Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
38. VËREJTJA E FUNDIT
“Pastaj pashë: një engjëll tjetër po zbriste nga qielli dhe kishte pushtet të madh dhe mbarë toka shndriti prej shkëlqimit të tij. Ai bërtiti me një zë të fortë: Ra, ra Babilonia e madhe! U bë banesë e djajve, strofull shpirtërash të ndytë i të gjithë shpendëve të ndytë dhe të urrejtur ... dëgjova edhe një tjetër zë nga qielli që thoshte: dilni prej saj populli im, që të mos bëheni pjesëtarë në mëkatet e saja, të mos ju gjejnë të këqijat e saja.” (Zbulesa 18,1.2.4) BZ 572.1
Ky vend në Shkrimin Shenjt e thekson kohën kur duhet të përsëritet lajmi për rënien e Babilonit të cilin e ka shpallur engjëlli i dytë (Zbulesa 14,8) me vërejtjet për bjerrjet që kanë depërtuar në bashkësitë e ndryshme fetare të cilat e përbëjnë Babilonin qysh kur se ky lajm është shpallur për herë të parë në verën e vitit 1844. Këtu përshkruhet gjendja e tmerrshme në fushën e religjionit. Me çdo refuzim të së vërtetës shpirti i njerëzve bëhet më i errët kurse zemra e tyre më e fortë deri sa të mos shndërrohen në të pa fe publikisht. Përkundër vërejtjeve që i ka dërguar Zoti, ata do të vazhdojnë ta urrejnë njërin ndër dhjetë urdhërat deri sa të mos mashtrohen deri në atë pikë që të fillojnë t'i ndjekin ata të cilët urdhërat i konsiderojnë të shenjta. Urrejtja e Fjalës së Zotit dhe urrejtja e popullit të tij nënkuptojnë urrejtjen e Krishtit. Kur ta aprovojnë kishat mësimin spiritist do të hiqen digat afshit të zemrës kurse ushtrimi i religjionit do të bëhet palltë me të cilën do të mbulohet anarkia më tinzare. Besimi në zbulesa spiritiste ia hap rrugën shpirtërave të rrejshëm dhe shkencave djallëzore dhe në këtë mënyrë në kisha do të ndjehet ndikimi i engjëjve të këqijë. BZ 572.2
Për Babilonin, për kohën kur flitet për këtë, në këtë profeci thuhen edhe këto fjalë: “Sepse mëkatet e saja arriten deri në qiell dhe Zotit i ranë ndërmend padrejtësitë e saj.” (Zbulesa 18,5) Babiloni e kishte plotësuar kupën me fajin dhe mëkatet e veta prandaj dhe shkatërrimi i shpejt ishte i pashmangshëm. Mirëpo Zoti e ka ende popullin e vet në Babilon dhe para se ai t'i nënshtrohet gjyqeve të Zotit, besimtarët duhet të thirren të dalin para tij, të mos përzihen në mëkatet e tij dhe që “të mos i hakmerren të këqijat e tij”. Prandaj këtu është fjala për lëvizjen e cila është paraqitur me engjëllin që zbret nga qielli, që e ndriçon tokën me lavdinë e vet dhe me zë të madh i shpallë mëkatet e Babilonit. Lidhur me lajmin e tij dëgjohet thirrja: “Dilni prej tij populli im!” Kjo thirrje lidhur me lajmin e tretë të engjëllit e përbën vërejtjen e fundit e cila do t'u jepet banorëve të tokës. BZ 572.3
Fundi drejt të cilit është duke shkuar bota është i tmerrshëm. Fuqitë botërore që po bashkohen në luftë kundër urdhërave të Zotit do ta japin udhërin që: “Të vegjël e të mëdhenjë të pasur e të varfër, të lirë apo skllevër” (Zbulesa 13,16) t'i përshtaten zakonit të kishës duke e shenjtëruar të dielen. Të gjithë njerëzit që do t'i kundërvehen do të ndëshkohen dhe më në fund do të shpallet se e meritojnë vdekjen. Në anën tjetër, Ligji i Zotit i cili na urdhëron ta respektojmë ditën e Krijuesit kërkon dëgjueshmëri dhe devotshmëri por edhe kërcënohet me mllef kundër të gjithë shkelësve të atij ligji. BZ 573.1
