte se ku do ta shpinte rruga, që kishte nisur Ai nuk derdhte lot për veten. Përpara Tij shtrihej Gjetsemani, skena e agonisë që e priste. Madje edhe porta e qingjave gjendej afër; porta nëpërmjet së cilës kishin kaluar në shekuj viktimat që i nënshtroheshin aktit të flijimit dhe Ai e dinte mirë se ajo portë do të hapej edhe për Të kur të shkonte “si një qengj në thertore” (Isaia 53:7). KiM 18.2

Pak më tutje ndodhej Kalvari, udha e kryqëzimit. Mbi rrugën, që e priste shpejt do të binte nje errësirë e padepërtueshme, ndërsa shpirti i Tij do të kthehej në fli për mëkatin. Megjithatë nuk ishte vizioni i skenave të tilla, që hodhi një hije trishtimi në atë orë gëzimi. Nuk ishte as paralajmërimi i ankthit të Tij mbinjerëzor, që ia errësonte shpirtin vetëmohues. Ai qante për banorët e Jeruzalemit - qante verbërinë dhe kokëfortësinë e të gjithë atyre, të cilët kishte ardhur t’i bekonte dhe t’i shpëtonte. Përpara syve të Jezusit u shfaqen ato mijëra vjet historie të dashamirësisë së veçantë dhe kujdesit atëror të Perëndisë ndaj popullit të zgjedhur. Aty pranë ishte Mali i Morias, ku biri i premtuar(Isaku) ishte shtrirë pa fjalë mbi altar - një emblemë kjo e flijimit të Birit të Perëndisë. Aty iu konfirmuan edhe njëherë babait të besimtarëve(Abrahamit) besëlidhja e besimit dhe premtimi i lavdishëm i ardhjes së Mesisë (Zanafilla 22:9; 16-18). Pak më tutje flakët e flijimit, që u ngritën nga lëmi i Ornanit drejt qiellit e bënë engjëllin e vrasjes ta rifusë shpatën në mill (1 Kronikave 21) - një simbol i saktë dhe i vërtetë i ndërmjetësimit të Shpëtimtarit në dobi të fajtorëve. Zoti e kishte nderuar Jeruzalemin më shumë se çdo vend tjetër. Zoti “e kishte zgjedhur Sionin” dhe “e kishte dashur atë për banesë të Tij” (Psalmi 132:13). Atje profetët në shekuj kishin dhënë mesazhe paralajmërimi. Atje priftërinjtë kishin lëkundur temjanicat e tyre, ndërsa retë e temjanit dhe lutjet e adhuruesve ishin ngjitur në qiell deri tek Perëndia. Atje ishin therrur çdo ditë qingja tokëso-rë, që simbolizonin gjakun e Qingjit të Perëndisë. Atje ishte ngri-tur shkalla mistike, që lidhte qiellin me tokën (Zanafil-la 28:12; Gjoni 1:51). - ajo shkallë, mbi të cilën ngjiteshin dhe zbrisnin engjëjt e Perëndisë, shkalla, që i hapi botës rrugën drejt lavdisë më të madhe. Në qoftë se Izraeli si komb nuk do të kishte prishur marrëveshjen me Qiellin, do të kishte jetuar në përjetësi si qyteti i zgjedhur nga Zoti (Jeremia 17:21-25). Por historia e këtij populli të zgjedhur është një rrugë rëniesh dhe rebelimesh. Iz-raelitët nuk iu dorëzuan mirësisë së qiellit, abuzuan me privi-legjet dhe i hodhën poshtë mundësitë, që iu afruan. KiM 18.3

Megjithëse Izraeli “i kishte përqeshur lajmëtarët e Perëndisë, i kishte përbuzur fjalët e Tij dhe i kishte keqtrajtuar profetët, (2 Kronikave 36:16) Ai kishte vazhduar të tregohej “Zot i mëshirshëm e i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri” (Eksodi 34:6), pavarësisht nga mohimet e vazhdueshme. Mëshira e Tij nuk kishte rreshtur. Me një dashuri akoma më të madhe se ajo e babait për birin, Perëndia “u dërgoi atyre paralajmërime me anë të lajmëtarëve të Tij, sepse donte ta shpëtonte popullin e Tij dhe banesën e Tij” (2 Kronikave 36:15). Kur ankesat, këshillat dhe qortimet s’qenë asgjë tjetër veçse një vrimë në ujë, Ai nuk hezitoi të jepte Dhuratën më të shtrenjtë të qiellit, Dhuratën, që përfshinte në vetvete qiellin vetë. Vetë Biri i Perëndisë kishte ardhur të këshil-lonte qytetin e pabindur. Ishte Krishti Ai, që e kishte nxjerrë Iz-raelin si një hardhi hyjnore jashtë Egjyptit (Psalmi 80:9). Ishte Krishti Ai, që mbolli vreshtën e Izraelit “në një kodër pjellore”. Ishte kujdesi i Tij, që iu bë gardh mbrojtës. Ishin shërbëtorët e Tij ata, që u dërguan ta plehëronin. “Çfarë mund t’i kisha bërë vreshtit tim, - tha Ai - që nuk ia kam bërë?” (Isaia 5:1-4). Ndërsa pritej që vreshti të prodhonte rrush, ai prodhoi gjemba. Megjithatë Zoti, duke ushqyer shpresën e qëndrueshme për frute erdhi vetë në vreshtin e Tij dhe u orvat ta shpëtonte nga shkatërrimi. Ai prashiti tokën përreth, e shartoi vreshtin dhe me përpjekje të parreshtura bëri të pamundur për ta mbajtur në jetë vreshtën, që e kishte mbjellë me duart e Veta. KiM 19.1

Zoti i dritës dhe i lavdisë qëndroi për 3 vjet mes popullit të Tij. Ai “e përshkoi vendin, duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata, që ishin të pushtuar nga djalli”, duke u dhënë shpresë zemërthyerve, duke shpallur çlirimin e të burgosurve, kthimin e të parit të verbërve, kthimin e të ecurit të çalëve, pastrimin e lebrozëve, kthimin e dëgjimit të shurdhërve, ringjalljen e të vdekurve dhe duke u predikuar të varfërve Ungjillin (Veprat e Apostujve 10:38); (Luka 4;18); (Mateu 11:5).Thirrja e hirshme: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar e të rënduar dhe unë do t’ju jap çlodhje” iu drejtua të githë njerëzve pa për-jashtim. KiM 20.1

Megjithëse u shpërblye me urrejtje dhe mosmirënjohje (Psalmi 109:5) Ai me mirësi dhe dashuri vazhdoi i patrembur misionin e Tij mëshirëplotë. Kurrë nuk i zbrapsi ata, që kërkonin hirin e tij. Shtegtar pa fole, duke pasur si trashëgim vetëm për-buzjen dhe varfërinë, Ai jetoi për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe për t’ua lehtësuar shqetësimet, duke i nxitur ata ta pranonin dhuratën e jetës. Dallgët e hirësisë me t’u zbrapsur nga zemrat e pabindura ktheheshin sërisht me një shprehje akoma më të qëndrueshme dashurie dhe keqardhjeje. Por Izraeli ishte larguar nga Miku i tij më i mirë, nga Ndihma e tij e vetme. Thirrjet e Tij të dashurisë u përbuzën, këshillat e Tij u shkelën me këmbë dhe paralajmërimet e Tij u hodhën poshtë. KiM 20.2

