Konflikti I Madh
3.—Një Epokë Errësire Shpirtërore
Apostulli Pal në letrën e tij të dytë drejtuar Selanikasve para-shikon apostazinë e madhe, që do të jetë fryt i vendosjes së pushtetit të papatit. Ai deklaron se dita e Krishtit nuk do të vijë “pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes, kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet Perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi.” Për më tepër, apostulli i paralajmëron vëllezërit e tij se “misteri i paudhësisë në fakt tashmë është në veprim.” (2 Selanikasve 2:3,4,7). Që në atë kohë, ai pa duke u zvarritur drejt kishës disa gabime që do t’i përgatisnin rrugën zhvillimit të papatit. KiM 47.1
Dalëngadalë, në fillim në mënyrë të fshehtë e të heshtur, pastaj gjithnjë e më hapur, “misteri i paudhësisë” me t’u fuqizuar e me të vënë nën kontroll mendjet njerëzore, e vazhdoi pa u ndalur detyrën e tij mashtruese e blasfemuese. Në mënyrë pothuajse të paperceptueshme, zakonet pagane depërtuan në brendësi të kishës. Persekutimet e egra që duroi kisha nën veprimin e paganizmit, për një farë kohe, i vunë cak frymës dhe njëtrajtshmërisë. Por me të përfunduar periudha e persekuti-meve dhe me të hyrë në oborret dhe pallatet mbretërore, Kris-tianizmi hoqi dorë nga thjeshtësia, që karakterizonte Krishtin dhe apostujt e Tij, për të përqafuar madhështinë dhe krenarinë e priftërinjve dhe sundimtarëve paganë, në vend të urdhëresave të Perëndisë u përkrahën teoritë dhe traditat njerëzore. I ash-tuquajturi “shndërrim shpirtëror” i Kostandinit të Madh në fillim të shekullit të katërt, ngjalli një gëzim të madh dhe bota e veshur me një petk drejtësie, hyri në kishë. Korrupsioni përparoi me shpejtësi. Paganizmi, edhe pse dukej sikur po fashitej në fakt po lulëzonte. Fryma e tij e vuri nën kontroll kishën. Doktrinat, cere-monitë dhe bestytnitë pagane u bënë pjesë e besimit dhe adhurimit të atyre, që hiqeshin si pasues të Krishtit. KiM 47.2
Ky kompromis mes paganizmit dhe Kristianizmit rezultoi në zhvillimin “e njeriut të mëkatit”, që përmendet në profeci si kundërshtar dhe armik i Perëndisë. Ai sistem gjigantesk besimi të rremë është një kryevepër e fuqisë së Satanit - një lapidar i përpjekjeve të tij për t’u ulur mbi fron e për ta sunduar botën sipas vullnetit të tij. KiM 48.1
Dikur Satani u përpoq të binte në kompromis me Jezusin. Ai iu afrua Birit të Perëndisë në shkretëtirën e tundimit e, duke i tre-guar të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, i premtoi se të gjitha ato do të ishin të Tijat në rast se Ai do ta pranonte pushtetin suprem të princit të errësirës. Krishti e përçmoi tun-duesin mendjemadh, duke e detyruar të largohej. Megjithatë Satani është më i suksesshëm kur ua parashtron njerëzve këto “gënjeshtra të bukura.” Në mënyrë që të fitonte respektin dhe të mirat tokësore, kisha u detyrua që të kërkonte mbështetjen e njerëzve të mëdhenj dhe, duke hedhur poshtë kështu Krishtin, ajo iu dorëzua aleances me përfaqësuesin satanik - peshkopin e Romës. KiM 48.2
Një nga doktrinat kryesore të Romanizmit është ajo e njohjes së papës si kreu i kishës mbarëbotërore të Krishtit; i veshur ky me autoritet të padiskutueshëm mbi peshkopët dhe pastorët e tjerë të të gjithë botës. Për më tepër, papës i janë dhënë të gjithë titujt e Hyjnisë. Ai është quajtur “Papa - Zoti, Perëndi” dhe është shpallur si i pagabueshëm. Atij i takon nderimi i të gjithë njerëzve. I njëjti pretendim i shpallur nga Satani në shkretëtirën e tundimit, shpallet edhe nga ai përmes Kishës së Romës dhe me mijëra njerëz janë gati që ta nderojnë. KiM 48.3
