Hapa Drejt Jezusit

5/14

4—“RTëfimi

“Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën” (Fjalët e Urta). Rregullat për të pasur mëshirën e Perëndisë janë të thjeshta, të drejta dhe të arsyeshme. Perëndia nuk na kërkon të bëjmë gjëra të mundimshme që të na falen mëkatet. Nuk është e nevojshme që të bëjmë udhëtime të gjata dhe të lodhshme, sepse nuk mund të paguajmë për mëkatet tona duke vuajtur. Çdokush që i rrëfen mëkatet e veta dhe largohet prej tyre, do të mëshirohet. Apostulli Jakob thotë: “Rrëfeni fajet njëri - tjetrit dhe lutuni për njëri - tjetrin, që të shëroheni” (Jakobi 5:16 KJV). Ne ja rrëfejmë mëkatet tona Perëndisë, sepse vetëm Ai mund të na i falë. Nëqoftëse kemi ofenduar ndonjë shok apo fqinj, ne duhet ta pranojmë gabimin dhe më pas është në dorë të tij nëse do të na falë ose jo. Pastaj duhet t'i lutemi Perëndisë që të na falë, sepse fqinji i përket Perëndisë. Kur ne lëdojmë dikë, mëkatojmë ndaj Krijuesit të tij dhe ndaj Shpëtimtarit. Ne kemi rastin e Jezus Krishtit, Priftit tonë më të Madh: “Sepse ne nuk kemi Kryeprift që nuk mund t'i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar” (Hebrenjtë 4:15). Ai është në gjendje të falë çdo njollë mëkati. Ne duhet ta përulim veten përpara Perëndisë dhe të pranojmë që kemi mëkatuar. Ky është rregulli i parë për t'u pranuar nga Perëndia. Nëse nuk jemi penduar në të vërtetë dhe nëse nuk jemi përulur duke rrëfyer mëkatet tona , nuk kemi kërkuar me të vërtetë falje. Nëqoftëse nuk i urrejmë mëkatet tona, ne nuk duam me të vërtetë të kemi faljen dhe nuk do të gjejmë paqen e Perëndisë. Arsyeja e vetme që nuk na falen mëkatet është. se nuk duam të përulemi. Ne nuk jemi të gatshëm për të ndjekur rregullat e vendosura në Bibël. Perëndia na e ka thënë me kujdes, se ç'duhet të bëjmë. Ne duhet t'i hapim zemrat tona dhe ta pranoj më lirisht se kemi mëkatuar. Nuk duhet ta bëjmë këtë në mënyrë të shkujdesur dhe as nuk duhet të ndihemi të detyruar. Por ne duhet ta kuptojmë vetë ligësinë e mëkatit dhe ta urrejmë atë. Nëse ne rrëfehemi me të vërtetë duke i hapur zemrat, Ai do të na dëgjojë dhe do të ndiejë keqardhje për ne. Psalmisti David shkroi: “Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar” (Psalmi 34:18). Rrëfimi i vërtetë e nxjerr mëkatin në shesh dhe tregon në të vërtetë atë që është kryer. Një person mund t'ia rrëfejë disa mëkate vetëm Perëndisë, ose mund të shkojë te dikush që ai e ka lënduar dhe t'i kërkojë falje. Mëkatari mund t’i rrëfejë disa mëkate në publik , por çdo herë që ai rrëfehet, duhet ta përmënd mëkatin për të cilin është fajtor. Në ditët e Samuelit, populli i Izraelit nuk po e ndiqte Perëndinë. Ata e kishin humbur besimin te Perëndia dhe mendonin se Ai nuk ishte në gjendje t'i udhëhiqte. Nuk e ndienin fuqinë e Zotit dhe as nuk besonin se Ai mund të kujdesej për ta. Ata ia kthyen shpinën Sunduesit të universit dhe kërkuan një mbret, ashtu si dhe kombet e tjera kishin. Perëndia i dha popullit të Tij një mbret, por ata patën shumë probleme. Pëpara se të gjenin paqen në Zotin, ata bënë këtë rrëfim: “Lutju Zotit, Perëndisë tende, për shërbëtorët e tu, që të mos vdesin, sepse tërë mëkateve tona u kemi shtuar të keqen e kërkimit të një mbreti për ne” (1 Samuelit 12:19). Ata duhet të rrëfenin pikërisht atë mëkat që u kishte shkaktuar shqetësimin. Populli i Izraelit nuk kishte qënë falenderues ndaj Perëndisë që kishte qënë midis tyre, që i kishte udhëhequr dhe kjo i kishte ndarë ata prej Tij. Perëndia nuk mund ta pranojë rrëfimin tonë pa u penduar në të vërtetë dhe pa hequr dorë nga mëkatet tona. Ne duhet të bëjmë ndryshime të qëndrueshme në jetët tona. Kur të pendohemi në të vërtetë për mëkatin, ne do të heqim dorë ndaj gjithçkaje që nuk i pëlqen Perëndisë. Ajo çka duhet të bëjmë, na është thënë: “Lahuni,pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq. Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni të shtypurin, sigurojini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e gruas së ve” (Isaia 1:16-17). “Në rast se i pabesi kthen pengun, kthen atë që ka vjedhur dhe ecën sipas statuteve të jetës, pa kryer paudhësi, ai me siguri ka për të jetuar, nuk ka për të vdekur” (Ezkiel 33:15). Pali thotë, se ndryshimi vjen pasi një person pendohet:“Në fakt, ja sa kujdes shkaktoi te ju pikëllimi sipas Perëndisë, madje sa fjalë për të kërkuar ndjesë, sa zemëratë, sa druajtje, sa dëshirë të zjarrtë, sa zell, sa kënaqësi! Me çdo mënyrë ju e treguat se jeni të pastër në këtë çështje” (2 Korintasve 7:11). HDJ 34.1

