Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit

45/47

41. TOKA E SHKRETËRUAR

“Sepse, mëkatet e saj arritën deri në qiell dhe Zoti i ranë në mend pardrejtësitë e saj. Hakmerrniu dhe gjë mos i lini mangut, shpaguaniu dyfish sipas veprave të saja, në gotë që ajo ju ndikonte—dyfish ndikoni! Sa ajo u mbulua me lumturi dhe luks, as ktheniani ju me mendime e me dhimbje! Sepse ajo thoshte në zemrën e vet: “Rri në Fron si mbretëreshë dhe askurrrë s'do të mbetem e vejë, kurrë nuk do të sprovoj ç‘është vuajtja!” Prandaj në të njëjtën ditë do të vijnë mbi të plagët: vdekja, e vaji, e zia e bukës, dhe krejtësisht do të digjet në zjarr. Sepse i fuqishëm është Zoti, Hyu, Gjykatësi i saj! Mbi të do të qajnë dhe do të vajtojnë mbretërit e dheut që me të bënë fëlligshti dhe jetuan në kënaqasi, kur do të shohin tymin e zjarrit të saj. Duke ndenjur larg nga frika e vuajtjeve të saja do të qajnë: “Vaj, vaj qyteti i madh! Babiloni, qytet i Fortë! Të doli mjaft një ças për të gjetur dënimi!” BZ 617.1

“Tregtarët që me këto tregtonin e ajo i pasuroi larg do të rrinë nga frika e mundimeve të saja, duke qarë dhe duke vajtuar e do të thonë: Vaj! Vaj! Qytet i madh i veshur me li, me purpur, me kadife i stolisur me gurë të paçmueshëm dhe me margaritarë; sa shpejt mbaroi gjithë kjo pasuri.” (Zbulesa 18, 5-10; 15-17) BZ 617.2

Këto janë gjyqet që bijnë mbi Babilonin në ditën e hidhërmit të Zotit. Ai e ka mbushur kupën e padrejtësisë së vet; koha e tij ka ardhur; ai është pjekur për shkatërrim. BZ 617.3

Kur zëri i Zotit ta çlirojë popullin e vet nga skllavëria atëherë do të bëhet zgjimi i madh i atyre që kanë humbur çdo gjë në luftën e madhe të jetës. Deri sa ka zgjatur koha e mëshirës kanë qenë të verbëruar me mashtrimet e satanit dhe e kanë arsyetuar jetën e tyre mëkatare. Të pasurit janë krenuar me pasurinë e vet para atyre që kanë qenë të varfër dhe të mjerë; mirëpo ata e kanë arritur pasurinë duke e shkelur Ligjin e Zotit. Nuk kanë qenë në gjendje t'i ushqejnë të uriturit, t'i veshin të deshurit, t'i mbathin të zbathurit, të veprojnë drejtë dhe ta duan mëshirën. Vazhdimisht janë përpjekur që të ngriten dhe ta arrijnë një respekt të veçantë te të afërmit e vet. Tani janë privuar nga çdo gjë që i ka bërë të mëdhenj dhe qëndrojnë të mjerë dhe të pafuqishëm. Me frikë e shikojnë shkatërrimin e idhujve të tyre të cilët i kanë çmuar më tepër se Krijuesin e vet. Ata i kanë shitur shpritërat e vet për pasuritë dhe gëzimet jetësore dhe nuk janë përpjekur që të pasurohen me Zotin. Pasojë e gjithë kësaj është jeta e tyre e dështuar; kënaqësitë e tyre janë shndërruar në hidhërim kurse pasuria e tyre në kalbësirë. Fitimet e tyre të tërë jetës janë zhdukur për një çast. Të pasurit vajtojnë sepse u janë shkatërruar shtëpitë luksoze u është zhdukur argjendi dhe ari. Mirëpo vaji i tyre është heshtur për shkak të frikës se do të shkatërrohen edhe vet me idhujt e tyre. BZ 617.4

