Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
PËRSE DUHET TA LEXONI KËTË LIBËR
Për miliona njerëz jeta duket e parëndësishme dhe e marrë. BZ 14.1
Shkenca, teknologjia si dhe filozofia dhe teologjia e kanë paraqitur njeriun si një krijesë të rëndomtë të rastit. Mirëpo, me apo pa vetëdije, qeniet njerëzore vështirë e pranojnë ekzistencën e paqëllimtë si të tillë. Eksperimentimi me droga, protestat dhe rebelimet apo dhuna, në shumë raste e manifestojnë luftën e pakuptimët njerëzore nga ndjenja e tyre e tmerrshme se janë të humbur. Si bonjakë vajtojnë në vetminë dhe zhgënjimin e tyre duke pyetur “Kush jam unë? Cilët kanë qenë prindërit e mij? Përse më kanë braktisur?” BZ 14.2
I drejtohemi shkencës për të marrë përgjigje, duke i drejtuar radio-teleskopët e mëdhenjë drejt fokusit të yjeve sikur duam të pyesim: vallë a ekziston dikush atje i cili më njeh mua? A kujdeset ndokush për mua? Por shkenca nuk ka përgjigje? Shkenca është e konstituar ashtu që edhe vet shtron pyetje. Si është krijuar atomi? Në çka ndahet? Si punon mendja e jonë? Si është formuar gjithësia? BZ 14.3
Nuk mund të na përgjigjet se si është krijuar atomi, përse ekzistojnë njerëzit dhe në përgjithësi përse ekziston gjithësia?Gjithashtu nuk mund të na përgjigjet në pyetjet më të rëndomta që kanë të bëjnë me njeriun i cili e ka forcën e meditimit. BZ 14.4
Në qoftë se ekziston qëllimi dhe drejtësia në gjithësi, përse atëherë njerëzit e këqijë përparojnë kurse të mirët vuajnë? A ekziston jeta pas vdekjes? A mbetet edhe më tutje karakteri ynë që të jetojë? A flasin udhëheqësit fetarë të sotëm vërtetë për Zotin? Cila është e vërteta? BZ 14.5
Cila është ardhmëria e botës sonë? A do të zhduket si vaji e dënesja e fëmijës së vogël i cili lufton për frymëmarrjen e fundit në atmosferën e ndotur të së nesërmes apo do të asgjësohet nga eksplodimi i madh kur ferri atomik të çlirohet nga grykat e kuqe të shisheve ICMB (Bombat atomike)? Apo, njeriu i cili kurrë gjatë historisë nuk ka qenë në gjendje ta kontrollojë armikun më të madh të tij—VETEN—do ta zhvillojë edhe ndonjë plan më të madh të zhvillimit përmes të cilit do t'ia arrijë të shkaktojë ekzode, të keqen, luftën, varfërinë e ndoshta edhe vdekjen? BZ 14.6
Ky libër për këto çështje jep përgjigje dhe ato janë kurajuese. Ekziston qëllimi jetësor. Në gjithësi nuk jemi të vetëm. Ekzisotn Dikush i cili kujdeset. Dikush i cili e ka inkuadruar vetën në historinë njerëzore i cili edhe vetë është bërë njeri, në mënyrë që ne të mund t'i afrohemi Atij dhe Ai neve. Dikush dora e fuqishme e të cilit ka qenë mbi këtë planet dhe i cili përsëri do ta vendosë paqen dhe qetësinë në te dhe këtë do ta bëjë së shpejti. BZ 15.1
Por ka qenë prej fillimit Dikush i cili ka vendosur ta marrë kontrollin mbi këtë botë dhe ta çrregullojë planin hyjnor për lumturinë njerëzore. Në gjuhën grafike—kurse mijëra njerëz e quajnë gjuhë frymëzuese, autori i këtij libri i then barrierat e së panjohurës, të së mjegulluarës dhe të pasqyrimit të tmerrshëm të kurtheve në një personalitet të fuqishëm por të padukshëm dora e të cilit shtrihet drejt sundimit të kësaj bote. Ndërsa sipas pikëpamjeve njerëzore, princi pagan dhe ekzistimi religjioz njësoj manifestohen si fajtorë në këtë luftë. BZ 15.2
Që nga rebelimi ndaj pushtetit hyjnor, në vetë zemrën e kozmosit e deri te lufta e pamëshirshme kundër banorëve të kësaj bote nga ana e princit të errësirës; që nga Këshilli i Qiellit të cilit iu bashkangjit inteligjencia e botërave të tjera e deri te engjujt të cilët kishin kënduar nën çerdhet e Betlehemit; që nga dinakëria tinzare e luftës së armikut të zhgënjyer të ekzaltuar e përmes të gjithë shekujve të ekzaminimit dhe errësirës e deri te dështimi i kumbueshëm nga ana e princit të dritës; autori i këtij libri nxjerrë konkluzione të fuqishme e me kuptim të thellë, prandaj ky libër është bërë njëri ndër librat më të mëdhenjë polemik dhe thuhet se ky është libër religjioz i cili e ka qarkullimin më të madh në kohën moderne, botimet e të cilit shtypen në shumë gjuhë. BZ 15.3
Në të vërtetë, vetëm në kohën e lirisë së religjionit ky libër mund të shtypet dhe të përhapet me të madhe, për arsye se thellësisht depërton në shumë institucione të fuqishme të ditëve tona. Përse ka qenë i nevojshëm Reformacioni? Dhe, përse përparimi i tij është ndalur'? Rrëtimi i pikëllueshëm i kishave të rëna, i ekzodeve, ndjekjeve, bashkimi i kishave dhe i shtetit i cili edhe më tutje përpiqet ta luaj rolin e turpshëm para se të përfundojë lufta ndërmjet të së mirës dhe të keqes; Të gjitha këto gjenden në këtë libër. Dhe në këtë konflikt të gjithë njerëzit janë pjesëmarrës. BZ 15.4
Këtu shkrimtarja flet për gjërat të cilat ende nuk kanë ekzistuar në ditët e saja. Ajo flet me sinqeritet dhe nuk i friksohet askujt përveç Zotit. Çështja e konfliktit është aq e madhe kurse rrezikimi aq i lartë sa që dikush është dashur t'i dërgojë këto fjalë që tërheqin vërejtjen dhe që udhëzojnë. BZ 16.1
Asnjë lexues i cili i shpalosë faqet e Betej së Madhe nuk do të mund ta heq nga dora e që të mos mendojë—a ka qenë diçka më e lartë që e ka drejtuar kah ky libër. BZ 16.2
Botuesi