Konflikti I Madh
38.—Paralajmërimi i Fundit
“Pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij. Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: “Ra, ra Babilonia e madhe dhe u bë vendbanimi i demonëve dhe streha e çdo fryme të ndyrë dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe të neveritshëm”. “Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli duke thënë: “Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjesëtarë të mëkateve të saj dhe të mos merrni nga plagët e saj” (Zbulesa 18:1,2,4). KiM 587.1
Ky tekst flet për një periudhë të caktuar kohe në të ardhmen, kur shpallja e rënies së Babilonisë, që bëhet nga engjëlli i dytë në kapitullin 14 (vargu 8) të Zbulesës do të përsëritet, duke i shtuar kësaj edhe përmendjen e korrupsionit që ka mbërthyer organi-zatat e ndryshme, që formojnë Babiloninë që nga koha e dhënies së mesazhit të parë në verën e vitit 1844. Këtu përshkruhet situ-ata e nderë që po përjeton bota fetare. Duke mohuar të vër-tetën, mendjet e njerëzve do të mpihen gjithnjë e më shumë dhe zemrat e tyre do të bëhen akoma dhe më të pavarura deri sa ata do të mbeten të mbërthyer në kurthin e paturpësisë femo-huese. Duke mos iu vënë veshin paralajmërimeve të Perëndisë ata do të vazhdojnë ta shkelin me këmbë një nga urdhëresat e ligjit të Tij, derisa kjo, do t’i bëjë që t’i persekutojnë ata që e ruajnë atë urdhëresë të paprekur e të shenjtë. Krishti e ka humbur rëndësinë e Vet nga përçmimi që ka rënë mbi fjalën dhe njerëzit e Tij. Pranimi nga ana e kishave e mësimeve të spiritual-izmit e ka flakur tej murin mbrojtës, ndërtuar rreth zemrës njerëzore dhe me kalimin e kohës feja do të kthehet në një petk për të mbuluar padrejtësitë më të mëdha. Besimi në shfaqjet e manifestimet e spiritualizmit i hap derën doktrinave të demonëve dhe shpirtërave joshës dhe kështu ndikimi i engjëjve mëkatarë do të ndjehet edhe në kisha. KiM 587.2
Në lidhje me kohën, që nxjerr në pah profecia për Babiloninë deklarohet: “Mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell dhe Perëndia i kujtoi paudhësitë e saj”. (Zbulesa 18:5). Ajo e ka mbushur kupën e fajit dhe mbi të shpejt do të bjerë rrënimi i plotë. Por Zoti ka akoma njerëzit e Tij në Babiloni dhe këtyre njerëzve besnikë u bëhet thirrje që të largohen prej saj përpara gjykimit të Tij, në mënyrë që të mos marrin pjesë në mëkatet dhe “të mos marrin nga plagët e saj”. Që këtu fillon edhe lëvizja e simbolizuar nga engjëlli që zbret nga qielli, duke e ndriçuar tokën me lavdinë e Tij dhe, duke shpallur me një zë të lartë e kumbues mëkatet e Babilonisë. Mesazhi i Tij ka si pikë kulmore thirrjen: “Dilni prej saj, o populli im”. Këto njoftime së bashku me mesazhin e engjëllit të tretë përbëjnë paralajmërimin e fundit drejtuar banorëve të tokës. KiM 588.1