Orës së shpresës dhe faljes po i vinte fundi, kupa e zemërimit të pashprehur të Perëndisë ishte pothuajse plot. Retë, që ishin dendësuar gjatë periudhës së gjatë të mosbesimit e rebelimit ishin në pikën e shpërthimit mbi një komb fajtor, ndërsa Ai që mund t’i shpëtonte u tall, u përqesh, u mohua dhe do të kryqëzohej pa humbur kohë. Me t’u mbërthyer Jezusi mbi kryqin mbi Kalvar, do t’u vinte fundi edhe ditëve të Izraelit si komb i zgjedhur dhe i bekuar i Perëndisë. Humbja madje edhe e një njeriu të vetëm është një fatkeqësi, që ka të bëjë me fitimet e pasuritë botërore, por, ndërsa Krishti hodhi vështrimin mbi Jeru-zalem, përpara syve të Tij u shpalos fati i një qyteti të tërë, fati i një kombi të tërë - i atij kombi dhe atij qyteti, që dikur kishin qënë të zgjedhurit e Perëndisë, thesaret e Tij të veçantë. KiM 20.3

Profetët kishin qarë për apostazinë e Izraelit dhe për rrënimet e tmerrshme, që do të provokonin mëkatet e Tij. Jeremia dëshi-ronte që sytë e tij të ishin burim lotësh për të qarë ditë e natë të vrarët e bijës së popullit të tij dhe tufën e qingjave të Perëndisë, që do të shkonte drejt robërisë (Jeremia 9:1;13:17). Sa i madh ka qënë atëherë trishtimi i atij, që me vështrimin e Tij profetik depërtonte jo vite, por shekuj!Ai shihte engjëllin shfarosës, që me shpatë të zhveshur sulmonte qytetin e lashtë, që për shumë kohë kishte qënë vendbanimi i të Madhërishmit.nga maja e malit të ullinjve vendi, i cili më vonë do të pushtohej nga Titusi dhe ushtria e tij, shikimi i Tij drejtohej tek lëndinat dhe harqet e shenjta dhe përgjatë një perspektive të frikshme Ai shihte me lot në sy muret e rrethuara nga ushtritë armike. Dëgjonte ritmin e hapit ushtarak të legjioneve në marshim drejt frontit të luftimit dhe thirrjet e fëmijëve, që brenda qytetit të rrethuar u kërkonin bukë nënave. Ai shquante shtëpitë e bukura të qytetit, pallatet dhe kështjellat e tij - pre e flakëve, që do të linin më pas vetëm një grumbull gërmadhash të tymosura. KiM 21.1

Duke hedhur vështrimin në shekuj, Krishti pa popullin e besëlidhjes të shpërndarë në të katër anët si mbeturinat e një anijeje të mbytur në brigjet e një plazhi të shkretuar. Në fat-keqësinë që do të binte mbi fëmijët e Izraelit Ai vuri re vetëm gllënkën e parë të kupës së hidhur të zemërimit, që gjatë gjykimit të fundit atyre do t’u duhej ta pinin me fund. Mëshira hyjnore dhe dashuria shlyese u shpreh në fjalët: “Jeruzalem, Je-ruzalem, që i vret profetët e i vret me gurë ata, që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! Oh sikur ti, kombi i zgjedhur mbi të tjerët ta kishe njohur kohën e lajmërimeve dhe gjërave, që i përkasin paqes tënde! Unë e zbrapsa engjëllin gjykues, të ftova për pendim, por pa asnjë dobi. Ti nuk ke mohuar e përçmuar vetëm shërbëtorët e lajmëtarët, por edhe të shenjtin e Izraelit, Shpëtimtarin tënd. Vetëm ti je përgjegjës i shkatërrimit tënd. “Ju nuk doni që të vini tek Unë që të keni jetën” (Mateu 23:37); (Gjoni 5:40) KiM 21.2

Krishti shihte në Jeruzalem një simbol të botës së ngurtësuar në pabesi dhe rebelim, një botë, që po nxitonte drejt gjykimit të Perëndisë. Pesha e dhimbjes për njerëzimin e rrënuar, që i rëndonte mbi shpirt, e bëri të qante me kuje. Ai vuri re gjurmët e mëkatit në mjerimin, lotët dhe gjakun njerëzor, zemra e Tij u mbush me një mëshirë të pashtershme për të vuajturit e kësaj bote dhe dëshironte me gjithë shpirt t’i ndihmonte. Por madje as dora e Tij e lavdishme nuk mund ta zbrapste baticën e mallkimit njerëzor, sepse ata, që do ta kërkonin të Vetmin Burim ndihme do të ishin të paktë. Ai ishte gati që t’ia jepte shpirtin e Tij vdekjes për të fituar shpëtimin e tyre, por ata, që do të shkonin me Të për të “marrë jetën” ishin të pakët. KiM 21.3

I madhërishmi i qiellit i përlotur? Biri i Zotit ishte i turbulluar në shpirt dhe i kredhur në ankth. Kjo skenë e çuditi qiellin. Kjo skenë na tregon ndotjen tepër të madhe të mëkatit, na tregon se sa detyrë e vështirë është madje edhe për Fuqinë Pafund që t’i çlirojë fajtorët nga pasojat e shkeljes së Ligjit të Perëndisë. Jezusi duke hedhur vështrimin në kohëra deri tek brezi i fundit, pa botën të intriguar në një mashtrim të ngjashëm me atë, që e kishte çuar Jeruzalemin në rrënim të plotë. Mëkati i madh i çifutëve ishte mospranimi i Krishtit, mëkati më i madh i botës Kristiane do të ishte mospranimi i ligjit të Perëndisë, që përbën bazën e qeverisjes së Tij si në qiell edhe në tokë. Ligjet e Zotit do të përbuzeshin e do të shkeleshin me këmbë. Miliona njerëz skllevër të mëkatit, shërbëtorë të Satanit, të dënuar për të vuajtur vdekjen e dytë nuk do të pranonin t’i dëgjonin fjalët e së vërtetës. Çfarë verbimi i tmerrshëm! Çfarë budallallëku i madh! KiM 22.1

Dy ditë para Pashkëve pasi ishte larguar nga tempulli për të fundit herë dhe pasi kishte denoncuar hipokrizinë e udhëheqësve çifutë, Krishti mblodhi dishepujt e Tij në Malin e Ullinjve dhe u ul me ta mbi të tatëpjetën e gjelbëruar që domi-nonte qytetin. Ai vështroi edhe një herë muret, pallatet dhe kështjellat e Jeruzalemit. Ai pa edhe një herë tempullin që me shkëlqimin e tij i ngjante një kurore bukurie që hijeshonte malin e shenjtë. KiM 22.2