Mëkatarët ndiejnë pikëllim, por jo për shkak të lënies pas dore të obligimeve ndaj Zotit dhe të afërmve por për arsye se Zoti ka ngadhnjyer. Vajtojnë për shkak të pasojave që janë shkaktuar dhe jo për shkak të mëkateve të veta. Do ta kishin përdorur çdo mjet për të fituar, vetëm në qoftë se do të kishin mudnur. BZ 618.1

Bota i sheh pikërisht ata me të cilët është shpotitur dhe që i ka përqeshur të cilët ka dashur t'i shkatërrojë se si të palënduar kalojnë nëpër epidemi, stuhi dhe tërmete. Ai i cili për shkelësit e ligjit të vet është zjarr që gëlltit, për popullin e vet është mburojë e sigurtë. BZ 618.2

Predikuesi i cili e ka braktisur të vërtetën për ta fituar përkrahjen e njerëzve tani e vëren karakterin dhe ndikimin e mësimve të veta. Tani e ka të qartë se e ka përcjellur syri i të Gjithfuqishmit kur ka qëndruar në predikatore, kur ka ecur rrugëve dhe kur në rrethana të ndryshme ka kontaktuar me njerëzit. Çdo lëvizje e shpirtit, çdo fjali e shkruar, çdo fjalë e thënë, çdo veprim i cili i ka ndezur njerëzit për të bërë hile dhe për të gënjyer—të gjitha këto kanë qenë farë e mbjellur; prandaj tani në shpirtërat e mjerë dhe të humbur rreth vetes e shikon korrjen. BZ 618.3

Zoti thotë: “Sepse mendjelehtas e shërojnë plagën, e bijës së popullit tim e thonë: Paqe! Paqe! Por paqe s'ka.” “Sespe e coptuan në trishtim zemrën e të drejtit me rrenat tuaja, atë që unë e trishtova e ripërtritët në fuqitë e pabesimtarit me qëllim që mos të kthehët nga rruga e vet e keqe e të jetojë.” (Jeremiu 8,11; Ezekieli 13,22) BZ 618.4

“Vaj për barinjtë që e lënë të sharrojë dhe e shpërndanë ligjin e kullotës sime ... Ja pra unë vet do të merrem me ju: do të ndëshkojë sjelljen tuaj të keqe.” “Qani barinjë e vajtoni bujarë të grigjes, zhgërryhuni në pluhur se ju plotësuan ditët e thenjes, ditët shpartallimit tuaj, dhe do të rrëzoheni si enë të çmueshme ... S'do të ketë vrimë për strehim të barinjëve as shpëtim për bujarët e grigjës.” (Jeremiu 23,1; 25,34.35) BZ 619.1

Predikeusit dhe populli e shohin se nuk kanë pasur qëndrim të drejtë ndaj Zotit. E shohin se janë rrebeluar kundër Krijuesit të të gjitha ligjeve të mira dhe të drejta. Mënjanimi i ligjeve hyjnore u ka dhënë shkas mijëra të këqijave: zënkave, urrejtjes, padrejtësive kështu që toka është bërë një arenë jashtëzakonisht e madhe e konflikteve, një arenë e bjerrjes dhe e amoralitetit. Kjo është pasqyra që duket tani para atyre që e kanë refuzuar të vërtetën dhe e kanë zgjedhur gënjeshtrën. Asnjë gjuhë nuk mund ta shprehë gjakimin që e ndjejnë të padëgjueshmit dhe jobesimtarët për atë që e kanë humbur përgjithmonë—jetën e amshueshme. Njerëzit që i ka adhuruar bota për shkak të aftësive dhe oratorisë së tyre tani e shohin tërë këtë në dritën e vërtetë. E shohin se çka kanë hubmur me shkeljen e Ligjit dhe duke rënë para këmbëve të atyre besimin e të cilëve e kanë urrejtur dhe e kanë përqeshur e pranojnë se Zoti i paska dashur. BZ 619.2

