Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit

11/47

7. LUTERI NDAHET NGA ROMA

Martin Luteri kishte qëndruar në krye të atyre të cilët ishin thirrur ta nxirrnin kishën nga errësira e papës në dritën e fesë së pastër. I zellshëm, entuziast, i devotshëm duke iu frikuar vetëm Zotit, duke e pranuar si bazë të fesë vetëm Shkrimin Shenjt, Luteri kishte ardhur në kohën e caktuar prej Zotit për ta reformuar kishën dhe për ta ndriçuar botën. BZ 122.1

Si edhe lajmëtarët e parë të ungjillit Luteri kishte lindur në varfëri. Vitet e para i kishte kaluar në një shtëpi modeste të një katundi gjerman. I ati i tij si minator me punë të përditshme të rëndë i fitonte mjetet për arsimimin e tij. Ai kishte dëshiruar që i biri të bëhej jurist, por Zoti kishte vendosur që ky të bëhej arkitekt i tempullit të madh i cili ngadal ngrihej gjatë shekujve. Jeta e vështirë, vetëmohimi dhe disiplina e ashpër qenë shkollë në të cilën urtia e paskajshme e përgatiste Luterin për veprën e rëndësishme të jetës së tij. BZ 122.2

I ati i Luterit ishte njeri me intelekt të fuqishëm dhe aktiv, me karakter të fortë, i ndershëm, i vendosur dhe i sinqertë, gjithnjë besnik i ndjenjës ndaj obligimeve duke mos u frikësuar nga pasojat. Arsyeja e tij e shëndoshë e shihte me dyshim jetën e murgëve. Prandaj qe tëpër i hidhëruar kur i biri hyri në manastir pa lejen e tij; kishin kaluar dy vite deri sa i ati ishte pajtuar me të birin, por edhe atëherë kishte qëndruar në bindjet e veta. BZ 122.3

Prindërit e Luterit i kishin kushtuar kujdes të madh edukimit dhe arsimimit të fëmijëve të tyre. Ata përpiqeshin që t'i mësojnë ta njohin Zotin dhe t'i ushtrojnë detyrat e krishtera. Djaloshi shpeshherë e dëgjonte të jatin se si në lutje kërkonte që i biri i tij ta kujtonte emrin e Zotit dhe që një ditë të punonte për përparimin e së vërtetës. Pridërit e tij e shfrytëzonin çdo rast që u jepej gjatë jetës për shkak të punës së mundimshme për ngritjen morale dhe intelektuale të fëmijëve të vet. Me përpjekjet serioze dhe të vazhdueshme ata i përgatitën fëmijët e tyre për jetë të dobishme dhe të devotshme. Në vendosshmërinë dhe forcën e karakterit të tyre, shpeshherë ishin tepër të ashpër; por edhe vetë reformatori edhe pse i vetëdijshëm se ata nga ndonjë herë gabonin, më tepër e miratonte se sa e gjykonte disiplinën e tyre. BZ 122.4

Në shkollë të cilën filloi ta ndiqte shumë herët me Luterin u veprua shumë ashpër dhe gati brutalisht. Varfëria e prindërve të tij ishte aq e madhe sa që duke e lënë shtëpinë e prindërve për ta ndjekur shkollën në një qytet tjetër ai ishte i detyruar që me këngë nga dera në derë të fitonte diçka për ushqim, por shpeshherë mbetej i uritur. Botëkuptimet e errëta dhe bestyte për fenë të cilat mbizotëronin atëherë i shkaktonin frikë. Në mbrëmje shtrihej me zemër të pikëlluar, duke shikuar me frikë ardhmërinë e errët dhe duke u dridhur kur i kujtohej Zoti të cilin e njihte më tepër si gjykatës të ashpër të pamëshirëshëm dhe si tiran brutal se sa si At të mirë qiellor. BZ 123.1

Mirëpo, përkundër dekurajimeve të shumta dhe të mëdha Luteri megjithatë e synonte me vendosshmëri idealin më të lartë moral dhe shpirtëror i cili e tërhiqte aq shumë. Ishte i etur për dituri dhe shpirti i tij serioz dhe praktik e kërkonte më tepër ate që është e përhershme dhe e dobishme se atë që është e dukshme dhe e cekët. Kur në moshën 18 vjeçare hyri në universitetin e Erfurtit e kishte pozitën dhe perspektivën më të volitshme për një ardhmëri më të ndritshme se sa viteve të mëhershme. Pasi që prindërit e tij me punë dhe kursim i kishin sigurar për vete mjetet e nevojshme për jetë, tani mund t'i jepnin edhe atij të gjitha gjërat e domosdoshme; ndikimi i miqve të arsyeshëm e kishte zbutur deri diku mbresën e errët të prindërve për edukimin e tij të mëhershëm. Luteri tani filloi me zell t'i studjonte shkrimtarët e mëdhenj duke e begatuar mendjen e vet me mendimet më të mira dhe duke e përvetësuar mençurinë e njerëzve të urtë. Edhe atëherë kur ishte nën shtangimet e vrazhdëta të mësuesëve të vet të dikurshëm ai jepte shpresë se një ditë do të shquhej; ndërsa tani në rrethanat më të volitshme mendja e tij zhvillohej shpejtë. Kujtesa e mirë, imagjinata e gjallë, gjykimet e shëndosha dhe puna e palodhshme së shpejti e ngritën në radhën e parë ndër shokët e tij. Shkolla i ndihmoi që të piqet intelektualisht dhe t'ia zgjojë aktivitetin dhe mendjemprehtësinë shpirtërore gjë që e përgatiti për luftën e mëvoshme në jetën e tij. BZ 123.2

Frika nga Zoti e plotësonte zemrën e Luterit. Ajo e aftësonte ta ruante forcën e qëllimeve të veta dhe e shpiente në përkulje të thellë para Zotit. Vazhdimisht e ndjente varësinë e vet nga ndihma e Zotit dhe çdo ditë e fillonte me lutje duke kërkuar prej Zotit që t'i printe dhe ta ndihmonte. E kishte zakon të thoshte: “Te lutesh me sinqeritet është me tepër se gjysma e studimeve.” BZ 124.1

Kur Martin Luteri një ditë i kishte kontrolluar librat në bibliotekën universitare e kishte gjetur një Bibël latine. Kurrë më parë nuk e kishte parë një libër të tillë; bile nuk e kishte ditur se ekziston. Para kësaj i dëgjonte pjesët nga ungjilli dhe letrat të cilat i lexoheshin popullit në meshën publike dhe mendonte se kjo ishte e tërë përmbajtja e Fjalës hyjnore. Tani për herë të parë e shihte tërë Biblën. Me frikë dhe i mrekulluar i shfletoi të gjitha faqet e saja të shenjta; me puls të shpejtuar dhe me zemër që i rrahte më shpejt i lexonte vet fjalët e jetës, duke e ndërprerë leximin kohë pas kohe me klithjen: “Oh sikur Zoti të ma jepte një libër të këtillë”!43D'Aubigné. op. cit., knj. II, gl. 2. Engjejt qiellor gjendeshin para tij kurse rrezet e dritës nga Froni hyjnor ia zbulonin arsyes së tij thesarin e së vërtetës. Gjithnjë frikohej se do ta pikëllonte Zotin kurse tani si dhe më parë ishte i bindur thellësisht se ishte i mëkatshëm. BZ 124.2

Synimi i sinqert për t'u çliruar nga mëkati dhe për tu pajtuar me Zotin e shtyri që të hynte në manastir dhe që t'i kushtohej jetës së murgut. Këtu prej tij kërkohej që t'i kryente punët më të ulëta dhe më të rënda dhe që të kërkonte lëmoshë nga shtëpia në shtëpi. Tani më ishte në moshë kur njeriu më së tepërmi synon të jetë i rrespektuar dhe i vlerësuar, kurse këto punë të ulëta ia fyenin rëndë ndjenjat e tija të lindura, por ai me durim e përballonte poshtërimin duke besuar se kjo i nevojitetj për shkak të mëkateve që kishte. BZ 124.3

