Konflikti I Madh

30/44

28.—Duke u Përballur me Ngjarjet Jetësore

“Unë vazhdova të shikoj” - thotë profeti Daniel, - deri sa u vendosën fronet dhe i Lashti i Ditëve u ul. Vdekja e tij ishte e bardhë si bora, flokët e kokës së tij ishin si leshi i pastër, froni i tij ishte si flokët e zjarrit dhe rrotat e tij si zjarr përvëlues. Një lumë zjarri rridhte, duke dalë nga prania e tij; mijëra e mijëra njerëz i shërbenin dhe mori dhe mori qëndrimin përpara tij. Gjykimi u bë dhe librat u hapën.” - Daniel 7:9, 10. KiM 462.1

Kështu, profeti i shfaqet në vizion ajo ditë e madhe dhe sol-emne kur Gjykatësi i botës do të shqyrtojë me kujdes jetët dhe karakteret e të gjithë njerëzve dhe çdo njeri do të marrë “sipas veprave të tij.” I Lashti i Ditëve është Perëndia - Atë. Psalmisti thotë: “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishte for-muar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.” - Psalmi 90:2. Ai është themeli i gjithçkaje dhe burimi i ligjit që do të zbatohet gjatë këtij gjykimi. Në këtë gjyq, do të shërbejnë si ministra dhe dëshmitarë edhe engjëjt që janë “mijëra e mijëra dhe mori dhe mori.” KiM 462.2

“Ja, mbi retë e qiellit po vinte dikush që i ngjante një Biri njeriu, ai arriti deri te i Lashti i Ditëve dhe iu afrua atij. Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që të gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t’i shërbenin; sundimi i tij ishte një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë.” - Danieli 7:13, 14. Kështu përshkruhet një ardhje e Krishtit, por nuk është fjala për ardhjen e Tijtë dytë në tokë. Ai vjen tek I lashti i Ditëve në qiell, për të marrë sundim, lavdi dhe një mbretëri që do t’i jepen në fund të punës së Tij si ndërjemetës. Pikërisht kjo ardhje dhe jo ardhja e Tij e dytë në tokë, parashikohet se do të ndodhë në fund të periudhës 2300 ditore, në vitin 1844. Kryeprifti ynë, në praninë e engjëjve qiellorë, hyn në “vendin shumë të shenjtë” për të qëndruar përara Perëndisë dhe për të kryer aktin e fundit të shërbimit të Tij në emrin e njerëzve -pra për të përfunduar gjykimin zbulues dhe për t’i shlyer me anë të gjakut të Tij, mëkatet e të gjithë atyre që përmbaheshin kushtet për të përfi-tuar prej Tij. KiM 462.3

Në shërbesën imituese (tokësore) vetëm ata që ishin pendu-ar dhe kishin rrëfuer mëkatet e tyre përpara Perëndisë; mëkate që, përmes gjakut të flisë i kalonin shenjtores, mund të merrnin pjesë në shërbimin e Ditës së Shlyerjes. Kështu, në ditën e madhe të shlyerjes përfundimtare dhe të gjykimit zbulues, shqyrtohen vetëm rastet e njerëzve të Zotit. Gjykimi i të ligjve është një akt krejtësisht i veçantë dhe do të kryhet më vonë. “Erdhi koha që të fillojë gjyqi nga shtëpia e Perëndisë; dhe nëse fillon më përpara nga ne, cili do të jetë fundi i atyre që nuk i binden Ungjillit të Perëndisë.?” - Letra e parë e Pjetrit 4:17. KiM 463.1

Marrja e vendimeve gjatë këtij gjykimi do të bëhet duke u bazuar tek librat e të dhënave në të cilat janë regjistruar të gjitha veprat e njerëzve. Profeti Daniel thotë: “Gjykimi u bë dhe librat u hapën.” Gjoni, duke përshkruar të njëjtën skenë, shton: “U hap një libër tjetër, që është libri i jetës: dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.” - Zbulesa 20:12. KiM 463.2