Por ata që e respektojnë e nderojnë Perëndinë i bëjnë ballë këtyre pretendimeve absurde me vetmohim ashtu siç i përballoi edhe Krishti tundimet e armikut dinak, duke i thënë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbei vetëm Atij.” (Luka 4:8). As edhe një varg i vetëm në fjalën e Perëndisë nuk thotë se Perëndia ka caktuar një njeri që ky të jetë kreu i kishës. Doktrina e mbizotërimit të papës bie ndesh me mësimet e Shkrimeve të Shenjta. Papa mund të ketë fuqi mbi kishën e Krishtit vetëm në qoftë se e rrëmben këtë “të drejtë” me dhunë. KiM 48.4
Përkrahësit e Kishës së Romës vazhdojnë t’i akuzojnë Protestantët për herezi dhe ndarje të ndërgjegjshme nga kisha e vërtetë. Në të vërtetë këto akuza u shkojnë për shtat atyre sepse janë ata që e ulën flamurin e Krishtit dhe u larguan nga “besimi që iu transmetua shenjtorëve njëherë e përgjithmonë.” (Juda 3) KiM 49.1
Satani e dinte mirë se Shkrimet e Shenjta do t’i aftësonin njerëzit t’ua çirrnin maskën mashtrimeve dhe t’i bënin ballë fuqisë së tij. Madje edhe Shpëtimtari i theu sulmet e tij me anë të Fjalës. Pas çdo sulmi, Krishti përdori mburojën e së vërtetës së përjetshme, duke thënë “Eshtë shkruar”. Çdo sugjerim të kundërshtarit Ai e hodhi poshtë, falë fuqisë dhe meçurisë së fjalës. Në mënyrë që t’i mbante nën zgjedhën e tij njerëzit e të vendoste autoritetin e uzurpatorit romak, Satani duhet t’i linte njerëzit të paditur ndaj Shkrimeve të Shenjta. KiM 49.2
Bibla lartëson Perëndinë e u jep njerëzve vendin e tyre, prandaj të vërtetat e saj të mëdha duheshin fshehur e shtypur. Kisha e Romës përdori pikërisht këtë llogjikë. Për shekuj me ra-dhë përhapja e Biblës u ndalua. Njerëzve nuk u lejohej leximi apo mbajtja e saj në shtëpi dhe kjo gjë u jepte mundësi priftërinjve dhe prelatëve të paskrupuj që t’i interpretonin mësimet e saj në përputhje me pretendimet e tyre boshe. Kështu, papa u njoh, pothuajse në të gjithë botën si zëvendës i Perëndisë në tokë, i veshur me autoritet si mbi kishën ashtu edhe mbi shtetin. KiM 49.3
Me t’u mënjanuar busulla e drejtësisë, Satani filloi të ve-pronte sipas vullnetit të tij. Profecia pati deklaruar se papati “do të mendonte të ndryshonte kohërat dhe ligjet” (Danieli 7:25) dhe një gjë e tillë nuk vonoi që të ndodhte. Për t’u afruar paganëve të shndërruar në të Krishterë, një zëvendësim të adhurimit të idhujve dhe për të nxitur pranimin e Kristianizmit në një shkallë të gjerë, në adhurimin Kristian hyri gradualisht respektimi dhe nderimi i imazheve dhe relikave. Ky sistem idhujtarie përfundim-isht u miratua edhe nga dekreti i këshillit të përgjithshëm. Për të vazhduar punën e saj minuese, Roma pati guximin të hiqte nga ligji i Perëndisë urdhëresën e dytë, që ndalon adhurimin e idhu-jve dhe të ndante urdhëresën e dhjetë në dysh për të ruajtur të pandryshuar numrin e urdhëresave. KiM 49.4
Fryma e lëshimeve ndaj paganizmit, i hapi rrugën një mospërfilljeje akoma më të madhe të autoritetit qiellor. Satani, duke punuar përmes udhëheqësve të papërkushtuar të kishës e shkeli me këmbë edhe urdhëresën e katërt dhe e shfuqizoi TË SHTUNËN e hershëm, ditën që e kishte bekuar e shenjtëruar vetë Perëndia (Zanafilla 2:2,3) për ta zëvendësuar me festën, që paganët e quanin ” e nderueshmja ditë e diellit.” Fillimisht ky ndryshim nuk u bë haptazi. Gjatë shekujve të parë, E Shtuna mbahej nga të gjithë të Krishterët. Ata e nderonin me besim Perëndinë e, duke besuar se ligji i Tij ishte i pandryshueshëm, ata e ruajtën me zell të madh karakterin e shenjtë të urdhëresave të këtij ligji. Por Satani, duke vepruar me zgjuarsi të madhe nëpërmjet agjentëve të tij, mundi të vinte në jetë qëllimin e tij. Në mënyrë që vëmendja e njerëzve të përqëndrohej tek e diela, ajo u quajt ditë feste për nder të ringjalljes së Krishtit. Në atë ditë filloi kremtimi i disa shërbesave fetare e megjithatë ajo tra-jtohej si ditë argëtimi, ndërsa E Shtuna vazhdonte të respektohej si ditë e shenjtë. KiM 50.1
