MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 1
11—KU TA GJEJMË TË VËRTETËN?
MËSIMET QË u jepte njerëzve i shërbenin Krishtit edhe për një qëllim tjetër. Ai përfshinte në to udhëzime të posaçme drejtuar dishepujve, të cilat shërbenin për t’i përgatitur ata, për punën që duhej të kryenin në të aidhmen. Në një rast të tillë, pasi kishte treguar shëmbëlltyrën e rrjetës, Ai i pyeti dishepujt: UA i kuptuat të gjitha këto?” dhe pasi mori prej tyre përgjigjen: uPo Zot”, përherë përmes një shëmbëlltyre, u bëri atyre të qarta përgjegjësitë e lidhura me të vërtetën, që iu ishte besuar. uÇdo skrib,” tha Ai, uqë është mësuar për mbretërinë e qiejve i ngjan një padroni shtëpie, që nxjerr jashtë nga thesari i vet gjërat e reja dhe të vjetra”.-Mateu 13:51,52. MNJ 105.1
I zoti i shtëpisë nuk e grumbullon për vete thesarin e fituar, por i ndan të vërtetat, që ndodhen në të edhe me të tjerët. Në këtë mënyrë, duke u përdorur, thesari shtohet. I zoti i shtëpisë zotëron plot gjëra të çmuara, të vjetra e të reja. Kështu, Krishti i mëson dishepujt se e vërteta, që u është besuar i duhet komunikuar botës dhe se njohuria e së vërtetës shtohet, atëherë kur e ndajmë atë me njerëzit e tjerë. MNJ 105.2
Të gjithë ata, që e pranojnë në zemrat e tyre mesazhin e Ungjillit dëshirojnë me zjarr ta shpallin atë botërisht. Dashuria qiellore e Krishtit duhet të shprehet. Ai, që ka veshur Krishtin do ta tregojë përjetimin e tij: do të tregojë për udhëheqjen e Frymës së Shenjtë, për dëshirën e madhe për t’u njohur me Perëndinë dhe me Jezus Krishtin, të dërguarin e Tij, për rezultatet e studimeve të Biblës, për lutjet dhe agoninë e shpirtit dhe për fjalët e Krishtit drejtuar atij: “Mëkatet të janë falur”. Nuk është e natyrshme për dikë t’i mbajë të fshehta këto gjëra dhe ata, që janë pushtuar nga dashuria e Krishtit nuk kanë për të vepruar me siguri në këtë mënyrë. Tek ata, dëshira që ato bekime t’i marrin edhe të tjerët do të jetë në përpjestim të drejtë me të vërtetat e shenjta, që Perëndia u ka besuar. Dhe, ndërsa i ndajnë me të tjerët thesaret e pasura të hirit të Perëndisë, atyre do t’u jepet përherë e më shumë nga hiri i Krishtit. Zemra e tyre do të shfaqë trajtat e zemrës së një fëmije të vogël: thjeshtësinë dhe bindjen e pakursyer. Ata do të dëshirojnë me zjarr të arrijnë shenjtërinë dhe do të mësojnë përherë më shumë të vërteta, për t’i ndarë ato më pas me botën. MNJ 106.1
Burimi i madh i të vërtetës është fjala e Perëndisë: fjala e Tij e shkruar, libri i natyrës dhe libri i përjetimeve të marrëdhënies së Perëndisë me njerëzit. Këto janë thesaret, të cilat duhet të ushqejnë ata, që punojnë për Krishtin. Kur të kërkojnë të vërtetën, ata duhet të varen nga Zoti, dhe jo nga mençuria njerëzore, apo nga njerëzit e mëdhenj, urtësia e të cilëve është marrëzi në sytë e Perëndisë. Me mënyrat dhe rrugët e zgjedhura prej Tij, Zoti do t’i japë secilit prej atyre, që e kërkojnë njohuri mbi Veten. MNJ 106.2
Nëse ndjekësi i Krishtit i beson fjalës së Tij dhe e zbaton atë, atëherë nuk do të ketë shkencë të botës natyrore, që ai nuk do të jetë në gjendje ta kuptojë dhe ta vlerësojë ashtu siç duhet. Gjithçka do t’i shërbejë atij si mjet për t’ua treguar edhe të tjerëve të vërtetën. Shkencat e natyrës janë një burim i madh njohurish, që mund të ushqejnë me dije çdo student të shkollës së Krishtit. Ndërsa kundrojmë bukurinë e natyrës, teksa studiojmë mësimet, që burojnë prej saj në procesin e punimit të tokës, në rritjen e pemëve dhe në gjithë gjërat e mahnitshme, që ndodhin mbi dhë, në det e në qiell, ne do të fitojmë një kuptim të ri të së vërtetës. Dhe misteret e marrëdhënies së Perëndisë me njerëzit, thellësitë e urtësisë dhe të gjykimit të Tij të shpalosura në jetën e njeriut do të jenë të gjitha një depo e pasur me thesare. MNJ 106.3