Kur kjo çështje e Ligjit të Zotit njerëzve t'u paraqitet qartë atëherë secili që e shkelë ligjin e Zotit për t'i dëgjuar dekretet e njeriut do ta marrë vulën e egërsirës. Ai mund ta marrë shenjën e besimit ndaj pushtetit të cilin don ta dëgjoj në vend të Zotit, por për këta njerëz vijon kjo vërejtje: “Kushdo e adhuron egërsirën dhe truporen e saj dhe e merr vulën në ballë apo në dorë do ta pijë verën e zemrimit të Zotit, të pazbutur, të ndikuar në gotën e zemrimit të Tij.” (Zbulesa 14,9.10) BZ 573.2
Mirëpo asnjërin kurrë nuk do ta shtyp mllefi i Zotit para se e vërteta t'i pasqyrohet zemrës dhe ndërgjegjes së tij edhe në qoftë se ai e hedh poshtë. Shumë njerëz kurrë nuk kanë pasur rast t'i dëgjojnë të vërtetat e posaçme për këtë kohë. Obligueshmëria e urdhërit të katërt kurrë nuk është paraqitur në dritën e vërtetë. Zoti i cili e lexon çdo zemër dhe e matë çdo motiv, nuk do ta braktisë asnjërin prej njerëzve që kërkojnë ta njohin të vërtetën prandaj të tillët nuk do të mashtrohen në pikëpamje të rezultatit të luftës. Popullit, urdhëri nuk do t'i imponohet në mënyrë të verbër. Secili do të ketë mjaft dritë që me vetëdije ta merr vendimin. BZ 573.3
E shtuna do të jetë gurthemel i besimit sepse ajo është pikë e së vërtetës e cila në veçanti është duke iu nënshtruar sulmeve. Kur mbi njerëzit të bjerë fatkeqësia e fundit e madhe atëherë do të tërhiqet linja përkufizuese ndërmjet atyre që i shërbejnë Zotit dhe atyre që nuk i shërbejnë. Deri sa shenjtërimi i së dieles në pajtim me ligjet botërore përkundër urdhërit të katërt, do të jetë shenjë e besimit ndaj asaj force që i kundërvehet Zotit, në anën tjetër shenjtërimi i së shtunës së vërtetë në pajtim me Ligjin e Zotit do të jetë shenjë e besimit ndaj Krijuesit. Deri sa një grup i njerëzve, duke e marrë shenjën e nështrimit ndaj pushteteve tokësore do ta marrë vulën e egërsirës, grupi tjetër i njerëzve duke e zgjedhur shenjën e besimit ndaj autoritetit hyjnor do ta pranojë vulën e Zotit. BZ 574.1
Më herët ata që i predikonin të vërtetat e lajmit të engjëllit të tretë shpeshherë janë konsideruar shkaktues të hutive. Parashikimet e tyre se në Shtetet e Bashkuara do të mbizotërojë intoleranca fetare dhe se një kishë me një kishë tjetër do të bashkohen për t'i ndjekur ata që i mbajnë urdhërat e Zotit, janë konsideruar si të pabaza dhe qesharake. Pohohet se ai vend nuk mund të jetë gjatë tjetër fare në krahasim me atë që ka qenë: mbrojtës i lirisë fetare. Mirëpo kur është fjala për shenjtërimin e dhunshëm të së dieles do të debatohet me të madhe dhe do të shihet se po afrohet ngjarja për të cilën aq shumë është dyshuar dhe e cila nuk është besuar, kurse lajmi i engjëllit të tretë lë aso mbresash çfarë më parë nuk ka mundur të lërë. BZ 574.2