Botës do t’i duhet të ballafaqohet me një problem të madh. Fuqitë mbarëbotërore, të bashkuara në luftë kundër urdhëresave të Perëndisë, do të nxjerrin dekretin, sipas të cilit “të gjithë, të vegjël e të mëdhenj, të pasur e të varfër, të lirë dhe skllevër” (Zbulesa 13:16) duhet t’u binden zakoneve të kishës, duke respektuar Të Shtunën e rremë. Atyre që nuk do të binden do t’u vihen gjoba dhe së fundi, do të përkrahet ideja se ata meritojnë të vdesin. Nga ana tjetër, ligji i Perëndisë, pjesë e të cilit është dhe dita e pushimit të Krijuesit, kërkon bindje dhe ngjall zemërimin e Perëndisë ndaj atyre që e shkelin atë. KiM 588.2
Duke i pasur të qarta të gjitha këto, kushdo që e shkel me këmbë Ligjin e Zotit për t’iu bindur “ligjeve” njerëzore do të marrë damkën e bishës, me fjalë të tjera ai pranon shenjën e besnikërisë së asaj fuqie që ai vetë zgjedh t’i bindet në vend të fuqisë së Perëndisë. Por Zoti na ka paralajmëruar kështu: “Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet, do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij” (Zbulesa 14:9,10). KiM 588.3
Por askush nuk do ta përjetojë zemërimin e Perëndisë në rast se e vërteta është e panjohur për mendjen dhe ndërgjegjen e tij dhe në rast se ai nuk e ka mohuar me vetëdije këtë të vërtetë. Ka shumë njerëz, të cilët nuk e kanë pasur mundësinë për t’i dëgjuar të vërtetat e veçanta të kohës sonë. KiM 589.1
Detyrimi që mbart në vetvete urdhëresa e katërt nuk iu është bërë kurrë i qartë. Ai, që lexon çdo zemër e zbulon çdo qëllim, nuk do të lërë asnjë, që dëshiron të njihet me të vërtetën, të mashtrohet në lidhje me çështjet e rëndësishme të kontradiktës së madhe. Dekreti nuk do t’i gjejë njerëzit me sy mbyllur. Gjithëkujt do t’i falet dritë e mjaftueshme për të marrë vendime të mençura. KiM 589.2
E Shtuna do të jetë prova e madhe e besnikërisë, sepse është ajo pikë e së vërtetës që është shtrembëruar më shumë se të tjerat. Me t’u vënë në provë njerëzit, do të hiqet edhe viza e dal-limit mes atyre që i shërbejnë Perëndisë dhe të tjerëve që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ndërsa respektimi i së Shtunës të rremë në përputhje me ligjin e shtetit do të jetë një shprehje e besnikërisë ndaj fuqisë që kundërshton Perëndinë. Mbajtja e Sabatit — të së Shtunës të vërtetë si ditë e shenjtë në përputhje me ligjin e Zotit është një provë besnike ndaj Krijuesit. Ndërsa një grup njerëzish, që pranojnë t’i nënshtrohen fuqive tokësore marrin damkën e bishës, të tjerët që zgjedhin shenjën e besnikërisë ndaj autoritetit hyjnor marrin vulën e Perëndisë. KiM 589.3
Më parë, lajmëtarët e të vërtetave të mesazhit të engjëllit të tretë janë quajtur shpesh alarmistë. Parashikimet e tyre, sipas të cilave liria e besimit nuk do të mbijetonte gjatë në Shtetet e Bashkuara dhe kisha e shteti do të bashkoheshin për të persekutuar ata që iu bindën urdhëresave të Perëndisë u quajtën të pabazuara dhe absurde. Gjithmonë është deklaruar me mendjemadhësi që ky vend nuk mund të ndryshojë - ai do të mbetet gjithmonë mbrojtës i lirisë fetare. Por me lindjen e problemit të kthimit të respektimit të së Dielës në diçka të detyrueshme, po vihet re se ngjarja, për të cilën ka pasur dy-shime dhe diskutime të zjarrta, po afrohet dhe mesazhi i engjëllit të tretë do të ketë një ndikim të paparë ndonjëherë. KiM 589.4