Libri i jetës përfshin emrat e të gjithë atyre njerëzve, që në kohëra i kanë shërbyer Perëndisë. Jezusi u tha dishepujve të Tij: “Gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë të shkruar në qiej.” - Luka 10:20. Pali flet për bashkëpunëtorët e tij besnikë “emrat e të cilëve janë në librin e jetës.” - Filipianët 4:3. Danieli duke,hedhur sytë drejt “një kohe me ankthe, ashtu si nuk ka pasur kurrë”, deklaron se njerëzit e Zotit, “kushdo që do t’i gjendet emri i shkruar në libër”, do të çlirohen. Ndërsa Gjoni, thotë se në qytetin e Perëndisë do të hyjnë vetëm ata “që janë të shkruar në librin e jetës të Qingjit.” - Danieli 12:1, Zbulesa 21:27. KiM 463.3

“Përpara Zotit është shkruar një “libër kujtimi” ku janë regjistruar veprat e mira të atyre “që kanë frikë nga Zoti dhe që e nderojnë emrin e Tij.” - Malakia 3:16. Fjalët e tyre që i kishin burimin tek besimi, aktet e tyre të dashurisë janë shkruar në qi-ell. Nehemia i referohet pikërisht kësaj, kur thotë: “Më kujto mua, o Perëndia im dhe mos i fshij veprat e mira që kam bërë për shtëpinë e Perëndisë tim.” - Nehemia 13:14. Në librin e kujti-meve të Zotit është gdhendur çdo vepër drejtësie, për të mos u harruar kurrë. Atij i është bërë kronikë çdo përballimit të tundimit, mundjes së çdo të keqje, shprehjes së çdo fjale dashamirësie. Është shkruar aty gjithashtu: çdo sakrificë, çdo vuajtje dhe çdo trishtim që ka ardhur si rrjedhim i mbrojtjes së emrit të Krishtit. Psalmisti thotë: “Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime, vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?” - Psalmi 36:8. KiM 464.1

Por ekziston dëshmi e shkruar edhe e mëkateve të njerëzve. “Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë të fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.” “Ditën e gjyqit njerëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.” Shpëtimtari thotë; “Sepse në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh.” - Pred-ikuesi 12:14; Mateu 12:36, 36. Qëllimet dhe motivet e fshehta do të zbulohen në gjërat e fshehta të errësirës dhe do të shfaqë këshillat e zemrave ...” - Letra e parë e Korintasve 4:5. “Ja, e tërë kjo është e shkruar përpara meje ...paudhësitë tuaja dhe të etërve tuaj të gjitha së bashku”, thotë Zoti” - Isaia 65, 6, 7. KiM 464.2

Veprat e të gjithë njerëzve kalojnë përpara syve të Perëndisë dhe regjistrohen si të drejta apo si të padrejta. Përkrah emrit të çdo njeriu është regjistruar në librat qiellore saktësisht, çdo fjalë e gabuar, çdo veprim egoist, çdo detyrë e lënë në mes, çdo mëkat i fshehur sadomirë i maskuar të ketë qënë ai. Engjëlli - sekretar ka mbajtur shënim çdo mospërfillje ndaj paralajmëri-meve apo qortimeve qeillore, çdo çast të humbur, çdo mundësi të pashfrytëzuar, çdo vepër të mirë apo të keqe bashkë me re-zultatet saj dobiprurëse apo të dëmshme. KiM 464.3

Gjatë këtij gjykimi, jetët dhe karakteret e njerëzve do të krahasohen me ligjin e Perëndisë që është kriteri i pranimit apo mospranimit. Njeriu i mençur thotë: “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është detyra tërësore e njeriut dhe Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër.” - Predikuesit 12:13, 14. Ndërsa apostulli Jakob i paralajmëron vëllezërit e tij duke ju thënë: “Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshin nga ligji i lirisë.” - Letra e Jakobit 2:12. KiM 464.4

Ata që gjatë gjykimit do të “quhen të denjë” do të ngrihen në ringjalljen e parë të të drejtëve. Jezusi tha: “Ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjall-jen e të vdekurve ... janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë; duke qënë bij të ringjalljes.” - Luka 20:35, 36. Ai deklaron edhe një herë se “ata që kanë bërë të mira do të dalin “në ringjalljen e jetës.” - Gjoni 5:23. KiM 465.1

Të vdekurit që gjatë jetës së tyre i përkisnin Jezusit, do të ngrihen nga gjumi i vdekjes vetëm pasi të jeni quajtur “të den-jë”për të marrë pjesë në “ringjalljen e jetës”. Kështu, ata nuk do të jenë të pranishëm gjatë seancave të gjyqit ku do të shqyrto-hen karakteret e tyre dhe ku do të merret vendimi për jetët e tyre. KiM 465.2

