Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
8. LUTERI PARA KUVENDIT SHTETËROR
Perandori i ri, Karli V hipi në fronin e Gjermanisë. Të dërguarit e Romës u ngutën që t'ia urojnë dhe ta bindin për ta përdorur tërë fuqinë kundër reformacionit. Në anën tjetër princi i zgjedhur i Sasëve të cilit Karli në masë të madhe ia kishte borxh kurorën e tij e luste perandorin që të mos ndërmerte asgjë kundër Luterit pa e marrë në pyetje. Perandori në këtë mënyrë kishte rënë në zgrip dhe në halle. Ithtarët e papës nuk kërkonin asgjë më pak pos që perandori me edikt ta gjykonte Luterin me vdekje. Princi i zgjedhur deklaronte me vendosshmëri se “as Lartëmadhëria e tij e as kushdo qoftë tjetër nuk e kanë dëshmuar se shkrimet e Luterit janë të pasakta”,—prandaj ai kërkonte—“që doktor Martinit t'i jepet letër garantuese që të mund të paraqitej para gjyqit të gjykatësve të dijshëm, të devotshëm dhe të paanshëm”.68D'Aubigné op. cit., knj. VI, gl. 11. BZ 145.1
Vëmendja e të gjitha palëve tani ishte përqëndruar në Kuvendin e shteteve gjermane i cili ishte thirrur në Vorms menjëherë pas marrjes së fronit nga Karli V. Në këtë kuvend duheje të debatohej për çështjet e rëndësishme politike dhe të tjera. Për herë të parë duhej që princërit gjermanë të takoheshin me shtetarin e tyre të ri në kuvendin këshilldhënës. Nga të gjitha anët e shtetit kishin ardhur prijësit kishtarë dhe shtetërorë. BZ 145.2
Prijesit sekularist, të shtresave të larta të fuqishëm dhe xhelozë ndaj të drejtave të tyre të trashëguara; krerët kishtarë të vetëdijshëm për pozitën superiore dhe për fuqinë e tyre; fisnikët oborrtarë me përcjelljen e tyre të armatosur; të dërguarit e vendeve të huaja dhe të largëta—të gjithë ishin mbledhur në Vorms. Megjithatë, objekti kryesor i vëmendjes së këtij kuvendi të madh ishte çështja e reformatorit të sasëve. BZ 145.3
Karli V paraprakisht i kishte urdhëruar princit të zgjedhur ta sillte Luterin me vete në kuvend, duke ia premtuar mbrojtjen e tij dhe lirinë që të debatonte për çështjen kontestuese me personalitetet kompetente. Luteri me padurim priste që të dilte para perandorit. Shëndeti i tij, atëherë ishte keqësuar shumë; megjithatë, princit të zgjedhur i shkruante: “Në qoftë se nuk mund të vij i shëndoshë në Vorms, le të më bartin atje të sëmurë çfarë jam. Sepse, në qoftë se më thërret perandori, nuk bën të dyshoj se më thërret vet Zoti. Në qoftë se e kanë ndërmend që kundër meje ta përdorin forcën, gjë që është e besueshme (sepse nuk më thërrasin për të marrë mësim), ta dorëzojmë veprën në duart e Zotit. Ende jeton dhe sundon Ai i cili tre djelmosha i ka shpëtuar nga stufa e zjarrtë. Në qoftë se Ai nuk më shpëton, jeta ime nuk vlen shumë. Duhet vetëm ta pengojmë që ungjilli të mos i nënshtrohet shpotitjes së të këqijëve dhe të jemi të gatshëm që për te ta derdhim gjakun tonë në mënyrë që ata të mos triumfojnë. Nuk mund ta di se a më tepër jeta apo vdekja ime do t'i shërbejë shpëtimit të të gjithëve ... prej meje mund të prisni çdo gjë vetëm jo arratinë dhe heqjen dorë. Të arratisem nuk mundem kurse të heq edhe më pak.”69Ibid., knj. VII, gl. 1. BZ 145.4
Lajmi se Luteri do të vinte në kuvend në Vorms kishte zgjuar në qytet interesim të madh. I dërguari i papës, Aleandri të cilit në mënyrë speciale iu kishte besuar detyra për ta thyer reformacionin ishte shqetësuar dhe mllefosur tepër. Ai e dinte se ardhja e Luterit në kuvend do të kishte pasoja fatale për papatin. T'i zhvillosh hetimet për rastin të cilin tani më papa e kishte gjykuar kjo do të thoshte ta urresh autoritetin e papës. Ai më tutje frikësohej se dëshmitë e fuqishme dhe të qarta të Luterit do të mund t'i kthenin shumë princër kundër papës. Për këtë arsye te Karli V në mënyrë energjike e mbarshtroi një kundërshtim kundër ardhjes së Luterit në Vorms. Në atë kohë përafërsisht ishte shpallur dekreti për përjashtimin e Luterit nga kisha. Kjo ngjarje dhe insistimet e legatit të papës e kishin detyruar perandorin që të lëshonte pe. Ai i shkruajti princit të zgjedhur se Luteri në qoftë se nuk dëshiron të heq dorë patjetër duhet të mbetet në Vytenberg. BZ 146.1
I pakënaqur me këtë fitore, Aleandri kishte manevruar me tërë fuqinë e vet dhe me dinakëri që ta realizonte gjykimin e Luterit. Me qëndrueshmërinë, e cila do të ishte e denjë për një qëllim më të mirë e akuzonte Luterin para princërve, prelatëve dhe anëtarëve të tjerë të kuvendit për kryengritje, për turbullira, për heretizëm dhe blasfemi. Mirëpo ashpërsia dhe pasioni të cilin legati e shprehte e zbulonin se nga çfarë fryme përshkohej. “Urrejtja dhe hakmarrja e nxisin” thoshin të gjithë “dhe jo zelli dhe devotshmëria”.70Ibid., knj. VII, gl. 1. Shumica e kuvendit më tepër se kurrë më parë ishte në anën e çështjes së Luterit. Aleandri me energji të dyfishuar insistonte te perandori që ta zbatonte aktgjykimin e papës. Mirëpo, në bazë të ligjeve gjermane kjo nuk ishte e mundur të bëhej pa pranimin e princërve. Në fund i mundur nga imponimi i legatit, perandori urdhëroi që ky ta parashtronte çështjen e tij para kuvendit. “Kjo për nuncin e papës ishte ditë e kremtes. Kuvendi ishte i madh, por edhe më e madhe ishte lënda e debatimit. Aleandri e mbronte Romën, ... nënën dhe zojën e shtëpisë së të gjitha kishave”. Ajo duhej ta përfaqësonte pushtetin suprem të Pjetrit para princërve të tubuar të krishterimit. “I dhuntuar me oratori, ky dëshmoi se ishte i denjë për madhësinë e situatës së caktuar. Providenca kishte dashur që Roma, para se të gjykohej ta ketë rastin për ta paraqitur çështjen e vet para gjyqit më madhështor përmes gojës së oratorit të vet më të aftë”.71Wylie, op. cit., knj. VI, gl. 4. Ata që ishin në anën e reformatorit e shikonin me një dozë frike ndikimin e fjalës së Aleandrit. Princi i zgjedhur i sasëve nuk ishte i pranishëm por i dërgoi disa nga këshilltarët e vet ta dëgjonin të dërguarin e papës dhe që t'i merrnin shënimet për fjalimin e tij. BZ 146.2
Me tërë forcën e dijes dhe të oratorisë, Aleandri mundohej ta atakonte të vërtetën. Ai kundër Luterit ngriti akuzë pas akuze duke e quajtur armik të hapët të kishës dhe të shtetit, armik të të gjallëve dhe të të vdekurve, të klerikëve dhe të sekularistëve, të koncilit dhe të të krishterëve veç e veç. “Në shkrimet e Luterit ka aq mashtrime e lajthitje për shkak të të cilave do të mund të ndezeshin njëqind mijë heretikë”. BZ 147.1
Në fund të fjalimit ai u përpoq që t'i përqeshte dhe t'i turpëronte të gjithë ithtarët e reformës. “Kush janë këta diletantë? Një grumbull i mësuesve të paturpshëm, të klerikëve amoralë, të murgëve të shpërndarë, të juristëve të pakuptueshëm, të fisnikëve të bjerrur, të popullit të mashtruar dhe të degjeneruar. Sa është ana katolike më e shumtë, më e aftë dhe më e fuqishme! Vendimi i njëzëshëm i këtij kuvendi të shkëlqyeshëm do t'i ndriçojë primitivët, do t'ua tërheqë vërejtjen të pakuptueshmëve, do t'u ndihmojë të pavendosurëve dhe do t'i forcojë të dobëtit.72D'Aubignë, op. cit., knj. VII, gl. 3. BZ 147.2