Populli e sheh se ka qenë i mashtruar. Njerëzit e akuzojnë njëri tjetrin se i kanë shpënë në shkatërrim; mirëpo bashkohen në mallkimin më të hidhur të predikuesëve. Barinjët jobesimtarë kanë profetizuar vetëm gjërat që u kanë pëlqyer. Ata i kanë nxitur dëgjuesit e vet që ta hedhin Ligjin e Zotit dhe t'i ndjekin ata që kanë dashur ta mbështesin. Tani në dëshprimin e tyre këta mësuesë e pranojnë para botës mashtrimin që e kanë bërë. Populli plotë zemërim u bërtet: “Ne jemi bjerrur por ju jeni shkaktarë të shkatërrimit tonë!” Ata ngriten kundër barinjëve të vet të rrejshëm. Pikërisht ata që dikur i kanë adhuruar më së shumti do t'i shprehin kundër tyre akuzat më të tmerrshme. Duart e njëjta të cilat dikur i kanë kurorëzuar me dafina. do të ngriten për t'i shkatërruar. Shpatat me të cilat është dashur të vritet populli i Zotit tani përdoren kundër armiqëve të tij. Në të gjitha anët shkaktohen konflikte dhe gjakderdhje. BZ 619.3

“Zoti ka gjyq kundër të gjithë popujëve, e hap gjykimin kundër çdo njeriu, fajtorët shpatës ia lëshon.” (Jeremiu 25,31) Gjashtë mijë vjet është duke zgjatur lufta e madhe, Biri i Zotit dhe lajmëtarët e tij qiellorë kanë qenë në konflikt me fuqinë e së keqes me qëllim që t'ua tërheqin vërejtjen, t'i arsimojnë dhe t'i shpëtojnë bijët e njeriut. Tani është marrë vendimi definitiv për të gjithë; mëkatarët plotësisht janë bashkuar me satanin në luftën e tyre kundër Zotit. Ka ardhur koha që Zoti ta arsyetojë autoritetin e Ligjit të vet të shkelur. Tani gjyqi nuk zhvillohet vetëm kundër satanit por ndaj njerëzve. “Zoti ka gjyq ndaj të gjithë popujve”, “Fajtorët shpatës ia lëshon”. BZ 620.1

Vula e çlirimit është vënë në ata “të cilët frymojnë dhe vajtojnë për shkak të gjitha flligështive që kanë bërë”. Tani delë engjëlli i vdekjes i cili në vegimin e Ezekielit është paraqitur se si njerëzve me armë vdekjeprurëse në dorë u ka urdhëruar: “Vrisni pleqë e të rinjë, vajza, foshnja e gra, tretjauni farën; por ruajuni se vritni ndonjërën prej atyre që e kanë shenjën “vulën”. Nisjani nga shenjtrorja ime!” Profeti thotë: “Ia filluan pra nga pleqët që ishin para tempullit.” (Ezekieli 9,1-6) Shkatërrimi fillon prej atyre të cilët janë bërë se janë mbrojtës shpirtëror të popullit. Mbrotjtësit e rrejshëm janë të parët që do të zhduken. Askush nuk do të kursehet dhe nuk do të shpëtojë. Burrat, gratë, vajzat dhe fëmijët—të gjithë do të vriten. BZ 620.2

“Sepse ja, Zoti po del nga banesa e vet, për t'i shkatërruar fyerjet që ia bënë banorët e tokës. Edhe toka do ta vjellë gjakun që është derdhur mbi të dhe më s'do ti fshehë të vrarët e vet.” (Isaia 26, 21) “Dhe qe varra me të cilën do t'i godit Zoti të gjithë popujt që do të luftojnë kundër Jerusalemit: Secilit do t'i kalbet mishi, ndërsa ende do të qëndrojnë në këmbë të veta; sytë do t'u kalben në birat e syve, në gojë do t'u kalbet gjuha. Atë ditë Zoti do ta çojë një kryengritje të madhe ndër ta: njëri do t'ia kapë tjetrit dorën, njëri kundër tjetrit do të çojë dorë.” (Zakaria 14,12.13) Në luftën e tmerrshme që do të ndezet me epshet e fuqishme dhe ne mes të shkatrrimit të tmerrshëm të hidhërimit të Zotit të papërzier me mëshirë do të vriten banorët e këqijë të tokës—udhëheqësit fetarë, prijësit dhe populli, të pasurit dhe të varfërit, të mëdhenjt dhe të vegjlit. “Atë ditë të goditurit prej Zotit do të jenë nga një skaj i botës deri në tjetrin; askush s'do t'i vajtojë, as nuk do t'i mbledhë, as nuk do t'i varrosë.” (Jeremiu 25,33) BZ 620.3