Një mijë vjet më parë, psalmisti e kishte lartësuar dasha-mirësinë e Perëndisë ndaj Izraelit, duke e kthyer tempullin e tij në vendbanimin e Vet. “Tabernakulli i Tij është në Salem dhe Ai banon në Sion”. Ai “zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që Ai e do dhe ndërtoi shenjtoren e Tij, ashtu si vendet shumë të larta (Psalmi 76:2; 78; 68;69). Tempulli i parë u ndërtua gjatë periudhës së lulëzimit Izraelit. Mbreti David grumbulloi shumë materiale me vlerë, ndërsa projekti i ndërtimit mbante vulën hyjnore. (1Kronikave 28:12,19). Ishte Solomoni, më i urti ndër mbretërit izraelitë, ai që e përfundoi këtë punë. Tempulli ishte ndërtesa më e bukur në faqe të dheut. Megjithatë Perëndia, nëpërmjet profetit Hagai, në lidhje me tempullin e dytë kishte thënë: “Lav-dia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit” “Dëshira e të gjithë kombeve do të vijë dhe Unë do ta mbush këtë tempull me lavdi - thotë Zoti i ushtrive” (Ha-gai 2:9,7). KiM 22.3

Pas shkatërrimit për shkak të Nabukadnezarit tempulli u rindërtua rreth 500 vjet para lindjes së Krishtit, nga një popull, që pas një robërie të gjatë, kthehej praktikisht në një vend të shkretë e të izoluar. Në mes të popullit kishte njerëz të moshuar, të cilët, duke qënë se e kishin njohur më parë lavdinë e tempullit të Solomonit, qanë kur u hodhën themelet e ndërtesës së re, që mendohej se ishte më pak e lavdishme se e para. Profeti e ka përshkruar bukur ndjenjën e trishtimit të atyre ditëve, kur shkruan: “Cili prej jush ka mbetur nga ata, që e kanë parë këtë tempull në lavdinë e tij të mëparshme? Dhe si po e shikoni tani? Në krahasim me atë, a nuk është kjo asgjë para syve tuaj?” (Ha-gai 2:3); (Esdra 3:12). Atëherë u dha premtimi se lavdia e shtëpisë së re do të ishte më e madhe se e së parës. KiM 23.1

Por tempulli i dytë nuk mund të krahasohej me madhështine e të parit dhe në të ishte e vështirë të gjeje shenja të pranisë hyjnore, që ishin tipike të të parit. Përkushtimi i tij nuk u shoqërua nga një shfaqje e fuqisë mbinatyrore dhe mbi shen-jtoren e sapondërtuar nuk u shfaq asnjë re lavdie. Nga qielli nuk zbriti zjarr për të djegur flinë e vendosur mbi altar. Pajtuesi nuk ndodhej në mes kerubineve në vendin shumë të shenjtë, arka, pajtuesi dhe pllakat e dëshmisë nuk ishin më brenda tempullit. Nga qielli nuk u dëgjua asnjë zë që t’i tregonte priftit vullnetin e Jehovait. KiM 23.2

Çifutët ishin përndjekur më kot, për shekuj me radhë, që të kuptonin se në ç’mënyrë do të përmbushej premtimi i dhënë nga Perëndia, nëpërmjet Hagait. Krenaria dhe mosbesimi ua ki-shin mbyllur sytë përpara kuptimit të vërtetë të fjalëve pro-fetike. Tempulli i dytë nuk u nderua nga reja e lavdisë së Perëndisë, por nga prania e gjallë e Atij, në të cilin jetonte fizi-kisht tërësia e Perëndisë - nga prania e Zotit vet shfaqur në mish. Kur Nazaretasi shëroi dhe u mësoi njerëzve në rrethinat e shen-jta, tempulli me fjalë të tjera, pati nderin të kishte: “Dëshirën e kohërave” brenda tij. Tempulli i dytë ia kalonte për nga lavdia të parit vetëm sepse Jezusi ishte i pranishëm në të. Por Izraeli e flaku tej Dhuratën e paçmueshme qiellore. Me t’u larguar Mësuesi i përulur përmes portave të tij të arta, tempulli humbi përgjithmonë lavdinë e vet. Kështu u përmbushën fjalët e Shpëtimtarit: “Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë” (Ma-teu 23:38). KiM 23.3

Dishepujt mbetën të befasuar e të çuditur kur dëgjuan para-shikimin e Krishtit rreth shkatërrimit të tempullit dhe dëshironin të njihnin më mirë kuptimin e fjalëve të Tij. Shkëlqimi i tij ishte fryt i punës, aftësive arkitektoriale dhe derdhjes së pasurive pa-fund për 40 vjet rresht. Herodi i Madh përdori për ndërtimin e tij pasuritë romake edhe thesaret çifute, pa përmendur dhuratat bujare të perandorit. Blloqe të ngjeshur mermeri të bardhë me përmasa të mëdha ishin dërguar posaçërisht nga Roma për të formuar një pjesë të strukturës së tij të madhërishme dhe dishepujt patën parasysh pikërisht këto blloqe masive kur i tërhoqën vëmendjen Mësuesit me fjalët: “Mësues, shih ç’gurë e ç’ndërtesa!” (Marku 13:1) KiM 24.1

Këtyre fjalëve Jezusi iu përgjigj solemnisht: “Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur, që nuk do të rrënohet” (Mateu 24:2) KiM 24.2

Dishepujt e lidhën shkatërrimin e Jeruzalemit me ardhjen personale të Krishtit, i veshur me një lavdi të përkohshme, për t’u ulur mbi fronin e perandorisë më të madhe botërore, për të dënuar çifutët e pabindur e për ta flakur tej zgjedhën romake. Zoti u kishte thënë se do të vinte përsëri. Prandaj me të dëgjuar për rrënimin e Jeruzalemit mendjet e tyre u rikthyen tek ardhja e Tij e dytë dhe ashtu siç ishin të mbledhur në Malin e Ullinjve ata e pyetën Shpëtimtarin: “Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e ardhjes Tënde dhe e mbarimit të botës?” (Vargu 3). KiM 24.3

E ardhmja iu fsheh si akt mëshire dishepujve. Sikur t’i kishin kuptuar atëherë plotësisht dy të vërtetat e frikshme - vuajtjet, vdekjen e Shpëtimtarit si dhe shkatërrimin e qytetit dhe tempul-lit - ata do t”i kishte pushtuar tmerri. Por Krishti u paraqiti atyre një kuadër të ngjarjeve më të rëndësishme, që do të ndodhin përpara fundit të kohërave. Fjalët e Tij në atë moment nuk u kuptuan plotësisht, por domethënia e tyre do të zbulohej kur populli i Tij të kishte nevojë për udhërrëfim. Kjo profeci kishte dy kuptime: ndërsa nga njëra anë parashikonte shkatërrimin e Je-ruzalemit, nga ana tjetër skiconte tmerret e ditëve të fundit. KiM 24.4