Me armë të tilla u akuzuan mbrojtësit e së vërtetës së të gjithë shekujve. Kjo armë e njëjtë edhe sot përdoret kundër atyre që marrin guximin t'i kundërvehen mashtrimeve të qarta duke u shërbyer me mësimin e thjeshtë dhe të qartë të Fjalës hyjnore. “Kush janë këta predikuesë të shkencave të reja?”—bërtasin ata të cilët e dëshirojnë një religjion të popullarizuar. “Ata janë të paarsimuar, të paktë dhe nga shtresat më të varfëra por megjithatë pohojnë se e kanë të vërtetën dhe se janë popull i zgjedhur hyjnor. Ata janë të padijshëm dhe të mashtruar. Sa e madhe është kisha e jonë dhe sa ndikim të madh ka! Sa njerëz të mëdhenj dhe ditur ka ndënnjet nesh! Sa është forca e madhe në anën tonë!” Këto dëshmi kanë ndikim të madh në botë, por as sot nuk janë më logjike se ç‘kanë qenë në ditët e reformatorit. BZ 147.3
Reformacioni nuk përfundoi me Luterin, siç mendojnë disa njerëz. Ai duhet të vazhdohet deri në përfundimin e historisë së botës. Vepra e Luterit përbëhej nga fakti se i shkëlqeu të tjerët me dritën me të cilën Zoti ia ndriçoi shtigjet; megjithatë, ai nuk e kishte pranuar të gjithë atë dritë e cila është dashur t'i zbulohej botës. Prej asaj kohe e deri më sot një dritë e re i ka shkëlqyer faqet e Shkrimit Shenjt dhe gjithnjë janë zbuluar të vërtetat e reja. BZ 148.1
Fjalimi i legatit kishte lënë mbresa të thella në kuvend. Luteri nuk qe i pranishëm që me të vërtetat e qarta dhe bindëse të Fjalës Hyjnore ta mposhtë luftëtarin e papës. Shumica në kuvend ishte e prirur jo vetëm ta gjykojë Luterin dhe mësimet e tij por edhe ta çrrënjoste fenë e rrejshme. Roma e kishte rastin më të mirë për ta mbrojtur çështjen e vet. Çdo gjë që mund të thoshte për mbrotjen e vet e kishte thënë. Mirëpo fitorja e saj e dukshme ishte një shenjë e dështimit. Prej tani dallimi ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës do të jetë edhe më i qartë sepse lufta ndërjmet tyre do të jetë më e hapur. Kurrë më, pas kësaj dite Roma nuk qëndroi aq e sigurtë si deri atëherë. BZ 148.2
Deri sa shumica e anëtarëve të kuvendit ishte e gatshme t'ia dorëzonte Luterin hakmarrjes së Romës, pjesa tjetër e shihte dhe e gjykonte të keqen e cila ekzistonte në kishë dhe dëshironte që të çrrënjoseshin keqpërdorimet prej të cilave e pësonte populli gjerman kurse ato shkaktoheshin nga amoraliteti i klerikalizmit. Legati e paraqiti papatin në ngjyrat më të bukura. Në atë çast Shpirti Shenjt e lëvizi një anëtar të kuvendit që ta pasqyronte pamjen e vërtetë të tiranisë së papës. Me një vendosshmëri fisnike u ngrit princi sas Georgi në këtë kuvend të princërve dhe me një përpikëri të hatashme i përshkruajti mashtrimet dhe veset e papatit dhe pasojat e tyre të këqija. Në fund tha: “Këto janë vetëm disa nga keqpërdorimet të cilat flasin kundër Romës. Ata e kanë harruar çdo turp dhe të vetmin qëllim i kanë ... paratë, paratë, paratë! Kështu predikuesit të cilët duhet ta predikojnë të vërtetën në fakt flasin vetëm gënjeshtra, dhe jo vetëm që qortohen por shpërblehen, sepse sa më shumë që gënjejnë aq më të mëdha janë fitimet e tyre. Nga këto burime të bjerrura rrjedhin ato ujëra të ndotura. Amoraliteti ia ofron dorën tahmaqarllëkut... fatkeqësisht klerikalizmi krijon blasfemi e cila aq shpirtëra të mjerë i hedh në greminën e amshueshme. Patjetër duhet të bëhet reforma e përgjithshme.73Ibid, knj. VII, gl. 4. BZ 148.3
As vet Luteri nuk do të kishte mundur të paraqiste akuza më të theksuara dhe më të fuqishme kundër bjerrjes së papës. Ndërsa fakti se oratori ishte armik i vendosur i reformatorit, fjalëve të tij i jepte rëndësi edhe më të madhe. BZ 149.1
Sikur sytë e anëtarëvet të kuvendit të kishin qenë të çelur, ata në mjedisin e tyre do t'i kishin parë engjëjt e Zotit se si i derdhnin rrezet e ndritshme në errësirën e mashtrimeve duke i hapur mendjet dhe zemrat për ta marrë të vërtetën Hyjnore. Bile edhe te armiqët e reformacionit kishte ndikuar fuqia e Zotit të së vërtetës dhe mençurisë dhe në këtë mënyrë ishte hapur rruga për veprën e madhe e cila duhej të kryhej. Martin Luteri nuk ishte i pranishëm, por zëri i Dikujt që ishte më i Madh se ai u dëgjua në kuvend. BZ 149.2
Kuvendi popullor mandej, menjëherë e zgjodhi një komision i cili duhej ta hartonte listen e të gjitha tatimeve të papës të cilat aq shumë e ndrydhnin popullin gjerman. Kjo listë i përmbante 101 pika dhe iu paraqit perandorit me lutje që t'i ndërmerrte hapat e nevojshëm që këto keqpërdorime të mënjanoheshin. “Sa shpirtëra janë të humbur!” Thanë anëtarët e komisionit. “Çfarë plaçkitjesh, imponimesh dhe ryshfetesh ndodhin për çka?—sepse i lejon kreu suprem i krishterimit. Është obligim ynë që t'ia ndërpresim hovin shkatërrimit dhe turpit të popullit tonë. Për këtë qëllim ju lutemi në mënyrë më të përkulur që ta caktoni reformën e përgjithshme, ta zhvilloni dhe ta zbatoni”.74Ibid, knj. VII, gl. 4. BZ 149.3
Mandej kuvendi kërkoi që të sillej reformatori. Përkundër lutjeve, protestës dhe kërcënimeve të Aleandrit, delegatit të papës, perandori më në fund pranoi dhe Luteri u thirrë që të dilte para kuvendit. Me thirrje iu dorëzua edhe letra me të cilën i garantohej kthimi i sigurtë. Thirrjen ia dërgoi në Vytenberg një lajmëtar të cilit iu urdhërua që Luterin ta përcillte deri në Vorms. BZ 149.4
Miqët e Luterit u frikësuan dhe u pikëlluan. Duke i njohur paragjykimet dhe urrejtjen ndaj tij, frikësoheshin se nuk do të respektohej letra garantuese dhe e lusnin që jetën e tij tëmos ia ekspozonte rrezikut të sigurtë. Ai iu përgjigjej: “Ithtarët e papës nuk e dëshirojnë shkuarjen time në Vorms, por gjykimin dhe vdekjen time. S'ka gajle! Mos u lutni për mua por lutuni për Fjalën e Zotit... Krishti tani do të ma japë frymën e tij për të ngadhnjyer mbi predikuesit e mashtrimeve. Unë i kam urrejtur në jetën time dhe do t'i mposhtë me vdekjen time. Qëllimi i tyre në Vorms është që të më detyrojnë të heq dorë; dhe ja çfarë do të jetë prapësimi im: “kam thënë përpara se papa është zëvendës i Krishtit, kurse tani them se ai është kundërshtar i Zotit dhe apostull i djallit”.75Ibid, knj. VII, gl. 6. BZ 149.5
Luteri nuk guxoi të udhëtonte vet në këtë rrugë të rrezikshme. Përveç të dërguarit të perandorit, tre miq të tij më të mirë vendosën që ta përcillnin. Melanhtoni e luste ngrohtë që t'i bashkangjitej. Zemra e tij ishte i lidhur për Luterin dhe ai dëshironte ta përcillte, në qoftë se ishte e nevojshme në burg por edhe në vdekje. Mirëpo, lutjen e tij ky e refuzoi. Në rast se Luteri do të vritej, bashkëpunëtori i tij i ri do të duhej ta bartëte peshën e reformacionit. Duke u përshëndetur me Melanhtonin reformatori i kishte thënë: “Në qoftë se nuk kthehem dhe në qoftë se armiqët më vrasin vazhdo të predikosh dhe qëndro fuqishëm në të vërtetën. Për hir timin ... në qoftë se ti jeton, vdekja ime nuk do të jetë humbje e madhe”.76Ibid, knj. VII, gl. 6. Studentët dhe qytetarët që ishin tubuar për të marrë pjesë në përcjelljen e Luterit ishin thellësisht të prekur. Shumë prej tyre zemrat e të cilëve ishin prekur nga ungjilli përshëndeteshin me të duke qarë. Kështu reformatori dhe përcjellësit e tij e braktisën Vytenbergun. BZ 150.1
