Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
36. KONFLIKTI QË NDODHET PARA NESH
Qysh para fillimit të luftës së madhe në qiell, qëllimi i vazhdueshëm i satanit ka qenë që ta rrëzojë Ligjin e Zotit. Për ta arritur këtë ai u rebelua kundër Krijuesit dhe ndonse u dëbua nga qielli, luftën e njëjtë e vazhdoi në tokë. Qëllimi i tij pas të cilit vazhdimisht ka gjakuar është që njerëzit t'i mashtrojë dhe kështu t'i nxisë për ta shkelur Ligjin e Zotit. Qoftë nëse kjo arrihet duke e hedhur tërë Ligjin apo duke i mënjanuar pjesët e caktuara të tij, pasojat në fund do të jenë të njëjta. Ai “që gabon dikund” shprehë urrejtje ndaj tërë Ligjit; ndikimi dhe shembulli i tij janë në anën e shkeljes; ai “është fajtor për të gjitha” (Jakobi 2,10). BZ 551.1
Duke tentuar të shkaktojë urrejtje nda dekreteve hyjnore, satani e ka bastarduar shkencën e Biblës dhe kështu lajthitjet janë futur në fenë e mijëra njerëzve që thonë se i besojnë Shkrimit Shenjt. Konflikti i fundit i madh ndërmjet të së vërtetës dhe lajthitjes është vetëm beteja përfundimtare e luftës shekullore kundër Ligjit të Zotit. Ne jemi duke hyrë në këtë konflikt—konfliktin ndërmjet ligjeve njerëzore dhe dekreteve të Jehovës, ndërmjet besimit të Biblës dhe besimeve në trillime dhe legjenda njerëzore. BZ 551.2
Veglat të cilat do të bashkohen në këtë luftë kundër së vërtetës dhe drejtësisë që tani janë aktive. Fjala e shenjtë e Zotit që është ruajtur me çmimin e pësimeve aq të mëdha dhe të gjakut po vlerësohet pak. Biblën të gjithë e kanë para vetes, por pak njerëz janë që vërtetë e pranojnë si prijëse të jetës së tyre. Mosbesimi është duke mbretëruar jo vetëm në botë por edhe në kishë. Shumë njerëz i mohojnë mësimet që janë shtyllat kryesore të besimit të krishterë. Vepra e krijimit, siç e paraqesin shkrimtarët e frymëzuar, bjerrja e njeriut, pajtimi dhe vlera jetike e ligjit të Zotit në të vërtetë janë hedhur qoftë tërësisht qoftë pjesërisht nga një pjesë e madhe e atyre që e konsiderojnë veten të krishterë. Mijëra njerëz të tillë që krenohen me mençurinë dhe pavarësinë e vet e konsiderojnë shenjë dobësie në qoftë se dikush mbështetet plotësisht në Bibël. Ata e konsiderojnë dëshmi të talentit dhe të dijes më të madhe në qoftë se e kritikojnë Shkrimin Shenjt, e interpretojnë simbolikisht dhe ia kontestojnë të vërtetat e tij më të rëndësishme. Shumë predikuesë në kishat e tyre dhe shumë profesorë dhe mësues nëpër shkolla thonë se Ligji i Zotit është ndryshuar ose është hequr dhe se ata që besojnë se kërkesat e tij ende vlejnë dhe se duhet të plotësohen në mënyrë të përpiktë e meritojnë vetëm urrejtjen dhe përqeshjen. BZ 551.3