Në çdo kohë e brez të historisë njerëzore, Perëndia ka dërguar shërbëtorët e Tij për ta sulmuar mëkatin si në botë ashtu edhe në kishë. Por njerëzit duan që t’u thonë fjalë të bukura dhe e vërteta e pandryshuar dhe e pazbukuruar është e pap-ranueshme për ta. Shumë reformatorë kur i hynë punës së tyre ishin të vendosur që ta trajtonin mëkatin në kishë dhe në botë me kujdes e tolerancë. Ata shpresonin që t’i kthenin njerëzit tek doktrinat biblike nëpërmjet shembullit të një jete të pastër Kris-tiane. Por ata i pushtoi Fryma e Perëndisë siç kishte pushtuar dikur Elijan, duke i shtyrë ata që t’i sulmonin ashpër mëkatet e një mbreti të lig apo të një populli femohues, ata nuk mund të hiqnin dorë nga predikimi i thënieve të qarta Biblike - i doktrinave që ata nuk kishin dashur t’i trajtonin. Ata u nxitën që të deklaro-nin më fort të vërtetën dhe rrezikun, që i kërcënonte njerëzit. Ata përdorën pa pasur frikë nga pasojat fjalët që i vuri në gojë Perëndia dhe njerëzit u detyruan ta dëgjonin paralajmërimin e tyre. KiM 589.5
Kështu do të shpallet edhe mesazhi i engjëllit të tretë. Me të ardhur koha për zbulimin e tij, Zoti do t’i drejtojë mendjet e atyre që i janë përkushtuar shërbimit të Tij drejt tij, duke punuar përmes disa instrumenteve të përulura. Këta njerëz do të kualifikohen më shumë nga veprimi i Frymës së Shenjtë se sa nga instituSionet shkollore. Njerëz besimtarë dhe të përulur do të nxiten që të punojnë me zell hyjnor për të shpallur fjalët që do t’ju besojë Perëndia. Mëkateve të Babilonisë do t’iu çirret maska. Rezultatet e frikshme të kthimit të riteve fetare në ligje të detyrueshme shtetërore, sulmet e spiritualizmit, përparimi i kujdesshëm, por i shpejtë i fuqisë së papës - të gjitha këto do të shohin më së fundi dritën e diellit. Njerëzit do të fillojnë të zgjohen nën veprimin e këtyre paralajmërimeve solemne. Mijëra e mijëra njerëz, që nuk kanë dëgjuar kurrë fjalë të tilla do t’u vënë veshin atyre. Ata do të magjepsen nga dëshmia, që thotë se Babilonia është kisha, e rrënuar falë mëkateve dhe gabimeve të veta, për shkak të mohimit të së vërtetës qiellore. Dhe ndërsa njerëzit iu drejtohen mësuesve të tyre të mëparshëm në pyetjen: “Kjo është e vërteta?”, pastorët do të tregojnë përralla të tjera të bukura, dhe do të paraqesin disa pika të parëndësishme profecish për të qetësuar njerëzit e trembur dhe ndërgjegjen e tyre të zgjuar. Por, duke qënë se shumë prej tyre nuk kënaqen me autoritetin e njerëzve dhe kërkojnë të dëgjojnë fjalinë e famshme “kështu tha Zoti”, kleri, ashti si Farisenjtë e së shkuarës, i inatosur nga fakti që autoriteti i tij po lëkundet nga themelet, do ta quajë mesazhin Satan ik dhe do t’i nxisë njerëzit mëkatarë që t’i përçmojnë e persekutojnë të gjithë ata që e mbrojnë këtë mesazh. Ndërsa kontradikta e madhe zgjerohet drejt horizonteve të reja dhe mendjet e njerëzve tërhiqen drejt ligjit të marrë nëpër këmbë të Perëndisë, Satan i rri zgjuar. Fuqia që do të shoqërojë përhapjen e këtij mesazhi do të inatosë vetëm ata që e kundërshtojnë atë. Kleri do të bëjë ç’është e mundur për ta fikur këtë dritë se përndryshe ajo do të ndriçojë