Në rrugë u dëshmua se populli ishte i shqëtësuar për shkak të parandjenjave të këqija. Në disa qytete nuk iu shprehën kurrfarë nderimesh. Në një hotel ku fjetën, një klerik mik i Luterit e shprehu frikën e tij për reformatorin duke ia treguar fotografinë e Savonarollës, të reformatorit italian i cili ishte vrarë për shkak të besimit të tij. Në ditën e dytë u muarr vesh se shkrimet e Luterit ishin gjykuar në Vorms. Të dërguarit e perandorit e përhapnin dekretin e perandorit dhe e ftonin popullin që t'ia dorëzonte pushtetit librat e ndaluar. Përcjellësi i Luterit duke u frikësuar për sigurinë e tij në kuvend dhe duke menduar se edhe ky ishte luhatur në vendimin e vet e pyeti se “A dëshironte edhe më tutje ta vazhdonte rrugën”. Luteri iu përgjigj: 'Edhe pse më kanë mallkuar dhe këtë e kanë shpallur në çdo qytet mëgjithatë do të shkoj”.77Ibid, knj. VII, gl. 7. BZ 150.2
Në Erfurt Luterin e pranuan me nderime të mëdha. I rrethuar nga adhuruesë të shumtë shkonte rrugëve të cilave dikur kishte kaluar aq shpesh me trastën e tij të lypësit. E vizitoi dhomën e vet të manastirit dhe iu kujtua lufta nëpër të cilën kishte kaluar për ta pranuar në zemrën e vet dritën e cila tani e ndriçonte tërë Gjermaninë. E ftuan që të predikonte. Në fakt këtë e kishte të ndaluar, por i dërguari i perandorit ia lejoi dhe murgu i cili dikur ishte shërbëtor në këtë manastir tani u ngrit në rrëfimtore. BZ 151.1
Para një auditori të madh të dëgjuesve ai i predikonte fjalët e Krishtit: “Paqja me ju! Ai tha: “Të gjithë filozofët, doktorët, shkrimtarët janë përpjekur që t'i mësojnë njerëzit se si ta fitojnë jetën e amshueshme por nuk ia kanë arritur ... unë tani dëshiroj t'ua them këtë ... Zoti e ka ngjallur nga të vdekurit një njeri, Zotin Jezu Krishtin, me qëllim që ai ta mposhtë vdekjen, ta çrrënjosë mëkatin dhe t'i thejë dyert e ferrit. Kjo është vepër e shpëtimit ... Krishti ka ngadhnjyer, ja lajmi i gëzueshëm dhe ne jemi shpëtimit me veprën e tij dhe jo me veprat tona ... Zoti ynë, Jezu Krishti ka thënë: “Paqja me ju; shikoni duart e mia, kjo domethënë shiko o njeri, unë, vetëm unë jam ai që ua marr mëkatet dhe ju shpëtojë. Edhe tani rrini në paqe thot Zoti”. BZ 151.2
Vazhdoi më tutje duke u shpjeguar se besimi i vërtetë zbulohet me jetën e shenjtë. “Pasi që Zoti na ka shpëtuar, le të jenë veprat tona sipas dëshirës së tij. Në qoftë se je i pasur, pasuria jote le t'i shërbejë të varfërve, në qoftë se je i varfër, shërbimi i yt le të jetë i dobishëm për të pasurit. Në qoftë se puna jote është e vlefshme vetëm për vete, atëherë shërbimi të cilin mendon se ia bën Zotit është e rrejshme”.78Ibid, knj. VII, gl. 7. BZ 151.3
Njerëzit e dëgjonin si pa frymë. Buka e përditshme thehej në shpirtërat që vdisnin nga uria. Krishti u ngritë para tyre mbi papët, mbi legatët, perandorët dhe mbretërit. Luteri asgjë nuk tha për pozitën e tij të rrezikshme. Nuk donte që për vete ta tërhiqte vëmendjen dhe të shkaktonte mëshirë. Duke e shikuar Krishtin e kishte harruar veten. Ai fshihej prapa Martirit nga Golgota duke u përpjekur që ta paraqiste Krishtin si Shpëtimtar të mëkatarëve. BZ 151.4
Duke e vazhduar rrugën e vet, reformatori më tutje ishte kudo subjekt i interesimit më të gjallë. Grumbujt e kurreshtarëve ndrydheshin rreth tij. Zërat miqësor ia tërhiqnin vërejtjen për synimet e katolikëve të Romës: “Do të ju ndezin”—thoshin disa—“trupi i juaj do të shndërrohet në hi siç kanë bërë me Jan Husin” ai u përgjigjej: “Edhe sikur për gjatë tërë rrugës prej Vormsit e deri në Vytenberg ta ndezin zjarrin, flaka e të cilit do të depërtonte deri në qiell, unë megjithatë do të shkoj në atë rrugë në emër të Zotit. Do të dal para tyre, do të hyj në gojën e asaj kulçedre, do t'ia thej dhëmbët dhe do ta predikoj Zotin, Jezu Krishtin”.79Ibid, knj. VII, gl. 7. BZ 151.5
Lajmi për arritjen e tij në Vorms shkaktoi shqetësim të madh. Miqët e tij frikësoheshin për sigurinë e tij. Ata përpiqeshin me çdo forcë ta kthenin që të mos hynte në qytet. Me nxitjen e ithtarëve të papës e kishin këshilluar të tërhiqet në oborrin e një princi mik, ku mund t'i zgjidhte të gjitha çështjet në mënyrë miqësore. Miqët përpiqeshin t'ia zgjonin frikën duke ia përshkruar rreziqet që i kanoseshin por çdo gjë ishte e kotë. Luteri në mënyrë të paluhatshme u përgjigjej: “Në qoftë se në Vorms ka aq djajë sa edhe tjegulla nëpër kulme prapëseprapë do të hyj në qytet”.80Ibid, knj. VII, gl. 8. BZ 152.1
Me rastin e ardhjes së tij në Vorms një numër i madh njerëzish ishin nisur drejt dyerve të qytetit për t'i dëshiruar mirëseardhje. Aq shumë njerëz nuk ishin tubuar as për ta përshëndetur perandorin. Entuziazmi ishte i madh; përnjërherë në mes të gjithë atyre njerëzve këndoi një zë depërtues dhe i pikëllueshëm një këngë funebër me qëllim që Luterit t'ia përkujtonte fatin i cili e priste. “Zoti është mburoja ime”—tha ai duke zbritur nga qerrja. BZ 152.2
Ithtarët e papës nuk besonin se Luteri do ta merrte guximin të vinte në Vorms. Ardhja e tij i mbushi me frikë. Perandori i thirri menjëherë këshilltarët e tij për t'u këshilluar rreth veprimeve që duhej t'i bënte. Një peshkop ithtar i madh i papës kishte deklaruar: “Lidhur me këtë ne kemi debatuar gjatë. Le të çlirohet Lartmadhëria e juej nga ky njeri. A nuk e dorëzoi Sigismundi Jan Husin për ta ndezur? Obligimi i ynë nuk është që ta japim e të mos e respektojmë letrën garantuese për një heretik”. “Jo!”—kishte thënë Karli, “ne duhet t'i mbajmë premtimet tona!”81Ibid, knj. VII, gl. 8. Vendimi ishte marrë: Luteri duhet të dilte para kuvendit. BZ 152.3
I tërë qyteti dëshironte ta shihte këtë njeri jo të rëndomtë. Së shpejti shumë vizitorë e mbushën banesën e tij. Luteri posa i kishte marrë këmbët nga sëmundja e tij e mëparshme; ishte i lodhur nga rruga e cila kishte zgjatur plot dy javë. Ai ishte i detyruar të përgatitej për shkuarjen e tij të nesërmen para kuvendit prandaj i duhej pushim dhe qetësi. Mirëpo, dëshira për ta parë ishte aq e madhe sa që fisnikët, princërit, klerikët dhe qytetarët shtrydheshin rreth tij për ta parë kështu që për pushim i mbetën vetëm disa orë. Ndërmjet tyre disa fisnikë me guxim e kërkonin nga perandori reformën e kishës për shkak të keqpërdorimeve, për të cilat siç kishte thënë Luteri “të gjithë ishin të çliruar me ungjillin tim”.82Ibid, knj. VII, gl. 3. Miqt dhe armiqët vinin ta shihnin murgun sypatrembur kurse ai i pranonte me qetësinë e njëjtë dhe të gjithëve u përgjigjej me dinjitet dhe mençuri. Qëndrimi i tij ishte i fortë dhe i guximshëm. Fytyra e tij e zbetë dhe e dobësuar nga mundimet dhe sëmundja megjithatë kishin një shprehje të butë e bile edhe të gëzueshme. Solemniteti dhe serioziteti i thellë i fjalëve të tij ia jepnin forcën të cilën as armiqët e tij nuk mund t'ia mohonin. Edhe miqët edhe armiqët e adhuronin. Miqët në te e shikonin fuqinë hyjnore kurse armiqët e përsërisnin fjalën e fariseut për Krishtin: “Djalli është në të”. BZ 152.4