Zoti në të gjitha kohët i ka dërguar njerëzit e vet për ta njollosur mëkatin si në botë ashtu dhe në kishë. Mirëpo populli dëshiron të dëgjojë gjëra të këndshme, sepse e vërteta e pastër e paartificializuar nuk i pëlqen. Shumë reformatorë në fillim të punës së vet kanë vendosur të jenë shumë të matur në njollosjen e mëktatit të kishës dhe të popullit. Ata shpresonin se me shembullin e jetës së krishterë popullin do ta kthejnë drejt shkencës biblike. Mirëpo, te ata arriti Shpirti Shenjt siç i kishte ardhur Elisë kur e ndiqnin sepse i njolloste mëkatet e perandorit pa fe dhe të popullit të rënë—shkencat të cilat në fillim ngurronin t'i predikonin. Shpirti Shenjt i ka nxitur që me zell ta shpallin të vërtetën dhe rrezikun që i kërcënohet njerëzve. Ata i thoshin hapët fjalët të cilat ua kishte thënë Zoti pa frikë nga pasojat dhe populli ishte i detyruar t'i dëgjonte vërejtjet. BZ 574.3
Në këtë mënyrë do të shpallet edhe lajmi i engjëllit të tretë. Kur të vijë koha që të predikohet me fuqinë më të madhe Zoti do t'i shfrytëzojë veglat e përkushtuara, do ta drejtojë mendjen e atyre të cilët do t'i përkushtohen shërbesës së tij. Predikuesit do të aftësohen edhe më tepër duke e mirosur Shpirtin Shenjt se sa përmes arsimimit në shkolla. Njerëzit me besim dhe ata që luten do të nxiten për të shkuar drejt gjakimit të shenjt dhe për ta predikuar fjalën që ua jep Zoti. Mëkatet e Babilonit do të zbulohen. Pasojat e tmerrshme të atyre gjërave që i kanë imponuar ritualet kishtare të ndihmuara nga pushtetet civile depërtimi i spiritizmit, zhvillimi i heshtur dhe i shpejtë i pushtetit të papatit—të gjitha këto do të demaskohen. Këto vërejtje solemne do ta trondisin popullin. Mijëra e mijëra njerëz do t'i dëgjojnë fjalët të cilat nuk kanë pasur rast t'i dëgjojnë. Me habi do të dëgjojnë dëshminë se Babiloni është kisha e cila ka rënë për shkak të lajthitjeve dhe mëkateve të veta dhe për shkak të refuzimit të së vërtetës e cila i është dërguar nga qielli. Kur populli t'u drejtohet mësuesve të vet të mëhershëm me pyetjen kurreshtare: “Vallë a është ashtu? Atëherë predikuesit e tyre do të rrëfejnë tregime, do t'u flasin gjëra të këndshme me qëllim që në këtë mënyrë të zvogëlohet shqetësimi dhe të ndikojnë në ndërgjegjen e zgjuar. Mirëpo pasi që shumë njerëz do të refuzojnë për t'i shërbyer vetëm autoriretit të njeriut, dhe pasi që do të kërkohet parimi Biblik—“kështu thotë Zoti” shumica e predikuesve si dhe farisejët në kohën antike, për arsye se është vënë në pikëpyejte autoriteti i tyre do të thonë me mllef se ky lajm është nga satani se do t'i rebelojë shumë njerëz, që do t'i turpërojë prandaj do t'i ndjekë ata që e shpallin. BZ 574.4