Martin Luteri çdo moment e shfrytëzonte për mësim, çdo çast që mund ta ndante nga punët e tija të rëndomta të përditshme; ai e shkëpuste kohën para fjetjes bile edhe kohën e shujtave. Më tepër se çdo gjë e gëzonte kur e studionte Fjalën hyjnore. E gjeti një Bibël e cila kishte qenë e lidhur me zinxhirë për murin e manastirit dhe shpeshherë vinte te ajo. Sa më tepër që shqetësohej për mëkatet e veta, aq më tepër përpiqej që t'i faleshin dhe ta siguronte qetësinë e paqjen me veprat e veta. Ai bënte jetë tejet të disiplinuar duke u përpjekur që me agjërim, me pagjumësi dhe me kamçikosjen e vetvetes të ngadhnjente mbi pasionet e këqija të natyrës së vet, prejt të cilave nuk mund ta çlironte as jeta e murgut. Ai pranonte çfarëdo sakrifice me dëshirë që ta arrinte pastërtinë e shpirtit e cila do ta çlironte për të qenë i denjë për Zotin. Më vonë kishte shkruar si vijon: “Unë vërtetë kam qenë murg i devotshëm, i kam plotësuar të gjitha normat e rendit tim me aq përpikëri sa mund të them: në qoftë se ndonjëherë, ndonjë murg ka mundur ta fitojë parajsën me vepra të murgut, atëherë me siguri që për këtë unë do të kisha pasur të drejtë ... në qoftë se do të kisha vazhduar pak më gjatë, torturat e mia do të më kishin shpënë në vdekje”.44Ibid., knj. II, gl. 2. Si pasojë e agjërimeve dhe torturave ai e humbi fuqinë dhe u sëmurë nga shtangimet prej të cilave nuk u shërua kurrë plotësisht. Për kundër të gjitha përpjekjeve shpirti i tij i vuajtur nuk gjeti lehtësime. Më në fund atë e pushtoi zhgënjimi dhe dëshprimi. BZ 124.4

Kur iu dukë Luterit se çdo gjë ishte e humbur, Zoti ia dhuroi një ndihmës dhe një mik. Shtaupici i devotshëm ia ndriçoi mendjes së Luterit Fjalën hyjnore dhe e këshilloi që drejtimin ta kthente nga vetvetja, që të pushonte të meditonte për ndëshkimin e pafund për shkak të shkeljes të Ligjit hyjnor, dhe të shikohej në Jezusin, Shpëtimtarin e tij i cili i falë mëkatet. “Në vend se ta mundosh veten për shkak të mëkateve, hudhu në kraharorin e Shpëtimtarit. Mbështetu në Të, në drejtësinë dhe në shpëtim përmes vdekjes së tij ... dëgjoje Birin e Zotit. Ai u bë njeri për të të bindur në mëshirën hyjnore. Duaje atë i cili i pari të ka dashur ty!45Ibid., knj. II, gl. 4. Kështu i fliste ky lajmëtar i mëshirës. Fjalët e tij në Luterin lenin mbresa të thella. Pas luftërave të gjata kundër lajthitjeve të rrënjosura, më në fund u bë i aftë për ta kuptuar të vërtetën dhe paqja e mbizotëroi shpirtin e tij të shqetësuar. BZ 125.1

Luteri iu përkushtua punës për klerik dhe u ftua nga manastiri që ta merrte katedrën e profësorit në Unviersitetin e Vytenbergut. Aty iu përkushtua studimit të Shkrimit Shenjt në gjuhët burimore. Filloi të mbante ligjërata për Biblën dhe dëgjuesve të entuziazmuar ua intepretonte Psalmet, Ungjillin dhe të Dërguarat. Shtaupici, miku dhe kujdestari i manastirit e këshilloi që të hynte në rrëfimtore për ta predikuar Fjalën hyjnore. Martin Luteri mëdyshej duke u konsideruar i padenjë për ta predikuar Fjalën Hyjnore në emër të Zotit. Pas refuzimeve të gjata më në fund i pranoi lutjet e mikut të tij dhe ia filloi punës. Ai ishte i shkathët në njohjen e Shkrimit, dhe mëshira hvjnore mbështetej në të. Oratoria e tij i mrekullonte dëgjuesit; qartësia dhe fuqia me të cilat i mbarshtronte të vërtetat e bindte arsyen e tyre, kurse devotshmëria e tij ua pushtonte zemrat. BZ 125.2

Martin Luteri edhe më tutje ishte bir lojal i kishës së papës dhe nuk mendonte se ndonjëherë do të ishte diçka tjetër. Providenca hyjnore ia ofroi rastin që ta vizitonte Romën. Udhëtoi në këmbë kurse në rrugë flinte nëpër manastire. Duke arritur në një manastir Italian ai u habit nga pasuria, shkëlqimi dhe luksi që i pa atje. Të furnizuar me të ardhura princore, murgët jetonin në banesat e shkëlqyeshme, visheshin me rroba më të shtrenjta dhe më luksoze dhe ushqeheshin nga tryezat e begatshme. Luteri me një shqetësim të dhimbshëm i krahasonte këto skena me jetën e tij plot vetëmohim dhe punë të mundimshme. Kjo që e pa këtu e habiti plotësisht. BZ 126.1

Më në fund në horizont e pa qytetin e shtatë brigjeve. I prekur thellë, ra në gjunjë në tokë dhe klithi: “Të përshëndes o Romë e shenjtë!” Hyri në qytet, i vizitoi kishat, i dëgjoi rrëfimet e çuditshme që i përsëritnin priftërinjët dhe murgët dhe i kreu të gjitha ritualet e parapara. Kudo sytë e tij hasnin në skena të cilat e mbushnin me habi dhe tmerr. Ai e shihte anarkinë që mbizotronte në të gjitha rradhët e klerit. Dëgjonte shaka të pahijshme nga klerikët e lartë dhe gërditej nga blasfemia e tmerrshme që e shprehnin bile edhe gjatë meshës. Kur u përzie me priftërinjët dhe qytetarët gjithkund u ndesh me batakçillëk dhe amoralitet. Nga do që kthehej haste në blasfemi në vend të shenjtërisë. Më vonë shkruante: “Askush nuk mund ta paramendojë se çfarë mëkatesh dhe çfarë veprash blasfemie bëhen në Romë; njeriu këtë duhet ta shohë dhe ta dëgjojë që të mund ta besojë. Prandaj, me të drejtë disa thonë: “Në qoftë se ekziston ferri, atëherë Roma është e ndërtuar në të; ajo është një greminë prej nga dalin të gjitha mëkatet”.46Ibid., knj. II, gl. 6. BZ 126.2

Një dekret i ri i papës ua premtonte faljen e mëkateve të gjitha atyre të cilët në gjunjë do të hipnin në majën e “shkallëve të Pilatit” për të cilat thuhej se nëpër to kishte zbritur Shpëtimtari ynë kur e kishte braktisur gjyqin e Romës dhe të cilat në mënyrë të mrekulueshme ishin bartur nga Jerusalemi në Romë. Martin Luteri një ditë me devotshmëri ishte ngritur nëpër ato shkallë kur paptritur e kishte dëgjuar një zë të ngjashëm me rrufenë i cili i kishte thënë: “I drejti jeton nga besimi.” (Romakëve 1,17) U ngritë në këmbë dhe u largua nga ky vend i turpëruar dhe i trishtuar. Këto fjalë kurrë nuk i dolën nga shpirti. Prej atij çasti e kuptoi më qartë se kur më parë se çfarë është lajthitja në qoftë se njeriu mbështetet në veprat njerëzore për ta fituar shpëtimin dhe e konstatoi domosdoshmërinë e besimit të paluhatshëm në meritat e Krishtit. Iu hapën sytë dhe më kurrë nuk i mbylli para lajthitjeve të papatit. Duke e kthyer fytyrën nga Roma e ktheu prej saj edhe zemrën dhe që nga ajo kohë ndarja nga Roma u bë gjithnjë e më e madhe deri sa nuk e ndërpreu çdo lidhje me papatin. BZ 126.3

Pas kthimit nga Roma, Martin Luteri nga Universiteti i Vytenbergut e mori diplomën e doktorit të teologjisë. Tani si kurrë më parë mund t'i përkushtohej studimit të Shkrimit Shenjt të cilin e donte aq shumë. Ai u betua solemnisht se të gjithë jetën e tij do t'i përkushtohej studimit të kujdesshëm dhe predikimit besnik të Fjalës hyjnore e jo llafeve dhe mësimeve të papës. Martin Lurteri më nuk ishte murg i rëndomtë dhe profesor por lajmëtar i autorizuar i Biblës. Ishte i thirrur që si bari ta ushqente grigjen hyjnore që ishte e uritur dhe e etur për të vërtetën. Ai deklaronte me vendosshmëri se të krishterët nuk duhej t'i pranonin shkencat tjera pos atyre që mbështeten në autoritetin e Shkrimit Shenjt. Me këto fjalë ai e godiste bazën e pushtetit të papatit. Këto fjalë i përmbanin parimet krysesore të Reformacionit. BZ 127.1