edhe turmat e tyre. Ata do të përpiqen me çdo mjet e mundësi që ta mbyllin diskutimin e këtyre çështjeve jetësore. Kisha i bën thirrje grushtit të fuqishëm të fuqisë civile dhe në kryerjen e kësaj “detyre’ papistët dhe Protestantët bëhen një. Me t’u përforcuar e përhapur lëvizja për ta bërë adhurimin e së Dielës të detyrueshëm, do të miratohet edhe një ligj kundër mbajtësve të urdhëresave hyjnore. Disa prej tyre do të kërcënohen me gjoba e burgime, ndërsa të tjerëve do t’u ofrohen pozita të rëndësishme, shpërblime apo të mira të tjera vetëm e vetëm për t’i bërë ata që ta braktisin besimin e tyre. Por përgjigjja e tyre e vendosur është: “na tregoni gabimin tonë në ballafaqim me fjalën e Perëndisë” - e njëjta përgjigje kjo që përdori edhe Luteri në rrethana të ngjashme. KiM 590.1
Ata që dalin përpara trupit gjykues e mbrojnë me guxim besimin e tyre dhe disa prej njerëzve, që i dëgjojnë ata frymëzohen që t’iu kushtojnë rëndësi e t’i respektojnë urdhëresat e Perëndisë. Kështu sytë e mijëra njerëzve, që ndryshe nuk do të njiheshin kurrë me këto të vërteta, do të shohin dritën e tyre. KiM 591.1
Bindja e ndërgjegjshme ndaj fjalës së Perëndisë do të quhet rebelim. Verbuar nga Satani, prindi do ta trajtojë keq dhe ashpër fëmijën e vet që beson, pronari apo pronarja do ta shtypin shërbëtorin urdhëresëmbajtës. Ndjenjat e dashurisë do të ngurtësohen, fëmijëve do t’u hiqet e drejta e trashëgimisë dhe do të dëbohen nga shtëpia. Fjalët e Palit do të përmbushen pikë më pikë. “Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus, do të përndiqen” (2 Timoteut 3:12). Disa nga mbrojtësit e së vërtetës që nuk pranojnë ta nderojnë të Dielën - Sabat do të burgosen, të tjerët do të dëbohen nga vendi, ndërsa ata që do të mbeten do të trajtohen si skllevër. Tani për tani të gjitha këto duken si të pamundura për mendjen njerëzore, por kur Fryma e Shenjtë do t’i braktisë njerëzit dhe ata do të mbeten të vetëm nën kontrollin e Satanit, që i urren urdhëresat e shen-jta, do të ndodhin disa ngjarje shumë të çuditshme. Një zemër e zhveshur nga dashuria dhe respekti ndaj Perëndisë, mund të jetë shumë mizore. KiM 591.2
Me t’u afruar stuhia, një numër i madh njerëzish nga ata që pretendonin se i besonin mesazhit të engjëllit të tretë, por që nuk janë shenjtëruar përmes bindjes ndaj së vërtetës, do të heqin dorë nga bindje të tyre të mëparshme dhe do të bashkohen me radhët e kundërshtarëve. Duke u bashkuar me botën dhe duke marrë pjesë në atmosferën e saj, ata fillojnë t’i shohin gjërat përmes të njëjtave lente e kur vjen koha e provës, ata janë të prirur që të zgjedhin rrugën e lehtë të botës. Njerëz të talentuar e të ditur, që dikur ngazëlloheshin nga e vërteta, përdorin të gjitha dijet e tyre për të mashtruar e keqtrajtuar të tjerët. Ata kthehen në armiqtë më të këqinj të vëllezërve të tyre të dikurshëm. Kur mbajtësit e E Shtunat dalin përpara trupave gjykues për të dhënë llogari për besimin e tyre, këta femohues janë agjentët më të mirë të Satanit që i keqpërfaqësojnë, akuzojnë dhe ngjallin pakënaqësinë e sundimtarëve ndaj tyre falë të dhënave të rreme dhe trillimeve fantastike. KiM 592.1