Satani do të hidhërohet kur lufta të përhapet në rajone të reja dhe vëmendja e popullit të përqëndrohet në ligjin e shkelur të Zotit. Fuqia që e përcjellë lajmin do t'i hidhërojë ata të cilët i kundërvehen. Klerikët do t'i përdorin përpjekjet gati mbinatyrore për ta fshehur dritën që të mos i ndriçojë grigjet e tyre. Do të angazhohen me të gjitha mjetet të cilat u qëndrojnë në dispozicion për ta penguar debatin për këto çështje të rëndësishme. Kisha do të mbështetet në dorën e fuqishme të pushtetit civil dhe në këtë pikë katolikët dhe protestantët do të bashkohen. Kur lëvizja për shenjtërimin e përgjithshëm të së dieles të bëhet më e guximshme dhe më e vendosur atëherë do të thirret në ndihmë edhe ligji kundër atyre që e shenjtërojnë të shtunën. Do t'u kërcënohen me dënime me para dhe me burgim, ndërsa disave do t'u ofrojnë vende me ndikim dhe pozita si dhe përparësi e shpërblime të tjera vetëm për t'i detyruar që të heqin dorë nga feja e tyre. Mirëpo përgjegjja e tyre vendimtare do të jetë: “Na e tregoni me Fjalën e Zotit lajthitjen tonë!” Këtë lutje të njëjtë e ka shqiptuar edhe Luteri kur ka rënë në rrethanat e ngjashme. Ata të cilët do të sillen para gjyqeve do ta bëjnë të vërtetën me fjalën e qartë dhe disa prej atyre që do t'i dëgjojnë do të nxiten që të vendosen për t'i ruajtur të gjitha urdhërat e Zotit. Kështu, drita do të vijë te shumë mijëra njerëz të cilët ndryshe kurrë nuk do të kishin mësuar diçka për këto të vërteta. BZ 575.1
Dëgjueshmëria e ndërgjegjshme ndaj Fjalës së Zotit do të konsiderohet rebelim. Të verbëruar nga satani, prindërit do të veprojnë ashpër dhe do të sillen në mënyrë të vrazhdët me fëmijët e tyre për shkak të besimit ndaj urdhërave të Zotit; zotërinjët do t'i mundojnë shërbëtorët e tyre në qoftë se i mbajnë urdhërat e Zotit. Dashuria do të zvetnohet. Fëmijët do të privohen nga trashëgimia dhe do të dëbohen nga shtëpitë. Pali thotë: “Veçse edhe të gjithë ata që duan të jetojnë në përshpirtëri me Krishtin do të shpëtohen” (2 Timoteut 3,12) dhe kjo thënie do të plotësohet saktësisht. Pasi që mbrojtjësit e së vërtetës do të kundërshtojnë ta kremtojnë të dielen në vend të së shtunës disa prej tyre do të burgosen, disa të tjerë do të ndiqen kurse me disa do të veprohet si me skllevër. Për arsyen njerëzore e gjithë kjo tani duket e pamundshme, por kur Shpirti Shenjt t'i braktisë njerëzit dhe ata të bijnë nën pushtetin e satanit i cili i urren normat e Zotit do të ndodhin gjëra të mrekullueshme. Zemra mund të jetë shumë brutale, kur prej saj të zhduket dashuria dhe frika nga Zoti. BZ 576.1
Posa të afrohet stuhia, shumë njerëz që i kanë besuar lajmit të tretë të engjëllit por nuk kanë qenë të përkushtuar dhe të devotshëm ndaj të vërtetës do t'i braktisin pikëpamjet e veta dhe do të kalojnë në rradhët e kundërshtarëve. Duke u bashkuar me botën dhe duke marrë pjesë në frymën e saj, ata do të arrijnë deri në pikën që gjërat t'i vështrojnë në dritën e njëjtë si dhe ata, ndërsa kur të bijnë në sprova do të jenë të gatshëm ta zgjedhin anën më të dobishme, më të popullarizuar. Njerëzit e urtë dhe me sjellje të duhur të cilët dikur i janë gëzuar të vërtetës do t'i përdorin fuqitë e veta që t'i mashtrojnë njerëzit dhe do të bëhen armiqët më të mëdhenjë të vëllezërve të tyre të dikurshëm. Kur ata që e mbajnë të shtunën të dërgohen para gjyqeve për t'u përgjigjur për shkak të besimit të vet këta njerëz të bjerrur do të jenë armët dhe veglat më të mira të satanit për t'i akuzuar dhe për t'u bërë intriga, dhe në këtë mënyrë përmes dëshmive të rrejshme dhe dyshimeve do ta shkaktojnë hidhërimin e pushtetarëve kundër njerëzve të devotshëm. BZ 576.2