Me rastin e ardhjes së Krishtit, mëkatarët do të zhduken nga fara e dheut—të vrarë nga fryma e gojës së tyre dhe të shkatërruar nga lavdia e ardhjes së tij. Krishti do t'i prijë popullit të vet në qytetin e Zotit dhe toka do të mbetet pa banorë: “Ja Zoti po e shkatërron tokën, copë po e bën, po ia shëmton fytyrën, banorët po ia shpërndanë.” “Toka do të shkatërrohet krejtësisht, pa mëshirë pre do të bëhet: sepse Zoti e ka thënë këtë fjalë.” “Prej banorësh të vet toka u dhunua, sepse e shkelën Ligjin, e thyen urdhërin, e thyen besën e përjetshme. Prandaj mallkimi tokën po e përbin, njedhojat po i pësojnë banorët; prandaj po shuhen banorët e saj, e s'kanë mbetur veç fort pak njerëz.” (Isaia 24,1.3.5.6) BZ 621.1

E tërë toka e merrë pamjen e një shkretëtire të zhveshur. Rrënojat e qyteteve dhe të fshatrave të shkatërruara nga tërmetet, lisat e shkulur, kreshtat e dalura nga deti ose të shkëputura nga kodrat shtrihen të shkapërderdhura nëpër sipërfaqen e tokës, ndërsa humnerat jashtëzakonisht të mëdha janë vendet në të cilat diku kanë qenë malet. BZ 621.2

Tani fillon ngjarja e cila simbolikisht është paraqitur si shërbesë e fundit solemne në Ditën e pastrimit. Pasi që shërbesa në shenjtroren e shenjtroreve ka përfunduar dhe mëkatet e Izraelit janë mënjanuar nga shenjtërorja me gjakun e flisë për mëkat, është sjellur capi i jetës para Zotit dhe në praninë e popullit kryeprifti i ka rrëfyer mbi të “të gjitha paudhësitë, fajet dhe mëkatet e bijëve të Izraelit” (Levitiku 16,21) dhe i ka bartur në kokën e capit. Gjithashtu kur të përfundojë vepra e pajtimit në shenjtroren qiellore në praninë e Zotit, të engjëjve të shenjtë dhe të shumtëve të tubuar, mëkatet e popullit të Zotit do të bartën në satanin. Ai do të shpallet përgjegjës për të gjitha të këqijat në të cilët i ka nxitur. Dhe pikërisht ashtu siç është dërguar capi në shkretëtirë, poashtu dhe satani do të dëbohet në tokën e shkretëruar, të pabanuar dhe në shkretëtirën e zhveshur. BZ 621.3

Autori i Zbulesës e profetizon dëbimin e satanit, gjendjen e kaosit si dhe të shkretërimin të cilin do ta pësojë toka dhe thotë se kjo gjendje do të zgjasë njëmijë vjet. Pas përshkrimit të ardhjes së dytë të Zotit dhe shkatërrimit të mëkatarëve profecia vazhdon: “Mandej pashë një engjëll tjetër që po zbriste prej qiellit me çelësin e humnerës dhe me hekura të mëdha në dorë. Ai e kapi Draguan, Gjarpërin e vjetër—Djallin, Satanin—dhe i lidhi në hekura për njëmijë vjet. E plandosi në humnerë, e mbylli dhe e vulosi derën mbi të, të mos i ngadhnjejë në njerëzit deri sa të mos plotësohen njëmijë vjetët. Atëherë duhet të zgjidhet për pak kohë.” (Zbulesa 20,1-3) BZ 621.4