Jezusi do të jetë avokati i tyre mbrojtës dhe do t’i lutet Perëndisë në emër të tyre, duke i ofruar Atij gjakun e Tij. “Në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat tek Ati, Jezu Krishtin të drejtin.” - Letra e parë e Gjonit 2:1. “Sepse Krishti nuk hyri në një shenjtore të bërë me dorë, që është vetëm shembëllesë e asaj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Perëndisë për ne.” “Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të Tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.” - Hebrenjtë 9:24; 7:25. KiM 465.3

Gjatë gjykimit, me t’u hapur librat e të dhënave, përpara Perëndisë shfaqen si në një film, jetët e të gjithë atyre që ishin besuar tek Jezusi. Avokati ynë mbrojtjes duke filluar me ata që ishin të parët banorë të tokës, paraqet rastet e çdo brezi pasues dhe përfundon me ata që janë akoma gjallë. Përmendet çdo emër, gjykohet me vëmendje çdo rast. Disa emra pranohen, disa emrave të tjerë Ju mohohet e drejta e pranimit. Emrat e të gjithë atyre, që kanë ende të shkruar mëkate për të cilat nuk janë penduar, do te fshihen nga libri dhe veprat e tyre të mira nuk do të jenë më të regjistruara në librin e kujtimit të Perëndisë. Zoti i tha Moisiut “Atë që ka bërë mëkat kundër meje, do ta fshijë nga librin e kujtimit të Perëndisë Zoti i tha Moisiut “Atë që ka bërë mëkat kundër meje, do ta fshijë nga libri im.” - Eksodi 32:33. “Por në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësi ... drejtësia që ka bërë nuk do të kujtojet ë.” - Ezekieli 18:24. KiM 465.4

Krahas emrave të gjithë atyre, që me të vëtetë janë penduar për mëkatet e tyre dhe që e kanë pranuar me anë të besimit gjakun e Krishtit si flijim shlyrës, është shkruar në librat qiellor fjala “të falur”; duke qënë se ata marrim pjesë në drejtësinë e Krishtit dhe karaktere e tyre përputhen me ligjin e perëndisë, ata vetë do të quhen të denjë për të marrë dhuratën e jetës së për-jetshme, pasi t’u jenë fshirë mëkatet e tyre. Zoti, nëpërmjet profetit Isaia, deklaron: “Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetvetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mëkatet e tua.” - Isaia 43:25. Jezusi tha: “Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshijë emrin e Tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit dhe para engjëjve të Tij përpara Atit dhe para engjëjve të tij.” “Kushdo që do të më rrëfejë përpara njerëzve, edhe unë do ta rrëfej përpara Atit tim që është në qiej. Por kushdo që do të më mohojë përpara Atit tim që është në qiej.” - Zbulesa 3:5; Mateu10:32, 22. KiM 466.1

Interesi dhe kureshtja e njerëzve ndaj vendimeve që marrin gjykatat tokësore, përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të in-teresit që ngjall shqyrtimi nga Gjykatësi i tokës i emrave të librit të jetës në oborret mbretërore të qiellit. Ndërmjetësi hyjnor, paraqet lutjen e Tij që t’u kurorëzohen trashëgimtarë bashkë me Të “në sundin e lashtë” të gjithë ata që kanë fituar, falë besimit në gjakun e tij shlyrës. (Mikea 4:8). Satani, në përpjekjet e tij për të mashtuar dhe tunduar racën njerëzore, është orvatur që t’i bërë shkelmin planit hyjnor që u skicua që në krijimin e njerëzimit; por Krishti, kërkon që ky plan të vihet në zbatim i plotë sikur njerëzit të mos kenë dështuar kurrë Ai kërkon që pooulli i tij, jo vetëm të falet dhe të shfajsohet plotësisht, por edhe të marrë pjesë në lavdinë e Tij dhe të ulet pranë fronit të Tij. KiM 466.2