Me hedhjen poshtë të së vërtetës njerëzit e mohojnë Autorin e saj. Kur e shkelin Ligjin e Zotit në këtë mënyrë e mohojnë autoritetin e Ligjëdhënësit. Gjithashtu është lehtë të krijosh idhuj nga shkencat dhe teoritë e rrejshme si dhe nga druri apo guri. Me paraqitjen e rrejshme të tipareve të Zotit, satani te njerëzit krijon përfytyrim të gabueshëm për karakterin e Krijuesit të tyre. Shumë njerëz në vend të Zotit e vejnë në fron ndonjë idhull ndërsa Zoti i vërtetë siç na është zbuluar në Fjalën e tij, në Krishtin dhe në veprat e krijimit ka pak adhuruesë. Me mijëra njerëz e adhurojnë natyrën, ndërsa heqin dorë nga Zoti i natyrës. Në botën e sotme të krishterë mbretëron idhujtaria njësoj si në Izraelin antik gjatë kohës së profetit Eliseut por vetëm në formë tjetër. Zoti i shumë njerëzve që konsiderohen të mençur, zoti i filozofëve, i poetëve, i shtetarëve, i gazetarëve, zoti i qarqeve të larta, i shumë univerziteteve dhe shkollave superiore e bile edhe i disa institucioneve teologjike—është pak më i mirë se Bali, zoti fenikas i diellit. BZ 552.1
Asnjë lajthitje e pranuar nga bota e krishterë nuk ngritet më guximshëm kundër autoritetit të qiellit, asnjëra drejtpërsërdrejti nuk i kundrëvihet arsyes së shëndoshë dhe asnjëra nuk është më e rrezikshme për nga pasojat se sa shkenca e kohës së re që është duke u përhapur shpejtë e kjo është se Ligji i Zotit më nuk është i obligueshëm për njerëzit. Çdo vend i ka ligjet e veta që kërkojnë të respektohen dhe të zbatohen. Asnjë shtet nuk do të mund të ekzistonte pa to. Atëherë, a mund të paramendohet se Krijuesi i qiellit dhe i tokës nuk ka kurrëfarë ligjesh për krijesat e veta? Të supozojmë se predikuesit me prestigj, predikojnë haptazi se ligjet që mbretërojnë në vendin e tyre dhe i mbrojnë të drejtat e qytetarëve nuk janë të obligueshme, se ato e kufizojnë lirinë e popullit, prandaj nuk duhet të respektohen. Sa kohë këta njerëz do t'i kishin duruar nëpër predikatore? Por, a është fyerje më e madhe t'i urresh ligjet e shteteve dhe të vendeve apo t'i shkelësh ligjet hyjnore që janë bazë e të gjitha shteteve. BZ 552.2
Do të ishte shumë më e kuptueshme që shtetet t'i suprimonin dispozitat e tyre dhe t'u lejonin njerëzve të bënin çka të duan, se sa Zoti i gjithësisë ta anulojë Ligjin e vet dhe botën ta lë pa kritere për gjykimin e fajtorëve ose për fajsimin e të drejtëve. A mund ta marrim me mend se çfarë do të ishin pasojat e suprimimit të ligjit të Zotit? Ky eksperiment tani më është bërë. Kanë qenë të tmerrshme skenat që kanë ndodhur kur në Francë u hoq besimi. Atëherë iu tregua botës se të mënjanohen kufizimet që i ka vënë Zoti do të thotë ta pranosh pushtetin e tiranëve më gjakësorë. Kur hiqet kriteri i drejtësisë atëherë i hapet rruga princit të së keqes për ta vendosur pushtetin e vet në tokë. BZ 553.1
Kudo që mposhten dispozitat hyjnore, mëkati më nuk duket i mëkatshëm kurse e drejta nuk është e dëshirueshme. Ata që refuzojnë t'i nënshtrohen pushtetit të Zotit janë plotësisht të paaftë për ta sunduar veten. Shkencave të tyre të rrezikshme u bashkangjitet fryma e rebelimit në zemrat e fëmijëve dhe të rinisë të cilët për nga natyra nuk i duan kufizimet dhe si pasojë e tërë kësaj është që në shoqëri përhapet shfrenimi dhe anarkia. Edhe pse shumë njerëz e përqeshin naivitetin e atyre që i nënshtrohen kërkesave të Zotit, ata vet me ëndje i pranojnë mashtrimet e satanit. Ata lëshojnë pe ndaj dëshirave trupore dhe bëjnë mëkate të cilat janë për gjyqin hyjnor ndaj heretikëve. BZ 553.2