Martin Luteri e shihte se është e rrezikshme të ngriten teoritë njerëzore mbi Fjalën e Zotit. Ai pa ngurruar e sulmonte besimin e rrejshëm të mbrojtur me shkakthtësi të njerëzve të ditur dhe i kundërvihej filozofisë dhe teorisë të cilat një kohë të gjatë kishin ndikim vendimtar në popull. Studimet e tilla ai i shpallte jo vetëm të padobishme por edhe të dëmshme dhe përpiqej që mendimet e lexuesve të vet t'i kthente nga konkluzionet e rrejshme të filozofëve dhe teologëve dhe t'i shpiente në të vërtetat e amshueshme të cilat i kishin sjellur profetët dhe apostujt. BZ 127.2

Ishin tejet të çmueshme lajmet të cilat ai ua sillte shpirtërave të etur. Kurrë më parë shkenca e tillë nuk kishte depërtuar në veshët e tyre. Lajmi i gëzueshëm për dashurinë e Shpëtimtarit dhe sigurinë e faljes dhe të paqjes përmes gjakut të tij të derdhur i gëzonte zemrat e tyre dhe ua zgjonte shpresat e pavdekshme. Në Vytenberg u ndezë drita, rrezet e së cilës depërtuan deri në viset më të largëta të vendit, shkëlqimi i së cilës do të rritet deri në përfundim të botës. BZ 127.3

Mirëpo drita dhe errësira nuk mund të pajtohen. Ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës ekziston konflikti i papajtueshëm. Që ta ruash dhe ta mbrosh njerën duhet ta hudhësh dhe ta shkatrrosh tjetrën. Vetë Shpëtimtari ynë ka thënë: “Nuk erdha ta bie paqën po shpatën”. (Mateu 10,34) Disa vjet pas fillimit të reformacionit Luteri pat thënë: “Zoti jo vetëm që më prinë, por edhe më nxit përpara. Ai më bartë; unë nuk jam zot i vetvetes. Unë do të kisha dashur të jetoj në paqe; por jam hudhur në mes të rebelimeve dhe revolucioneve”.47Ibid., knj. V, gl. 2. Ai tani ndodhej para luftës së hapët. BZ 127.4

Kisha e Romës tregtonte me mëshirën hyjnore. Pranë altareve ishin vendosur tavolinat e këmbimeve, ajri jehonte nga zhurma e blerësve dhe e shitësve. Me pretekstin se po grumbulloheshin ndihma për ndërtimin e kishës së shën Pjetrit në Romë publikisht shiteshin me urdhërin e papës letrat me të cilat faleshin mëkatet. Me çmimin e krimit ndërtohej tempull Zotit, gurthemeli i të cilit mbështetej në anarki! Pikërisht mjetet me të cilat shërbehej Roma me qëllim të ngritjes i shkaktonin goditje vdekjeprurëse fuqisë dhe madhështisë së saj. Pikërisht ky tregtim me fletë-faljet e lindi njërin ndër armiqët me të vendosur dhe më të sukseshëm të papatit; ky tregtim e shkaktoi betejën e cila e tronditi fronin e papës dhe kurorën e trefishtë në kokën e Pontifeksit. BZ 128.1

Murgu i quajtur Tecel, i caktuar që në Gjermani t'i shiste fletëfaljet ishte akuzuar për krime më të rënda kundër shoqërisë dhe Ligjit Hyjnor; mirëpo duke iu shmangur ndëshkimit të merituar për krimet e veta ishte caktuar që t'i përfaqësonte planet qelepirëse dhe të pandërgjegjshme të papës. Ai me një arrogancë të madhe i përsëriste gënjeshtrat e kulluara dhe rrëfimet e mrekullueshme me të cilat i mashtronte të padijshmit, naivët dhe popullin bestyt. Sikur ta kishin Fjalën Hyjnore nuk do të ishin mashtruar aq lehtë. Mirëpo Shkrimi Shenjt ishte i ndaluar për popullin që të mbetej nën kontrollin e papatit me qëllim që në këtë mënyrë ai ta shtonte fuqinë dhe pasurinë e udhëheqësve të pangopshëm.48John C. L. Gieseler, A. Compendium of Ecclesiatical History, par 4, sec. I, par. 5. BZ 128.2

Kur Teceli hynte në ndonjë qytet, para tij shkonte lajmëtari i cili thoshte: “Mëshira e Zotit dhe e Atit të shenjt është para dyerve tuaja”. Populli e përshëndeste blasfemistin dinak, sikur Zoti vet të kishte zbritur nga qielli ndër ta. Tregtia e paskrupullt kishte hyrë në kishë, kurse Teceli nga rrëfimtorja e shenjtronte shitjen e fletë-faljeve si një dhuratë më të shtrenjtë hyjnore. Ai u thosthe se në bazë të dëshmive që i lëshonte për blerjen e faljeve do t'u falen të gjitha mëkatet, qoftë nëse i kishin bërë më parë apo në qoftëse do t'i bënin më vonë, dhe se “as pendesa nuk është domosdo e nevojshme”.49D'Aubigne, op. cit., knj. III, gl. 1. Aq më tepër, ai bindëte dëgjuesit se fletë-faljet e kanë fuqinë jo vetëm që t'i shpëtojnë të gjallët por edhe të vdekurit; dhe që në momëntin e njëjtë kur në fundin e arkës të tingëllojë monedha, shpirti për të cilin shfrytëzohet paraja e dhënë do të dalë nga purgatori dhe do të shkojë në parajsë.50K. R. Hagenbach, History of the Reformation, vol. I, str. 96. BZ 128.3

Kur Simoni, magjistari u kishte ofruar apostujve para, për ta fituar pushtetin për të bërë mrekulli, Pjetri iu kishte përgjigjur “të hollat e tua dhe ty me to u marrtë e zezëdita, kur të shkojë mendja se me të holla mund të blehet dhurata e Zotit” (Veprat 8,20). Mirëpo ofertën e Tecelit e pranonin mijëra njerëz me dëshirë. Floriri dhe argjendi hynte pandërprerë në arkën e tyre. Shpëtimi që mund të fitohej për para kërkohej më tepër se ai për të cilin nevojiteshin pendesa, besimi dhe përpjekja këmbëngulëse që njeriu ta kundërshtojë mëkatin dhe të ngadhnjejë mbi të. BZ 129.1

Shkenca për fletë-faljet hasi në rrezistencën e njerëzve të devotshëm dhe të ditur në kishën e Romës. Kishte shumë njerëz që nuk u besonin këtyre gënjeshtrave që ishin në kundërshtim me arsyen dhe me Zbulesën hyjnore. Asnjë peshkop nuk mori guxim që ta ngriste zërin kundër kësaj tregtie të flliqur: mirëpo filloi të ndjehet shqetësimi kurse shumë sish me frikë pyesnin: a mos vallë Zoti do ta ngrisë një shuplakë për ta pastruar kishën e vet? BZ 129.2

Martin Luteri, ndonëse ende katolik i zellshëm ishte tmerruar nga këto deklarata blasfemiste të tregtarëve me fletë-falje. Shumë prej nëpunësve të parohisë së tij që i kishin blerë dëshmitë mbi faljen së shpejti kishin filluar të vinin te bariu i tyre shpirtëror për t'ia rrëfyer mëkatet e tyre të shumta dhe duke kërkuar zgjidhje, jo sepse ishin penduar dhe se dëshironin ta përmirësonin jetën e tyre, por për shkak të dëshmive të blera për faljen. Luteri kishte refuzuar t'u thoshte se u ishin falur mëkatet dhe ua tërhiqte vërejtjen se do të ngulfateshin në mëkatet e tyre në qoftë se nuk pendohen dhe nuk e korrektojnë jetën e tyre. Ata shumë të shqetësuar ktheheshin te Teceli dhe i thoshin se misionari nuk ua pranonte vërtetimet e tij; disa bile morën guximin t'i kërkonin t'iu ktheheshin paratë gjë që murgun e tmerronte dhe e mbushte plotë mllef. Ai mandej ua jepte mallkimet më të tmerrshme dhe kishte urdhëruar që në një shesh publik të ndezej zjarri duke thënë se nga papa e kishte marrë pushtetin që t'i ndezte si heretikë të gjithë ata të cilët e merrnin guximin që t'i kundërshtonin fletë-faljet e tija të shenjta.51D'Aubigne op. cit., knj. III, gl. 4. BZ 129.3