Ndërsa Krishti lutet për ata që e kanë pranuar hirin e Tij, Sa-tani i akuzon ata përpara Perëndisë si njerëz të padenjë. Mashtruesi i zgjuar është përpjekur që t’i shtyjë ata drejt rrugës së skeptizmit, t’i bëjë të humbin besimin tek Perëndia, t’i bëjë të largohen nga dashuria e Tij, t’i bëjë ta kthejnë ligjin e Tij. Dhe tani ai tregon me gisht dëshminë e shkuar të jetës së tyre, të metat e karakterit, pangjashmërinë me Krishtin që përbën një fakt fyes për Shpëtimtarin e tyre, të gjithë mëkatet drejt të cilave i ka tunduar ai vetë dhe pretendon, duke marrë parasysh të gjitha këto, se ata i përkasin atij dhe askujt tjetër. KiM 466.3

Jezusi nuk i shkarkon ata nga faji që mbart në vetvete mëkati, por thekson besimin dhe pendesën që kanë treguar; dhe duke kërkuar faljen e tyre, Ai ngre përpara Atit dhe engjëjve të shen-jtë duart e Veta me plagë dhe ju thotë: “Unë e njoh secilin prej tyre me emër. I kam gdhendur emrat e tyre në pëllëmbët e du-arve të mia”. “Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.” - Psalmi 31:17. Ndërsa akuzuesit, i drejtohet duke i thënë: “Të qortoftë ashpër Zoti, o Satan! Po, Zoti që ka zgjedhur Jeruzalemin të qorotë ash-për! A nuk është vallë kjo një urë zjarri e shkëputur nga zjarri?” - Zakaria 3:2. Krishti do t’i veshë njerëzit e Tij besnikë me rrobën e drejtësisë së Vet, në mënyrë që t’ia paraqesë ata Atit “të lav-dishëm, pa njolla o rrudha a ndonjë gjë të tillë.” - Efesianët 5:27. Emrat e tyre janë regjistruar në librin e jetës dhe për ta shkruhet: “Do të ecin me mua të veshur në të bardha, sepse janë të den-jë.” - Zbulesa 3:4. KiM 467.1

Kështu do të përmbushet plotësisht premtimi i besëlidhjes së re:“Unë do ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre.” “Në ato ditë, në atë kohë,” thotë Zoti, “do të kërkohet paudhësia e Izraelit, por nuk do të ketë fare, dhe mëkatet e Judës nuk do të gjenden.” - Jeremia 31:34; 50:20. “Po atë dotë filizi i Zotit do të jetë gjithë shkëlqim dhe lavdi, dhe fryti i tokës do të jetë krenaria dhe zbukurimi i të shpëtuara të Izraelit. Dhe ka për të ndodhur që ata që do të kenë mbetur në Sion dhe ai që do të mbijetojë në Jeruzalem do të quhet i shenjtë, domethënë kushdo që në Jeruzalem figuron i shkruar ndër të gjallët.” - Isaia 4:2, 3. KiM 467.2

Gjykimi zbulues dhe fshirja e mëkateve do të kryhen përpara ardhjes së dytë të Zotit. Meqënëse të vdekurt do të gjykohen duke u bazuar tek të dhënat e shkruara në libra, është e pamundur që fshirja e mëkateve të njerëzve të kryhet përpara gjykimit ku edhe do të shqyrtohen rastet e tyre. Por Apostull Pjetër thotë qartë, që mëkatet e besimtarëve do të fshihen “kur të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit dhe ai të dërgojë Jezu Krishtin.” - Veprat 3:13, 20. Me të përfunduar gjykimi zbulues, do të vijë Krishti, për t’i dhënë çdo njeriu shpërblimin sipas veprave të tij. KiM 467.3

Gjatë shërbesës imituese (tokësore), kryeprifti pasi përfun-donte shlyerjen për Izraelin, dilte për të bekuar bashkësinë. Në të njëjtën mënyrë, Krishti në fund të punës së tij si mdërmjetës, do të shfaqet “pa mëkat dhe me shpëtim” (Hebrenjtë 9:29) për t’i bekuar njerëzit që po e presin me dhuratën e jetës së për-jetshme. Ashtu si prifti, që me t’i larguar mëkatet nga shenjtoria, i rrëfente ato mbi tokën e cjapit, edhe Krishti do të kalojë mëkatet e të gjithëve mbi Satanin, që është autori dhe nxitësi i mëkatit. Cjapi që mbarte mbi vetë mëkatet e Izralit dërgohej”në tokë të vetmuar” (Levitiku16:22); po kështu, do të burgoset për njëmijë vjet në tokë që në atë kohë do të jetë e shkretë dhe e pabanuar edhe Satani, që do të mbartë mbi vete fajin e të gjtha mëkateveqë ai vetë i ka detyruar njerëzit e Zotit t’i kryejnë, dhe në fund, ai do ta vuajë dënimin e plotë që sjell mëkati, duke u djegur bashkë me të gjithë njerëzit e ligjit. Kështu, me fshirjen përfundimtare të mëkatit nga faqja e dheut dhe me çlirimin e të gjithë atyre që kanë qënë gati të hiqnin dorë nga e keqja, real-izohet edhe plani i mrekullueshëm i shpëtimit. KiM 468.1