Ata të cilët e mësojnë popullin që t'i nënçmojë urdhërat e Zotit, mbjellin padëgjueshmëri që më vonë ta korrin atë që e kanë mbjellur. Le të mënjanohen plotësisht digat e vendosura me Ligjin hyjnorë dhe së shpejti do të paraqitet mosrespektimi i ligjeve njerëzore. Ndonëse Zoti i ndalon veprat e pandershme, amoralitetin, gënjeshtrat dhe mashtrimet—njerëzit janë të gatshëm t'i shkelin normat e tij për hirë të përparimit të tyre sekularist; mirëpo pasojat e refuzimit të këtyre normave do të jenë më të tmerrshme se që ata mund t'i paramendojnë. Në qoftë se ligji nuk do të ishte në fuqi, atëherë përse njeriu të frikësohet që ta shkelë? Prona personale më nuk do të ishte e sigurtë. Njerëzit me dhunë do t'i rrëmbenin pasuritë e më të afërmëve dhe më të fuqishmit do të bëheshin më të pasur. As jeta nuk do të çmohej. Besëlidhja bashkërshortore më nuk do të ishte mburojë e shenjtë që e mbron familjen. Ai që do ta kishte pushtetin, nëse do të donte, do të mund t'ia merrte gruan të afërmit të tij. Urdhëri i pestë do të mënjanohej së bashku me të katërtin. Fëmijët nuk do të ngurronin t'ua merrnin shpirtin prindërve të tyre në qoftë se në këtë mënyrë do të mund t'i realizonin dëshirat e zemrave të prishura. Bota e civilizuar do të ishte shndërruar në hordhi piratësh dhe vrasësish ndërsa siguria, qetësia dhe lumturia do të ishin zhdukur nga faqja e dheut. Është fakt se shkenca që afirmon tezën se njerëzit janë çliruar nga shtrëngesat e kërkesave të Zotit dhe kjo e ka dobësuar forcën dhe obligimin moral, gjë që botës ia ka hapur rrugën e padrejtësive. Anarkia, batakçillëku dhe amoraliteti janë duke na atakuar si një vërshim i rrezikshëm. Satani ëshë duke punuar me të madhe në familje. Flamuri i tij është duke valuar edhe në shtëpitë e atyre që pohojnë se janë të krishterë. Në to janë ngulitur smira, dyshimi, hipokrizia, tjetërsimi, zënka, konfliktet, dhënia e sekreteve të besuara dhe plotësimi i dëshirave të epsheve. I tërë sistemi i parimeve dhe mësimeve fetare që duhet ta përbëjë themelin dhe suazën e jetës shoqërore, duket se është duke u luhatur dhe se po shkapërderdhet. Kriminelëve më arrogantë kur bienë në burgje për shkak të krimeve që kanë bërë shpeshherë u jepen dhurata dhe u kushtohet kujdes sikur të kishin bërë ndonjë vepër fisnike. Personaliteteve dhe krimeve të tyre u jepet publicitet i madh. Shtypi boton detaje atraktive për krimin dhe kështu i nxitë edhe të tjerët për mashtrime, piratizëm dhe vrasje, ndërsa satani gëzohet për suksesin e planeve të tija të ferrit. Kënaqësia me vese, marrja e jetës së dikujt në mënyrë të paskrupullt, shumëfishimi i pamaturive dhe i anariksë në të gjitha format dhe shkallët duhet t'i zgjojnë të gjithë ata që i druhen Zotit për të pyetur se çka mund të bëjnë për ta ndalur vërshimin e së keqes. BZ 553.3