Të nesërmen kur Luteri ishte thirrur që të dilte para kuvendit, një nëpunës i perandorit ishte caktuar që ta sillte në sallën e kuvendit, mirëpo ai këtë mezi e arriti sepse të gjitha rrugët ishin përplot njerëz të cilët dëshironin ta shihnin monahun që kishte marrë guxim t'i kundërvehej autoritetit të papës. BZ 153.1
Kur u nisë Luteri të dilte para gjykatësve të tij, një gjeneral i vjetër, hero i shumë betejave i tha me dashuri: “O murg i mjerë, murg i mjerë është duke të pritur beteja të cilën as unë, as cilido prijës ushtarak nuk e ka parë as në luftën më të përgjakshme. Por në qoftë se vepra e jote është e drejtë dhe në qoftë se je i sigurtë në të ec përpara në emër të Zotit dhe mos iu frikëso askujt. Zoti nuk do të lërë vet”.83Ibid, knj. VII, gl. 8. BZ 153.2
Më në fund Luteri po qëndronte para kuvendit shtetëror. Perandori ishte i ulur në fron i rrethuar me personalitetet më presitigjioze të perandorisë. Kurrë, asnjë njeri nuk ishte paraqitur para kuvendit madhështor siç ishte paraqitur Luteri i cili duhej të përgjigjej për shkak të besimit të tij. “Vet fakti i paraqitjes së tij në kuvend shënonte një fitore të shkëlqyeshme ndaj papatit. Papa e kishte gjykuar këtë njeri, dhe tani i njejti gjendej para gjyqit i cili pikërisht me këtë procedure ngrihej mbi papën. Papa e kishte mallkuar Luterin, e kishte përjashtuar nga çdo shoqëri njerëzore por ai tani në mënyrë shumë dinjitoze ishte ftuar dhe ishte pranuar para kuvendit më madhështor të botës. Papa e kishte gjykuar për të heshtur gjatë tërë jetës, kurse ai tani duhej të fliste para mijëra dëgjuesve të kujdesshëm, të tubuar nga vendet më të largëta të krishtera. Në këtë mënyrë me meritën e Luterit u bë një kthesë e madhe. Roma tani më kishte filluar të zbriste nga froni, kurse shkak i kësaj ishte zëri i një murgu”84Ibid, knj. VII, gl. 8. BZ 153.3
Para kuvendit aq të fuqishëm dhe të lavdishëm, reformatori me prejardhje modeste dukej sikur u habit dhe u frikësua. Disa princër duke e parë shqetësimin e tij iu afruan me dashuri, kurse njëri prej tyre i pëshpëriti: “Mos u frikësoni prej atyre që e vrasin trupin kurse shpirtin nuk mund ta vrasin”. Një tjetër i tha: “Kur të ju sjellin para udhëheqësve dhe perandorëve, pasha mua, shpirti i Atit tuaj do t'u tregojë se çka të flisni”. Kështu njerëzit e mëdhenj të kësaj bote i përdomin fjalët e Zotit për ta kurajuar shërbëtorin e Zotit në çastin sprovave. BZ 154.1
Luterin e sollën në një vend të caktuar përballë fronit të pernadorit. Në sallën e kuvendit mbretëroi heshtje. Atëherë u ngritë një nëpunës i perandorit, e tregoi përmbledhjen e shkrimeve të Luterit dhe e ftoi reformatorin të përgjigjej në dy pyetje: a e pranon se ato janë shkrimet e tij dhe a është i gatshëm që të heq dorë nga mendimet të cilat i ka paraqitur në to. Pasi që u lexuan titujt e librave Luteri u përgjigj që sa i përket pyetjes së parë e pranon se ato janë librat e tij. “Për sa i përket pyetjes së dytë”—tha ai—“pasi që kjo është çështje e besimit dhe e shpëtimin e shpirtërave dhe pasi që i përket Fjalës hyjnore e cila është thesari më i madh dhe më i çmueshëm në qiell dhe në tokë, do të kisha vepruar në mënyrë jo të arsyeshme në qoftë se do të isha përgjigjur para se të mendoj sepse do të pohoja më pak se që lejojnë rrethanat ose më tepër se që kërkon e vërteta dhe në këtë mënyrë do të gaboja dhe mëkatnoja kundër fjalëve të Krishtit: “E atij që më mohon para njerëzve edhe unë do ta mohoj para Atit tim qiellor.” (Mateu 10,33) Për këtë arsye e lus i përkulur lartëmadhërinë e perandorit që të më japë kohë për të menduar me qëllim që të përgjigjem dhe që të mos mëkatnoj kundër Fjalës hyjnore”.85)Ibid, knj. VII, gl. BZ 154.2
Duke paraqitur këtë kërkesë, Luteri veproi me mençuri. Në këtë mënyrë ai e bindi kuvendin se nuk vepron i nxitur nga pasioni apo nga motivet personale. Qetësia e këtillë dhe ngritja mbi vetveten e cila nuk ishte pritur nga njeriu i cili ishte dëshmuar aq i guximshëm dhe i pakompromis i dha fuqi dhe e aftësoi që më vonë të përgjigjej me arsye dhe vendosshmëri, me mençuri dhe me dinjitet në ç‘mënyrë i befasoi dhe i habiti kundërshtarët e tij dhe e kritikoi krekosjen dhe arrogancën e tyre. BZ 154.3
Ditën e nesërme duhet të dilte para kuvendit dhe ta jepte përgjigjen e tij definitive. Reformatori për një çast e kishte humbur guximin duke i parë forcat të cilat ishin bashkuar kundër të vërtetës. Siguria e tij ishte luhatur; e kishte kapluar frika dhe dridhej duke ndjerë një tmerr. Rreziqet shumëzoheshin para tij, i dukej se armiqët do të triumfonin dhe fuqitë e errësirës do të mbizotëronin. Para tij ishin grumbulluar retë dhe dukej se do ta ndanin nga Zoti. Ai ndjeu një njevojë të madhe për t'u mbështetur në Zotin e gjithfuqishëm i cili dëshironte të ishte me te. Nga frika shpirtërore ra me fytyrë në tokë dhe nga zemra e tij e thyer u shkëputën gjëmat të cilat vetëm Zoti ka mundur t'i kuptoj plotësisht. BZ 155.1
“O Zot i gjithfuqishëm dhe i amshueshëm” tha ai “sa e tmershme është kjo botë! Ja i ka hapur fulçitë e veta që të më gëlltisë kurse unë e kam mbështetjen vetëm në ty ... në qoftë se jam i detyruar të mbështetm vetëm në forcën e kësaj bote, atëherë për mua është e humbur çdo gjë ... erdhi ora e ime e fundit, gjykimi i im u shqiptua ... o Zot, më ndihmo Ti kundër tërë mençurisë së kësaj bote. Bëje Ti këtë vet... sepse kjo nuk është vepra ime por e Jotja. Unë nuk kam kurrfarë pune personale këtu; nuk kam çka të debatoj me viganët e kësaj bote ... por kjo vepër është Jotja, ajo është e drejtë dhe e amshueshme. O Zot më ndihmo! O Zot i besueshëm dhe i pandryshueshëm, unë nuk mbështetem në asnjë njeri ... kjo do të ishte e kotë. Çdo gjë njerëzore është jo e sigurtë. Krejt çka vjen nga njeriu shkatërrohet... Ti më ke zgjedhur për këtë vepër ... qëndro Ti pranë meje për hir të emrit të Birit Tënd të dashur Jezu Krishtit i cili është mburoja dhe kështjella ime e fortë”.86Ibid, knj. VII, gl. 8. BZ 155.2
Për ta ruajtur reformatorin që të mos u mbështetur në forcën e vet dhe që papritur të mos shkojë në shkatërrim, Zoti me mençurinë e vet ia lejoi Luterit që ta njohë se çfarë rreziku i kërcënohej. Tmerri i cili e kaploi nuk vinte nga frika për shkak të pësimit personal ose vdekjes e cila dukej e pashmangëshme. Erdhi çasti kritik dhe ai ndjehej i paaftë për ta pritur. Për shkak të dobësisë së tij, vepra e së vërtetës do të kishte mundur të pësonte disfatë. Ai luftonte me Zotin jo për sigurinë personale por për ngadhnjimin e së vërtetës. Ai e ndjente frikën e njëjtë dhe luftën e njëjtë shpirtërore si Izraeli natën para prrockës së vetmuar. Dhe si Izraeli ai ngadhnjeu në luftë me Zotin. Në pafuqinë e vet të plotë u kapë fuqishëm me besim për Krishtin Çliruesin e fuqishëm. Ai u kurajua nga siguria se nuk do të dilte vet para kuvendit. Qetësia përsëri ia pushtoi shpirtin dhe u gëzua që i ofrohej rasti për ta ngritur Fjalën Zotit para pushtetarëve të popullit. BZ 155.3