Jezusi u tregoi dishepujve, që dëgjonin me vëmendje për dënimet, që do të bëheshin mbi Izraelin femohues dhe veça-nërisht për hakmarrjen shlyerëse, që do ta kishte zanafillën tek mohimi dhe kryqëzimi i Mesisë. Shenja të pagabueshme do t’i paraprinin kësaj pike kulmore. Ora e tmerrshme do të vinte papritur e pa pandehur. KiM 25.1

Shpëtimtari i paralajmëroi pasuesit e Tij “Kur të shihni pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë), atëherë ata që janë në Jude, le të ikin në male.” (Ma-teu 24:15,16); (Luka 21: 20,21). Kur flamujt idhujtare të Romës të vendoseshin në vendin e shenjtë dhe jashtë mureve të Jeru-zalemit, pasuesit e Krishtit duhej të gjenin shpëtim në arratisje. Me të parë shenjat paralajmeruese ata, që duhej të largoheshin nuk duhet të vononin. Si në Jude, edhe në Jeruzalem, të gjithë njerëzit duhej t’i bindeshin sinjalit për mërgim pa fjalë. Kush do të gjendej rastësisht mbi çatinë e shtëpisë, nuk duhej të hynte brenda saj, madje as për të marrë gjërat më me vlerë. Kush gjendej duke punuar në fusha apo në vreshta nuk duhet të humbiste kohë duke u kthyer në shtëpi për të marrë rrobat e trasha, që ka lënë atje ndërsa djersitej nga nxehtësia e diellit. Ata nuk duhet të ngurrojnë as edhe një minutë, përndryshe do të shkatërohen me të tjerët. KiM 25.2

Gjatë mbretërimit të Herodit, Jeruzalemi jo vetëm që ishte zbukuruar shumë por, ndërtimi i kullave, mureve dhe fortesave e kishin përforcuar akoma më shumë poziSionin e tij të fuqishëm strategjik, duke e bërë qytetin praktikisht të papushtueshëm. Ai, që në një kohë të tillë kishte guximin të parashikonte publikisht shkatërrimin e tij, do të quhej padyshim ashtu siç u quajt Noeja në kohën e tij - një alarmist i çmendur. Por Krishti pati thënë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e Mia nuk do të kalojnë”. (Mateu 24:35). Falë mëkateve të tij, Jeruzalemit i kanosej dënimi dhe mosbesimi kokëfortë i banorëve të tij e vulosi fatin e këtij qyteti. KiM 25.3

Zoti nëpërmjet profetit Mikea deklaroi: “Tani dëgjoni këtë, o krerë të shtëpisë së Jakobit dhe qeveritarë të shtëpisë së Izraelit, që urreni drejtësinë dhe shtrembëroni çdo gjë, që është e ndershme, që ndërtoni Sionin me gjak dhe Jeruzalemin me paudhësi. Krerët e tij gjykojnë për një dhuratë, priftërinjtë e tij japin mësim për një pagesë, profetët e tij kryejnë shortari për para, megjithatë mbështeten te Zoti dhe thonë: “A nuk është vallë Zoti midis nesh? Nuk do na bjerë në krye asnjë fatkeqësi”. (Mikea 3:9-11) KiM 26.1

Këto fjalë përshkruanin saktësisht banorët e shthurur dhe egoistë të Jeruzalemit, të cilët, megjithëse pretendonin se i “re-spektonin” rreptësisht normat e ligjit të Perëndisë, i shkelnin me këmbë të gjitha parimet e tij. Ata e urrenin Krishtin, sepse pastërtia dhe shenjtëria e Tij i nxirrnin plotësisht në pah mëkatet e tyre dhe jo vetëm kaq, por e akuzonin Atë si fajtor për të gjitha shqetësimet, që përjetonin si rrjedhim i mëkateve të tyre. Edhe pse e dinin mirë që Ai ishte pa mëkat ata deklaruan, se vdekja e Tij ishte e nevojshme për shpëtimin e kombit. “Po ta lëmë Atë të vazhdojë kështu të gjithë do të besojnë në Të - thanë udhëheqësit çifutë - dhe do të vijnë romakët e do ta shkatërro-jnë vendin dhe kombin tonë.” (Gjoni 11:48). Po të flijohej Krishti ndoshta ata do të ktheheshin përsëri në një komb të fortë e të bashkuar. Kështu ata u bashkuan me vendimin e kryepriftit të tyre, që është më mirë të vdesë një njeri i vetëm sesa të zhduket një komb i tërë. KiM 26.2

Kështu udhëheqësit çifutë e ndërtuan “Sionin me gjak dhe Jeruzalemin me paudhësi.” (Mikea 3;10). Ndërsa nga njëra anë kryqëzonin Shpëtimtarin e tyre, sepse Ai nuk ia miratonte mëkatet, nga ana tjetër ata vazhdonin të vetëquheshin “populli i zgjedhur i Perëndisë” dhe pretendonin që Zoti t’i çlironte nga armiqtë. “prandaj, - vazhdon profeti, - për shkakun tuaj Sioni do të lërohet si arë, Jeruzalemi do të bëhet një grumbull rrënimesh dhe Mali i Tempullit një lartësi e pyllëzuar.” (Vargu 12) KiM 26.3

Zoti e vonoi dënimin e Tij për qytetin dhe për kombin 40 vjet, duke filluar nga momenti në të cilin Jezusi shqiptoi profecinë mbi Jeruzalemin. I mahnitshëm ishte durimi i Perëndisë ndaj atyre, që ia mohuan Ungjillin e ia vranë Birin e Tij. Parabola e pemës shterp paraqiste sjelljen e Zotit kundrejt popullit çifut. Urdhëri u dha: “Preje; pse të zërë kot tokën?” (Luka 13:7), por mëshira hyjnore ia zgjati jetën edhe pak. Shumë çifutë nuk dinin asgjë për karakterin dhe punën e Krishtit. Fëmijët nuk kishin pasur mundësinë që të shihnin dritën, që prindërit e tyre e kishin për-buzur. Zoti dëshironte që drita, nëpërmjet apostujve dhe bash-këpunëtorëve të tyre, të shkëlqente mbi ta, kështu atyre do t’u jepej mundësia që të shihnin përmbushjen e profecive, që lidheshin jo vetëm me lindjen dhe jetën e Jezusit, por edhe me vdekjen edhe ringjalljen e Tij. Fëmijët nuk do të dënoheshin për shkak të baballarëve, por nëse do të njihnin dritën e dhënë prindërve të tyre dhe mohonin dritën e dhuruar vet atyre, ata do të merrnin pjesë në mëkatet e prindërve dhe do t’i vinin kapa-kun kupës së paudhësisë. KiM 26.4