Gjyqet janë të bastarduara. Njerëzit në vendet udhëheqëse priren nga dëshirat për të përfituar dhe nga dashuria për kënaqësi shqisore. Pamaturia e ka dobësuar aftësinë e shumë njerëzve kështu që satani e ka mbi ta gati pushtetin e plotë. Juristët janë të prishur, të korruptueshëm, të pavërtetë. Dehja, orgjitë, pasionet, smira dhe mosrrespektimi i çdo lloji kanë hyrë në ata që i zbatojnë ligjet. “Kështu e drejta u hodh pas shpine, drejtësisë i duhet të qëndrojë larg, përplaset për tokë e vërteta, drejtësisë brenda s'i lanë vend.” (Isaia 59,14) BZ 554.1
Anarkia dhe errësira shpirtërore që kanë mbretëruar gjatë mbisundimit të Romës kanë qenë pasojë e pashmangëshme e hedhjes poshtë të Shkrimit Shenjt; por, ku të gjendet shkaku për përhapjen aq të gjerë të të pafeve, për refuzimin e Ligjit të Zotit dhe për bjerrjen që del prej kësaj, pranë dritës së plotë të Ungjillit dhe në kohën e lirisë fetare? Tani kur satani më nuk mund ta mbajë botën nën pushtetin e vet duke ia marrë Shkrimin Shenjt ai i qaset mjeteve tjera për ta arritur qëllimin e njëjtë. Shkatërrimi i besimit në Bibël i shërben qëllimit të tij njësoj si edhe shkatërrimit të vet Biblës. Pasi që e ka përhapur besimin se Ligji i Zotit nuk vlen, satani njësoj me sukses i nxitë njerëzit që ta shkelin, sikur edhe atëherë kur fare nuk i kanë njohur normat e tij. Tani, si dhe dikur ai është duke punuar përmes kishës për t'i realizuar qëllimet e veta. Bashkësitë e sotme fetare kanë refuzuar t'i dëgjojnë të vërtetat jo të popullarizuara të paraqitura qartë në Shkrimin Shenjt dhe duke luftuar kundër tyre i kanë pranuar interpretimet absurde dhe kanë marrë aso qëndrimesh të cilat gjithkah e kanë mbjellur farën e të pafeve. Me faktin se e kanë pranuar gënjeshtrën e papës mbi pavdekshmërinë e natyrshme të shpirtit dhe mbi gjendjen e vetëdijshme të njerëve gjatë kohës së vdekjes e kanë hudhur poshtë mbrojtjen e vetme nga mashtrimet e spiritizmit. Shkenca mbi mundimet jetike i ka mashtruar shumë njerëz që të mos besojnë në Bibël. Dhe, kur kërkesat e urdhërit të katërt paraqiten qartë shumë njerëz e shohin se Zoti kërkon ta shenjtërojmë ditën e shtatë—të shtunën. Ndërsa, si rrugëdalje e vetme për t'u çliruar nga obligimet të cilat nuk i pëlqejnë për t'i plotësuar shumë mësues deklarojnë se Ligji i Zotit më nuk vlenë. Në këtë mënyrë ata e refuzojnë ligjin e me këtë edhe të shtunën. Sa më tepër që puna për reformën e së shtunës të përhapet, aq më shumë do të hedhet poshtë ligji hyjnor për t'iu shmangur kërkesave të urdhërit të katërt. Mësimet e prijësve të këtillë fetarë ia kanë hapur rrugën mosbesimit spiritizmit dhe urrejtjes së ligjit të shenjtë të Zotit. Këta prijës kanë përgjegjësi të tmerrshme për anarkinë e cila është duke mbretëruar në botën e krishterë. BZ 555.1