Puna për shqyrtimin dhe fshirjen e mëkateve fillon në kohën e caktuar për gjykim - në vitin 1844, në fund të periudhës 2300 ditore. Të gjthë ata që kanë marrë mbi bete emrin e Krishtit duhet të ballafaqohen me një shqyrtim të tillë të hollësishëm. Ai të gjallët, ashtu edhe të vdekurit, duhet të gjykohen duke bazuar tek “ato gjëra, që sipas veprave të tyre, janë shkruar në libra.” KiM 468.2

Mëkatet, për të cilat njerëzit nuk janë penduar dhe s’i kanë harruar, nuk do të falen as nuk do të fshihen nga faqet e librave të të dhënave, por do të mbeten të shkruarë, për të dëshmuar kundër mëkatarit në ditën e caktuar nga Perëndia. Ai mund t’i ketë kryer këto vepra të këqija gjatë ditës me diell apo në errësirën e natës; por ato janë të dukshme dhe të hapura në sytë e Atij që është zgjuar ditë e natë. Engjëjt e Perëndisë janë dëshmitarë të çdo mëkati dhe e regjistrojnë atë në librin e pagabueshëm të të dhënave. Mëkati mund të fshihet, të mohohet, të mbulohet nga babai, nëna, gruaja, fëmijët apo shokët; vetëm fajtorët mund të dyshojnë për gabimin që kanë bërë; por asgjë t’i shpëtojë zgjuarsisë si qenieve qiellore. Errësira e natës më të errët, fshehtësia e të gjitha mashtrimeve së bashku, nuk mjaftojnë për t’ia fshehur qoftë edhe një mendim të vetëm, Të Përjetshmit. Perëndia ka një dëshmi të shkruar mëse të saktë, të cdo mendimi dhe të çdo veprimi të gabuar. Zoti nuk mashtrohet nga përkushtimi i rremë. Ai nuk gabon kurrë në vlerësimin e karakterit njerëzor. Njerëzit mund të mashtrohen nga ata që e kanë të keqen në zemër, por Perëndia i shkatërron “muret mbrojtëse” dhe shikon brendësinë e çdo njeriu. KiM 468.3

Sa solemn është një mendim i tillë! Ndërsa i afrohemi për-jetësisë, çdo ditë është ngarkuar me peshën e të dhënave që do të shkruhen në librat qiellorë. Fjalët e thëna dikur, veprimet e kryera dikur nuk mund të kthehen kurrë mbrapsht. Engjëjt i kanë regjistruar si të mirën, dhe të keqen. Pushtuesi më i fuqishëm në botë, nuk mund të fshijnë as të dhënat e një dite të vetme. Veprimet tona, fjalët tona, madje edhe motrave tona më të fshehta, ndikojnë në caktimin e fatit tonë: për të mirë, a për të keq. Edhe pse ne mund t’i kemi harruar, ato do të dëshmojnë për të na shfajsuar, apo për të na dënuar. KiM 469.1

Ashtu siç riprodhohen pa as më të voglin gabim në telajat e një artisti tiparet e një njeriu, ashtu skicohen edhe në librat qiellorë karakteret njerëzore. E megjithatë, askush nuk shqetësohet për atë dëshmi të shkruar që do të lexohet nga qënie qiellore. Sikur të grisej perdja që ndan të dukshmen nga e padukshmja dhe bijtë e njeriut të mund të shihnin një engjëll të cilin do ta takonin përsëri gjatë gjykimit, duke mbajtur shënin çdo fjalë e çdo veprim; pa fjalë që i përdorim çdo ditë nuk do të shqiptoheshin më dhe sa veprime nuk do të kryheshin më kurrë? KiM 469.2