Se shprehja “humnerë” e shënon tokën në gjendjen e konfuzionit dhe të errësirës e dëshmojnë edhe vendet e tjera në Shkrimin Shenjt. Në pikëpamje të gjendjes së tokës “në fillim” burimet biblike thonë se ajo “ishte e shkretë dhe e zbrazët; terri e mbulonte humnerën” (Zanafilla 1,2). Profecia na mëson se gjendja së paku pjesërisht do të kthehet në atë paraprake. Duke shikuar përpara në Ditën e madhe të Zotit profeti Jeremia thotë: “E shikoj tokën: është e shkretë, e zbrazët, e shikoj qiellin: ka mbetur pa dritë. I shikoj malet: dhe ja po dridhen, i shikoj kodrat: të gjitha po tunden. Shikoj përreth: s'shoh me sy njeri, shpendët e qiellit të gjithë u larguan, shikoj: toka e plleshme u bë shkretëtirë, qytete të tëra grumbuj rrënojash para Zotit, para zjarrit të zemërimit të Tij.” (Jeremiu 4,23-26) BZ 622.1

Aty do të jetë banesa e satanit dhe e engjëjve të tij të këqijë për periudhën prej njëmijë vjetësh. I kufizuar vetëm në to, ai nuk do të ketë qasje në botërat e tjera për t'i sprovuar dhe shqetësuar ata që kurrë nuk kanë mëkatnuar. Në këtë kontekst ai është lidhur; nuk është më askush mbi të cilin do të sundonte. Ai e ka plotësisht të pamundshme të mashtrojë dhe të shkatërrojë, gjërat me të cilat me shekuj është gëzuar. BZ 622.2

Profeti Isaia duke e parë ditën e rënies së satanit brohoritë: “Po si mund të biesh nga qielli, o dritësjellës, biri i agimit? Ushtrove për dhe, ti që shtroje përdhe popujt anë e mbanë. Ti që të thoshte mendja jote: në qiell do të ngrihem, lartë mbi yjet e perëndisë do ta ngris fronin ... Do të jem por si i larti Zot. Kur qe zbrite në Nëntokë, u plandose në fund të humnerës. Kush të sheh sytë t'i ngul e të vëren me plot kujdes: vallë a është a thua ky ai burrë që trandej, tokën e bënte që i tundi mbretëritë, që shkretëtirë e bëri botën, që qytetet ia rrafshoi, që të lidhurve s'ua hapi burgun?” (Isaia 14,12-17) BZ 622.3

Gjashtë mijë vjet është tronditur toka nga rebelimet e satanit. “Ai është i cili tokën e shndërroi në shkretëtirë dhe qytetet ia rrafshoi”. Ai është “që të lidhurëve s'ua hapi burgun”. Gjashtë mijë vjet burgu i tij i pranonte njerëzit e popullit të Zotit, ndërsa ai përgjithmonë do ta kishte mbajtur të robëruar në qoftë se Krishti nuk do t'ua kishte hequr prangat dhe nuk do t'i kishte çliruar skllevërit. BZ 622.4

Bile edhe mëkatarët tani gjenden jashtë fuqisë së satanit. Vëtë, me engjëjt e tij të këqijë, satani mund t'i konstatojë pasojat e mallkimit që i solli mëkati. “Të gjithë mbretërit e kombeve me nderë pushojnë në varr të vet, kurse ti u flake nga varri si dështaku i urryer ... S'do të varrosesh si të tjerët në varr, sepse vendin tënd e shkretërove, popullin tënd ti vet e vrave.” (Isaia 14,18-20) BZ 624.1

Njëmijë vjet satani do të bredhë andej këndej nëpër tokën e shkretë për t'i vështruar pasojat e rebelimit të tij kundër Ligjit të Zotit. Ai gjatë tërë kësaj kohe do të vuajë shumë. Që nga bjerrja e tij, jeta dhe aktivitetet që i ka bërë nuk i kanë ofruar gjasë për të menduar. Mirëpo tani ai është i privuar nga fuqia dhe i lenë për të menduar për rolin që e ka luajtur qysh kur për herë të parë u rebelua kundër sundimit të qiellit, dhe që me frikë dhe duke u dridhur ta shoh ardhmërinë e tmerrshme kur të detyrohet të vuajë për shkak të të gjitha të këqijave që i ka bërë dhe të ndëshkohet për të gjitha mëkatet që i ka shkaktuar. BZ 624.2