Durimi i gjatë i Perëndisë ndaj Jeruzalemit vërteton edhe një herë mosbindjen dhe kokëfortësinë e tyre. Plot urrejtje dhe të pamëshirshëm ndaj dishepujve të Jezusit ata e flakën tej ofertën e fundit të mëshirës. Atëherë Perëndia hoqi dorë nga mbrojtja e tyre dhe i la rrugë të lirë Satanit dhe engjëjve të tij dhe kombi e pa veten nën sundimin e udhëheqësit, që kishte zgjedhur vetë. Fëmijët e Jeruzalemit e kishin përbuzur hirësinë e Krishtit, që i aftësonte ata t’i nënshtronin impulset e tyre keqdashëse, duke i lënë atyre dorë të lirë veprimi. Satani nxiti pasionet më të egra e më të ulta shpirtërore. Njerëzit humbën aftësinë e të gjykuarit; ata vepronin të shtyrë nga inati i verbër. Mizeria e tyre kishte vetëm një emër: “satanike”. Në gji të familjes e të shoqërisë, mes klasave të larta e të ulëta njerëzore mbizotëronin dyshimi, zilia, urrejtja, kontradiktat, rebelimi dhe vrasja. Nuk kishte askund siguri. Miqtë dhe të afërmit tradhëtonin njëri - tjetrin. Prindërit vrisnin fëmijët e tyre dhe fëmijët prindërit. Sundimtarët e kombit humbën vetkontrollin dhe pasionet shtazarake i kthyen ata në tiranë. Çifutët pranuan dëshmi të rreme dhe e dënuan në bazë të tyre Birin e Perëndisë, ndërsa tani akuzat e gënjeshtërta po ua vinin jetën në rrezik. Me veprimet e tyre kishin kohë që thonin: “Largojeni nga sytë tona të Shenjtin e Izraelit!” (Isaia 30:11) Dëshira e tyre tani u përmbush, s’kishin më frikë nga Perëndia. Satani ishte kreu i kombit dhe në kurthin e tij kishin rënë si autoritetet më të larta civile ashtu edhe ato fetare. KiM 27.1

Kryetarët e grupeve të kundërta ndonjëhere bashkoheshin për t’i torturuar viktimat e mjera, por shpesh luftonin kundër njëri - tjetrit, duke bërë kërdinë. Madje as mjediset e shenjta të tempullit nuk mund ta frenonin egërsinë e tyre. Adhuruesit goditeshin përpara altarit dhe shenjtoren e fëlliqnin kufomat e të vrarëve. Megjithatë, mendjemëdhenj deri në verbëri e blasfemues deri në poshtërsi, autorët e kësaj vepre djallëzore deklaronin publikisht se as nuk u shkonte ndër mendje se mund të shkatërrohej Jeruzalemi, sepse ishte qyteti i Zotit Vet. Për ta përforcuar qytetin e tyre ata paguan profetë të rremë, që ndërsa legjionet romake rrethonin tempullin, këta të deklaronin se populli duhej të priste tani liri nga Perëndia. Së fundi, turmat e njerëzve i mbante gjallë “besimi” se i Madhërishmi do të ndërhynte për t’u dhënë fitore mbi armiqtë, por Izraeli e kishte përbuzur fuqinë qiellore e tani gjendej i pambrojtur. Jeruzalemi i mjerë! Dërrmuar nga mosmarrëveshjet e brendshme, dëshmitar i gjakut të fëmijëve të vrarë, nga banorët e vet dhe i ushtrive armike, që i rrafshuan fortesat e tij dhe ia masakruan luftëtarët. KiM 28.1

Të gjitha paralajmërimet, që bëri Jezusi u përmbushën deri në germën e fundit. Çifutët e vuajtën mbi kurriz të vërtetën e fjalëve të Tij: “Me masën me të cilën ju masni, do t’iu masin të tjerët.” (Mateu 7:2) KiM 28.2

Shenjat dhe mrekullitë u shfaqën si paralajmërim i fat-keqësive dhe shkretimeve. Në mes të natës një dritë e çuditshme ndriçonte tempullin dhe altarin. Nën retë e perëndimit dukeshin si të pikturuara karrot dhe ushtarët e radhitur për beteja. Priftërinjtë, që gjatë natës shërbenin në tempull, i tmerronin disa zëra misteriozë, toka dridhej dhe nga të katër anët dëgjoheshin zëra, që thërrisnin: “Le të largohemi nga këtu!” Porta e madhe lindore, që ishte kaq e rëndë sa mezi e mbyllnin 20 burra të fuqishëm dhe, që ishte e siguruar nga shufra të rënda hekuri të fiksuara në gurin e dyshemesë, u hap në mesnatë pa veprimin e duarve të askujt. 1 KiM 28.3

Një burrë përshkoi rrugët e Jeruzalemit 7 vjet me rradhë, duke deklaruar të këqiat që do të përjetonte qyteti. Ditë e natë ai këndonte këtë këngë vaji: “Një zë nga veriu! Një zë nga jugu! Një zë nga çdo anë! Një zë kundër Jeruzalemit! Një zë kundër tempullit! Një zë kundër nuseve dhe dhëndurëve! Një zë kundër popullit!” 2. Ky njeri i çuditshëm u arrestua dhe u burgos, por nuk nxorri fjalë nga goja. Fyerjeve iu përgjigj vetëm me fjalët: “Mjerë, mjerë ti o Jeruzalem! Mjerë banorët e tu!” Thirrja e tij nuk u dëgjua më vetëm kur ai vdiq brenda rrethimit, që ai vetë e kishte profetizuar. KiM 29.1

As edhe një i krishter i vetëm nuk vdiq gjatë shkatërrimit të Jeruzalemit. Jezusi i kishte paralajmëruar dishepujt e tij dhe të gjithë ata, që u besonin fjalëve të Tij vëzhguan për të shquar shenjën e premtuar. “Kur të shihni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë - tha Jezusi - ta dini se shkretimi është afër. Atëherë ata, që janë në Jude të ikin në male dhe ata, që janë në qytet të lar-gohen dhe ata, që janë në fushë të mos hyjnë në të”. (Lu-ka 21:20,21). Pas rrethimit që i bënë romakët qytetit nën drejti-min e Cestius-it, pikërisht atëherë kur gjithçka dukej e favorshme për goditjen përfundimtare, ata papritur e ndërprenë rrethimin. Kur gjenerali romak tërhoqi pa asnjë arsye bindëse forcat e tij, të rrethuarit pasi kishin rezistuar për një farë kohë pa sukses, ishin gati që të dorëzoheshin. Por ishte Zoti i mëshirshëm po i drejtonte ngjarjet në të mirë të njerëzve të Tij. KiM 29.2

Të krishterëve në pritje iu dha shenjën e premtuar në mënyrë që ata, në rast se u pëlqente, t’i bindeshin lajmërimit të Shpëtimtarit të tyre. Gjërat rodhën në një mënyrë të tillë që, as romakët dhe as çifutët nuk e ndaluan arratisjen e të krishterëve. Çifutët u hodhën në ndjekje të forcave të Cestjus-it në tërheqje dhe ndërsa palët kundërshtare po përlesheshin egërsisht Kris-tianët mundën të largohen nga qyteti. Në atë kohë edhe fshatrat ishin boshatisur nga armiqtë, të cilët do të ishin orvatur ta pen-gonin arratisjen e tyre. Gjatë kohës së rrethimit çifutët u mblodhën në Jeruzalem për të marrë pjesë në festën e Rëshajave dhe kjo u dha mundësi të krishterëve të largoheshin pa asnjë pengesë. Pa vonesë ata u arratisën në një vend të sig-urt- në qytetin e Pellas, në Perea, përtej Jordanit. KiM 29.3