Në atë kohë ndjekjet do të jenë gurë sprove të besimit të shërbëtorëve të Zotit. Ata me besnikëri do t'i shpallin vërejtjet duke e parë vetëm Zotin dhe Fjalën e Tij. Shpirti Shenjt që vepron në zemrat e tyre do t'i nxisë të flasin. Të motivuar nga gjakimi i shenjtë dhe të nxitur nga fuqia e Shpirtit Shenjt ata do të shkojnë në kryerjen e detyrave të caktuara pa marrë parasyshë pasojat që mund t'i kenë kur t'ia shpallin popullit Fjalën të cilën ua ka besuar Zoti. Ata nuk do të mendojnë për interesat e tyre botërore dhe nuk do të tentojnë ta ruajnë prestigjin apo jetën e tyre. Mirëpo kur mbi ta të vërsulet stuhia e kundërshtimeve dhe e përqeshjeve, disa do të mbizotërohen nga tmerri dhe do të jenë të gatshëm të klithin: “Sikur ta kishim ditur se çfarë pasojash do të sjellin fjalët tona, ne do të kishim heshtur.” Ata do të jenë të ballafaquar me vështirësi. Satani do t'u vërsulet me sprova të ankthshme. Veprën që e kanë filluar do t'u duket se i kapërcen aftësitë dhe fuqitë e tyre për ta kryer, sepse do t'u kërcënohet rreziku i zhdukjes. Galdimi dhe entuziazmi fillestar do t'u zvetnohet dhe më nuk do të mund të kthehen prapa. Atëherë të vetëdijshëm për pafuqinë e vet do t'i luten të Gjithëfuqishmit duke i kërkuar forcë. Do t'u përkujtohen fjalët të cilat i kanë thënë dhe nuk kanë qenë të tyre por të Atij i cili u ka urdhëruar për ta shpallur vërejtjen. Zoti në zemrat e tyre e ka mbjellur të vërtetën dhe ata nuk kanë mundur të qëndrojnë e të mos e shpallin. BZ 577.1
Sprovat e njëjta i kanë përjetuar edhe njerëzit e Zotit në shekujt e kaluar. Viklifi, Husi, Luteri, Tindali, Baksteri dhe Vesleji kërkonin që të gjitha shkencat të analizoheshin duke u krahasuar me Biblën dhe deklaronin se do të hiqnin dorë nga çdo gjë që e gjykon Bibla. Kundër këtyre njërëzve ndjekjet qenë të tërbuara, hidhërimi i jashtëzakonshëm por ata kurrë nuk pushuan ta predikonin të vërtetën. Çdo prerje e historisë kishtare karakterizohet me zhvillimin e një të vërtete të veçantë e cila i është përshtatur nevojave të popullit të Zotit në atë kohë. Çdo e vërtetë e re është dashur që vetes t'ia hap rrugën përkundër urrejtjes dhe kundërshtimeve. Ata që e kanë marrë bekimin nga drita e saj është dashur të kalojnë nëpër sprova dhe zgripe. Gjithënjë kur është e nevojshme, Zoti ia jep popullit të vërtetën e posaçme. Kush e merr guximin ta pengojë shpalljen e saj? Ai u urdhëron shërbëtorëve të vet ta shpallin thirrjen e fundit të mëshirës. Ata mund të heshtin vetëm me çmimin e rrezikut për shpirtin e vet. Lajmëtarët e Zotit kurrë nuk bën të mendojnë për pasojat. Ata patjetër duhet ta plotësojnë obligimin e vet kurse pasojat t'ia lënë Zotit. BZ 577.2