Për t’i përgatitur rrugën punës që kishte ndërmend të kryente, Satani i kishte shtyrë çifutët para ardhjes së Jezusit, që ta ngarkonin TË SHTUNËN me rite aq rigoroze sa respektimi i tij të ishte barrë e jo kënaqësi. Kështu, duke përfituar nga drita e rreme që qarkonte atë, ai hodhi idenë se E Shtuna ishte thjesht një rit çifut. Ndërsa të Krishterët në përgjithësi vazhduan ta shihnin të dielën me syrin e një dite të gëzueshme feste, ai i nxiti ata që ta kthenin TË SHTUNËN, si shenjë urrejtjeje ndaj Judaizmit, në një ditë agjërimi, trishtimi dhe mërzitjeje. KiM 50.2
Në fillim të shekullit të katërt, perandori Konstandin nxori një dekret, që e bënte të dielën një festë publike në mbarë Peran-dorinë Romake. Dita e dielë respektohej nga nënshtetasit e tij paganë e nderohej edhe nga të Krishterët; politika e perandorit ishte bashkimi i interesave kontradiktore të paganizmit dhe Kris-tianizmit. Ai u nxit që ta bënte një të tillë nga peshkopët e kishës që të frymëzuar nga ambicia dhe etja për pushtet, menduan që në rast se e njëjta ditë respektohej si nga paganët, ashtu edhe nga të Krishterët, kjo do t’i shtynte paganët ta pranonin njëzëri Kristianizmin dhe kisha kështu do të fitonte një pushtet e një lavdi më të madhe. Megjithatë, shumë të Krishterë - besnikë të Perëndisë, edhe pse u shtynë që ta konsideronin të dielën deri - diku si të shenjtë, vazhduan ta mbanin Të Shtunën, në bindje ndaj urdhëresës së katërt, si ditën e shenjtë të Zotit. KiM 50.3
Kryemashtruesi nuk e kishte përfunduar ende punën e tij. Ai kishte vendosur ta grumbullonte gjithë botën Kristiane nën flamurin e tij dhe ta ushtronte pushtetin e tij përmes zëdhënësit të tij, kryepriftit krenar, i cili pretendonte se ishte përfaqësues i Krishtit. Ai ia arriti qëllimit të vet, duke përdorur paganë gjysmë - besimtarë, prelatë ambiciozë dhe priftërinj fitimdashës. Herë pas here, mblidheshin personalitete të kishës nga e gjithë bota për të diskutuar “problemet e mëdha.” Në pothuajse çdo mbledhje, E Shtuna - krijuar nga Vetë Perëndia, shtyhej pak më poshtë, ndërsa e diela ngrihej pak më lart. Kështu festa pagane filloi të nderohej si urdhëresë hyjnore, ndërsa E Shtuna Biblike u quajt “relikt çifut” dhe përkrahësit e saj u quajtën “mashtrues”. KiM 51.1
Femohuesi i madh ia doli mbanë dhe u lartësua mbi gjithçka që quhet perëndi ose objekt adhurimi. (2 Selanikasve 2:4). Ai guxoi të ndryshonte të vetmen urdhëresë, që e drejton mbarë njerëzimin tek Zoti i vërtetë që jeton. Urdhëresa e katërt e zbulon Perëndinë si Krijues të qiellit dhe të tokës, duke e veçuar nga perënditë e rreme. Dita e shtatë u shenjtërua si ditë pushimi për njerëzit në përkujtim të punës krijuese. Qëllimi i kësaj urdhërese ishte që ta mbante Perëndinë të gjallë në mendjet e njerëzve si burim i të qënit dhe objekti i vetëm i nderimit dhe adhurimit. Satani mundohet që t’i largojë njerëzit nga aleanca me Perendinë dhe nga bindja ndaj ligjit të Tij, prandaj ai i përqëndron forcat e tij kundër asaj urdhërese, që e cilëson Perëndinë si Krijues. Sot Protestantët janë të mendimit se ring-jallja e Krishtit të dielën e ka kthyer këtë ditë në TË SHTUNËN Kristian. Por atyre u mungon prova Biblike. As Krishti e as apos-tujt e Tij nuk e veshën me lavde të tilla këtë ditë. Respektimi i së dielës si një ceremoni Kristiane e ka zanafillën tek “misteri i paudhësive” (2 Selanikasve 2:7) që e kishte filluar veprimtarinë e vet që në kohën e Palit. Kur dhe ku e “adoptoi” Perëndia këtë fëmi të papatit? Çfarë arsye bindëse mund të jepet në mbësht-etje të një ndryshimi që Shkrimet e Shenjta nuk e meritojnë? KiM 51.2