Besimi i shërbëtorëve të Perëndisë do të vihet në provë pikërisht në këtë kohë persekutimi. Duke pasur si udhërrëfyes Zotin dhe fjalën e tij, ata i kanë paralajmëruar të tjerët pa frikë. Fryma e Shenjtë, duke punuar brenda zemrave të tyre, i ka nxitur që të flasin. Të frymëzuar nga ky zell hyjnor dhe me këtë impuls të shenjtë brenda tyre ata i hynë rrugës së kryerjes së detyrës së tyre pa i llogaritur fare pasojat që kishte shpallja haptazi e fjalëve të Perëndisë. Ata nuk duan t’ia dinë për interesat e tyre të përkohshme e as për të ruajtur emrin e tyre të mirë apo vetë jetën e tyre. E megjithatë kur disa prej tyre ndiejnë stuhinë e kundërshtimit e talljes, të pushtuar nga frika janë gati të thonë: “sikur t’i dinim pasojat e fjalëve tona nuk do ta kishim hapur fare gojën”. Ata bëhen robër të vështirësive. Satani i sulmon, duke i ofruar tundime nga më të ndryshmet. Puna që kanë marrë mbi supe duket shumë më e vështirë nga aftësitë e tyre realizuese. Atyre iu kërcënohet shkatërrimi. Entuziazmi, që i frymëzonte dikur nuk ekziston më, por megjithatë çuditërisht nuk kthehen dot pas. Më pas duke kuptuar se nuk kanë asnjë rrugë tjetër shpëtimi, ata i drejtohen të Fuqishmit për fuqi. Atyre iu kujtohet se fjalët që kanë thënë nuk iu përkisnin atyre, por Atij që iu besoi paralajmërimin. Perëndia ua shkroi të vërtetën në zemër e ata nuk mund të mos ta shpallnin atë. KiM 592.2
Edhe shërbëtorët e Perëndisë në të shkuarën kanë përjetuar e përballuar prova të tilla Wycliffe, Huss, Luter, Tyndale, Baxter, Wesley e të tjerë, ishin të mendimit se të gjitha doktrinat duhet të kalojnë provën e Biblës dhe deklaronin se ata do të hiqnin dorë nga çdo argument që i dështonte kësaj prove. Këta njerëz u vunë në epiqendrën e një persekutimi të tërbuar, por nuk pushuan kurrë së deklaruari të vërtetën. Çdo periudhë e veçantë e historisë së kishës ka vulën e shpalljes së një të vërtete të re, që i përgjigjej nevojave të njerëzve të Zotit në atë kohë të cak-tuar. KiM 593.1
Çdo e vërtetë e re e çan rrugën drejt suksesit përmes urrejtjes dhe kundërshtimit, ata që bekohen nga drita e saj vihen në provë e tundohen. Zoti u zbulon njerëzve një të vërtetë të veçantë në rast nevoje. Kush guxon të mos pranojë ta shpallë atë? Ai i urdhëron shërbëtorët e Tij që t’i ofrojnë botës ftesën e fundit të mëshirës. Ata nuk mund të heshtin edhe pse kjo rrezi-kon vetë jetën e tyre. Ambasadorët e Krishtit nuk duan t’ia dinë për pasojat. Ata kryejnë detyrën e tyre dhe ia lënë rezultatet në dorë Perëndisë. KiM 593.2
Me t’u shtuar shtypja e kundërshtimi, shërbëtorët e Zotit shqetësohen, sepse ju duket sikur e kanë krijuar ata vetë këtë gjendje të vështirë e kritike. Por ndërgjegjja dhe fjala e Perëndisë i sigurojnë se rruga që kanë ndjekur është e drejtë dhe megjithëse provat e vështira vazhdojnë, ata gjejnë forcën e duhur për t’u bërë ballë atyre. Kontradiktat shtohen e mprehen gjithnjë e më shumë, por besimi dhe guximi i tyre marrin përma-sa të reja. Dëshmia e tyre është kjo: “Ne nuk guxojmë ta shkelim me këmbë fjalën e Perëndisë, duke e copëzuar ligjin e Tij hyjnor; duke e cilësuar një pjesë të tij si të rëndësishme dhe pjesën tjetër si të parëndësishme, sepse kjo e fundit cënon dasha-mirësinë e botës ndaj nesh. Zoti, që i shërbejmë është në gjendje që të na çlirojë. Krishti i ka mundur fuqitë e tokës; a duhet të kemi frikë nga një botë e mundur tashmë?” KiM 593.3