Forcat çifute në ndjekje të Cestjus-it dhe ushtrisë së tij e sulmuan me aq vrull kalorësinë romake sa pothuajse e shkatërruan plotësisht. Romakët u zbrapsën me vështirësi të mëdha. Çifutët u larguan pothuajse pa asnjë humbje dhe u rikthyen në Jeruzalem triumfues, duke mbajtur në duar trofetë e fitores. Megjithatë ky sukses i përkohshëm nuk u bëri dobi. Ai i frymëzoi ata me një frymë rezistence kokëforte ndaj romakëve, që i solli shpejt fundin qytetit të pabindur. KiM 30.1

Kur u rivendos rrethimi nga Titusi fatkeqësitë, që ranë mbi Jeruzalem ishin nga më të tmerrshmet. Qyteti ra në kohën e Pashkëve kur miliona çifutë ishin mbledhur për të festuar brenda mureve te tij. Depot e ushqimeve, që po të ishin përdorur me kujdes do t’u mjaftonin banorëve për vite me rradhë, ishin shkatërruar falë xhelozisë dhe hakmarrjes së grupeve ndërluf-tuese dhe njerëzit përjetuan kështu tmerrin e zisë së bukës. Një sasi e vogël bereqeti shitej për një talent 3. Kaq e rëndë ishte zija e bukës sa që njerëzit brenin lëkurën e rripave, sandaleve madje edhe veshjen e jashtme të mburojave. Gjatë natës shumë njerëz dilnin fshehurazi nga qyteti dhe mblidhnin barërat e egra, që rriteshin jashtë mureve, edhe pse disa prej tyre kapeshin dhe vriteshin në mënyrë të tmerrshme ndërsa të tjerëve, që ktheheshin shëndoshë e mirë u rrëmbehej nga duart“ushqimi”, që e kishin mbledhur me aq rrezik. Njerëzit, që ishin në fuqi ush-tronin tortutat nga më çnjerëzoret për ta detyruar popullin të dorëzonte edhe ato dy thërrime buke, që kishte mundur të fshihte. Jo rrallë këto mizori kryheshin nga njerëz të ushqyer mirë, që thjesht dëshironin të grumbullonin një sasi ushqimesh rezervë për të ardhmen. KiM 30.2

Mijëra njerëz vdiqën nga uria apo sëmundjet epidemike. Dukej sikur dashurisë i kishte humbur nami dhe nishani. Burrat vidhnin gratë e tyre dhe gratë burrat e tyre. Aty-këtu shiheshin fëmijë, që ua rrëmbenin bukën nga goja prindërve të tyre të moshuar. Pyetja që bëri profeti: “A mundet një grua të harrojë foshnjën e gjirit?” - gjeti përgjigje brenda mureve të atij qyteti: “Duart e grave të mëshirshme kanë pjekur vetë fëmijët e tyre, të cilët u kanë shërbyer si ushqim në shkatërrimin e bijës së popullit tim”.( Isaia 49:15); (Vajtimet 4:10). Kështu u përmbush edhe një herë profecia e katërmbëdhjetë shekujve më parë: “Gruaja më zemërbutë dhe delikate midis jush, që për delikatesën dhe ele-gancën e saj nuk do të kishte guxuar të vendoste tabanin e këmbës në tokë, do të ketë një zemër keqbërëse ndaj burrit, që pushon mbi gjirin e saj, ndaj djalit dhe vajzës së saj...ndaj fëmijëve që lind, sepse ajo do t’i hajë fshehurazi, për shkak se çdo gjë mungon gjatë rrethimit dhe për shkak të mjerimit të madh që do të pësosh nga armiqtë e tu në të gjitha qytetet e tua”. (Ligji i Përtërirë 28:56,57). KiM 30.3

Udhëheqësit romakë u përpoqën t’i terrorizonin çifutët për t’i detyruar kështu të dorëzoheshin. Të burgosurit, që i rezistonin arrestimit rriheshin për vdekje, torturoheshin dhe kryqëzoheshin në murin e qytetit. Qindra persekutime të tilla numëroheshin çdo ditë dhe një mizori e tillë vazhdoi aq gjatë sa mbi kodrinën e Jehoshapatit dhe në Kalvar kishte aq shumë kryqe, saqë nuk kishte vend për të kaluar. Përmbushej kështu, në një mënyrë të tmerrshme, pohimi i shqiptuar nga njerëzit përpara fronit gjykues të Pilatit: “le të bjerë gjaku i Tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!” (Mateu 27:25) KiM 31.1

Titusi do t’i kishte dhënë fund me gëzim një skene të tillë të frikshme, duke e shpëtuar deri-diku Jeruzalemin nga fati i tij i hidhur. Atë e tmerroi pamja e kufomave të të vdekurve, të shtrirë kapicë në lëndina. Nga lartësia e Malit të Ullinjve, ai vështroi tempullin dhe dha urdhër që të mos prekej asnjë gur i tij. Përpara se të fillonte sulmin kundër kësaj fortese ai u bëri thirrje udhëheqësve çifutë që të mos ta detyronin ta ndotte me gjak atë vend të shenjtë. Në qoftë se ata do të dilnin prej tij për të luftuar në një vend tjetër asnjë romak nuk do të ushtronte dhunë ndaj shenjtërisë së tempullit. Vetë Josifus u bëri çifutëve thirrje që të dorëzoheshin, duke shpëtuar kështu jetën e tyre, qytetin dhe vendin e adhurimit. Në përgjigje të këtyre fjalëve ai mori mallkime të hidhura. Shigjetat u drejtuan drejt tij, drejt ndërmjetësit të fundit njerëzor, që po u lutej me lot në sy. Çifutët kishin flakur tej këshillat e Birit të Perëndisë dhe çdo tratativë tjetër s’bënte asgjë tjetër, vetëm rriste vendosmërinë e tyre për t’i bërë ballë deri në fund sfidës. Përpjekjet e Titusit për të shpëtuar tempullin ishin të kota: “Dikush më i madh se ai kishte deklaruar se s’do të mbetej gur mbi gur në atë ndërtesë”. KiM 31.2