Me besim të fuqishëm në Zotin, Luteri u përgatitë për luftën e cila e priste. Ai e krijoi planin për përgjigjen e vet, i verifikoi disa vende nga shkrimet e veta dhe kërkoi në Bibël dëshmi të përshtatshme për argumentimin e pohimeve të veta. Atëherë duke e vënë dorën e majtë në Librin e shenjtë i cili ishte hapur para tij dhe duke e ngritur dorën e djathtë nga qielli premtoi se do t'i mbetej besnik ungjillit dhe se do ta rrëfente në mënyrë të lirë besimin e tij qoftë edhe nëse e vulosë me gjakun e vet. BZ 156.1
Kur përsëri u paraqit para kuvendit shtetëror, fytyra e tij më nuk jepte kurrfarë shenje të frikës apo të habisë. I qetë dhe stabil, me guxim dhe fisnikëri të lartë qëndronte si dëshmitar i Zotit para viganëve të këtij vendi. Nëpunësi i perandorit kërkoi ta dëgjonte vendimin e tij se a është i gatshëm të hiqte dorë nga mësimet e veta. Luteri u përgjigj me vendosshmëri dhe përkulje, pa ashpërsi dhe pa u shqetësuar. Qëndrimi i tij ishte i urtë dhe i vendosur, por megjithatë shprehte një besim dhe gëzim gjë që e befasoi kuvendin. BZ 156.2
“Lartëmadhëria e juaj perandor, princër të shkëlqyer dhe zotërinj të lavdishëm”, tha Luteri “po dal sot para jush me urdhërin që më është dhënë dje dhe me mëshirën hyjnore e lus lartëmadhërinë e perandorit që me mëshirë ta dëgjojnë mbrojtjen e veprës për të cilën jam i sigurt se është e drejtë dhe e vërtetë. Në qoftë se, nga mosdija i cënoj zakonet dhe normat e oborrit, ju lutem që të ma falni sepse nuk jam rritur në pallatin mbretëror por në vetminë e manastirit”87Ibid, knj. VII, gl. 8. BZ 156.3
Duke kaluar menjëherë në ligjërim ai tha se të gjitha veprat e tij nuk kanë karakter të njëjtë. Në disa shqyrtohen çështjet e besimit dhe të veprave të mira, kështu që bile edhe armiqët e tyre e kanë pranuar se jo vetëm që nuk janë të rrezikshme por edhe të dobishme. Të heqësh dorë prej tyre domethënë ta hudhësh të vërtetën të cilën të gjithë e pranojnë. Librat e tjerë përbëhen nga shkrimet që zbulojnë bjerrjen dhe keqpërdorimin e papatit. Të heqësh dorë nga këto vepra domethënë ta forcosh tiraninë e Romës dhe t'ia hapësh derën të këqijave edhe më të mëdha. Në llojin e tretë të këtyre librave flitet kundër disa personaliteteve të cilat i kanë mbrojtur të këqijat publike. Për sa i përket këtyre shkrimeve e pranoj se shpeshherë kam qenë më i ashpër se që duhet. Nuk them se nuk ka gabime, por as prej këtyre librave nuk mund të heq dorë sepse veprimi i tillë do t'i kurajonte armiqët e së vërtetës dhe ata do ta shfrytëzonin rastin që popullin e Zotit ta shtypin në mënyrë dhe më brutale. “Por unë jam vetëm njeri e jo Zot”—vazhdoi ai—“dhe, prandaj do të mbrohem ashtu siç është mbrojtur Krishti”: “Në qoftë se kam folur keq më tregoni se ku kam gabuar ... për këtë arsye ju përbetoj me mëshirën hyjnore perandor lartëmadhërishëm, princër të shkëlqyeshëm dhe të gjithë ju që jeni të pranishëm pa marrë parasysh shtresën, që nga shkrimet e profetëve dhe apostujve të më tregoni se ku kam gabuar. Posa të bindem për këtë, do të heq dorë nga lajthitjet e mija dhe i pari do t'i rrëmbej shkrimet dhe do t'i hedh në zjarr”. BZ 156.4
“Këtë që e thash pikërisht tregon qartë, se me kujdes i kam analizuar dhe matur rreziqet të cilave u ekspozohem; por unë nuk frikohem, por gëzohem që ungjilli edhe sot si dhe dikur është shkak i shqetësimeve dhe luftërave. Ky është karakteri dhe fati i Fjalës Hyjnore. Jezusi ka thënë: “Unë nuk erdha që tua sjellë paqen në tokë, por shpatën” Zoti është i mrekullueshëm dhe i tmerrshëm në këshillat e tij; të frikohemi në mënyrë që nën pretekstin se dëshirojmë ta pengojmë jounitetin, ta dëbojmë Fjalën hyjnore dhe për të mos e tërhequr mbi vete vërshimin e tmerrshëm të rreziqeve të papërballueshme, hallet e tashme dhe shkretërimin e amshueshëm ... do të mund të përmendja shumë shembuj nga Fjala e shenjt hyjnore. Do të mund të flisja për faraonin, për perandorin e Babilonisë dhe për perandorët e Izraelit të cilët kurrë nuk kishin punuar më mirë për shkatërrimin e vet se pikërisht atëherë kur në dukje me këshilla të urta kishin menduar se po e forconin perandoritë e tyre. Zoti i lëvizë kodrat, kurse ata këtë nuk e dijnë”.88Ibid, knj. VII, gl. 8. BZ 157.1
Luteri po fliste gjermanisht; por e lutën që fjalët e njëjta t'i përsëriste edhe në latinisht. Edhe pse i stërlodhur nga përpjekjet e kaluara ai iu përgjigj lutjes dhe të njëjtin fjalim e përsëriti me qartësi dhe energji të njëjtë. Këtu i printe providenca hyjnore. Mendja e shumë princërve ishte e verbuar aq shumë me mashtrime dhe bestytni sa që me rastin e fjalimit të parë nuk qenë në gjendje ta kuptonin fuqinë e dëshmive të Luterit, por pas përsëritjes së fjalimit i kuptuan qartë pikat e caktuara. BZ 157.2
Ata që me fanatizëm i mbyllnin sytë para dritës dhe që kishin vendosur të mos e dëshmonin të vërtetën qenë tmerruar nga fjalët e Luterit. Kur Luteri pushoi të fliste, oratori i kuvendit shtetëror me mllef i tha: “Ju nuk u përgjigjët në pyetjen e shtruar ... prej jush kërkohet që ta jepni përgjigjen e qartë dhe të caktuar ... a do të heqni dorë apo jo?” BZ 157.3
Reformatori u përgjigj: “Pasi që lartmadhëria e perandorit kërkon prej meje përgjigje të qartë, të thjeshtë dhe të caktuar unë po ua jap e kjo është: nuk mund t'ia nënshtroj besimin tim as papës as kuvendit, sepse është e qartë si dita se ata shpeshherë kanë rënë në lajthitje dhe njëri tjertrin e kanë kundërshtuar. Pra, në qoftë se nuk më bindin me dëshmi nga Shkrimi Shenjt dhe me arsyera të qarta, në qoftë se nuk më dëshmojnë me vendet e njëjta të cilat i kam cituar, dhe në qoftë se në këtë mënyrë nuk ia nënshtrojnë ndërgjegjen time Fjalës hyjnore, unë nuk mundem dhe nuk dua të heq dorë nga asgjë, sepse është e rrezikshme për të krishterin të flasë kundër ndërgjegjes së vet. Këtu qëndroj dhe nuk mundem ndryshe, Zoti më ndihmoftë! Amin!” BZ 158.1
Kështu ky njeri i drejtë qëndroi në bazën e sigurtë të Fjalës hyjnore. Drita qiellore e shkëlqeu fytyrën e tij. Madhësinë dhe pastërtinë e karakterit të tij, qetësinë dhe gëzimin që buronin nga zemra e tij e panë të gjithë qartë kur i zbuloi forcat e lajthitjeve dhe dëshmoi në favor të besimit i cili ngadhnjen në botë. BZ 158.2