Por njohuria e Perëndisë, më qartë se kudo tjetër i zbulohet njeriut të rënë në mëkat në fjalën e shkruar. Ajo është dhoma e thesarit ku ruhen pasuritë e pahulumtueshme të Krishtit. MNJ 107.1
Fjala e Perëndisë përmban si Shkrimet e Dhiatës së Vjetër, ashtu edhe ato të Dhiatës së Re. Pa njëra-tjetrën, dy Dhiatat nuk janë të plota. Krishti vetë, tha se të vërtetat e Dhiatës së Vjetër janë po aq të vlefshme, sa edhe ato të Dhiatës së Re. Ai ishte Shpëtimtari i njeriut në fillim të botës, po aq sa ç’është edhe sot shpëtimtari i tij. Para se Krishti të zbriste në botën tonë, duke e veshur natyrën e vet hyjnore me trajta njerëzore, mesazhi i ungjillit iu përcoll njerëzve përmes Adamit, Setit, Enokut, Metuselahut dhe Noes. Mesazhin e mbartën edhe Abrahami në Kanaan dhe Loti në Sodomë dhe nga brezi në brez, lajmëtarë besnikë vazhduan të shpallin Atë, që pritej të vinte. Ritet e fesë Hebraike u themeluan nga Krishti, i cili ishte Ai vetë themeli i sistemit të tyre të flijimeve, si edhe antitipi i tij kryesor. Gjaku i derdhur gjatë flijimeve rituale ishte një simbol, që tregonte për flijimin e Qengjit të Perëndisë, tek i Cili të gjitha llojet e flijimeve dhe ofertave gjetën përmbushje. MNJ 107.2
Krishti, që iu shfaq patriarkëve, Ai, që u simbolizua nga sistemi i flijimeve, u pasqyrua në ligj dhe u shpall nga profetët, është pasuria e Dhiatës së Vjetër. Kurse Krishti, që jetoi, vdiq dhe u ringjall, Krishti i shpallur nga Fryma e Shenjtë është thesari i Dhiatës së Re. Shpëtimtari ynë, shkëlqimi i lavdisë së Perëndisë është njëherazi e Vjetra dhe e Reja. MNJ 108.1
Apostujt duhet të dëshmonin për jetën, për vdekjen dhe për punën e Krishtit si ndërmjetësues, gjëra këto, të parathëna nga profetët. Temat e predikimit të tyre duhej të ishin përulësia, dëlirësia, shenjtëria dhe dashuria e pashoqe e Krishtit. Në mënyrë që ta predikonin të plotë ungjillin, ata nuk duhej ta paraqisnin Shpëtimtarin vetëm duke u treguar njerëzve për jetën dhe mësimet e Tij, por edhe për sa është parathënë për Të nga profetët e Dhiatës së Vjetër dhe për sa është simbolizuar Ai në shërbesat e flijimeve. MNJ 108.2
Krishti, në mësimet e veta, paraqiti të vërteta me origjinë të lashtë, të shpallura më parë nga po Ai vetë, përmes patriarkëve dhe profetëve, duke hedhur mbi to një dritë të re. Sa i ndryshëm dukej kuptimi i tyre pas shpjegimeve të Tij, që sillnin me vete një lumë drite dhe përshpirtshmërie! Ai u premtoi gjithashtu dishepujve ndriçimin e Frymës së Shenjtë, në mënyrë që fjala e Perëndisë të shpalosej përherë qartazi përpara tyre dhe ata të ishin në gjendje t’i paraqisnin të vërtetat e saj nga një këndvështrim i ri. MNJ 108.3
Jeta, karakteri dhe puna ndërmjetësuese e Krishtit kanë qënë objekt studimi i njerëzimit, që kur u shpall në Eden premtimi i parë i shpëtimit. E megjithatë, secili nga ata, tek të cilët ka punuar Fryma e Shenjtë ka ditur t’i paraqesë këto tema nga një këndvështrim i ri dhe, duke u dhënë një interpretim të freskët. Të vërtetat e shpëtimit janë në gjendje të zhvillohen e të shtohen vazhdimisht. Ndonëse me origjinë të lashtë, ato janë përherë të reja dhe i shpalosin vazhdimisht atij që kërkon të vërtetën, lavdi përherë e më të mëdha dhe pushtete përherë e më të larta. MNJ 108.4