Kur të krijohet një kundërshtim më i ashpër, shërbëtorët e Zotit do të habiten përsëri, sepse do të duket se ata e kanë shkaktuar këtë problem. Mirëpo ndërgjegja dhe Fjala e Zotit do t'i bindin se veprimi i tyre do të jetë i drejtë; por në qoftë se sprovat edhe më tutje vazhdojnë ata do të forcohen për t'u përballuar. Lufta do të jetë më vendimtare dhe më e ashpër, por krahas fatkeqësive atyre do t'u shtohet besimi dhe guximi. Dëshmia e tyre do të jetë: ne nuk mund ta marrim guximin për t'iu kundërvënë Fjalës së Zotit, e as për ta shkëputur Ligjin e Zotit me një pjesë qenësore dhe në pjesën tjetër të parëndësishme, vetëm për ta përfituar përkrahjen e botës. Zoti, të cilit i shërbejmë mund të na çlirojë. Krishti i ka mbizotëruar fuqitë botërore; kurse ne, a të frikësohemi nga një botë, tanimë e kapitulluar? BZ 578.1
Ndjekjet në format e veta të ndryshme do të jenë manifetim i një parimi i cili do të ekzistojë deri sa të ekzistojë satani dhe derisa krishterimi ta ketë forcën jetësore. Asnjë njeri nuk mund t'i shërbejë Zotit dhe që të mos e shkaktojë me këtë reagimin dhe rrezistencën e çetave të errësirës. Engjëjt e këqijë do t'u vërsulen të shqetësuar se ndikimi i tyre mund t'ua marrë prenë nga duart. Njerëzit e këqijë, të qortuar nga shembulli i tyre do të bashkohen me engjëjt e këqijë me qëllim që me sprova tërheqëse t'i ndajnë prej Zotit. Në qoftë se me këto mjete nuk ia arrijnë atëherë do ta përdorin forcën për të ushtruar presion mbi ndërgjegjen. BZ 578.2
Mirëpo, aq kohë derisa Jezusi të jetë në shenjtrore si ndërmjetësues i njeriut, do të ndjehet ndër shtetarë dhe popuj ndikimi i Shpirtit Shenjt i cili e frenon zemërimin. Ai edhe më tutje në masë të madhe ndikon në ligjet botërore. Sikur të mos ekzistonin këto ligje, gjendja e botës do të ishte shumë më e keqe se që është tani. Ndonëse, shumë shtetarë janë vegla aktive të satanit, Zoti i ka veglat e veta ndër prijësit e popullit. Armiku i inspiron shërbëtorët e vet për t'i propozuar masat të cilat do ta pengojnë shumë veprën e Zotit. Mirëpo shtetarët që i frikësohen Zotit qëndrojnë nën ndikimin e engjëjve të shenjtë me qëllim që propozimeve të atilla t'u kundërvihen me dëshmi të pamohueshme. Në këtë mënyrë disa njerëz do ta pengojnë rrymën e fuqishme të së keqes. Kundërshtimi i armiqëve të së vërtetës do të frenohet në mënyrë që lajmi i tretë engjëllor të mund ta kryejë veprën e vet. Kur të shpallet vërejtja e fundit, ajo do t'ia tërheq vëmendjen këtyre njerëzve prijës përmes të cilëve sot punon Zoti ndërsa disa prej tyre do ta pranojnë këtë vërejtje duke iu bashkangjitur popullit të Zotit në kohën e fatkeqësive. BZ 578.3
Engjëlli që i bashkohet shpalljes së lajmit të tretë engjëllor do ta ndriçojë tërë botën me lavdinë e vet. Këtu vepra e profetizuar ka vëllim jashtëzakonisht të madh dhe fuqi të jashtëzakonshme. Lëvizja adventiste e viteve 1840-1844 ka qenë zbulesë e mrekullueshme e fuqisë së Zotit; lajmi i parë engjëllor është dërguar deri në çdo stacion misionar në botë, ndërsa në disa vende është krijuar zgjim i atillë fetar çfarë nuk ishte parë që nga koha e reformacionit në shekullin e XVI në asnjë vend; mirëpo të gjitha këto do t'i tejkalojë lëvizja e fuqishme gjatë vërejtjes së fundit të engjëllit të tretë. BZ 579.1