I tërë kuvendi nga befasia për një çast heshti i nemitur. Me rastin e përgjegjes së vet të parë para kuvendit Luteri fliste qetë, rrjedhshëm dhe gati me një zë të nënshtuar. Katolikët e Romës këtë e konsideronin dëshmi se guximi i tij kishte filluar të luhatej. Lutjen e tij për ta shtyer debatin ata e konsideruan parashenjë të heqjes dorë. Vet perandori duke e vështruar shtatin e lakuar të Luterit, mbajtjen e tij të qetë dhe rrobat e thjeshta kishte thënë me gjysmë urrejtje: “ky murg kurrë nuk do të më bëj heretik”.89Ibid, knj. VII, gl. 9.Mirëpo, guximi dhe vendosshmëria si dhe forca dhe qartësia e dëshmimit të tij e krijuan ndjenjën e adhurimit të të gjitha palëve. Perandori i mrekulluar klithi: “Ky murg po flet me zemër të patrembur, me guxim të pathyeshëm”. Shumë princër gjermanë e shikonin me kënaqësi dhe krenari këtë përfaqësues të popullit të tyre. Miqët e Romës pësuan disfatë; çështja e tyre ra në një pozitë shumë të pavolitshme sepse ata përpiqeshin ta mbanin pushtetin jo me dëshmi nga Shkrimi Shenjt por me kërcënime dhe me argumentet e rëndomta të Romës. Oratori i kuvendit shtetëror kishte thënë: “Në qoftë se nuk heq dorë, perandori dhe shteti do ta shohin çka duhet të bëjnë me këtë heretik kokëfortë”. BZ 158.3
Miqët e Luterit të cilët me gëzim të madh e dëgjuan mbrojtjen e tij fisnike u dridhën nga këto fjalë; mirëpo reformatori tha i qetë: “Më ndihmoftë Zoti, sepse unë nuk mund të heq dorë nga asgjë”.90Ibid, knj. VII, gl. 9. BZ 159.1
Mandej e urdhëruan të dilte nga kuvendi deri sa të debatonin princërit. Ndjehej se kishte ardhur çasti vendimtar. Refuzimi i Luterit me këmbëngulje që të mos hiqte dorë nga asgjë do të mund të ndikonte në rrjedhën e historisë kishtare gjatë tërë shekujve të ardhshëm. Për këtë arsye vendosën që edhe një herë t'ia jepnin rastin që të hiqte dorë. E sollën në kuvend për herën e fundit. Përsëri iu shtrua pyetja se a dëshironte të hiqte dorë nga mësimet e tij. Ai u përgjigj: “Nuk kam çka të përgjigjem tjetër por siç jam përgjigjur.” Ishte e qartë se as me premtime as me kërcënime nuk do të mund ta detyronin që të lëshonte pe para kërkesave të kundërshtarëve të tij. BZ 159.2
Ithtarët e papës u hidhëruan tepër kur e panë se një murg i rëndomët e urren pushtetin para të cilit dridheshin mbretërit dhe princërit. Ata ishin të padurueshëm dhe dëshironin që ai me mundimet e vdekjes ta ndjente mllefin e tyre. Mirëpo, Luteri edhe pse i vetdijshëm për rrezikun që i kanosej të gjithëve u fliste në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ashtu siç i ka hije një të krishteri. Në fjalët e tija nuk kishte as fodullëk, as mëri, as dredhi. Ai e kishte injoruar plotësisht veten, i kishte harruar personalitet e mëdha që e rrethonin dhe e ndjente vetëm një gjë: se gjendej në praninë e Atij që është më i madh se papa, se kardinalët dhe se mbretërit. Krishti kishte folur me gojën e shërbëtorit të vet, me fuqinë dhe madhështinë e cila herë pas herë i mbushte si miqët dhe armiqët me frikë, me rrespekt dhe i mrekullonte. Shpirti Shenjt që ishte i pranishëm në këtë kuvend ndikoi në zemrat e prijësve shtetëror. Shumë princër me guxim e pranuan drejtësinë e çështjes së Luterit. Një numër i madh i tyre ishin bindur për të vërtetën, por te disa mbresat nuk ishin aq të fuqishme. Kishte edhe të atillë të cilët menjëherë nuk e shprehën mendimin e vet por të cilët më vonë pasi që e studjuan Shkrimin Shenjt u bënë ndihmësit e fuqishëm të reformacionit. BZ 159.3
Princi i zgjedhur Ditrihu e pa me shumë shqetësim ardhjen e Luterit para kuvendit shtetëror dhe me interesim të madh e dëgjoi fjalën e tij. Me gëzim dhe kënaqësi e shikonte guximin, vendosshmërinë dhe maturinë e tij dhe vendosi që ta mbronte me energji edhe më të madhe. Duke i krahasuar taborret kundërshtare ai e pa se mençuria e papave, mbretërve dhe kardinalëve ishte turpëruar nga forca e së vërtetës. Papati e përjetoi dështimin pasojat e të cilit do të ndjeheshin në të gjithë shekujt e ardhshëm. BZ 159.4
Kur legati i papës e pa se çfarë mbrese krijoi mbrojtja e Luterit, u frikësua si kurrë më parë për sigurinë e pushtetit të Romës dhe vendosi që t'i përdorte të gjitha mjetet që i kishte në dispozicion për ta shkatërruar reformatorin. Me tërë oratorinë dhe shkathtësinë diplomatike me të cilën cilësohej u përpoq që t'i tregonte perandorit të ri se do të ishte çmenduri dhe rrezik në qoftë se miqësia dhe fuqia e fronit të Romës do të sakrifikohej për kauzën e një murgu të parëndësishëm. BZ 160.1
Fjalët e tij nuk mbetën pa jehonë. Të nesërmen pas përgjigjes së Luterit, perandori Karli në kuvend e shpalli se do ta vazhdonte politikën e pararendësve të tij dhe se do ta ndihmonte dhe mbronte besimin e Romës. Pasi që Luteri refuzoi të hiqte dorë nga lajthitjet e veta, kundër tij dhe mësimeve të tija heretike kishin për t'u ndërmarrë masat më të ashpra. “Një murg i mashtruar nga çmenduria e vet është ngritur kundër besimit të tërë krishterimit. Unë do t'i sakrifikoj mbretërit e mija, thesarin tim, miqt e mi, trupin tim, gjakun tim, shpirtin dhe jetën time për ta ndaluar këtë heretizëm. Unë, Luterin augustin do ta dërgoj në shtëpi dhe do t'ia ndalojë çdo punë në popull; mandej do të ngrihem kundër tij dhe ithtarëve të tij duke i përjashtuar, duke i mallkuar dhe me të gjitha mjetet tjera të mundshme do t'i shkatërroj. I thërras të gjith të shtetasit e vendeve të mija që të sillen si të krishterë të vërtetë”.91Ibid, knj. VII, gl. 9. Megjithatë, perandori deklaroi se letra garantuese që i është lëshuar Luterit do të rrespektohet dhe para se të ndërmerren masat kundër tij duhet t'i lejohet që shëndosh e mirë të kthehet në shtëpi. BZ 160.2
Ndënnjet anëtarëve të kunvendit u paraqiten dy mendime të kundërta. Përfaqësuesit e papës kërkonin që të mos rrespektohet letra garantuese për reformatorin. Ata thoshin se Rajna do të duhej ta merrte hirin e tij ashtu siç e kishte marrë para njëqindë vjetësh hirin e Jan Husit.92Lenfant, op. cit, knj. I, str. 422. Mirëpo princërit gjermanë edhe pse ishin ithtarë të papës dhe armiqë të haptë të Luterit u deklaruan kundër shkeljes së tillë të fjalës së dhënë gjë që do ta njolloste nderin e kombit. Ata i përkujtuan fatkeqësitë të cilat erdhën pas vdekjes së Jan Husit, duke deklaruar se nuk e merrnin guximin që Gjermanisë dhe perandorit të saj të ri t'i sillnin fatkeqësi të reja. BZ 160.3
Vet Karli V u pëgjigjë ndaj propozimit tinzar duke thënë “në qoftë se nderi dhe feja do të ndiqeshin nga tërë bota, do të duhej të gjenin strehim në zemrat e princërve”93D'Abuigné op. cit, knj. III, gl. 9. Armiqët më të hidhur të reformatorit u vërsulën mbi perandorin që ta detyronin të vepronte me te ashtu siç kishte vepruar perandori Sigismundi me Jan Husin dhe t'ia dorëzonte kishës në mëshirën e saj. Duke ua përkujtuar në kuvend Jan Husin se si me duar në pranga publikisht e gjykonte perandorin per shkak të shkeljes së fjalës së dhënë Karli V kishte deklaruar “nuk dëshiroj të skuqem nga turpi si Sigismundi”.94Martyn, op. cit, knj. I, str. 404. BZ 162.1
Mirëpo, Karli me vetëdije i refuzoi të vërtetat që i përfaqësonte Luteri. Perrandori tha “kam vendosur fuqishëm të ecë hapave të të parëve të mi”.95D'Aubigné, op. cit, knj. VII, gl. 10. Ai kishte vendosur që të mos lakonte nga shtigjet e zakoneve pa marrë parasysh se nga ishte drejtësia dhe e vërteta. Ai dëshironte që si edhe etërit e tij ta mbështeste papatin me të gjitha krimet dhe keqpërdorimet e tij. Duke marrë qëndrim të tillë ai refuzoi ta pranonte të vërtetën të cilën nuk e kishin pranuar as etërit e tij si dhe t'i plotësonte obligimet që as ata nuk i kishin plotësuar. BZ 162.2