Atëherë, Martin Luteri kishte vendosur t'ia fillonte veprës së tij si luftëtar i së vërtetës. Zëri i tij jehoi nga rrëfimtorja si vërejtje serioze dhe solemne. Ai ia shpjegoi popullit tmerrin e mëkatit dhe u tha se për njeriun është e pamundshme që me veprat e veta ta zvogëlojë fajin e vet apo t'i shmanget ndëshkimit. Vetëm me pendesë dhe me besim në Zotin njeriu mund të shpëtohet. Mëshira hyjnore nuk mund të blihet; ajo është dhuratë e lirë. Ai e këshilloi popullin që të mos i blente fletë-faljet por që me besim ta shikonin Shpëtimtarin e vënë në kryq. Ai ua rrëfente përvojën e tij të dhimbshme se si më kot ishte përpjekur që vetes t'ia siguronte shëlbimin me poshtërime dhe me vepra të pendesës dhe i bindëte dëgjuesit se qetësinë dhe gëzimin e kishte gjetur vetëm atëherë kur e kishte kthyer shikimin nga vetja dhe i kishte besuar Krishtit. BZ 130.1

Pasi që Teceli edhe më tutje vazhdonte me tregtinë dhe pohimet e tija heretike, Luteri kishte vendosur që në mënyrën më energjike te protestonte kundër këtyre keqpërdorimeve arrogante. Për këtë së shpejti iu ofrua rasti. Kisha e oborrit në Vytenberg kishte shumë relikte të cilat në ditët e caktuara solemne ekspozoheshin para popullit dhe të gjithë ata që atëherë e vizitonin kishën dhe rrëfesheshin e merrnin faljen e plotë të mëkatit. Për këtë arsye populli ato ditë me shumicë e vizitonte kishën. Po afrohej njëra ndër festat më të mëdha, kremtja e të gjithë të shenjtërve. Në prag të kësaj kremteje, Luteri duke iu bashkangjitur atyre të cilët ishin në rrugë për në kishë, e ngjiti në dyert e kishës një listë e cila i përmbante 95 pika kundër shkencës për faljen. Deklaroi se është i gatshëm që të nesërmen në universitet t'i mbronte këto teza para të gjithë atyre të cilët mendojnë se ato duhet të atakohen. BZ 130.2

Tezat e tij e tërhoqën vemendjen e përgjithshme. Populli i lexonte dhe për to debatohej në tërë rajonin. Në universitet u shkaktua interesim i madh si dhe në tërë qytetin. Këto teza dëshmonin se e drejta për faljen e mëkatit dhe për çlirim nga ndëshkimi nuk i është dhënë asnjë njeriu e bile as papës. Shitja e fletë-faljeve është një komedi, një mjet për t'u nxjerrë paratë nga populli për t'u shfrytëzuar naiviteti i tij—dinakëri e satanit i cili ka për qëllim t'i shkatërrojë shpirtërat e atyre që besojnë në premtimet e rrejshme. Luteri e kishte thënë edhe këtë —ungjilli i Krishtit është thesari më i çmueshëm i kishës dhe mëshira hyjnore e zbuluar në të faljen ja jep pa pagesë secilit që e kërkon me pendesë dhe me besim. BZ 130.3

Tezat e Luterit nxitnin meditine për debat, por askush nuk pati guxim që ta pranojë këtë sfidë. Çështjet që i kishte shtruar për disa ditë e përfshinë tërë Gjermaninë kurse për disa javë kishin jehuar në tërë botën e krishterë. Shumë katolikë të devotshëm të cilët në kishë e kishin parë anarkinë dhe e kishin gjykuar por nuk kishin ditur se si t'ia ndërprenin rrugën, tani po i lexonin këto teza me gëzim të madh dhe e pranonin se përmes tyre e dëgjonin zërin e Zotit. Ata e ndjenin se Zoti me mëshirë e kishte zgjatur dorën për ta penguar vërshimin e amoralitetit që e kishte burimin në fronin e Romës. Princërit dhe krerët fshehtas gëzoheshin se më në fund do të frenohej fuqia arrogante e cila pohonte se askush nuk guxon ta ngrisë zërin e kundërshtimit ndaj vendimeve të saj. BZ 131.1

Mirëpo shumë sish që e donin mëkatin dhe bestytninë u frikësuan kur e panë se po shembeshin lajthitjet dhe gënjeshtrat të cilat e qetësonin frikën e tyre. Klerikët dinakë, të penguar në veprën e tyre të lejimit të delikteve dhe duke e parë se të ardhurave të tyre u kërcënohej rreziku, plot mllef u bashkuan për t'i mbrojtur pohimet e veta. Reformatori duhej të mbrohej kundër akuzuesëve të ashpër. Disa e akuzonin se është duke punuar pa menduar dhe me nguti. Të tjerët pohonin se nuk është duke e ndjekur Zotin por se është duke vepruar i nxitur nga krenaria, krekosja dhe arroganca. Ai u përgjigjej: “Njeriu rrallë mund ta shprehë ndonjë mendim të ri e që kjo të mos duket si fodullëk dhe që të mos jetë i akuzuar se e nxitë konflikitin. Përse Krishti dhe të gjithë martirët e tij u gjykuan me vdekje? Për asrye se dukej se me krekosje e urrenin mençurinë e kohës së vet dhe se përhapnin inovacione, duke mos i pyetur të përkulur për këshilla përfaqësuesit e pikëpamjeve të vjetra”. BZ 131.2

Mandej kishte shtuar: “Çdo gjë që bëj dëshiroj ta bëj jo sipas mençurisë njerëzore por në pajtim me këshillat e Zotit. Në qoftë se kjo është vepër e Zotit kush do ta ndalojë? Në qoftë se nuk është e Zotit kush mund ta përparojë? Le të mos jetë as vullneti im, as i tyre, as i yni por le të jetë vullneti yt o Atë i shenjt që je në qiell!”52Ibid., knj. III, gl. 6. BZ 131.3

Edhe pse Luteri e kishte filluar këtë vepër i nxitur nga Shpirti Shenjt megjithatë, nuk mundi ta vazhdojë pa luftëra të tmerrshme. Akuzat e armiqëve të tij, shtrembërimi i qëllimeve të tij, vërejtjet e padrejta me qëllime të këqija në llogari të karakterit dhe motiveve të tij erdhën si vërshim dhe nuk qenë të pa sukses. Ai shpresonte se prijësit e popullit në kishë dhe në shkolla do t'i bashkoheshin në favor të reformacionit. Fjalët e kurajimit të personaliteteve të larta e mbushnin me gëzim dhe shpresë. Ai gati po e shihte se si po agonte dita e ndritshme për kishën. Mirëpo kurajimi më tutje shndërrohej në qortime dhe akuzime. Shumë prijës kishtarë dhe shtetërorë ishin të bindur në vërtetësinë e tezave të tij, por së shpejti e shihnin se pranimi i këtyre të vërtetave do të shkaktonte ndryshime të mëdha. Ta arsimosh dhe ta reformosh popullin kjo e nënkuptonte rrënimin e autoritetit të Romës, ndaljen e mijëra përrockave që derdheshin në thesarët e saj, kurse kjo do ta zvogëlonte batakçillëkun dhe luksin e prijësve të papatit. Mandej t'i mësosh njerëzit që të mendojnë dhe të veprojnë si qenie me përgjegjësi dhe ta presin shpëtimin e tyre vetëm nga Jezusi nënkuptonte rrënimin e fronit të kryepeshkopit dhe më në fund rrëzimin e mbrojtësve të autoritetit të tij. Për këtë arsye ata e kishin refuzuar njohurinë që ua ofronte Zoti dhe duke e kundërshtuar njeriun që e kishte dërguar Ai për t'i iluminizuar, prandaj ngriheshin kundër Krishtit dhe të vërtetës së tij. BZ 131.4

Duke menduar për veten, Luteri ishte dridhur i vetëdijshëm se ishte duke qëndruar vet përballë fuqive më të mëdha botërore. Ndonjëherë binte në dilema se a është duke i prirë vërtetë Zoti për t'iu kundërvënë autoritetit të Kishës. Ai shkruante: “Kush jam unë për t'iu kundërvënë madhësisë së papës, para të cilit dridhen princërit dhe e tërë bota? ... askush nuk e di se sa ka vuajtuar zemra e ime gjatë këtyre dy viteve dhe në çfarë dyshimi e bile edhe dëshpërimi kam rënë”.53Ibid., knj. III, gl. 6. Mirëpo ai nuk u dekurajua plotësisht. Kur i mungonte mbështetja e njerëzve mbështetj në Zotin dhe mësohej që të mbështetej në dorën e tij të fuqishme. BZ 132.1