Kjo vepër do të jetë e ngjashme me atë gjatë ditës së Rrëshajëve. Ashtu siç është dhuruar “shiu” i hershëm me rastin e depërtimit së Shpirtit të Shenjt në fillim të përhpajes së lajmit engjëllor për ta mbjellë farën e çmueshme ashtu edhe “shiu i vonë” do të depërtojë në fund, në mënyrë që korrja të piqet. “Le ta dijmë, le ta ndjekim që Zotin mirë ta njohim. E sigurt si agimi ardhja e tij, do të vijë porsi shiu për ne i përshtatshëm, si shiu i vjeshtës që ujit tokën.” (Ozeu 6,3) “Bijtë e Sionit shpërtheni në hare, gëzohuni në Zotin Perëndi tuaj sepse jua dhuroj shiun e drejtësisë e bëri të zbresë mbi ju shiu i hershëm dhe i voni si më parë.” (Joeli 2,23) “Dhe kushdo, atëherë ta thërras në ndihmë, emrin e Zotit do të shpëtohet.” (Veprat 2,17.21) BZ 579.2
Vepra e madhe e Ungjillit nuk do të përfundojë me zbulesën më të vogël të Fuqisë hyjnore se ajo që e ka përcjellur fillimin e saj. Profecitë që janë plotësuar kur ka rënë shiu i hershëm në fillim të Ungjillit përsëri do të plotësohen në shiun e vonshëm, në përfundimin e saj. Kjo është koha e pushimit për të cilën ka shpresuar apostulli Pjetri kur ka thënë: “Pendohuni pra e kthehuni, në mënyrë që t'u shlyhen mëkatet. Ateherë Zoti do të çojë ditë ngushëllimi e do t'ua dërgojë Mesinë që për juve e kishte përcaktuar domethënë Jezusin. (Vepat 3,19.20) BZ 579.3
Shërbëtorët e Zotit me fytyra të skuquara nga përkushtmi i shenjtë do të vrapojnë nga një vend në tjetrin për ta shpallur lajmin qiellor. Mijëra zëra anë e mbanë botës do ta bartin vërejtjen, do të bëhen mrekullira, të sëmurit do të shërohen kurse shenjat e mrekullive do t'i përcjellin besimtarët. Edhe satani do të bëjë mrekulli të rrejshme; do të bëjë që edhe zjarri të bij nga qielli para njerëzve (Zbulesa 13,13) në këtë mënyrë banorët e tokës do të detyrohen të vendosin se për kë do të përcaktohen. BZ 580.1
Lajmi do të përhapet jo aq shumë përmes dëshmimit sa përmes pasqyrimit të thellë të Shpirtit Shenjt. Faktet do të dalin në shesh. Fara që është mbjellur tani do të mbijë e do të sjellë fryte. Shkrimet të cilat bashkëpunëtorët e Ungjillit i kanë përhapur anë e mbanë e kanë bërë ndikimin e vet, por shumë njerëz në të cilët e vërteta ungjillore ka lënë mbresa të thella kanë qenë të penguar që të vërtetën ta kuptojnë plotësisht ose ta dëgjojnë. Mirëpo, tani rrezet e dritës do të depërtojnë në çdo anë dhe e vërteta do të shihet në qartësinë e saj kurse fëmijët e Zotit do t'i shkëpusin lidhjet të cilat i kanë mbajtur deri më tani. Lidhjet familjare dhe kishtare tani është vështirë për t'i mbajtur. Të vërtetën do ta kenë më të çmueshme se çdo gjë tjetër. Përkundër forcave të satanit që do të bashkohen kundër së vërtetës do të jetë numri i madh i atyre të cilët do të radhiten në anën e Zotit. BZ 580.2