Edhe sot ka shumë të atillë që u përmbahen dokeve dhe zakoneve të etërve të tyre. Kur ua dërgon Zoti dritën e re ata refuzojnë ta pranojnë sepse nuk e kanë pranuar as etërit e tyre, pasi që ata as që e kanë njohur. Ne nuk jetojmë në kohën e etërve tanë, prandaj obligimet dhe pëgjegjësitë tona nuk janë të njëjta. Zoti nuk do të na lavdojë në qoftë se në vend se ta kërkojmë Fjalën e së vërtetës e shikojmë shembullin e etërve tanë në mënyrë që sipas tyre t'i përcaktojmë obligimet tona. Përgjegjësia e jonë është më e madhe se e të parëve tanë. Ne jemi përgjegjës për dritën të cilën ata e kanë pranuar dhe na e kanë dorëzuar në trashëgimi, por gjithashtu edhe për dritën e re e cila tani na ndriçon nga Fjala hyjnore. BZ 162.3
Jezusi për hebrejët e pa fe ka thënë: “Mos të kisha ardhur e mos t'ju kisha folur nuk kishin mëkat, prandaj tani nuk kanë arsyetim për fajin e vet.” (Gjoni 15,22) Fuqia e njëjtë hyjnore i kishte folur përmes Luterit perandorit dhe princërve gjermanë. Kur drita kishte ndriçuar nga Fjala e Zotit, Shpirti Shenjt për herë të fundit i kishte thirrur shumë anëtarë të kuvendit. Ashtu siç kishte lejuar Pilati shumë vite më parë që krenaria dhe fodullëku ta mbyllnin zemrën e tij nga fjalët e Shpëtimtarit të botës; ashtu siç e kishte lutur Feliksi i frikësuar lajmëtarin e së vërtetës: “Me pak mund po mundohesh të ma mbushësh mendjen se më bëre të krishterë” (Veprat 24,25;26,28); e megjithatë e kishte refuzuar lajmin e dërguar nga qielli—kështu edhe Karli V kishte vendosur ta refuzonte dritën e së vërtetës i përshkuar nga fodullëku botëror dhe duke menduar se këtë e kërkon urtia e shtetarit. BZ 162.4
Zëri për planet kundër Luterit shumë shpejt ishte përhapur dhe kishte shkaktuar shqetësim të madh në qytet. Reformatori kishte bërë shumë miq të cilët kishin vendosur duke e njohur brutalitetin e heretizmit të Romës ndaj të gjithë atyre që merrnin guximin ta zbulonin amoralitetin e saj, ta mbronin në mënyrë që mos binte viktimë e saj. Qindra fisnikë u obliguan që ta mbronin. Shumë prej tyre vendimin e perandorit e njollosën si shenjë të dobësisë së pushtetit perandorak dhe të nënshtrimit të tij Romës. Në dyert e shtëpive dhe në sheshet publike u paraqitën pllakatat; disa e mbronin kurse disa të tjerët e gjykonin Luterin. Në njërën prej tyre ishin shkruar fjalët: “I mjeri ti o vend kur e ke perandorin fëmijë.” (Predikuesi 10,16) Entuziazmi i përgjithshëm në tërë Gjermaninë ndaj Luterit e kishte bindur perandorin dhe kuvendin shtetëror se çdo padrejtësi që do t'i bëhej Luterit do ta vente në rrezik paqen dhe qetësinë e perandorisë dhe vet sigurinë e fronit. BZ 163.1
Fridrihu Sasku ishte dëshmuar i përmbajtur dhe i mençur duke i fshehur me kujdes ndjenjat e tij a të vërteta ndaj reformatorit, por në të njëjtën kohë me një kujdes të madh e kishte përcjellur çdo lëvizje të tij dhe çdo lëvizje të armiqëve të tij. Kishte shumë të atillë të cilët nuk e fshehnin simpatinë e tyre ndaj Luterit. E vizitonin princërit, grofët dhe personalitetet e tjera me ndikim të shtresave sekulariste dhe fetare. Spalatini shkruante: “Dhoma e vogël e reformatorit nuk mund t'i pranonte të gjithë ata të cilët dëshironin ta shihnin”.96Ibid, op. cit, knj. VII, gl. 10. Njerëzit e adhuronin si të ishte mbinjeri. Bile edhe ata që nuk i besonin shkencës së tij mrekulloheshin nga ndershmëria e tij fisnike e cila e shtynte që më me ëndje t'i nënshtrohet rrezikut për vdekje se sa të mëkatnonte me ndërgjegjen e vet. BZ 163.2
U bën përpjekje serioze që Luterin ta detyronin të bënte marrëveshje me Romën. Fisnikët dhe princërit ia tërhiqnin vërejtjen se në qoftë se me këmbëngulje vazhdon t'i mbajë qëndrimet e tija të kundërta me mendimet e kishës dhe të kuvendit së shpejti do të ndiqej nga perandoria dhe do të mbetej pa mbrojtje. Të gjitha këtyre Luteri u përgjigjej: “Ungjilli i Krishtit nuk mund të predikohet pa vështirësi... përse frika dhe kërcënimet të më ndajnë nga Zoti dhe nga Fjala hyjnore e cila është e vërteta e vetme? Jo, më mirë ta jap trupin, gjakun dhe jetën time”.97Ibid, op. cit, knj. VII, gl. 11. BZ 163.3
Ata përsëri i vërsuleshin që t'i nënshtrohej aktgjykimit të perandorit kështu që më nuk kishte përse të frikësohej. “Nuk kam asgjë kundër” ishte përgjigjur ai, “që perandori, princërit e bile edhe besimtarët më të rëndomtë t'i analizojnë dhe vlerësojnë librat e mija, por me kusht që këtë ta bëjnë në bazë të Fjalës së Zotit. Vetëm Ate janë të obliguar njerëzit ta dëgjojnë. Mos bëni violencë mbi ndërgjegjen time e cila i nënshtrohet Shkrimit Shenjt”. BZ 164.1
Ndaj përpjekjes së ndytë që ta bindnin ai u përgjigjë: “Pranoj të heq dorë nga letra e ime garantuese. Ia dorëzoj në duar perandorit personalitetin dhe jetën time, por Fjalën e Zotit—kurrë!”98Ibid, op. cit, knj. VII, gl. 11. Ai mandej kishte deklaruar se ishte i gatshëm t'i nënshtrohet vendimit të një kuvendi të përgjithshëm, por me kusht që ai kuvend të gjykonte në bazë të Shkrimit Shenjt. “Për sa i përket Fjalës së Zotit dhe besimit”—kishte shtuar ai—“çdo besimtarë për këtë vet mund të gjykoj po aq mirë sa edhe papa, qoftë kur këtë e mbështesim edhe miliona kuvende”.99Martyn, op. cit, knj. I, str. 420. Miqët dhe armiqët më në fund u bindën se është e padobishme çdo përpjekje e mëtejshme për pajtim. BZ 164.2
Në qoftë se reformatori do të kishte lëshuar pe vetëm në ndonjërën nga këto pika, satani dhe bashkëpunëtorët e tij do të kishin korrur fitore. Mirëpo, vendosshmëria e tij e paluhatshme ishte mjeti për çlirimin e kishës dhe fillimi i një periudhe të re, më të mirë. Ndikimi i këtij njeriu i cili pati guxim që në çështjet religjioze të medojë dhe veprojë në mënyrë të pavarur ndikoi në kishë dhe në botë, jo vetëm në kohën e tij por edhe në brezat e ardhshëm. Vendosshmëria dhe besimi në kohën e fundit do t'i freskojë të gjithë ata të cilët do të detyrohen të kalojnë nëpër përvojën e ngjashme. Fuqia dhe madhështia hyjnore u ngritën mbi vendimet njerëzore, mbi fuqinë e forcës së satanit. BZ 164.3
Së shpejti pas kësaj kohe Luteri mori urdhër nga perandori që të kthehej në shtëpi. Si e dinte se pas këtij urdhëri së shpejti do të vinte gjykimi i tij. Retë kërcënuese grumbulloheshin rreth shtigjeve të tij; megjithatë zemra e tij ishte përplot gëzim dhe lavdi kur e braktisi Vormsin. “Vet djalli”—tha ai—“e ka ruajtur kështjellën e papës, por Krishti në të bëri një depërtim të madh dhe satani u detyrua ta pranojë se Zoti është më i fuqishëm se ai”.100D'Aubigné, op. cit, knj. I, gl. 11. BZ 164.4