Kokëfortësia e verbër e udhëheqësve çifute dhe krimet e tmerrshme që u kryen brenda qytetit të rrethuar, nxitën zemërimin e romakëve dhe së fundi Titusi vendosi ta merrte tempullin me forcë. Sidoqoftë ai vendosi që mundësisht t’i shpëtonte shkatërrimit. Por urdhërat e tij nuk u respektuan. Me të rënë nata, ai u tërhoq në tendën e tij për të pushuar, ndërsa çifutët duke dalë papritmas nga tempulli, sulmuan ushtarët që ishin jashtë. Gjatë luftimit një ushtar hodhi një urë zjarri të ndezur nëpërmjet një të çare të skelës dhe menjëherë dhomat e veshura me dru kedri të shtëpisë së shenjtë i gllabëruan flakët. Titusi nxitoi për në vendin e ngjarjes i shoqëruar nga komandan-tët dhe legjionarët e tij dhe u dha urdhër ushtarëve që ta fiknin zjarrin. Por askush nuk ua vuri veshin fjalëve të tij. Ushtarët të tërbuar hynë me ura zjarri në duar në dhomat e tempullit dhe i vranë me shpatë të gjithë ata që kishin ardhur të gjenin strehë në to. Gjaku rridhte nëpër shkallët e tempullit rrëke-rrëke. Mijëra e mijëra çifutë vdiqën. Mbi rrapëllimën e betejës dëgjo-heshin zëra që thërrisnin: “Ichabad!” - lavdia u largua. KiM 32.1

“Titusi nuk mundi t’i vinte fre inatit të ushtarëve. Ai hyri i shoqëruar nga oficerët, në brendësi të tempullit dhe shtangu nga shkëlqimi i saj. Meqë flakët nuk e kishin përpirë akoma vendin e shenjtë, ai tentoi për të fundit herë që ta shpëtonte, duke i ftuar ushtarët qe t’i jepnin fund betejës. Centurioni Liberalis u përpoq t’i detyronte ushtarët të bindeshin, i ndihmuar edhe nga oficerë të tjerë, por gjithçka ishte e kotë, sepse edhe ndjenja e respektit ndaj perandorit u fashit përpara tërbimit armiqësor kundër çifutëve, përpara zallahisë së betejës dhe përpara etjes për grabitje. Ushtarët panë përreth tyre vetëm objekte të lara në ar që dukej akoma më rrezatues falë afshit të flakëve dhe menduan që në shenjtore gjendeshin thesare të paçmuara. Një ushtar, të cilin nuk e pa askush, hodhi një pishtar të ndezur mes menteshave të prishura të një porte dhe në moment e gjithë ndërtesa u përfshi nga flakët. Tymi verbues dhe zjarri i detyruan oficerët të zbrapsen e kështu tempulli i madhërishëm iu la në dorë fatit. KiM 32.2

“Në qoftë se ishte për romakët një spektakël i frikshëm ky - po çifutët çfarë mendonin? Maja e kodrës që dominonte qytetin lëshonte flakë si gryka e një vullkani. Ndërtesat sheshoheshin njëra pas tjetrës me një zhurmë të frikshme dhe dukej sikur gëlltiteshin nga një greminë përvëluese. Çatitë prej cedri u ngja-nin gjuhëve të zjarrit, majat e ndërtesave shkëlqenin si një shirit drite i kuq, kullat lëshonin dredha të gjata tymi dhe flakë. Kodrat rrethuese të qytetit lëshonin një dritë verbuese, ndërsa grupe njerëzish që u ngjanin ca pikave të zeza shihnin me ankth se si shkatërrimi vazhdonte: muret dhe pjesët më të larta të qytetit gumëzhinin nga njerëzit, disa të zbehur nga agonia e dësh-përimit, të tjerët të gjallë nga etja e hakmarjes. Thirrjet e ush-tarëve romakë që vraponin sa andej këndej dhe britmat e atyre që po kalleshin në zjarr, bashkoheshin me zhurmën e shpërthimit dhe me oshëtimën gjëmuese të trarëve të mëdhenj që binin. Jehonat e maleve rikthenin e përsërisnin thirrjet e njerëzve nga larg, muret kumbonin nga rënkimet dhe të qarat. Njerëzit që po vdisnin nga uria mblidhnin forcat e fundit për të lëshuar një thirrje ankthi dhe shkretimi. KiM 32.3

“Masakrat që ndodhnin brenda ishin akoma më të tmershme se spetakli i jashtëm. Burra dhe gra, pleq dhe të rinj, kryengritës dhe priftërinj, të gjithë ata që luftonin dhe të gjithë ata që lute-shin për mëshirë vriteshin në këtë kërdi të përgjakshme. Meqënëse numri i të vrarëve ishte shumë më i madh se ai i vrasësve, ushtarëve romake u duhej të shkelnin mbi grumbujt e kufomave për t’i dhënë fund kësaj “detyre shfarosjeje.” 4 KiM 33.1

Menjëherë pas shkatërrimit të tempullit i gjithë qyteti ra në duart e romakëve. Udhëheqësit çifutë i braktisën kështjellat e tjera të papushtuara dhe Titusi i gjeti ato të shkreta. Ai hodhi vështrimin mbi to dhe deklaroi se ishte Zoti Ai që ia kishte dorëzuar këto fortesa, sepse asnjë armik sado i fuqishëm të ishte nuk do të kishte mundur t’i shtinte në dorë. KiM 33.2

Qyteti dhe tempulli u rrafshuan dhe toka mbi të cilën ngrihej dikur shtëpia e shenjtë “u lërua si një fushë” (Jeremia 26:18). Në rrethimin dhe masakrën që pasuan humbën jetën më shumë se një milion njerëz. Ata që mbetën gjallë u burgosën, u shitën si skllevër, u çuan në Romë si trofe lufte, iu dhanë si ushqim bishave nëpër amfiteatre apo u shpërndanë si shtegtarë varfanjakë pa shtëpi e pa strehë, nëpër botë. KiM 33.3

Çifutët ia kishin nxjerrë sytë vetes me duart e tyre, ata e ki-shin mbushur deri në buzë kupën e hakmarrjes. Shkatërrimi mbarëkombëtar që ra mbi ta dhe fatkeqësitë që i ndoqën hap pas hapi gjatë shpërndarjes së tyre nëpër botë, s’ishin asgjë tjetër veçse korrjet e “të lashtave”, që i patën mbjellë me duart e tyre. Profeti thotë: “Ti je shkatërruar o Izrael, sepse ke rënë poshtë për shkak të paudhësisë sate” (Osea 13:9, 14:1) KiM 34.1

Vuajtjet e Izraelit shpesh janë paraqitur si dënime të një dekreti qiellor. Kështu përpiqet gënjeshtari i madh të fshehë punën e duarve të tij. Por e vërteta është ndryshe: duke e flakur tej me përbuzje dashurinë dhe mëshirën hyjnore, çifutët e “detyruan” Perëndinë që të zbrapsej e të mos i mbronte më. Kështu djalli pati mundësi të bënte çfarë të donte me ta. Mizo-ritë shtazarake që çuan në shkatërrimin e Jeruzalemit janë shfa-qje të hapura të fuqisë hakmarrëse të Satanit ndaj të gjithë atyre që vihen nën kontrollin e tij. KiM 34.2