Gjatë ketij gjykimi do të shqyrtohen me vëmendje shfrytëzi-mi i çdo dhuntie dhe talenti. Si e kemi përdorur kapilin që na kadhuruar Perëndia? Po Zoti, në ardhjen e Tij të dytë, do të përfitojë interes nga kapitali që ka investuar? A i kemi përdorur fuqitë që na janë besuar; fuqitë mendore, fizike e shpirtërore, për ta lavdëruar Perëndinë e për ta bekuar botën? Si e keni shfrytëzuar kohën tonë, zërin tonë, të hollat tona, ndikimin tonë? Çfarë kemi bërë për Krishtin kur Ai na është shfaqur në figurën e të varfrit, jetimit, të gruas së ve? Perëndia na ka kthyer në arkëtarë të fjalës së Tij të shenjtë; ç’kemi bërë me atë dritën dhe të vërtetën që na është dhuruar për t’jua hapur sytë njerëzve përpara shpëtimit? Besim tek Krishti i shprehur me fjalë të bukura, nuk ka asnjë vlerë; dashuria dhe vetëm dashuria e shprehur me anë të veprave quhet “e denjë”. Në sytë e Perëndisë vetëm dashuria mund t’i japë vlerë një veprimi. Gjithshka që motivohet nga dashuria, sado e vogël t’i duhet njerëzve, pranohet dhe shpërblehet nga Zoti. KiM 469.3

Egoizmi i fshehur zbulohet në librat e qiellit. Ata janë pasqyrë e detyrave të lëna në mes ndaj të afërmve tanë dhe e mospërfilljes ndaj qëllimeve të Shpëtimtarit. Atje do të shfaqet qartë fakti se njerëzit, i dedikojnë shpesh Satanit kohën, mendimet dhe fuqinë që i takojnë Krishtit. Engjëjt çojnë në qiell të dhëna dekurajuesve. Qënieve të zgjuara që deklarojnë me zë të lartë se janë pasuese të Jezusit, janë të dhëna kokë e këmbë pas pasurisë dhe kënaqësive tokësore. KiM 470.1

Të hollat, koha, fuqitë, të gjitha, sakrifikohen për hir të këtyre “idealeve të larta”; por sa të pakta janë miniaturat që i kushtohen lutjes, sundimit të kujdesshëm të Shkrimeve të Shenjta, përuljes shpirtërore dhe rrëfimit të mëkateve ... KiM 470.2

Satani përdor intriga të panumërta për të pushtuar mendjet tona, në mënyrë që ato të mos merren më me punën e Perëndisë që duhet të jetë më e rëndësishme në jetë. Krye-mashtruesi i urren të vërtetat e mëdha që hedhin dritë mbi një flijim shlyerës dhe mbi një ndërmjetës të plotfuqishëm. Ai e di se mund t;ia dalë mbanë, vetëm në qoftë se i largohen mendjet njerëzore nga Jezusi dhe e vërteta e Tij. KiM 470.3

Ata që do të përfitonin nga të mirat e ndërmjetësimit të Shpëtimtarit, nuk do të lejonin asgjë që t’i pengonte për t’i hyrë rrugës së shenjtërimit të ndihmuar nga respekti ndaj Perëndisë. Orët e çmuara, në vend që të shkonin dëm në kënaqësira boshe, në fitime pa fun dhe në lëvdata të pabazuara, do t’i përkushtohehsin studimit të ethshëm të fjalës së të vërtetës. Njerëzit e Zotit do t’i kuptonin qartë si temën e shenjtores, ashtu edhe gjykimin zbulues. Çdo njeri duhet ta dijë qëndrimin që mban dhe punën që kryen Kryeprifti ynë, përndryshe do të jetë e pamundur për të që ta vënë në jetë gjënë më themelore të kohës, besimin, dhe ta kryjë atë detyrë që i ka besuar Perëndia. Çdo individ, ndikon pozitivisht apo negativisht në shpëtimin e të paktën njëri tjetri. Secili prej nesh përbën një rast, që pret zgjidhje nga gjyqi i Perëndisë. Çdo njeri duhet ta takojë Gjykatësin e madh ballë për ballë. Sa e rëndësishme është që çdo njeri ta përfytyrojë dhe të mendojë shpesh për atë skenë solemne, kur me fillimin e gjykimit librat do të hapen, dhe kur çdo njeri, në fund të kohës, duhet të qëndrojë si Danieli, mbi këmbët e veta. KiM 470.4