Në çdo epokë zbulojmë një zhvillim të ri të së vërtetës, një lajm të posaçëm nga Perëndia, për atë brez. Të gjitha të vërtetat e vjetra janë thelbësore. Të vërtetat e reja nuk janë të pavaruara nga ato, por një shpjegim i mëtejshëm i tyre. Ne mund t’i kuptojmë të vërtetat e reja, vetëm pasi të kemi kuptuar më parë ato të vjetrat. Kështu edhe Krishti, kur deshi të ndante me dishepujt e vet të vërtetën e ringjalljes së Tij filloi: unga Moisiu dhe nga gjithë profetët” dhe Uu shpjegoi atyre në të gjitha shkrimet gjërat, që i takonin Atij”.-Luka 24:27. Nga ana tjetër, është drita, që buron nga shpjegimet e reja të së vërtetës, ajo që e lartëson më tej të vërtetën e vjetër. Ai, i cili e hedh poshtë, apo e lë pas dore të renë, në të vërtetë nuk zotëron as të vjetrën. Për të, ajo e humbet fuqinë e saj jetëdhënëse dhe shndërrohet në një njohuri të pajetë. MNJ 109.1
Ka disa, që thonë se besojnë tek të vërtetat e Dhiatës së Vjetër, të cilat edhe jua mësojnë njerëzve, ndërkohë që hedhin poshtë mësimet e Dhiatës së Re. Këta njerëz, duke mos i pranuar mësimet e Krishtit tregojnë se në të vërtetë nuk i besojnë as fjalëve të patriarkëve dhe të profetëve. uNë qoftë se ju do t’i kishit besuar Moisiut” tha, në fakt, Krishti udo të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua”.-Gjoni 5:46. Prandaj mësimet e këtyre njerëzve, qofshin edhe me temë nga Dhiata e Vjetër, janë të rreme. MNJ 109.2
Shumë nga ata, që shpallin botërisht se mësojnë ungjillin dhe i besojnë atij, gabojnë në po të njëjtën mënyrë, duke lënë mënjanë Shkrimet e Dhiatës së Vjetër, për të cilat Krishti tha: uAto janë këto, që dëshmojnë për mua”.-Gjoni 5:39. Duke hedhur poshtë të Vjetrën, ata praktikisht hedhin poshtë edhe të renë, pasi të dyja janë pjesë e një të tëre të pandashme. Askush nuk është në gjendje ta paraqesë siç duhet ligjin e Perëndisë, pa ndihmën e ungjillit, apo ungjillin, pa ndihmën e ligjit. Ligji është trupëzimi i ungjillit, ndërsa ungjilli shtjellim i ligjit. Ligji është rrënja, ndërsa ungjilli, lulja erëkëndshme dhe fryti, që vjen prej saj. MNJ 109.3
Dhiata e Vjetër hedh dritë mbi të Renë dhe e Reja mbi të Vjetrën. Secila prej tyre është një zbulesë e lavdisë së Perëndisë të shfaqur në Jezus Krishtin. Të dyja paraqesin të vërteta, që do t’i hapin vazhdimisht horizonte të reja kuptimore, atij që do t’i kërkojë me zell e me sinqeritet. MNJ 110.1
E vërteta e shpallur me Krishtin dhe përmes Tij është e pakufizuar. Ai, që studion Shkrimet vështron, si të thuash, syrin e një burimi, që thellohet e zgjerohet, teksa ai kundron thellësinë e tij. Në këtë jetë, ne nuk kemi për ta kuptuar kurrë plotësisht, misterin e dashurisë së shfaqur nga Perëndia, kur dha Birin e Tij, si blatim për mëkatet tona. Puna e Shpëtimtarit tonë në këtë botë është dhe ka për të qënë gjithnjë një çështje, e cila i kapërcen kufijtë e imagjinatës sonë. Njeriu mund t’i përdorë të gjitha fuqitë mendore që zotëron, në përpjekje për ta kuptuar këtë mister, por dikur mendja e tij do të lodhet e do të dobësohet. Edhe kërkuesi më i zellshëm do ta gjejë dikur veten, përballë një deti pa brigje e pa kufij. MNJ 110.2