Një miku të reformacionit Luteri i shkruante: “E kam të qartë se Shkrimi Shenjt nuk mund të kuptohet as me studim as me arsye. Detyra jote e parë është t'ia fillosh me lutje. Lutju Zotit që me mëshirën e vet të madhe ta japë të drejtën për t'ia kuptuar fjalët. Nuk ka interpret tjetër të Fjalës hyjnore, përveç Autorit të asaj fjale i cili vet ka thënë: “Të gjithë do të mësohen prej Zotit”. Mos prit asgjë nga mundi yt, nga arsyeja jote; mbështetu vetëm në Zotin dhe në ndikimin e Frymës së tij. Besoj fjalëve të njeriut i cili e ka sprovuar këtë”.54Ibid., knj. III, gl. 7. Ky është mësim me rëndësi të madhe për të gjithë ata që e ndjejnë se Zoti i ka ftuar që tjerëve t'ua shpallin të vërtetën solemne të kësaj kohe. Këto të vërteta do ta nxisin armiqësinë e satanit dhe të atyre që i duan rrëfimet që i ka trilluar ai. Në luftë me forcat e së keqes duhet diçka më tepër se forca e arsyes dhe e mençurisë njerëzore. Kur kundërshtarët thirreshin në zakone ose në traditë, në deklarata dhe në pushtetin e papës, Luteri u përgjigjej duke u thirrë në Shkrimin Shenjt, vetëm në Shkrim Shenjt. Ai aty i gjente dëshmitë të cilat nuk mund të atakoheshin; për këtë arsye skllervërit e formalizmit dhe të fesë së rrejshme e kërkonin gjakun e tij, ashtu siç e kishin kërkuar hebrejët gjakun e Krishtit. “Ai është heretik!”—ulursinin ithtarët e Romës. “T'i lejohet heretikut të tillë të jetojë edhe një orë më tepër është tradhtia më e madhe kundër kishës. Menjëherë le të bëhet gati turra e zjarrit për të!”55Ibid., knj. III. gl. 9. Mirëpo, Luteri nuk u bë pre e mllefit të tyre. Zoti atij ia kishte caktuar veprën të cilën duhej ta përfundonte dhe ia kishte dërguar engjëjt qiellorë që ta mbronin. Shumë sish të cilët nga Luteri e kishin pranuar dritën aq të çmueshme, përndryshe u bënë objekt i mllefit të satanit dhe për shkak të së vërtetës me guxim i pranuan pësimet dhe vdekjen. BZ 132.2

Shkenca e Luterit në tërë Gjermaninë ua tërhoqi vëmendjen njerëzve të ditur. Nga predikimet dhe shkrimet e tij buronin rrezet e dritës të cilat zgjuan dhe ndriçuan shumë zemra. Besimi i gjallë e zëvendësoi formalizmin e vdekur në të cilin kisha aq shumë kishte dremitur. Populli gjithnjë e më tepër e braktiste besimin e rrejshëm të Romës. U rrëzuan paragjykimet. Fjala hyjnore me të cilën Luteri e sfidonte çdo shkencë dhe çdo pohim u bë shpatë e ashpër në të dy tehat që ia hapte vetes rrugën për në zemrat e njerëzve. Kudo vërehej zgjimi dhe dëshira për ngritje shpirtërore. Kudo ndjehej uri dhe etje e atillë për drejtësi si edhe më parë. Sytë e popullit aq gjatë të drejtuar në ritet njerëzore dhe në ndërmjetsuesit botëror, tani u drejtuan nga pendesa dhe besimi në Zotin, në Mesinë e flijuar. BZ 134.1

Ky interesim i madh për shkencën e shpëtimit edhe më tepër e zgjoi frikën e përfaqësuesëve të papës. Luteri e kishte marrë thinjen për të shkuar në Romë që atje të përgjigjej ndaj akuzave për shkak të fesë së rrejshme. Ky urdhër i frikësoi shumë miqët e tij. Ata e dinin shumë mirë se çfarë rreziku i kanosej në atë qytet të bjerrur i cili më ishte i dehur nga gjaku i martirëve të Krishtit. Për këtë arsye e kundërshtuan shkuarjen e tij në Romë, duke kërkuar që të merret në pyetje në Gjermani. BZ 134.2

Ky propozim më në fund u pranua dhe papa e emroi një legat i cili do ta kryesonte debatin. Në udhëzimet të cilat ia kishte dhënë përfaqësuesit të vet, papa kishte theksuar se Luteri tani më ishte shpallur heretik. Legatit për këtë arsye i ishte urdhëruar “që ta ndiqte me e çdo kusht dhe ta detyronte për t'u nënshtruar”. Në qoftë se Luteri do të mbetej këmbëngulës kurse i dërguari i papës nuk do të mund ta nënshtronte nën pushtetin e tij ishte i autorizuar që “ta ndiqte në të gjitha viset e Gjermanisë; ta mallkonte dhe t'i përjashtonte të gjithë ata të cilët do t'i qëndronin lojale”.56Ibid., knj. IV, gl. 2. Dhe më tutje, për ta çrrënjosur plotësisht këtë heretizëm infektues, papa ia kishte dhënë udhëzimet të dërguarit të vet që përveç perandorit t'i përjashtojë të gjithë pa marrë parasysh dinjitetin e tyre shtetëror dhe kishtar në qoftë se nuk do të shprehnin vullnet për ta kapur Luterin dhe ithtarët e tij dhe për t'ua dorëzuar hakmarrjes së Romës. BZ 135.1

Këtu ishte zbuluar fryma e vërtetë e papatit. Në tërë këtë dokument nuk kishte asnjë gjurmë të parimeve të krishtera e bile as të drejtësisë së rëndomt njerëzore. Luteri ishte larg nga Roma dhe nuk kishte rast që qëndrimin e tij ta shpjegonte apo ta mbronte; megjithatë para se çështja e tij të shqyrtohej ishte shpallur heretik dhe në të njëjtën ditë i ishte tërhequr vërejtja, ishte akuzuar dhe ishte gjykuar dhe gjithë kjo prej atij që quhej At i shenjtë, autoriteti suprem dhe i pagabueshëm i kishës dhe i shtetit. BZ 135.2

Në atë kohë kur Luterit i duhej më së tepërmi këshilla dhe dashuria miqësore, providenca hyjnore e dërgoi Melanhtonin në Vytenberg. I ri, modest, i përmbajtur në sjellje, me gjykime të shëndosha, me dituri të thella, me dhunti të theksuar të oratorisë dhe krahas kësaj me karakter të pastër dhe të ndershëm, Melanhtoni me këto tipare të karakterit e kishte përfituar adhurimin dhe respektimin e përgjithshëm. Natyra e tij fisnike nuk theksohej më pak nga talentet e tija të shkëlqyeshme. Së shpejti ishte bërë nxënës serioz i ungjillit, miku dhe ndihmësi më besnik i Luterit; mirësjellja, arsyeja dhe përpikëria e tij e plotësonin guximin dhe energjinë e Luterit në punë. Bashkëpunimi i tyre reformacionit i jepte forcë të re dhe për Luterin ishte burim i madh i kurajimit. BZ 135.3

Augsburgu ishte zgjedhur si vend i marrjes në pyetje dhe reformatori atje u nis në këmbë. Disa njerëz ishin frikësuar seriozisht për jetën e tij. Dëgjoheshin kërcënime publike se ai do të zihej në rragë dhe do të vritej, prandaj miqët e tij e lusnin që të mos i ekspozohej rrezikut. Bile e lusnin që për një kohë ta braktiste Vytenbergun dhe ta kërkonte mbrojtjen e atyre që ishin të gatshëm të mbronin. Mirëpo ai nuk dëshironte ta braktiste vendin të cilin ia kishte caktuar Zoti. Përkundër stuhisë e cila ishte tërbuar me tërë fuqinë e vet, ai ndjehej i obliguar për ta mbrojtur të vërteten. Ai thoshte: “Unë jam si Jeremia, njeri kundër të cilit secili bërtet, por sa më tepër që më kërcënohen armiqët, gëzimi im është më i madh ... ata tani më ia kanë nxjerrë zërin e zi nderit tim dhe emrit tim të mirë. Më mbetet edhe një: trupi im i mjerë; le ta marrin edhe atë, në këtë mënyrë do të ma shkurtojnë jetën për disa orë, por shpirtin nuk do të mund të ma marrin. Ai që dëshiron që botës t'ia shpallë Fjalën e Zotit në çdo çast duhet të jetë i gatshëm të vdesë”.57Ibid., knj. IV, gl. 4. BZ 136.1