Të gjithë ata që i kanë kuptuar këto tema të rëndësishme, duhet t’ju dëshmojnë të tjerëve për të vërtetat e mëdha që u ka besuar Perëndia. Shenjtorja qiellore është pika kulmore e punës së Krishtit në emër të njerëzimit. Ajo ka të bëjë me çdo njeri që jeton mbi këtë tokë. Ajo shpalos përpara syve tanë planin e shpëtimit, duke na treguar për fundin e kohës dhe duke na zbuluar problemin e luftës triumfuese midis drejtësisë dhe mëkatit. Është më se e rëndësishme që të gjithë njerëzit t’i shqyrtojnë me vëmendje këto subjekte dhe të jenë në gjendje që t’i përgjigjen kujtdo, që mund t’u kërkojë arsyen e shpresës që digjet në zemrat e tyre. KiM 471.1

Ndërmjetësimi i Krishtit në emër të njerëzve në shenjtoren qiellore, është në lidhje me planin e shpëtimit, po themelor siç ishte vdekja e Tij mbi kryq. Ai filloi, me anë të vdekjes së Tij, atë punë për të cilën menjëherë pas ringjalljes, u ngjit në qiell. Nëpërmjet besimit, ne duhet të hyjmë brenda velit “ku ka hyrë Krishti si pararendës për ne.” - Hebrenjtë 6:20. Pikërisht atje reflektohet drita që vjen nga kryqi i Kalvarit. Vetëm atje, mund t’i shikojmë më në brendësi misteret e shpëtimit. Shpëtimi i njerëzve i ka kushtuar tmerrësisht shtrenjtë qiellit; flijimi i ofruar i përgjigjet kërkesave të ligjit të thyer të Perëndisë. Jezusi ka hapur rrugën për te froni i Atit dhe përmes ndërmjetësimit të Tij, mund të shprehet përpara Perëndisë dëshirat e sinqerta të të gjithë atyre që i drejtohen Atij me besim. KiM 471.2

“Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirë.” - Fjalët e Urta 28:13. Sikur ata që i fshehin dhe shfajësohen për mëkatet e tyre të mund të shihnin sesi gëzohet Satani nga kjo, se si tallet ai me Krishtin dhe engjëj të shenjtë nga kjo, ata do të nxitonin që t’i rrëfenin këto mëkate dhe t’i lanin duart prej tyre. Satani përpiqet që ta kontrollojë mendjen njerëzore duke përfituar nga të metat në karakterin e njeriut dhe ai e di shumë mirë, se do t’ia dalë mbanë vetm në qoftë se këto të meta do të vazhdojnë të mbahen të meta. Prandaj ai orvatet vazhdimisht qët’i mashtrojë pasuesit e Krishtit duke përdorur filozofinë e tij shkatërrimtare, sipas të cilës, këta të fundit e kanë të pamundur që të dalin fitimtarë. Por Jezusi lutet në emër të tyre duke ofruar duart e Tij të plagosura, trupin eTij të mavijosur; dhe Ai, u thotë të gjithë atyre që duan t’i shkojnë pas: “Hiri im ju mjaton.” - Letra e Dytë e Korintasve 12:3. “Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!” - Mateu 11:23, 30. Pra askush të mos i konsiderojë të metat e veta si të pakurueshme. Perëndia na jep hir dhe besim të mjaftueshëm për të fituar ndaj tyre. KiM 471.3

Tani, ne po jetojmë në ditën e madhe të shlyerje. Gjatë shërbesës imituese (tokësore), ndërsa kryeprifti shlyente mëkatet e tyre dhe të përuleshin përpara Zoti përndryshe përpara Zotit përndryshe, do të përjashtoheshin nga populli i zjgedhur. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë ata që duan t’i ruajnë të shkruarë emrat e tyre në librin e jetës duhet që në këto ditë të pakta prove që ju kanë mbetur, të shrehin keqardhje për mëkatet dhe një pendesëtë vërtetë përpara Perëndisë. Ata duhet ta shqyrtojnë me kujdes besimin kaq shumë të ash-tuquajtur “të Krishterë”. Të gjithë ata që duan t’i nënshtrojnë përpjekjet e së keqes për të fituar epërsi, duhet të përgatiten për një luftë të ashpër. Përgatitja është një akt individual. Ne nuk shpëtohemi në grupe. Pastërtia dhe përkushtimi i njeriut nuk do të kompensojnë mungesën e këtyre viteve tek tjetri. Megjithëse do të gjykohen të gjitha kombet, Perëndia do ta shqyrtojë rastin e çdo individi me një kujdes qa të madh sikur ai të ishte i vetmi njeri mbi faqen e tokës. Çdo njeri duhet të gjy-kohet dhe duhet të rezultojë pa asnjë njollë. pa asnjë rrudhë dhe pa asgjë tjetër të keqe. KiM 472.1

