Konflikti I Madh

1/44

Konflikti I Madh

Parathënie nga Botuesit

Ky libër, të dashur lexues, nuk është botuar për të na treguar se ekziston mëkati, vuajtjet dhe mjerimi në këtë botë. Këtë gjë e dimë mjaft mirë. Ky libër nuk është botuar as për të na thënë se ekziston një konflikt i papajtueshëm ndërmjet errësirës dhe dritës, mëkatit dhe drejtësisë, të gabuarës dhe të drejtës, vdekjes dhe jetës. Thellë në zemër e dimë edhe këtë, madje dhe që jemi pjesëmarrës dhe aktorë në këtë konflikt. KiM 7.1

Por herë pas here, shumëkujt i vjen një endje të dijë më shumë për Konfliktin e Madh. Si filloi ky konflikt? Apo mos ndoshta ka ekzistuar gjithnjë këtu? Cilët elementë luajnë rol në aspektin e ndërlikuar të këtij konflikti? Çfarë raporti kam unë me të? Cila është përgjegjësia ime? Çfarë do të thotë për mua fakti që kam ardhur në këtë botë jo prej zgjedhjes sime? A është kjo mirë apo keq për mua? KiM 7.2

Cilat janë parimet themelore të përfshira këtu? Për sa kohë do të vazhdojë ky konflikt? Cili do të jetë fundi i tij? A do të fun-doset kjo botë, sikurse thonë disa shkencëtarë, në thellësitë e një nate të përjetshme te akullt e pa diell? Apo ka një të ardhme më të mirë? KiM 7.3

Pyetja na përafrohet edhe më shumë: Si mundet, që konflikti në zemrën time, lufta ndërmjet egoizmit dhe dashurisë, të ven-doset përfundimisht me fitoren e së mirës? Çfarë thotë Bibla për këtë gjë? Çfarë na mëson Perëndia në lidhje me këtë pyetje kaq të rëndësishme me pasoja të përjetshme? KiM 7.4

Lexues të dashur, është qëllimi i këtij libri që të ndihmojë shpirtrat e trazuar në zgjidhjen e duhur për të gjitha këto probleme. Ky libër është shkruar nga dikush që e ka provuar dhe e ka vërtetuar që Perëndia është i mirë dhe që ka mësuar nga kuvendimi me Perëndinë dhe nga studimi i Fjalës së Tij, që të fshehtat e Perëndisë u zbulohen atyre që i druhen Atij dhe se Ai do t’u shfaqë atyre besëlidhjen e Tij. KiM 7.5

Në mënyrë që të kuptojmë më mirë parimet e këtij krye-konflikti i cili përfshin jetën e krejt universit, autori na e ka paraqitur atë në formë mësimesh madhështore që vijnë nga njëzetë shekujt e fundit të historisë së planetit tonë. KiM 7.6

Ky libër hapet me skenat e dhimbshme përmbyllëse nga historia e Jeruzalemit, qytetit të të zgjedhurve të Perëndisë, pas refuzimit që i bëri Jezu Krishtit, Njeriut të Kalvarit, që erdhi për të shpëtuar, duke filluar që andej e më tej përgjatë rrugës së gjatë të kombeve, na përcjell për tek përndjekjet që iu bënë besimtarëve përgjatë shekujve të parë; apostazia e madhe që pllakosi më vonë kishën e Tij; zgjimi mbarëbotëror i kombeve gjatë periudhës së ReformaSionit, gjatë së cilës shfaqen dukshëm disa nga parimet themelore të konfliktit; leksioni i hidhur prej refuzimit të parimeve të drejta nga Franca; rigjallërimi dhe promovimi i Shkrimeve të shenjta dhe influenca e tyre jetë-shpëtuese; rizgjimi i besimit në ditët e fundit; shfaqja e burimit të ndritshëm të fjalës të Perëndisë me zbulesat e tij të mrekullueshme të dritës dhe njohurive që na mundësojnë përballjen më trillimet e errësirës. KiM 8.1

Kështu, na shfaqet ky konflikt i vazhdueshëm dhe i pashmangshëm, me gjithë parimet jetësore që ai përfshin, ndaj të cilave askush nuk mund të qëndrojë asnjëanës. KiM 8.2

Në fund na tregohet për fitoren e përjetshme dhe të lav-dishme të së mirës mbi të keqen, të gëzimit mbi trishtimin, të shpresës mbi dëshpërimin, të lavdisë mbi turpin, të jetës mbi vdekjen dhe të dashurisë së durueshme të përjetshme mbi urrejtjen hakmarrëse. KiM 8.3

Duke filluar që me ediSionin e parë në 1888, e duke vazhduar me një ediSion të rishikuar nga vetë autorja në 1911, kjo vepër e shquar ka arritur një qarkullim të jashtëzakonshëm mba-rëbotëror nëpērmjet shumë ediSioneve e përkthimeve në dhjetëra gjuhë të ndryshme. Lexuesi do të kuptojë që autorja shkruan në mënyrë të sinqertë dhe energjike, duke nxjerrë në pah gabimet dhe duke propozuar në të njëjtën kohë edhe zgjidhjet, mbështetur gjithnjë në Fjalën e pagabueshme të Perëndisë. Ndonëse dekadat e fundit kanë hasur ndryshime e lëkundje në botën shoqërore-fetare, skema kryesore dhe pro-jeksionet e së ardhmes të prezantuara në këtë libër janë në fakt më koherente se kurrë dhe vërtetë të bëjnë për vete. KiM 8.4

EdiSionet e mëparshme të këtij libri kanë sjellë shumë shpirtra tek Bariu i vërtetë; është lutja e botuesve që ky botim të mund të jetë edhe më i frytshëm plot me mirësi përjetësie! KiM 8.5

Botuesit.