Megjithatë, pikërisht këta prijës pohojnë se bjerrja që po përhapet me shpejtësi kryesisht duhet t'i përshkruhet përdhosjes së “të shtunës së ashtuquajtur të krishterë” dhe se shenjtërimi i obligueshëm i së dieles në masë të madhe do ta kishte përmirësuar moralin shoqëror. Ky pohim në veçanti theksohet në Amerikë, ku më së tepërmi është predikuar mësimi për të shtunën e vërtetë. Atje, reforma në pikëpamje të maturisë, njëra ndër reformat më të shquara dhe më të rëndësishme morale shpeshherë bashkohet me lëvizjen për shenjtërimin e së dielës, përfaqësuesit e së cilës paraqiten si njerëz që veprojnë për të mirën më të madhe të shoqërisë, kurse ata që kundërshtojnë t'u bashkëngjiten shpallen armiqë të maturisë dhe të reformës. Mirëpo, fakti se një lëvizje që e përhap lajthitjen lidhet me veprën e cila vetvetiu nuk është e mirë nuk është dëshmi në favor të vet lajthitjes. Ne mund ta fshehim helmin në qoftë se e përziejmë me ushqimin e shëndoshë por me këtë nuk ia ndërrojmë natyrën. Përkundrazi ai bëhet edhe më i rrezikshëm sepse kështu e marrim në mënyrë të pavetëdijshme. Njëra nga dinakëritë e satanit është që me gënjeshtra të bashkojë pikërisht aq të vërteta sa i duhen me qëllim që gënjeshtra të duket e besueshme. Prijësit e lëvizjes së të dieles mund t'i përfaqësojnë reformat që i duhen popullit, parimet që janë në pajtim me Biblën; por deri aty sa me to janë të lidhura kërkesat të cilat nuk i kundërvihen Ligjit të Zotit. Shërbëtorët e Zotit nuk mund të bashkohen me ta. Asgjë nuk mund t'i shfajsojë që i mënjanojnë urdhërat e Zotit në emër të normave njerëzore. BZ 555.2
Me dy lajthitje të mëdha, me mashtrimin për pavdekshmërinë e shpirtit dhe mashtrimin për shenjtërimin e së dieles, satani do të arrijë që t'ua merr mendët njerëzve. Deri sa lajthitja e parë ia vë themelin spiritizmit, e dyta e krijon lidhjen miqësore me Romën. Protestantët e Shteteve të Bashkura do të jenë të parët të cilët përmes ambisit do ta zgjasin dorën për ta pranuar spiritizmin. Ata do ta pranojnë dorën e pushtetit të Romës dhe nën ndikimin e kësaj aleance të trefisht ky vend do të shkojë hapave të Romës me faktin se do t'i shkelë të drejtat e ndërgjegjes. BZ 556.1
Pasi që spiritizmi jashtëzakonisht në mënyrë besnike e imiton krishterimin e sotëm për nga emri, ai ka fuqi më të madhe të mashtrimit dhe të dehjes. Vet satani është transformuar në mënyrë moderne. Ai do të paraqitet si engjëll i dritës. Me ndihmën e spiritizmit do të bëjë shumë mrekulli; të sëmurët do të shërohen dhe do të ndodhin shumë mrekulli të pamohueshme. Dhe, pasi që shpirtërat e këqijë do të shtiren se e besojnë Biblën dhe do të shprehin respekt ndaj dispozitave të kishës, veprat e tyre do të pranohen si zbulesë e fuqisë së Zotit. BZ 556.2
Dallimi ndërmjet atyre që thonë se janë të krishterë dhe atyre që nuk besojnë mezi se do të vërehet. Pjesëtarët e kishave e duan atë që e don bota dhe janë të gatshëm që të bashkohen me të ndërsa, satani ka vendosur që t'i lidhë në një trup dhe kështu ta përforcojë çështjen e vet duke i tubuar të gjithë në radhët e spiritistëve. Katolikët të cilët lavdërohen me mrekulli si shenjë të sigurtë të kishës së Zotit do të mashtrohen lehtë nga kjo forcë që bën mrekulli, ndërsa protestantët duke e hedhur poshtë mburojën e së vërtetës gjithashtu do të mashtrohen. Katolikët, protestantët dhe sekularistët do ta pranojnë një formë të devotshmërisë pa fuqi dhe në këtë bashkim do të shihet lëvizja për transformimin e botës dhe për vendosjen shumë kohë të pritur të mbretërisë mijëvjeçare. BZ 556.3