Solemne janë skenat që lidhen me aktin përfundimtar të punes shlyerse. Atje përfshihen interesa nga më të rëndësishmet. Gjykimi ka filluar tashmë në shenjtoren qiellore. Kjo punë ka ecur përpara për vite me rradhë. Ashkush nuk e di se sa shpejt - do të gjykohen të gjallët. Në praninë e madhërishme të Perëndisë do të shpalosen jetët tona. Çdo njeri duhet t’i verë veshin, pikerisht në këtë kohë, më shumë se kurrë, paralajmërimit të Shpëtimtarit: “Rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment.” - Marku 13:33. “Po të mos rrishë zgjuar, unë do të vij tek ti si vjedhës, dhe nuk do të dish ç’orë do të vijë te ti.” - Zbulesa 3:3. KiM 473.1

Me t’iu dhënë fund gjykimit zbulues, do të vendoset fati i çdo njeriut; jetë apo vdekje. Koha e provës përfundon pak përpara ardhjes së Zotit në retë e qiellit, Në librin e Zbulesës, Krishti duke folur për atë kohë, deklaron: “Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet. Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithësecilit sipas veprave që ai ka bërë.” - Zbulesa 22:11, 12. KiM 473.2

Të drejtët dhe të pandershmit do të vazhdojnë të jetojnë gjendjen tyre mortale - njerëzit do të mbjellin dhe do të ndërtojnë, do të hanë dhe do të pinë, pa e ditur që në shenjtor-en qiellore tashmë është marrë ai; vendimi i pandryshueshëm dhe përfunditar. Përpara Përmbytjes, me të hyrë Noa në varkë, Perëndia e mbylli atë brenda duke i lënë njerëzit e ligj jashtë; por për shtatë ditë me rradhë, këta njerëz, pa e ditur se fati i tyre ishte caktuar, vazhduan të jetonin të shkujdesur e të kënaqur dhe të talleshin me paralajmërimet e një gjykimi të afërt. “Kësh-tu do të ndodhë, - thotë Shpëtimtari, - edhe në ardhjen e Birit të njeriut.” - Mateu 24:33. Ora vendimtare që do të shenojë cakti-min e fatit të çdo njeriu dhe tërheqjen përfundimtare të ofertës për mëshirë drejtuar të gjithë mëkatarëve, do të vijë pa bujë dhe në heshtje, si hajduti në mesnatë. KiM 473.3

“Rrini zgjuar pra, ... që Ai të mos ju gjejë në gjumë.” - Marku 13:35, 36. Të gjithë ata, që të lodhur nga pritja, do t’ju kthehen kënaqësive të kësaj bote, do ta gjejnë veten në një gjendje të rrezikshme. KiM 473.4

Ndërsa biznesmeni është i dhënë pas fitimit, ndërsa kënaqësi - dashësi po kërkon “horizonte të reja”, ndërsa adhuruesja e modës po rregullon veshjet e sapoblera -pikërisht në atë moment, Gjykatësi i tokës mund të japë dënimin: “Ti peshove në peshore dhe u vu re se të mungonte diçka.” - Danieli 5:27. KiM 474.1

1. Cilët janë të parët që ekzaminohen në gjykimin hetues? Shih 1 Pjetrit 4:17. KiM 474.2

2. Lexoni Psalin 56:8 dhe Zbulesën 20:12. Qielli mban shënim të plotë për çdo ngjarje të jetës së njerëzve. Si mendoni përse Perëndia mban shënim të gjitha detajet e jetës njerëzore në librat e Tij? KiM 474.3

3. Cila është ajo gjë që ne “duhet” të bëjmë gjatë kohës së gjykimit investigative? KiM 474.4