Persekutimi dhe format e tij të ndryshme përbëjnë zhvillimin e një parimi, që do të ekzistojë për aq kohë sa do të mbijetojë Satan i dhe sa Kristianizmi do të ruajë forcën e tij jetësore. Askush nuk mund t’i shërbejë Zotit pa nxitur kundër vetes kundërshtimin e turmave të errësirës. Engjëjt mëkatarë, të frikësuar se me ndikimin e tij ai po iu heq prenë nga duart, do ta sulmojnë atë. Njerëzit mëkatarë, të tronditur nga shembulli i tij, do të bashkohen për të ngritur falë tundimeve joshëse, një mur ndarës mes tij dhe Perëndisë. Kur të gjitha këto përpjekje nuk kanë sukses, i hyn punës një fuqi, që kërkon t’i vërë caqe kufi-zuese ndërgjegjes njerëzore. KiM 594.1
Por për aq kohë sa Jezusi mbetet ndërmjetësues i këtij njeriu në shenjtoren qiellore, sundimtarët dhe njerëzit e thjeshtë do të ndiejnë ndikimin kontrollues të Frymës së Shenjtë. Ai akoma va-zhdon të kontrollojë deri-diku ligjet kombëtare. Sikur të mos ishin këto ligje, bota do të ndodhej në një pozitë shumë më të keqe nga ç’është tani. Megjithëse shumë nga sundimtarët tanë janë agjentë aktive të Satan it, mes tyre ka edhe agjentë të Perëndisë. Armiku i frymëzon shërbëtorët e tij që të propozojnë masa të tilla “mbrojtëse”, që do ta pengojnë mjaft punën e Perëndisë, por qeveritarët që e nderojnë Zotin frymëzohen nga engjëj hyjnorë për t’i kundërshtuar propozime të tilla me argu-mente bindëse. Kështu, një numër i vogël njerëzish do të kontrollojnë një rrymë të fuqishme të keqeje. Kundërshtimit të armiqve të së vërtetës do t’i vihet kufi, në mënyrë që mesazhi i engjëllit të tretë të bëjë punën e vet. Me t’u dhënë para-lajmërimi i fundit, ai do të tërheqë vëmendjen e udhëheqësve, që po punojnë tani për Zotin dhe disa prej tyre do ta pranojnë atë dhe do të bashkohen me popullin e Perëndisë në periudhën e vështirësive të mëdha. KiM 594.2
Engjëlli, që bashkohet me shpalljen e mesazhit të tretë do ta ndriçojë botën mbarë me lavdinë e Tij. Këtu kemi të bëjmë me një punë mbarëbotërore dhe një fuqi mbinjerëzore. Lëvizja adventiste (e ardhjes) e viteve 1840-1844 ishte një manifestim i lavdishëm i fuqisë së Perëndisë; mesazhi i engjëllit të parë u përhap në çdo qendër misionare të botës dhe në disa vende ai zgjoi interesin më të madh fetar që është parë ndonjëherë që nga reformaSioni i shekullit të XVI, por lëvizja e fuqishme e frymëzuar nga paralajmërimi i fundit i engjëllit të tretë do të ketë fryte akoma dhe më të shumta. KiM 594.3