Lajmi për ardhjen e Luterit në Augsburg e plotësoi zemrën e të dërguarit të papës me kënaqësi të madhe. Heretiku i rebeluar i cili ia tërhoqi vemendjen gati tërë botës, ishte tani në pushtetin e Romës dhe legati i papës kishte vendosur që të mos lejojë t'i dilte dore. Reformatori nuk ishte kujdesur që ta siguronte letrën e garancisë. Miqët e tij e kishin lutur që të mos paraqitej para legatit të papës pa letër garantuese dhe vet i kishin ndërmarrë të gjitha masat që t'ia siguronin nga perandori. Qëllimi i legatit ishte që Luterin në qoftë se në çfarëdo mënyre ishte e mundur ta detyronte të pranojë, dhe në qoftë se nuk do t'ia dilte të shpiente në Romë në mënyrë që atje ky ta përjetonte fatin e Jan Husit dhe të Jeronimit. Për këtë arsye legati përmes të dërguarve ta vet u përpoq ta bindëte Luterin që të vinte para tij pa letër garantuese kështu që në këtë mënyrë t'i nënshtrohej mëshirës së tij. Luteri këtë e refuzoi me vendosshmëri dhe nuk u paraqit para të dërguarit të papës deri sa nuk e mori dokumentin me të cilin perandori ia garantonte mbrojtjen e vet. BZ 136.2

Qëllimi i katolikëve ishte të përpiqeshin ta përfitonin Luterin me një simpati të tejdukshme. Në bisedat e veta me Luterin legati u tregua shumë i sjellshëm, por kërkoi që Luteri pa kusht t'i nënshtrohet pushtetit të kishës së Romës dhe ta braktisë çdo pikë të mësimeve të tij pa kurrfarë dëshmishë apo pyetjesh. Ai ende nuk e njihte njeriun me të cilin duhej të debatonte. Në përgjigjen e vet Luteri e theksoi respektin e vet ndaj kishës, synimet për të vërtetën, gatishmërinë për t'u përgjigjur të gjitha vërejtjeve në pikëpamje të mësimeve të tij dhe që shkencën e vet t'ia nënshtronte vendimit të universiteteve të caktuara kryesore. Në të njëjtën kohë ai e kundërshtoi kërkesën e të dërguarit të papës i cili kërkonte që ta mohonte mësimin e tij pa kurrfarë dëshmie se gjoja ishte i mashtruar. BZ 136.3

Përgjigjen e vetme që e mori ishte: “Mohoje, mohoje!” Reforma¬tori dëshmoi se pikëpamjet e tij janë të mbështetura në Shkrimi Shenjt dhe deklaroi me vendosshmëri se nuk mund të heq dorë nga e vërteta. Legati, i paaftë për t'iu përgjegjur dëshmive të Luterit e vërshoi me një mori qortimesh, shpotishë dhe vardisjesh të përziera me citate nga predikimet e etërve kishtarë, duke mos i dhënë mundësi reformatorit që ta merrte fjalën. Duke e parë se biseda e zhvilluar në këtë mënyrë ishte plotësisht e padobishme, Luteri më në fund e mori lejen për ta paraqitur përgjigjen me shkrim. BZ 137.1

Ai më vonë i shkruante mikut të tij: “E pash se më e arsyeshme është t'iu përgjigjem me shkrim; së pari ajo që është shkruar mund të jetë e hapët për gjykimin e njerëzve të tjerë; së dyti në këtë mënyrë më lehtë mund të ndikohet në frikën në qoftë se jo në ndërgjegjen e një tirani llomotitës dhe të krekosur i cili përndryshe do të mund të ngadhnjente me zërin e tij urdhërues”.58Martyn, The Life and Times of Luther, str. 271. BZ 137.2

Në mbledhjen e ardhshme Luteri e paraqiti qartë, thuktë dhe fuqishëm shpjegimin e pikëpamjeve të veta të mbështetura me shumë citate nga Shkrimi Shenjt. Pasi që këtë hartim e lexoi me zë ia dha kardinalit i cili me urrejtje e hudhi në një anë, duke i thënë se këto janë fjalë boshe dhe citate të pavlefshme. Luteri, të cilit iu hapën sytë tani e pranoi luftën me kardinalin e krekosur në sferën e tij—duke u shërbyer me predikimin dhe mësimin e kishës—dhe në këtë mënyrë i rrëzoi plotësisht pohimet e tij. BZ 137.3

Kur e pa i dërguari i papës se dëshmitë e Luterit janë të pamohueshme e humbi çdo kontroll mbi veten dhe me mllef uluriti: “Mohoje ose do të dërgoj në Romë ku do të vish para gjykatësve të cilët kanë urdhër që të njihen me veprën tënde. Do të përjashtoj nga kisha ty, ithtarët tu dhe të gjithë ata që janë duke të ndihmuar dhe që do të ndihmojnë në të ardhmen”. Më në fund bërtiti me zë plot mllef dhe me krenari: “Mohoje! Ose më kurrë mos më dil para syve!59D'Aubigné, op. cit., knj. IV, gl. 8. — Ibid., knj. IV, str. 10. BZ 137.4

Reformatori u tërhoq menjëherë me miqt e vet në ç'mënyrë ia bëri të qartë se prej tij nuk mund të kërkohet kurrfarë heqje dorë nga pikëpamjet e veta. Këtë, kardinali e kishte pritur më së paku. Ai kishte menduar se me ashpërsi do ta detyronte Luterin që të hiqte dorë. Tani pasi që kishte mbetur vet me bashkëmendimtarët e shikonte herë njërin e herë tjetrin tepër i padisponuar për shkak të dështimit të papritur të planeve të veta. BZ 138.1

Përpjekjet e Luterit në këtë konflikt nuk dështuan. Shumë njerëz që morën pjesë në këtë debat e patën rastin t'i krahasonin këta dy njerëz dhe të gjykonin se çfarë fryme u printe dhe ku qëndronte fuqia e vërtetësisë së pikëpamjeve të tyre. Çfarë dallimesh esenciale! Reformatori, i thjeshtë, i devotshëm, i vendosur mbështetej në fuqinë Hyjnore, me të vërtetën në anën e vetë; ndërsa përfaqësuesi i papës, mendjemadh, arrogant, i krekosur dhe i paarsyeshëm, pa asnjë dëshmi nga Shkrimi Shenjt ulurinte me zë: “Mohoje! Ose do të dërgoj në Romë për të ndëshkuar!” BZ 138.2

Duke injoruar letrën garantuese të cilën e kishte reformatori, armiqt e tij e kishin ndërmendë ta zinin dhe ta hudhnin në burg. Pasi që qëndrimi i tij i mëtejshëm në Augsburg do të ishte i padobishëm, miqt e tij përpiqeshin që ai menjëherë të këthehej në Vytenberg por me një kujdes tejet të madh dhe në fshehtësinë më të madhe. Luteri, për këtë arsye e braktisi Augsburgun para agimit, në kalë në përcjellje të vetëm një njeriu të cilin ia kishte dhënë kryetari i bashkisë së qytetit. I mbushur me parandjenja të errëta ai kalonte në qetësi nëpër rrugët e errëta dhe të qeta të qytetit. Armiqët vigjilentë dhe brutal e donin kokën e tij. A thua do t'u shmangej kurtheve të vendosura? Këto ishin orët e frikës dhe të lutjes serioze. Kur arriti te muret e qytetit i shikoi dyert e vogla të cilat u hapën para tij dhe ai pa pengesa me përcjellësin e tij doli nga qyteti. Kur dolën jashtë mureve të qytetit, të arratisurit u ngutën dhe para se legati të njohtohej për shkuarjen e Luterit ai më gjendej jashtë rrezikut nga ndjekësit e tij. Kishin dështuar planet e satanit dhe të të dërguarëve të tij. Njeriu të cilin e konsideronin se është në pushtetin e tyre kishte ikur si zogu nga kurthi i pronarit të kafazit. BZ 138.3

Ky lajm e kishte mllefosur dhe tmerruar tepër legatin. Ai kishte pritur që të ishte i dekoruar për shkak të urtisë dhe vendosshmërisë në pikëpamje të veprimeve ndaj këtij prishësi të qetësisë kishtare; mirëpo shpresa e tij ishte thyer. Mllefin e tij e kishte shfryer në një letër dërguar Fridrihut, princit të zgjedhur të Sasit me të cilën Luterin e akuzonte rëndë duke kërkuar nga Fridrihu që reformatorin ta dërgonte në Romë ose ta dëbonte nga Sasia. BZ 138.4

Luteri në mbrojtjen e tij kishte theksuar se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga mësimet e tij në qoftë se legati apo papa nga Shkrimi Shenjt ia dëshmonin lajthitjet dhe i tregonin se shkenca e tij ishte në kundërshtim me Fjalën hyjnore. Gjithashtu ai i falënderohej Zotit që e kishte bërë të denjë të pësonte për një vepër aq të shenjtë. BZ 139.1