E vërteta e shpallur në Jezusin mund të përjetohet, por nuk mund të shpjegohet. Lartësia, gjerësia dhe thellësia e saj e tejkalojnë nivelin e njohurive tona. Ne mund të fluturojmë me imagjinatën tonë deri në kufijtë më të skajshëm dhe prapë nuk do të arrijmë të dallojmë tjetër gjë, veç kontureve të turbullta të një dashurie të pashpjegueshme, që ndonëse është e lartë sa vetë qielli, zgjodhi të zbresë mbi tokë, për ta vulosur njerëzimin, me vulën e Perëndisë. MNJ 110.3
Megjithatë, ndonëse në mënyrë të kufizuar, ne mund ta njohim dhembshurinë hyjnore. Kjo njohuri u jepet njerëzve pendestarë dhe të përulur. Ne do ta kuptojmë dashurinë e Perëndisë, në po atë masë, sa ç”.-lerësojmë sakrificën, që Ai bëri për ne. Tema e madhe e shpëtimit do të hapet para nesh, teksa e studiojmë me zemër të përulur fjalën e Perëndisë. Shkëlqimi i saj do të rritet, teksa e vështrojmë dhe, ndërsa ne dëshirojmë ta bëjmë tonën, lartësia dhe thellësia e saj do të rriten gjithashtu, vazhdimisht. MNJ 111.1
Jeta jonë duhet iidhur me atë të Krishtit. Ne duhet të marrim vazhdimisht prej Tij, duhet të marrim pjesë në Të, Bukën e gjallë, që zbriti nga qielli, dhe ta shuajmë etjen tek Ai, si një burim përherë i freskët, që jep vazhdimisht thesaret e veta të bollshme. Nëse e mbajmë përherë Zotin para syve, duke i lejuar zemrat tona t’i drejtojnë Atij lavde dhe falenderime, jetajonë shpirtërore do të jetë përherë e freskët. Lutjet tona do të jenë si një bisedë me Perëndinë, dhe do të flasim me të, njëlloj sikur të ishim duke biseduar me një mikun tonë. Ai do të na i shpjegojë personalisht misteret e veta dhe ne do të pushtohemi shpesh nga një ndjesi e ëmbël dhe e gëzuar, që vjen si rijedhojë e pranisë sëjezusit. Zemrat tona do të ndizen shpesh, atëherë kur Ai të na afrohet për t’u shoqëruar me ne, ashtu siç bënte me Enokun. Kur i Krishteri pëijeton këto gjëra, atëherë jeta e tij vishet me veti si thjeshtësia, përulja dhe zemërbutësia, që i tregojnë të gjithë atyre me të cilët ai shoqërohet, se Ai ka qënë me Krishtin dhe ka mësuar nga Ai. MNJ 111.2
Tek ata që e zotërojnë, feja e Krishtit do të shfaqet në formën e një parimi depërtues e jetëdhënës, si një energji shpirtërore e gjallë dhe aktive. Tek ata do të shfaqen freskia, fuqia dhe gëzimi, tipare të një rinie të përhershme. Zemra, që pranon fjalën e Perëndisë nuk është si një pellg uji që avullon, apo si një depozitë e shpuar, që e humb thesarin e vet. Ajo i ngjan një rrëkeje malore të ushqyer nga burime të pashtershme, uji i freskët i së cilës gurgullon mes gurëve, duke freskuar të lodhurit, të eturit dhe ata, që mbajnë mbi vete pesha të rënda. MNJ 111.3
Përjetimi i një marrëdhënieje të gjallë me Perëndinë do ta pajisë çdo mësues të së vërtetës me ato veti, që e bëjnë atë një përfaqësues të vërtetë të Krishtit. Fryma e mësimeve të Krishtit do t’i pajisë lutjet e tij me pushtet, dëshmia e tij nuk do tëjetë një rrëfim i vakët e sipërfaqësor, ai nuk do të predikojë përherë për të njëjtat gjëra dhe mendja e tij do të jetë e hapur ndaj ndriçimit të Frymës së Shenjtë. MNJ 112.1
Krishti tha: uKush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme.-.Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim ... është Fryma, që jep jetë ... fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë”.-Gjoni 6:54-63. MNJ 112.2