Ne nuk arrijmë të kuptojmë se sa mirënjohës duhet t’i jemi Krishtit për paqen dhe mbrojtjen që gëzojmë. Eshtë fuqia e Perëndisë ajo që e ndalon njerëzimin të kalojë plotësisht në du-art e Satanit. Të pabindurit e mosmirënjohësit duhet ta falen-derojnë Perëndinë për mëshirën dhe durimin e Tij, sepse fuqia e Tij është e vetmja që mund t’i verë fre keqdashjes dhe mizorisë së armikut të madh. Por kur njerëzit e kalojnë kufirin e durimit hyjnor, kjo pengesë largohet. Zoti nuk i del përpara mëkatarit si ekzekutues i dënimit me vdekje që sjell shkelja e ligjit, por Ai i lë vetëm ata që e mohojnë mëshirën e Tij në mënyrë që të korrin atë që kanë mbjellë me duart e tyre. Çdo rreze drite e flakur tej, çdo lajmërim i përbuzur apo i harruar, çdo pasion çoroditës, çdo shkelje e ligjit të Perëndisë është një farë që do të japë pash-mangshmërisht frytin e saj. Fryma e Perëndisë kur përbuzet gjithnjë e më shumë çdo ditë, tërhiqet nga mëkatari dhe ky i fundit gjendet nën kontrollin e plotë të pasioneve keqdashëse shpirtërore dhe i pambrojtur kundrejt dinakërisë dhe armiqësisë së Satanit. Shkatërrimi i Jeruzalemit është një paralajmërim i frikshëm dhe solemn për të gjithë ata që qeshin me thirrjet e hirit hyjnor e nuk i pranojnë ftesat mëshirëplote të Zotit. Kurrë nuk është dhënë një provë më e qartë e urrejtjes së Perëndisë ndaj mëkatit dhe i dënimit të pashmangshëm që do të bjerë mbi fajtorin. KiM 34.3

Profecia e Shpëtimtarit që ka të bëjë me ndëshkimin e Jeru-zalemit, do të ketë një përmbushje të dytë, për të cilën ai shkretim i tmerrshëm është vetëm një imagjinatë e zbehtë. Fati i qytetit të zgjedhur na tregon qartë ndëshkimin e një bote që nuk e ka pranuar mëshirën e Zotit dhe e ka shkelur me këmbë ligjin e Tij. Sa tragjike janë të dhënat e mjerimit njerëzor për të cilat to-ka, në kursin e gjatë të shekujve të kriminalitetit është dëshmitare vetë. Zemra dridhet e mendja errësohet përpara një konstatimi të tillë. Rrjedhimet e mohimit të autoritetit qiellor ka-në qënë të tmerrshme. Megjithatë profecitë e së ardhmes na zbulojnë një pamje akoma më të errët. Historitë e së shkuarës - vargu i gjatë i revoltave, konflikteve dhe revoluSioneve ku “manteli i çdo luftëtari do të rrëkëllehet në gjak” (Isaia 9:4). - nuk janë asgjë të krahasuara me ditën në të cilën Fryma e Perëndisë do të zbrapset nga i ligu dhe nuk do t’u vërë më fre shpërthi-meve të pasioneve dhe zemërimit satanik. Atëherë bota do t’i shohë si kurrë më parë pasojat e sundimit satanik. KiM 35.1

Por në atë ditë, siç ndodhi edhe gjatë shkatërrimit të Jeru-zalemit, populli i Perëndisë “kushdo që është shënuar ndër të gjallët” do të shpëtoje. (Isaia 4:3). Krishti ka premtuar se herën e dytë do të vijë të marrë me vete të gjithë besnikët e Tij. “Të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut, duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe. Ai do të dërgojë engjëjt e Tij me tinguj të fuqishëm borie dhe ata do t’i mbledhin të zgjedhurit e Tij nga të katër anët, nga çdo skaj i qiellit tek tjetri.” (Mateu 24;30,31). Ndërsa të gjithë ata që nuk i janë bindur Ungjillit do të konsumohen nga fryma e gojës së Tij dhe do të shkatërrohen nga shkëlqimi i ardhjes së tij (2 Selanikasve 2;8). Ashtu si ne Izraelin e lashtë, të pabesët do të vetëshkatërrohen dhe do të rrëzohen për shkak të paudhësisë së tyre. Në vazhdim të një jete mëkatare ata janë në një mosmarrëveshje të tillë me Perëndinë dhe karakteri i tyre ka degraduar kaq shumë saqë shfaqja e lavdisë së tij përbën për ta një zjarr përvëlues. KiM 35.2

Njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm që të mos i hedhin poshtë mësimet që dalin nga fjalët e Krishtit. Ashtu si i para-lajmëroi dikur dishepujt e Tij për shkatërrimin e Jeruzalemit, duke u dhënë atyre një shenjë të shkretimit të ardhshëm në mënyrë që ata të largoheshin, ashtu ai e ka paralajmëruar edhe botën për ditën e shkatërrimit përfundimtar, duke na dhënë shenja të afrimit të saj në mënyrë që të gjithë t’i largohemi mallkimit të fundit. Jezusi deklaroi: “do të ketë shenja ne diell, në hënë dhe në yje dhe mbi tokë ankth popujsh” (Luka 21:25); (Mateu 24;29); (Marku 13;24-26); (Zbulesa 6;12-17). Të gjithë ata që do t’i vënë re këto shenja të ardhjes së Tij, do ta dinë që Ai “është pranë, pikërisht tek dera” (Mateu 24;33). “Rrini zgjuar pra...” janë fjalët e Tij paralajmëruese. Kush e dëgjon lajmërimin nuk do të lihet në errësirë dhe ajo ditë nuk do ta gjejë të papër-gatitur. Ndërsa për atë që nuk qëndron zgjuar “dita e Zotit do të vijë si një vjedhës nate” (1 Selanikasve 5:2-5). KiM 35.3

Sot bota nuk është e gatshme për t’i besuar mesazhit të ditëve të fundit, ashti si çifutët që nuk ishin gati për ta pranuar paralajmërimin e Shpëtimtarit në lidhje me Jeruzalemin. Por kur të vijë, dita e Zotit do t’i befasojë të pabesët. Ndërsa jeta va-zhdon kursin e saj të zakonshëm, ndërsa njerëzit janë të dhënë kokë e këmbë pas kënaqësive, tregtisë, etjes për fitim, ndërsa udhëheqësit fetarë lëvdojnë progresin dhe përparimin mba-rëbotëror, ndërsa njerëzit i josh siguria e rreme -atëherë si haj-duti që vjedh në mesnatë shtëpitë e pambrojtura, një shkatërrim i befasishëm do të bjerë mbi të pabesët dhe mos-kokëçarësit dhe “ata nuk do të shpëtojnë” (vargu 3) KiM 36.1

1. Përse e lejoi Jezusi, qytetin e tij të dashur, Jeruzalemin, që të shkatërrohej nga Romakët? KiM 36.2

2. Çfarë premtimesh u dha Jezusi njerëzve të Tij që jetonin në Jeruzalem? Çfarë i urdhëroi ai atyre?Si ju ndihmon Perëndia kur jeni në kohë trazirash? KiM 36.3

3. Si jua përforcon juve besimin tek Perëndia ky kapitull, duke marrë parasysh ngjarjet e panjohura profetike të ditëve të fundit? KiM 36.4