Princi Fridrih deri tani pak i kishte njohur mësimet e reformatorit, por kishte qenë thellë i prekur me sinqeritetin, fuqinë dhe qartësinë e fjalëve të Luterit. Deri sa të mos dëshmohet se reformatori është në lajthitje Fridrihu kishte vendosur të ishte mbrojtësi i tij. Ai duke iu përgjigjur kërkesës së legatit kishte shkruar: “Pasi që doktor Martin Luteri është paraqitur para jush në Augsburg, me këtë fakt duhet të jeni të kënaqur. Ne nuk kemi pritur se do ta detyroni që ta mohonte veprën e vet pa ia dëshmuar lajthitjet. Asnjë nga njerëzit e ditur në principatën time nuk më ka informuar se mësimet e Martinit janë heretike, antikrishtera dhe të rrejshme!” Princi kishte refuzuar që Luterin ta dërgonte në Romë apo që ta dëbonte nga shteti i vet. BZ 139.2

Princi e kishte parë se morali në shoqëri kishte rënë shumë. Ishte e nevojshme një reformë e madhe. Ai e kishte konstatuar se ishte e kotë çdo përpjekje që të evitohen apo të ndëshkohen krimet në qoftë se secili nuk i pranon dhe nuk i nënshtrohet urdhërave të Zotit dhe kërkesave të një ndërgjegje të iluminizuar. Ai e kishte vërejtur se Luteri po punonte pikërisht në këtë drejtim dhe fshehtas ishte gëzuar që në kishë kishte filluar të ndjehej një frymë më e mirë. BZ 139.3

Princi gjithashtu e kishte vërejtur se Luteri po arrinte suksese të mëdha edhe si profesor i universitetit. Kishte kaluar vetëm një vit nga koha kur reformatori i kishte ngjitur tezat e veta në dyert e kishës dhe që tani mund të vërehej se ishte zvogëluar dukshëm numri i pelegrinëve të cilët në rastin e kremtes së të gjithë Shenjtëve e vizitonin kishën. Roma më nuk kishte aq adhurues dhe nuk merrte aq shumë dhurata si më parë, por në vend të kësaj paraqiteshin njerëz të tjerë të cilët vinin në Vytenberg jo si pelegrinë për t'i adhuruar reliket por si studentë për t'i plotësuar sallat universitare. Shkrimet e Luterit gjithkund zgjonin interesim të ri për Shkrimin Shenjt, sepse jo vetëm nga Gjermania por edhe nga vendet tjera arrinin studentët në universitetin e Vytenbergut. Djelmoshat, duke e parë për herë të pare Vytenbergun “i ngrenin duart drejt qiellit dhe e lavdëronin Zotin që kishte bërë që drita të ndriçonte nga ky qytet, ashtu si nga Sioni në kohën antike dhe që prej aty të përhapej deri në vendet më të largëta”.60Ibid., knj. V, gl. 1. BZ 139.4

Luteri deri tani vetëm pjesërisht i kishte braktisur lajthitjet e Romës. Mirëpo kur e krahasoi Shkrimin Shenjt me vendimet dhe urdhërat e papës u tmerrua. “Po i lexoj dekretet e papës” i shkruante Spalatinit “dhe po të them se nuk e di a është vet papa antikrishti apo i dërguari i tij, Krishti në ato dekrete është i pasqyruar tepër rrejshëm e bile edhe i gozhduar në kryq”.61Ibid., knj. VI, knj. 1. Megjithatë, Luteri në atë kohë ende ishte bir lojal i kishës së Romës dhe nuk mendonte se ndonjëherë do të ndahej. BZ 140.1

Shkrimet e reformatorit dhe shkenca e tij më tutje u përhapën në tërë botën e krishterë. Vepra depërtoi në Zvicër dhe në Holandë. Disa ekzemplarë të shkrimeve të Luterit ia hapën rrugën vetes për në Francë dhe Spanjë. Në Angli mësimi i tij u pranua si fjalë jetësore. E vërteta depërtoi në Belgjikë dhe në Itali. Mijëra njerëz zgjoheshin nga vdekja shpirtërore në jetë gëzimi, të cilën na e ofron shpresa dhe besimi. BZ 140.2

Roma gjithnjë e më tepër hidhërohej nga sulmet e Luterit kurse disa nga kundërshtarët e tij fanatikë, bile edhe disa profesorë të universiteteve katolike deklaruan se ai që do ta vriste këtë murg rebel nuk do të bënte kurrfarë mëkati. Një ditë reformatorit iu afrua një i huaj me revole të fshehur nën pallton dhe e pyeti përse lëvizë gjithkund vet. Luteri iu përgjigj: “Unë jam në duart e Zotit. Ai është fuqia dhe mburoja ime. Çka mund të më bëjë njeriu!” Pas këtyre fjalëve i huaji u zverdhë dhe iku si nga prania e ndonjë qenie qiellore. BZ 140.3

Roma dëshironte ta shkatërronte Luterin, mirëpo Zoti ishte në mbrojtje të tij. Shkenca e tij dëgjohej gjithkah: “Nëpër kasolle dhe manastire, në oborret e fisnikëve, në universitete dhe në pallatet e perandorit”. Nga të gjitha anët ngriheshin njerëzit fisnikë për t'i mbështetur përpjekjet e tij. BZ 140.4

Përafrësisht në atë kohë Luteri duke i lexuar veprat e Jan Husit e kishte konstatuar se reformatori i Çekisë e kishte zhvilluar të vërtetën e madhe për t'u arsyetuar në besim të cilin edhe ky vet e theksonte dhe e predikonte. “Të gjithë ne”—kishte klithur ai—“Pali, Augustini dhe unë jemi husitë, pa e ditur këtë!” “Zoti me siguri do ta ndëshkojë botën sepse e vërteta i është zbuluar para një shekulli, por ajo e ka ndezur”.62Wylie, op. cit., pnj. VI, gl. 1. BZ 140.5

Në një shkrim dërguar perandorit dhe princërve Gjermanë Luteri për papën kishte shkruar: “Është e tmershme të shikohet ai që veten e konsideron zëvendës të Krishtit se si jeton në luks edhe më të madh se vet perandori. A i përngjet në këtë mënyrë Jezusit të varfër apo Pjetrit të devotshëm? Ai, thonë disa njerëz është pushtetar i botës! Mirëpo Krishti zëvendës i të cilit e konsideron veten ka thënë: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote” a mund të jetë pushteti i zëvendësit më i madh se i zotërisë së tij!”63D'Aubigné, op. cit., knj. VI, gl. 3. BZ 141.1

Për universitetet Luteri shkruante: “Kam frikë se universitetet do të bëhen dyer të ferrit në qoftë se atje me përkujdesje dhe në mënyrë të thelluar nuk shpjegohet Shkrimi Shenjt dhe nuk mbillet në zemrat e të rinjëve. Askujt nuk ia rekomandoj që ta dërgojë fëmijën e vet atje ku Shkrimi Shenjt nuk është kriter jetësor. Çdo isntitucion në të cilin vazhdimisht nuk studjohet Fjala Hyjnore do të barstardohet”. BZ 141.2

Ky shkrim me shpejtësi rrufeje u përhapë nëpër tërë Gjermaninë dhe la mbresa të fuqishme në popull. I tërë populli u ngrit si valë dhe shumë njerëz filluan të tubohen nën flamurin e reformacionit. Duke u djegur nga dëshira për hakmarrje armiqt e Luterit e nxisnin papën që kundër tij të ndërmerrte masa energjike. Ishte vendosur që menjëherë të gjykohej shkenca e tij. Luterit dhe ithtarëve të tij iu lanë 60 ditë kohë për të hequr dorë prej mësimeve të tyre; në të kundërtën të gjithë do të përjashtoheshin nga kisha. BZ 141.3

Ky ishte një çast i tmerrshëm për reformacionin. Me shekuj gjykimet e Romës me përjashtime ishin bërë tmerr për shumë shtetarë të fuqishëm; ato u shkaktonin fatkeqësi dhe dëshprim perandorive të mëdha. Ata që ishin viktima të pëijashtimeve shikoheshin me tmerr. Me ta veprohej si me njerëzit që ishin nxjerr jashtë ligjit, njerëzit i shmangeshin çdo kontakti me ta dhe ndiqeshin deri në vdekje. Luteri e kishte vërejtur mirë stuhinë e cila i përgatitej për ta shkatërruar, por ishte i qëndrueshëm, përplot shpresa se Jezusi ishte ndihmës dhe mbrojtës i tij. Me këtë besim dhe guxim të martirit ai shkruante: “Çka do të ndodhë, nuk e di as që dua ta di ... le të bijë goditja kudo qoftë, unë nuk ia kam frikën. Asnjë gjeth nuk bie nga pema pa vullnetin e Atit tonë; sa shumë Ai kujdeset për ne! Është lehtë të vdiset për Fjalën kur Fjala e cila është bërë trup, ka vdekur për ne. Në qoftë se vdesim me Te, me Te do të jetojmë; kur të kalojmë nëpër ate që Ajo ka kaluar para nesh, do të jemi atje ku është Ajo dhe do të jetojmë përgjithmonë me Te”.64D'Aubigné, op. cit., knj. VI, gl. 9. BZ 141.4