Kur ne hamë mishin e Krishtit dhe pimë gjakun e Tij, në shërbimin tonë vërehen elementë të jetës së përjetshme. Shërbimi ynë nuk do të karakterizohet më nga ide të mykura e të shumëpërsëritura, apo nga predikime të mërzitshme dhe pa interes. Ne do të vazhdojmë të shpallim të vërtetat e vjetra, por duke hedhur mbi to një dritë e re dhe do ta shohim të vërtetën me një sy tjetër. Fjalët tona do të jenë të qarta, të pushtetshme dhe të kuptueshme nga të gjithë. Ata, të cilëve iu drejtohet ky shërbim, nëse do t’ja hapin dyert e zemrave ndikimit të Frymës së Shenjtë do të kenë privilegjin të përjetojnë fuqinë gjallëruese të një jete të re. Brenda tyre do të ndizet zjarri i dashurisë së Perëndisë dhe aftësitë e tyre ndijore do të bëhen më të mprehta dhe do t’ju lejojnë të dallojnë bukurinë dhe madhështinë e së vërtetës. MNJ 112.3
I zoti besnik i shtëpisë përfaqëson mësuesin ideal të fëmijëve dhe të të rinjve. Nëse ai e bën të vetën Çalën e Perëndisë, sikur të ishte një thesar i çmuar, atëherë do të jetë përherë në gjendje të gjejë në të bukuri dhe të vërteta të reja. Kur mësuesi mbështetet përmes lutjeve, tek Perëndia, atëherë Shpirti i Krishtit zbret mbi të dhe Perëndia vepron mbi të tjerët, me anë të tij dhe të Frymës së Shenjtë. Fryma e mbush atë me shpresë e me kurajo dhe i mundëson t’jua përcjellë të vërtetat biblike të rinjve, që i janë besuar udhëheqjes së tij. MNJ 113.1
Burimet e gëzimit dhe të paqes hyjnore, të çelura në shpirtin e mësuesit nga Çalët e Frymëzimit do të shndërrohen në një rrymë të madhe mirësie, që do të bekojë të gjithë ata, që do t’i afrohen. Bibla nuk do të shndërrohet për atë, që e studion në një libër të lodhshëm, përkundrazi. Nën udhëheqjen e një mësuesi të mençur, fjala do të bëhet përherë e më e dëshirueshme, do të jetë si buka e jetës dhe nuk do të vjetërohet kurrë. Freskia dhe bukuria e saj do të joshin e do të magjepsin fëmijë e të rinj, pasi ajo është si dielli, që shkëlqen mbi tokë, duke dhënë vazhdimisht dritë e ngrohtësi, pa shterruar kurrë. MNJ 113.2
Fryma e Perëndisë, që edukon njeriun gjendet në fjalën e Tij. Nga çdo faqe e saj buron një dritë e re dhe e çmuar, zbulohet aty e vërteta, jepen këshilla për çdo rast të jetës dhe dëgjohet zëri i Perëndisë, që i flet shpirtit. MNJ 113.3
Frymës së Shenjtë i pëlqen t’u drejtohet të rinjve dhe t’u zbulojë atyre thesaret dhe bukuritë e fjalës së Perëndisë. Premtimet e Mësuesit të madh kanë aftësinë të të bëjnë për vete dhe, e lartësojnë shpirtin përmes një fuqie shpirtërore, që vjen nga qielli. Besimtari familjarizohet me gjërat qiellore dhe ato krijojnë rreth tij një mur, që do ta mbrojë nga tundimet e mëkatit. MNJ 113.4
Fjalët e së vërtetës do të bëhen përherë e më të rëndësishme, duke u veshur me kuptime thellësia e gjerësia e të cilave nuk do të na kishte shkuar kurrë ndërmend. Bukuria dhe pasuria e Fjalës ushtrojnë një ndikim, që e transformon karakterin dhe mënyrën e të menduarit dhe, drita e dashurisë qiellore do të frymëzojë zemrën. MNJ 113.5
Ndërsa, hap pas hapi, bën përpara në studimin e Biblës, studiuesi do ta vlerësojë atë përherë e më tepër dhe ngado që të kthehet e të hedhë sytë do të shohë t’i shpalosen para vetes urtësia e pafundme dhe mëshira hyjnore. MNJ 114.1