Pas shkuarjes, duke dëshiruar sinqerisht që vendosshmërinë e tij të mos e kuptonin si rebelim Luteri i shkroi perandorit: “Zoti i cili i ekzaminon zemrat është dëshmitar se jam i gatshëm t'i nënshtrohem lartëmadhërisë suaj qoftë në lavdi apo në turp, në jetë apo në vdekje, në çdo gjë përveç në Fjalën hyjnore nëpër të cilën jeton njeriu. Në çështjet e punës të kësaj jete, lojaliteti i im është i paluhatshëm, sepse humbja apo fitimi në çështjet e botës nuk ndikojnë në shpëtim. Por kur është fjala për interesat jetike, Zoti nuk dëshiron që t'i nënshtrohemi njeriut. Sepse nënshtrimi në çështjet shpirtërore është shërbesa e vërtetë Zotit, kurse kjo i përket vetëm Krijuesit.101Ibid, op. cit, IX, gl. 2. BZ 165.1
Në rrugë nga Vormsi Luteri pritej edhe më me entuziazëm se sa kur kishte udhëtuar drejt tij. Prijësit e ndryshëm fetarë e përshëndesnin murgun e përjashtuar kurse pushteti qytetar i shprehte rrespekt njeriut të cilin mbreti e kishte gjykuar. Ata e nxisnin që të predikonte edhe më tutje përkundër ndalesës së perandorit dhe ai përsëri hipte në rrëfimtore: “Unë kurrë nuk jam obliguar që ta robëroj fjalën e Zotit”—kishte thënë ai—“E as që do ta marrë ndonjëherë obligimin e tillë”. BZ 165.2
Së shpejti pas shkuarjes së tij nga Vormsi, ithtarët e papës ia kishin arritur ta bindnin perandorin që kundër tij ta lëshonte një edikt. Në atë edikt Luteri shpallej “satani në formë njerëzore, i veshur në petkun e murgëve”. Ishte dhënë urdhëri që të ndërmerren masat në mënyrë që të pengohet puna e tij posa të kalonte afati mbrojtjes së tij. Secilit i ndalohej që t'i jepte vendstrehim, ushqim apo pije, ta mbështeste apo ta ndihmonte, me fjalë apo me vepra, publikisht apo privatisht. Ai duhej të burgosej dhe t'i dorëzohej pushtetit. Edhe ithtarët e tij duhej të burgoseshin kurse pasuria e tyre të konfiskohej. Shkrimet e tij duhej të shkatërroheshin dhe më në fund të gjithë ata që do të merrnin guximin të punonin kundër këtij urdhëri do ta pëijetonin fatin e tij. Princi i zgjedhur i Sasit si dhe princërit tjerë të cilët kishin qëndrim miqësor ndaj Luterit e braktisën Vormsin së shpejti pas shkuarjes së tij, kurse kuvendi shtetëror e miratoi dekretin e perandorit. Tani ithtarët e papës kishin triumfuar. Ata kishin konsideruar se fati i reformacionit ishte vulosur. BZ 165.3
Zoti në këtë çast të rrezikut e kishte përgatitur rrugën e shpëtimit për shërbëtorin e vet. Një sy i zgjuar e kishte përcjellur lëvizjen e Luterit dhe një zemër besnike e fisnike kishte marrë vendim që ta shpëtonte. Ishte e qartë se Roma do të kënaqej vetëm atëherë kur të dëgjonte se Luteri ishte i vdekur. Mjeti i vetëm për ta mbrojtur nga fulçitë e luanit ishte që ta fshehnin. Zoti ia kishte dhënë mençurinë Fridrihut të Sasit që ta krijonte planin se si ta shpëtonte reformatorin. Me bashkëpunimin e miqëve lojalë ishte zbatuar plani i princit të zgjedhur dhe Luterin e kishin fshehur edhe nga miqët edhe nga armiqët. Duke u kthyer në shtëpinë e vet, papritmas ate e kishin zënë, e kishin ndarë nga përcjellja e vet dhe e kishin shpënë shpejt nëpër pyll në kullën Vartburg—në një kështjellë të vetmuar të ndërtuar në majën e një mali. Rrëmbimi dhe fshehja e tij ishin bërë aq në mënyrë sekrete sa që edhe Fridrihu një kohë të gjatë nuk e dinte se ku e kishin shpënë. Ishte me rëndësi që kjo të mos dihej. Sa kohë që princi i zgjedhur nuk e dinte se ku ishte fshehur Luteri, ai nuk mund të jepte kurrfarë lajmi për të. Ai e dinte se reformatori është i sigurtë dhe kjo i mjaftonte. BZ 165.4
Kishte kaluar pranvera, vera dhe vjeshta; kishte ardhur dimri, ndërsa Luteri ende ishte peng. Aleandri dhe ithtarët e tij kishin triumfuar, të bindur se drita e Ungjillit së shpejti do të shuhej. Mirëpo në vend të kësaj reformatori llambën e tij e mbushte nga rezervoari i së vërtetës në mënyrë që ajo të ndriçonte me shkëlqim më të fuqishëm. BZ 166.1
Në një siguri miqësore në Vartburg, Luteri në fillim ndjehej i lumtur, duke e parë se kishte shpëtuar nga rreziku dhe nga sfidat luftarake. Mirëpo ai shumë kohë nuk kishte mundur ta përballonte qetësinë dhe pushimin. I mësuar me jetë aktive dhe me luftë të rëndë, nuk kishte mundur lehtë ta përballonte mosaktivitetin. Në këto ditë të vetmisë i vezullonte para syve gjendja e kishës dhe me dëshprim kishte klithur: “Vajë për mua! Vallë a edhe në këto ditë të fundit të mllefit të Zotit nuk ka njeri që të ngritet si digë para Zotit dhe ta shpëtojë Izraelin!” Mandej filloi të meditojë për veten dhe u frikësua se ndoshta për shkak të tërheqjes nga lufta do të akuzohej si frikacak. Përveç kësaj ia zinte vetes për të madhe për shkak të mungesës së zellit dhe për arsye se e donte rahatinë. Megjithatë, në të njëjtën kohë bënte më tepër se që do të mund të pritej prej një njeriu. Pena e tij asnjëherë nuk pushonte. Armiqët e tij të cilët lavdoheshin se e kishin heshtur habiteshin dhe shqetësoheshin nga dëshmitë e qarta se ai edhe më tutje ishte aktiv. Shumë traktate dilnin nga pena e tij dhe qarkullonin nëpër tërë Gjermaninë. Përveç kësaj ai për bashkëkombasit e vet e kreu një vepër të madhe sepse e përktheu Besëlidhjen e Re në gjermanisht. Nga lartësitë e Patmosit kreshtor ai më tepër se një vit vazhdoi ta predikonte Ungjillin dhe t'i njolloste mëkatet dhe lajthitjet e kohës së tij. BZ 166.2
Zoti e kishte larguar shërbërtorin e tij nga jeta publike jo vetëm për ta ruajtur nga mllefi i kundërshtarëve dhe për t'ia siguruar një kohë të qetë për këto punë të rëndësishme por këtë e kishte bërë për arsyera edhe më të rëndësishme. Në vetminë e vendstrehimit të çerdhes malore Luteri ishte larg nga çdo mbështjetje tokësore dhe nga çdo lavdi njerëzore. Në këtë mënyrë ai ishte ruajtur nga krekosja dhe siguria e madhe në vetvete të cilat shpeshherë e përcjellin suksesin. Ky pësim dhe ky poshtërim e kishin përgatitur që me hapa të sigurtë të ngrihej në lartësi marramendëse në të cilën papritur ishte bartur. BZ 167.1
Kur njerëzit i gëzohen lirisë të cilën ua sjellë e vërteta janë të prirur t'i lartësojnë ata të cilëve u ka ndihmuar Zoti që t'i këpusin zinxhirët e lajthitjeve dhe të besimit të rrejshëm. Satani përpiqet që t'i kthejë mendimet dhe ndjenjat njerëzore kundër Zotit dhe t'i drejtojë nga njerëzit; në këtë mënyrë i nxitë që t'i respektojnë veglat dhe ta lënë pas dore Atë që i drejton të gjitha ngjarjet e parashikuara. Prijësit religjiozë shpeshherë në këtë mënyrë lavdohen dhe hymnizohen dhe kështu e harrojnë varësinë nga Zoti dhe gabimisht e krijojnë bindjen e vetësigurisë. Për këtë arsye përpiqen që ta sundojnë mendjen dhe ndërgjegjen e njerëzve të cilët janë të prirur t'i shikojnë si prijës e jo Fjaiën e Zotit. Vepra e reformës shpeshherë është dëmtuar për shkak të frymës së këtillë të ithtarëve të saj. Zoti ka dashur që veprën e reformacionit ta ruajë pikërisht nga këto rreziqe. Ai ka dashur që kjo vëpër të mos e këtë shenjën e njeriut por ta marrë vulën e Zotit. Njerëzit e shikonin Luterin si interpretuesë të së vërtetës; për këtë arsye ai ishte larguar në mënyrë që të gjitha shikimet të ishin të drejtuara në Autorin e amshueshëm të së vërtetës. BZ 167.2