Me ndihmën e spiritizmit satani paraqitet si mirëbërës i gjinisë njerëzore; ai i shëron sëmundjet e njerëzve dhe paraqitet si person që e sjell një religjion më të ri dhe më të lartësuar kurse në të njejtën kohë punon si shkatërrimtar. Sprovat e tij shumë njerëz i shpiejnë në shkatërrim. Pamaturia e topitë arsyen; pas kësaj vijnë kënaqësitë trupore e shpirtërore, konfliktet dhe gjakderdhjet. Satani kënaqet me luftë, sepse lufta ia zgjon pasionet më të këqia të shpirtit dhe mandej i hedh në shkatërrim jetik viktimat e veta të zhytura në vese dhe në gjak. Qëllimi i tij është që popujt ti acarojë për të luftuar njëri kundër tjetrit sepse në këtë mënyrë mund t'ua marrë mendët njerëzve të mos i lërë që të përgatiten për të ekzistuar në ditën e gjyqit të Zotit. BZ 557.1
Satani përmes fuqive natyrore punon gjithashtu për të tubuar shpirtërat e pagatshëm për korrjen e vet. Ai i ka studiuar laboratoret e fshehta të natyrës dhe e përdorë tërë fuqinë e vet që të mbizotërojë mbi ta aq sa e lënë. Kur i është lejuar që ta spiunojë Jobin, shumë shpejtë ia ka shkatërruar grigjet, shërbëtorët, shtëpitë dhe fëmijët: fatkeqësi pas fatkeqësie kanë ardhur varg si për një çast. Zoti është ai që i ruan krijesat e veta dhe i mbron nga fuqitë shkatërrimtare. Mirëpo, bota e krishterë ka shprehur urrejtje ndaj Ligjit të Zotit, kurse Zoti do ta bëjë atë që ka thënë se do ta bëjë. Ai botës do t'ia shkurtojë bekimet dhe do ta tërheqë mbrojtjen e vet prej atyre që ngriten kundër Ligjit të tij dhe i mësojnë të tjerët apo i detyrojnë që ta bëjnë të njejtën gjë. Satani e ka pushtetin mbi të gjithë ata të cilët nuk i mbron Zoti. Ai disave do t'u ndihmojë dhe do t'i lumturojë me qëllim që më me sukses t'i realizojë qëllimet e veta, ndërsa të tjerët do t'i ngarkojë me probleme dhe do t'i nxisë të besojnë se Zoti është ai që po i mundon. BZ 557.2
Derisa satani u paraqitet njerëzve si mjek i madh i cili mund t'i shërojë të gjitha sëmundjet e tyre, në të njëjtën kohë ai mbi ta do t'i shkarkojë sëmundjet dhe fatkeqësitë duke i shndërruar qytetet e tëra në rrënoja dhe shkretëtira. Bile edhe tani është duke vepruar. Në fatkeqësitë dhe katastrofat në ujë dhe tokë, në zjarret e mëdha, në stuhitë e tmerrshme dhe në rënien e breshërit, nëpër uragane, vërshime, ciklone, batica të mëdha dhe tërmete, në çdo vend dhe në mijëra forma satani është duke e ushtruar fuqinë e vet. Ai është duke shkatërruar korrjen e pjekur për të sjellur halle dhe uri. Është duke e mbushur ajrin me infekcione vdekjepruese nga të cilat me mijëra njerëz vdesin nga epidemitë. Këto fatkeqësi do të jenë gjithnjë më të shpeshta e më fatale. Shkatërrimi do t'i gjejë si njerëzit ashtu edhe shtazët. “Vajton toka, po lëngon bota ... do të lëngojnë prijësit.. sepse e shkelën Ligjin, e thyen urdhërin dhe besën e përjetshme.” (Isaia 24,4.5) BZ 558.1