Popullit të Zotit, robëria e satanit do t'i sjellë gëzim dhe lumturi. Profeti thotë: “Ditën kur Zoti të ketë çliruar nga vuajtja jote e vështirë, nga skllavëria e rëndë në të cilën t'u desht të shërbesh më parë, këndoje këtë këngë përqeshëse kundër mbretit të Babilonit e thuaj: “Po si mbaroi tirani? ... Zoti ua theu shkopin tiranëve, pushtuesëve ua coptoi skeptrin që furishëm i godiste popujt që i përndiqte pa kurrfarë mëshire”. (Isaia 14,3-6) BZ 624.3

Gjatë këtyre njëmijë vjetëve ndërmjet ngjalljes së parë dhe të dytë do të bëhet gjyqi për mëkatarët. Apostulli Pali tërheq vërejtjen për këtë gjyq si për ngjarjen e cila do të ndodhë pas ardhjes së sërishme të Krishtit: “Prandaj mos gjykoni para kohe, para se të vijë Zoti. Ai do të qesë në dritë çka është e fshehur në errësirë dhe do t'i zbulojë synimet e zemërave.” (1 Korintasve 4,5) Danieli thotë se kur Shpëtimtari i ditës do të vijë do t'ua japë “gjykimin shenjtërve të të Gjithfuqishmit” (Danieli 7,22). Në këtë kohë të drejtit do të sundojnë si mbretër dhe do të jenë priftër të Zotit. Gjoni në Zbulesë thotë: “Mandej pashë edhe fronet: ata që ndejën në to, u qe dhënë pushteti të gjykojnë ... Të shenjtit do të jenë priftërinjët e Zotit dhe të Krishtit dhe me të do të mbretërojnë për një mijë vjet.” (Zbulesa 20,4.6) Në këtë kohë siç e ka profetizuar Pali “Të shenjtit do ta gjykojnë botën” (1 Korintasve 6,2). Së bashku me Krishtin ata do t'u bëjnë gjyq mëkatarëve duke i krahasuar veprat e tyre me librin e ligjeve, me Biblën dhe do ta vendosin çdo rast në bazë të veprave që i ka bërë me trup. Atëherë dënimi të cilin mëkatarët duhet ta marrin do të matet në bazë të veprave të tyre dhe do të regjistrohet skaj emrit të tyre në librin e vdekjeve. BZ 624.4

Krishti dhe populli i tij do t'i bëjnë gjyq gjithashtu satanit dhe engjëjve të tij të këqijë: Pali thotë “Po a nuk e dini se do t'i gjykojmë edhe engjëjt e jo më gjërat e përditëshme?” (1 Korintasve 6,3)Ndërsa, apostulli Juda thotë: “Edhe engjëjt që nuk iu përmbanë detyrave të veta por e lanë që banesa e tyre të ruhet në pranga të vazhdueshme nën errësirë, për gjyqin e Ditës së madhe.” (Juda 6) BZ 625.1

Në fund të njëmijë vjetëve do të bëhet ngjallja e dytë. Atëherë mëkatarët do të ngallën nga të vdekurit dhe do të paraqiten para Zotit për ta pranuar aktgjykimin e shqiptuar. Kështu, autori i Zbulesës pasi e ka përshkruar ngjalljen e të drejtëve thotë: “Të vdekurit e tjerë nuk u ngjallën deri sa u plotësuan njëmijë vjet.” (Zbulesa 20,5) Ndërsa Isaia në pikëpamje të mëkatarëve thotë: “Do të mblidhen të lidhur në humnerë, në pranga do të mbyllen në burg dhe pas shumë kohe do të ndëshkohen.” (Isaia 24,22) BZ 625.2