Kur mëkati dëmton senset morale, mëkatari nuk i sheh problemet në karakterin e tij dhe mëkatet nuk i duken shumë të këqia. Ai mund është pothuajse i verbër ndaj tyre dhe vetëm fuqia e Frymës së Shenjtë mund t'ia hapë sytë. Një person që nuk drejtohet nga Fryma e Shenjtë, nuk është i sinqertë dhe serioz, kur ai rrëfehet. Ai i justifikon mëkatet e tij dhe ja u vë fajin rrethanave. Pas ngrënies së frutit, Adami dhe Eva ndiheshin të turpëruar dhe të frikësuar dhe gjëja e parë që ata menduan ,ishte se si t'i shpëtonin mëkatit dhe dënimit me vdekje. Kur Perëndia i pyeti për mëkatin. HDJ 36.1

Adami fajësoi Perëndinë dhe Evën dhe tha: “Gruaja që t'i më vure pranë, më dha nga pema dhe unë e hëngra.” Ndërsa gruaja fajësoi gjarpërin dhe tha: “Gjarpëri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj” (Zanafilla 3:12-13). Ajo po përpiqej t'i thoshte Perëndisë “Pse e krijove gjarpërin? Pse e lejove të hynte në kopshtin e Edenit? Ajo po e justifikonte veten duke fajësuar Perëndinë për mëkatin e saj. Deshira për të justifikuar mëkatin vjen nga Satanai dhe është e përhapur në të gjithë njerëzit. Por të rrëfesh mëkatin duke fajësuar dikë tjetër, nuk vjen nga Zoti dhe Ai nuk e pranon këtë. Pendimi i vërtetë e drejton një person të pranojë fajin pa u hequr si i pafajshëm dhe pa u justifikuar. Ashtu si ai tagrambledhësi për të cilin foli Jezusi, ai lutej madje pa i ngritur sytë lart nga qielli/'O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”. Zoti do të falë ata që e pranojnë se janë fajtorë, sepse Jezusi dha jetën eTij për të shpëtuar mëkatarët që pendohen. Ai është Prifti më i lartë në parajsë. HDJ 37.1

Në Bibël ne kemi lexuar për njerëz që janë penduar me të vërtetë, ata ishin të përulur dhe i pranuan mëkatet e tyre. Ata nuk u përpoqën të nxirrnin justifikime, apo të mbronin atë që kishin bërë. Apostulli Pal foli rreth mëkatit të tij në lidhje me përndjekjen e të krishterëve për t'i vrarë. Ai nuk e bëri mëkatin që kishte kryer të dukej i vogël, por e përshkroi në mënyrën më të rëndë. Pali tha: “Mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin , jepja miratimin tim. Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja” (Veprat e Apostujve 26:10-11). Pali ishte i gatshëm të thoshte, “Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari. (1 Timoteut 1:15) HDJ 37.2

Një person me zemër të thyer dhe përulësisht i penduar do të shohë se sa shumë Perëndia e do atë dhe gjithashtu do të kuptojë çmimin e kryqit. Mëkatari që pendohet në të vërtetë për mëkatet do t'i rrëfejë ato. Ai do të vijë drejt Perëndisë, ashtu si një djalë, kur kthehet te babai i tij i dashur. Gjoni shkroi: “Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi” (1 Gjonit 1:9). HDJ 38.1