Dhe, atëherë mashtruesi i madh do t'i bindë njerëzit se ata që i shërbejnë Zotit janë shkak i të gjitha fatkeqësive. Ata që e kanë shkaktuar trazimin e qiellit do ta shkarkojnë tërë peshën mbi njerëzit të cilët duke i dëgjuar udhërat e Zotit janë bërë vazhdimisht vërejtje për shkelësit e ligjit të Zotit. Do të pohohet se njerëzit duke mos e respektuar të dielen po e fyejnë Zotin; se ky mëkat e tërheq kobin i cili nuk do të pushojë deri sa të gjithë nuk detyrohen ta shenjtërojnë të dielen dhe ata që e predikojnë mbajtjen e urdhërit të katërt dhe kështu e rrënojnë respektimin e së dieles, e rebelojnë popullin dhe e pengojnë që përsëri ta fitojë mëshirën e Zotit për ta arritur mirëqenien e botës. Në këtë mënyrë do të përsëriten akuzat e dikurshme kundër shërbëtorëve të Zotit pikërisht për të njëjtin shkak: “E kur e pa Akabi Elisë i tha: këtu qenke a, ogurziu i Izraelit? Ky iu përgjigj: unë nuk i sjell të keqe Izraelit por ti dhe shtëpia e atit tënd që i keni lënë urdhërimet e Zotit dhe po shkoni pas baalve.” (1 Mbretërve 18,17.18) Kur akuzat e rrejshme ta kenë shkaktuar mllefin e njerëzve, ata kundër të dërguarve të Zotit do ta zbatojnë veprimin e ngjashëm me atë që e kishte zbatuar Izraeli i rënë kundër Elisë. BZ 558.2
Fuqia që bën mrekulli dhe që zbulohet përmes spiritizmit do ta ushtrojë ndikimin e vet kundër atyre që vendosin ta ndëgjojnë më tepër Zotin se njerëzit. Në porositë e tyre shpirtërat do të deklarojnë se i ka dërguar Zoti për t'i bindur kundërshtarët e së dieles se janë të lajthitur dhe se duhet t'i respektojnë ligjet e botës si Ligjin e Zotit. Ata do të shprehim pikëllim për shkak të bjerrjes së madhe që mbizotëron në botë dhe do të pohojnë së bashku me mësuesit fetar se gjendja e ulët e moralit është shkaktuar nga përdhosja e së dieles. Do të ketë protesta të shumta në botë kundër atyre që do të refuzojnë t'u besojnë fjalëve të tyre. BZ 558.3
Veprimi i satanit me popullin e Zotit në këtë konflikt të fundit është i njëjtë siç ka qenë në fillim të luftës së madhe në qiell. Ai është shndërruar në një subjekt i cili don ta përforcojë sundimin hyjnor ndërsa fshehtazi ka ndërmarrë të gjitha masat për ta rrëzuar. Dhe pikërisht veprën të cilën ai në këtë mënyrë është përpjekur ta kryej ia ka përshkruar engjëjve të cilët i kanë mbetur besnik Zotit. Një dinakëri e këtillë e karakterizon historinë e kishës së Romës. Ajo pohon se është duke vepruar si zëvendëse e qiellit, ndërsa në të vërtetë përpiqet të ngritet mbi Zotin dhe ta ndryshojë ligjin e tij. Ata të cilët për shkak të besimit të tyre ndaj Ungjillit, nën pushtetin e Romës e kanë pësuar vdekjen kanë të qenë njollosur si kriminelë. Ata qenë shpallur se kanë qenë në aleancë me satanin. Janë përdorur të gjitha mjetet e mundshme për t'i akuzuar dhe që në sytë e popullit e bile edhe para syve të vet të duken si kriminelët më të mëdhenj. Ashtu do të jetë edhe tani. Në përpjekjet për t'i shkatërruar ata që e respektojnë Ligjin e Zotit, satani do të ndikojë që ata të akuzohen si shkelës të ligjit, si njerëz që nuk e respektojnë Zotin dhe në këtë mënyrë i sjellin në botë gjyqet e tij. BZ 560.1