Kuptimi i fesë hebraike nuk është zbërthyer ende plotësisht. Ritet dhe simbolet e kësaj feje vazhdojnë të fshehin të vërteta të mëdha e të thella, çelësi i zgjidhjes së të cilave është ungjilli. Ai, që e njeh planin e shpëtimit do t’i kuptojë edhe të vërtetat e fesë hebraike dhe do të gëzojë madje privilegjin që t’i kuptojë këto tema të mrekullueshme shumë më mirë sesa ç’janë kuptuar deri më sot. Ne duhet t’i kuptojmë të fshehtat e mëdha të Perëndisë. Vetë ëngjëjt do të lumturoheshin, sikur të kishin mundësinë të vështronin të vërtetat, që shpalosen para atyre, që janë penduar dhe kërkojnë Fjalën e Perëndisë, duke u lutur për të fituar një kuptim më të thellë të njohurisë, që vetëm Ai mund të na japë. MNJ 114.2
Profecitë, që kanë të bëjnë me ditët e fundit, duhen studiuar në mënyrë të vëmendshme veçanërisht teksa i afrohemi fundit të historisë së kësaj bote. Libri i fundit i Dhiatës së Re është plot me të vërteta, që duhen kuptuar prej nesh. Satani e ka errësuar arsyen e shumë vetëve, duke bërë që ata të pranojnë me gëzim çdo justifikim të mundshëm për të mos i hyrë studimit të profecive të Zbulesës. Ndërkohë që Krishti, me anë të shërbyesit të Tij, Gjonit, na ka njoftuar aty, për ato që do të ndodhin ditët e fundit. Ai thotë: wLum ai që lexon dhe lum ata, që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe, që ruajnë ato që janë shkruar në të”.-Zbulesa 1:3. MNJ 114.3
“Kjo është jeta e përjetshme”, tha Krishti utë të njohin Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezus Krishtin, që ti ke dërguar”.-Gjoni 17:3. Përse nuk arrijmë ta kuptojmë vlerën e kësaj njohurie? Përse këto të vërteta të lavdishme nuk na përvëlojnë në zemër, nuk dridhen mbi buzët tona e nuk e pushtojnë krejt qënien tonë? MNJ 115.1
Përmes fjalës së Tij Perëndia na ka pajisur me të gjitha njohuritë thelbësore, të nevojshme për shpëtimin tonë. Me mijëra kanë shuar etjen në këto puse jetëdhënëse dhe prapë ato nuk janë pakësuar. Më mijëra e kanë vendosur Perëndinë përpara vetes dhe, duke e mbërthyer vështrimin e tyre mbi Të janë shndërruar, duke u bërë si Ai. Atyre iu djeg shpirti kur flasin për karakterin e Tij, duke treguar se çfarë është Krishti për ta dhe çfarë janë ata, për Krishtin. Gjithësesi, këta kërkues pararendës nuk i kanë shterur këto tema të mëdha e të shenjta. Më mijëra të tjerë munden akoma të përfshihen në punën e studimit të mistereve të shpëtimit. Kur të studiojnë jetën e Krishtit dhe karakterin e misionit të Tij, rreze përherë e më të forta drite do të shpërthejnë, në çdo përpjekje të re për të zbuluar të vërtetën. Çdo kërkim i ri do të zbulojë diçka më interesante sesa njohuritë e mëparshme, pasi kjo temë është e pafundme. Studimi i mishërimit të Krishtit, flijimi shpengues dhe puna e Tij ndërmjetësuese do ta zënë mendjen e studentëve të zellshëm deri në fund të kohëve dhe ata, me vështrimin drejt qiellit dhe moshës së tij të pallogaritshme do të shpallin me të madhe: uMisteri i mëshirës është i madh”. 1 Timoteu 3:16. MNJ 115.2
Në përjetësi do të mësojmë ato gjëra, të cilat mund t’i kishim mësuar edhe këtu, duke ndjekur dritën që na ofrohej. Temat e shpëtimit do të mbushin pëijetësisht zemrat, mendjet dhe gojët e të shpëtuarve dhe ata do të kuptojnë të vërtetat, që Krishti dëshiroi aq shumë t’i ndante me dishepujt e Vet, por që nuk u kuptuan nga ata, për shkak të mosbesimit të tyre. Pamje të reja të përsosmërisë dhe të lavdisë së Krishtit do të vazhdojnë të shfaqen përjetësisht dhe në pëijetësi, i zoti besnik i shtëpisë do të nxjerrë nga thesari i Tij gjëra të vjetra e të reja. MNJ 115.3