Puna do t’i ngjajë asaj të Ditës së Rrëshajave. Ashtu si “shiu i parë”, që u dha me dërgimin e Frymës së Shenjtë në fillim të punës për përhapjen e Lajmit të Mirë, që të bënte të mundur lulëzimin e farës së çmuar, ashtu do të ndodhë edhe me “shiun e dytë” që do të bjerë në fund të kohës për të bërë të mundur korrjen e të mbjellave. “E njohim Zotin, do të përpiqemi ta njo-him më mirë, ardhja e Tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë.” (Osea 6;3). “Prandaj gëzohuni, o bij të Sionit dhe kënaquni, ngazëllohuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ju ka dhënë shiun e parë me drejtësi dhe do të bëjë të bjerë për ju shiun e fundit.” (Joeli 2;23). “Dhe në ditët e fundit do të ndodhë - thotë Perëndia - që Unë do të derdh Shpirtin Tim mbi çdo mish.” “Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit do të shpëtohet” (Veprat e Apostujve 2:17,21). KiM 595.1
Puna e mrekullueshme e përhapjes së Ungjillit nuk do të përfundojë me një shfaqje më të vogël të fuqisë së Perëndisë nga ç’filloi. Profecitë, që u përmbushën me rënien e shiut të parë të hapjes së Ungjillit do të vazhdojnë të përmbushen edhe me shiun e dytë e të fundit. Këto janë edhe “kohët e flladit që apostulli Pjetër mezi po i priste kur tha: “Pendohuni, pra dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit dhe Ai të dërgojë Jezu Krishtin” (Veprat e Apostujve 3:19,20). KiM 595.2
Shërbëtorët e Perëndisë, me fytyra të ndriçuara nga përkush-timi hyjnor, do të nxitojnë nga vendi në vend për të shpallur mesazhin qiellor. Paralajmërimi do t’i përcillet botës nga cepi në cep nga jehona e mijëra zërave. Do të kryhen mrekulli, do të shërohen të sëmurët dhe fjalët e besimtarëve do t’i shoqërojnë shenja e çudi. Por edhe Satani do të punojë përmes shenjash të mëdha e madje do të bëjë të zbresë zjarr nga qielli. (Zbule-sa 13:13). Kështu, banorëve të tokës do t’iu duhet të zgjedhin se kujt duan t’i shërbejnë. KiM 595.3
Mesazhin do ta shoqërojë më shumë fuqia bindëse e Frymës së Shenjtë, se sa argumentet pro tij. Të dhënat janë paraqitur një nga një. Fara është mbjellë dhe tani do të çelë e do të lidhë fryte. Botimet e shpërndara nga misionarët kanë ushtruar ndikimin e tyre, por megjithatë mendjet e shumë njerëzve, që janë prekur prej tij janë penguar disi që ta kuptonin plotësisht të vërtetën apo që t’i dorëzoheshin bindjes. Tani rrezet e dritës depërtojnë kudo, e vërteta shfaqet me gjithë bukurinë e saj dhe fëmijët e sinqertë të Perëndisë i thyejnë prangat e robërisë së tyre. Lidhjet familjare apo kishëtare nuk janë më të fuqishme që t’i mbajnë ata të lidhur pas tyre. E vërteta është më e çmuar se gjithçka tjetër përreth. Pavarësisht nga forcat e bashkuara kundër së vërtetës, një numër i madh njerëzish bashkohen me radhët e popullit të Perëndisë. KiM 596.1
1. Krahasoni dhe vini në contrast vulën e Perëndisë me damkën e bishës. KiM 596.2
2. Cila është Babilonia Frymore? Lexoni ngjarjen biblike të rënies së Babilonisë së asaj kohe tek Danieli 5. Si mund ta krahasojmë këtë me rënien e Babilonisë frymore? KiM 596.3
3. Mbajtësit e së Shtunës të vërtetë do të persekutohen. Si mund të jemi të përgatitur shpirtërisht për këtë ngjarje? KiM 596.4
4. Lexoni Kolosianët 4:6. Si ju ndihmon ky tekst që të dini se sa “larg” duhet të shkojmë kur vjen puna për të “sulmuar mëkatet e kishës dhe kombeve”? KiM 596.5