Zoti kurrë nuk e detyron dëshirën apo ndërgjegjen e njerëzve ndërsa satani përkundrazi gjithmonë shërbehet me dhunën më të egër që nën pushtetin e vet t'i fusë ata të cilët nuk mund t'i fusë në mënyrë tjetër. Ai përiqet që me frikë dhe tmerr ta vendos pushtetin mbi ndërgjegjen e njerëzve dhe ta imponojë dëgjueshmërin e tyre. Për ta arritur këtë qëllim ai punon si përmes pushteteve shpirtërore ashtu edhe përmes pushteteve sekulariste duke i nxitur që t'i imponojnë ligjet njerëzore që janë në kundërshtim me ligjin e Zotit. BZ 560.2
Ata që e respektojnë të shtunën Biblike do të akuzohen si armiqë të ligjit dhe të rendit dhe si ata që i shkatërrojnë normat morale të shoqërisë si shkaktar të anarkisë dhe të bjerrjes si ata që e shpiejnë botën në gjyqet e Zotit. Qëndrimi i tyre i ndëgjegjshëm ndaj Ligjit të Zotit do të shpallet si këmbëngulje, kokëfortësi dhe urrejtje e pushtetit. Ata do të akzuohen se nuk e respektojnë pushtetin. Predikuesit të cilët e mohojnë obligueshmërinë ndaj Ligjit hyjnor do të predikojnë nga predikatoret, por obligimin që pushteti civil patjetër duhet të respektohet sepse është i caktuar nga Zoti. Ata të cilët u përmbahen urdhërave të Zotit do të akuzohen në mënyrë të rrejshme në organet legjislative dhe nëpër sallat e gjykatave dhe si të tillë do të gjykohen. Fjalëve të tyre do t'u jepet kuptim i rrejshëm, ndërsa veprimeve të tyre do t'u përshkruhen motivet më të ulëta. BZ 560.3
Pasi që kishat protestante i hedhin poshtë dëshmitë e qarta biblike në favor të Ligjit të Zotit, ato do të synojnë t'i heshtin të gjithë ata të cilët nuk mund t'i rrëzojnë me Bibël. Duke i mbyllur sytë para faktit, ato do ta miratojnë veprimin i cili do t'i sjellë në persekutime të gjithë ata që me vetëdije kundërshtojnë ta bëjnë atë që e bënë bota, pjesa tjetër e krishterë dhe ata që nuk do të pranojnë ta respektojnë ditën e pushimit të papës. BZ 561.1
Prijësit e lartë kishtarë dhe sekularist do të bashkohen për t'i korruptuar, për t'i bindur apo për t'i detyruar të gjithë njerëzit që ta shenjtërojnë të dielen. Mungesën e dëshmive hyjnore do ta zëvendësojnë me masa represive. Amoraliteti politik do ta shkatërrojë dashurinë ndaj të së drejtës dhe respektimin e së vërtetës. Bile edhe në Amerikën e lirë personalitetet prijëse dhe ligjëdhënësit, me qëllim që t'ia sigurojnë vetes përkrahjen e opinionit do të lëshojnë pe ndaj dëshirës së përgjithshme që të miratohet një ligj për shenjtërimin e obligueshëm të së dieles. Liria e ndërgjegjes për të cilën kanë rënë shumë viktima më nuk do të respektohet. Në konfliktin i cili do të shkaktohet së shpejti do të plotësohen fjalët e profetit: “Atëherë Dragoi i hidhëruar kundër Gruas, shkoi e zuri luftë kundër mbetjës së pasardhsve të saj, kundër atyre të cilët i mbajnë urdhërimet e Zotit dhe e ruajnë dëshminë e Jezu Krishtit (Zbulesa 12,17). BZ 561.2