Kur i arriti letra e papës Luteri pat thënë: “Unë e urrej dhe e refuzoj si heretike dhe të rrejshme ... në të gjykohet vetë Krishti. Gëzohem që mund t'i përballoj këto të këqija për avansimin e veprës. Tani jam më i qetë, sepse e di se papa është antikrisht dhe se është duke qëndruar në vet fronin e satanit.”65Ibid., op. cit., knj. VI, gl. 9. BZ 142.1

Megjithatë, aktgjykimi i papës nuk mbeti pa pasoja. Burgimet, torturat dhe shpatat qenë vegla të fuqishme me të cilat i detyronte njerëzit të nënshtroheshin. Njerëzit e dobët dhe bestytë dridheshin para dekretit të tij. Megjithëse shumica ishte me Luterin prapëseprapë shumë njerëz e çmonin aq tepër jetën e tyre që ta sakrifikonin për veprën e reformacionit. Sipas të gjitha gjasave dukej se reformacioni ishte në fundin e vet. BZ 142.2

Mirëpo, Luteri ende ishte i pathyeshëm. Roma i hudhi mbi të mallkimet dhe bota ishte e bindur se ai ose do të detyrohej të nënshtrohej ose do të vdiste. Mirëpo, reformatori me një ashpërsi të stuhishme ia refuzoi gjykimin e mallkimit autorit të saj dhe publikisht e shpalli vendimin se përgjithmonë shkëputet nga Roma. Në praninë e shumë studentëve, profesorëve dhe qytetarëve të të gjitha shtresave, Luteri e ndezi dokumentacionin e papës së bashku me ligjet e tija kanonike, dekretaliet dhe disa shkresa të cilat e mbështetnin pushtetin e papës. Ai tha: “Armiqët e mi duke i ndezur shkrimet e mia kanë mundur ta dëmtojnë një pjesë të së vërtetës në mendimet e njerëzve të rëndomtë dhe t'i shkatërrojnë shpirtërat, prandaj edhe unë tani po i ndez librat e tyre. Filloi lufta serioze. Deri tash vetëm kam luajtur me papën. Këtë vepër e kam filluar në emër të Zotit; ajo do të kryhet pa mua, me forcën e Tij”. BZ 142.3

Ndaj qortimeve të armiqëve të cilët e përqeshnin dobësinë e kauzës së tij Luteri u përgjigj: “Kush e din se a më ka zgjedhur dhe a më ka thirrur Zoti për ta kryer këtë vepër? A nuk do të duhej të frikoheshin se duke më urrejtur mua e urrejnë edhe vetë Zotin. Moisiu ka qenë vet me rastin e Daljes nga Egjipti. Eliseu ka qenë vet gjatë kohës së pushtetit të perandorit Ahabit; Isaia ka qenë vet në Jerusalem; Ezekieli vet në Babilon ... Zoti kurrë nuk e ka zgjedhur profet ndonjë prijës të klerikëve ose ndonjë personalitet tjetër të madh; ai rëndom i ka zgjedhur njerëzit e thjeshtë dhe të urrejtur e bile njëherë bariun Amosin. Në të gjithë shekujt, të shenjtit u detyruan t'i qortojnë të mëdhenjët, perandorët, princërit, klerikët dhe njerëzit e ditur duke e rrezikuar jetën e tyre .. unë nuk them se jam profet, por them se duhet aq më tepër të frikohen për arsye se unë jam vet, e ata shumë. Jam i sigurtë se me mua është Fjala e Zotit e jo me ata”.66Ibid., op. cit., knj. VI, gl. 10. BZ 142.4

Megjithatë, Luteri nuk e kishte marrë këtë vendim pa një luftë të tmerrshme të brendshme me veten për t'u shkëputur nga kisha. Në atë kohë ai shkruante: “Çdo ditë e më tepër e ndjej se sa vështirë është t'i braktisësh zakonet që i kemi marrë që nga fëmijëria. Oh, sa dhimbje më kanë shkaktuar kur e kam marrë qëndrim të kundërt me papën dhe ta shpallë antikrisht, ndonëse e kam mbështetjen në Shkrimin Shenjt ... se sa ka vuajtur zemra e ime! Sa herë ia kam shtruar vetes pyetjen e hidhur të cilën aq shpesh e kanë përsëritur ithtarët e papës: “A thua vetëm ti je i mençur? A thua është e mundshme që të gjithë tjerët të jenë të lajthitur? Çka do të ndodhë pas të gjitha këtyre gjërave në qoftë se je i lajthitur dhe në këto mashtrime i ke futur aq shumë shpirtëra të cilët më në fund do të shkatërrohen përgjithmonë? Kështu kam luftuar me vetveten dhe kundër satanit, deri sa Krishti nuk ma ka kurajuar zemrën me Fjalën e tij të pagabueshme kundër të gjitha këtyre dyshimeve”.67Martyn, op. cit., str. 372. 373. BZ 143.1

Papa i qe kërcënuar Luterit me përjashim nga kisha në qoftë se nuk hiqte dorë dhe tani ky kërcënim u plotësua. U shpallë letra e re e papës e cila e shpalli Luterin të përjashtuar përgjithmonë nga kisha, të mallkuar nga qielli dhe i njëjti mallkim u hodhë edhe mbi të gjithë ata që i pranonin mësimet e tij. Filloi lufta e madhe me tërë ashpërsinë e vet. BZ 143.2

Të gjithë ata të cilëve u shërben Zoti për ta shpallur të vërtetën në kohën e vet, gjithmonë do të hasin në kundërshtim. Në ditët e Luterit, një e vërtetë kishte rëndësi të veçantë për atë kohë; edhe sot ekziston e vërteta për kohën tonë. Ai i cili çdo gjë bën sipas këshillës së vullnetit të vet e ka parë të nevojshme që t'i vëjë njerëzit në situata të ndryshme dhe t'ua besojë detyrat të cilat i përgjigjen kohës në të cilën jetojnë dhe situatave në të cilat gjenden. Në qoftë se ata e vlerësojnë dritën që u jepet, atyre do t'u shkëlqejë më tepër. Mirëpo, sot shumica e njerëzve gjithashtu pak ecin pas të vërtetës, si dhe ithtarët e papës të cilët qenë ngritur kundër Luterit. Si në shekujt e kaluar edhe sot ka prirje që të akseptohen traditat dhe teoritë njerëzore. Ata që e paraqesin të vërtetën për kohën e sotme nuk duhet të presin se do të jenë të pranuar më mirë se reformatorët në shekujt e mëpar- shëm. Lufta e madhe ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës, ndërmjet Zotit dhe satanit do të ashpërsohet gjithnjë e më tepër deri në fund të historisë botërore. BZ 143.3

Jezusi nxënësve të tij u ka thënë: “Po të ishit të botës, bota do t'i donte të vetët, e pasi nuk jeni të botës,—pse unë ju zgjodha prej botës—për këtë arsye bota ju urren. T'ju bjerë ndër mend fjala që ju thash: nuk është shërbëtori më i madh se zotëria e tij. Nëse mua më salvuan edhe ju do t'ju salvojnë; nëse fjalën time e mbajtën edhe të tuajën do ta mbajnë.” (Gjoni 15,19.20) Në anën tjetër Zoti ynë thotë qartë: “Vajë për ju kur të githë njerëzit do t'ju lëvdojnë, sepse ashtu vepruan edhe etërit e tyre me profetët e rrejshëm!” (Luka 6,26) Fryma e botës së sotme nuk është në masën më të madhe në pajtim me frymën e Zotit se sa në kohët e mëparshme. Ata që sot e predikojnë Fjalën hyjnore me pastërtinë e vet nuk do të pranohen me dashuri më të madhe se ata në kohët e kaluara. Kundërshtimi i së vërtetës mund ta ndryshojë formën e vet; armiqësia nuk është e thënë të jetë aq e hapët sepse është më dinake; por kundërshitmi i njëjtë ekziston dhe do të ekzistojë deri në fund. BZ 144.1