Papati u vendos plotësisht në shekullin e gjashtë. Qëndra e tij ndodhej në qytetin perandorak dhe peshkopi i Romës u vetquajt kreu i kishës mbarëbotërore. Vendin e paganizmit e zuri papati. Dragoi i kishte dhënë bishës “fuqinë e vet, fronin e vet dhe auto-ritet të madh.” (Zbulesa 13:2). Pikërisht në atë kohë filloi periudha 1260 vjeçare e shtypjes së papatit, që parashikohet në profecitë e Danielit dhe Zbulesës. (Danieli 7:25; Zbulesa 13:5-7) Të Krishterët u detyruan të zgjidhnin: ose të hiqnin dorë nga besnikëria dhe të pranonin ceremonitë dhe adhurimin e papatit, ose ta kalonin jetën të mbyllur në qeli ose të vdisnin mbi turrën e druve, mbi trekëmbësha apo në gijotinë. Kështu u përmbushën fjalët e Jezusit: “Dhe ju madje do t’iu tradhëtojnë edhe prindërit, edhe vëllezërit, edhe farefisi dhe miqtë, dhe disa prej jush do t’i vrasin. Dhe të gjithë do t’iu urrejnë për shkak të emrit Tim.” (Luka 21:16,17). Persekutimi i përfshiu të gjithë të Krishterët e vër-tetë në një valë të paparë tërbimi dhe bota mori pamjen e një fushe të stërmadhe luftimi. Për qindra vjet kisha e Krishtit gjeti strehë në vendet e shkreta e të errëta. Profeti tha: “Gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte një vend të përgatitur nga Perëndia, që të ushqehej atje një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.” (Zbulesa 12:6) KiM 52.1
Ngritja në pushtet e Kishës së Romës shënon fillimin e Mesjetës. Me rritjen e pushtetit të saj, thellohej edhe më errësira. Besimi kaloi nga Krishti apo nga themeli i vërtetë tek papa i Romës. Në vend që t’ia besonin Birit të Perëndisë faljen e mëkateve dhe shpëtimin e përjetshëm, njerëzit i drejtoheshin papës, priftërinjve dhe prelatëve, që caktoheshin dhe visheshin me autoritet prej tij. Atyre u ishte thënë që papa ishte ndërmjetësi i tyre tokësor dhe askush nuk mund t’i afrohej Perëndisë përveç tij; e për më tepër, ai ishte për ta në vend të Zotit e duhej respektuar. Një shmangie sado e vogël nga udhëzimet e tij përbënte një arsye të mjaftueshme për dënimet më të ashpra fizike e shpirtërore. Kështu, mendjet e njerëzve e harruan Perëndinë për t’u përqëndruar tek njerëz mëkatarë e mizorë; e për më tepër... sa keq! Ato u përqëndruan tek vetë princi i errësirës, që ushtronte pushtetin e tij përmes tyre. Mëkati u fsheh prapa një veshjeje të shuguruar. Kur Shkrimet e Shenjta flaken tej dhe njeriu fillon ta quajë veten të plot-fuqishëm, mbetja është vetëm mashtrim, padrejtësi dhe paudhësi. Lartësimi i ligjeve dhe traditave njerëzore nxori në pah korrupsionin, që rezulton nga shkelja e Ligjit të Perëndisë. KiM 52.2
Ato ishin ditë të vështira për kishën e Krishtit. Shumë të pakët ishin ata që ngrinin flamurin e së vërtetës. Edhe pse pati gjith-monë dëshmitarë të së vërtetës, pati momente kur dukej sikur gabimet dhe bestytnitë do të triumfonin dhe besimi i vërtetë do të zhdukej nga faqja e dheut. Ungjilli ishte lënë pas dore, ndërsa format fetare shumëfishoheshin dhe njerëzit ishin ngarkuar me detyrime të rënda. KiM 53.1
Ata u mësuan, që jo vetëm ta shihnin papën si ndërmjetësin e tyre, por edhe që t’i besonin veprave të mira si shlyerje për mëkatin. Shtegtimet e gjata, aktet e ndëshkimit, adhurimi i re-likeve, ngritja e kishave, faltoreve dhe altarëve, derdhja e shu-mave të mëdha lekësh në kishë - këto dhe gjëra të tjera të ngjashme me to bëheshin për të zbutur zemërimin e Perëndisë apo për të siguruar dashamirësinë e Tij, sikur Ai t’i ngjante njeriut që egërsohet nga kotësitë e mund të merret me të mira, me dhurata e akte pendimi. KiM 53.2
Pavarësisht nga përhapja dhe mbizotërimi i veseve mes udhë-heqësve të Kishës Romake, ndikimi i saj rritej gjithnjë e më shumë. Aty nga fundi i shekullit të tetë, përkrahësit e papatit dolën me idenë që peshkopët e Romës kishin pasur të njëjtën fuqi shpirtërore edhe në shekujt e parë të ekzistencës së kishës. Në mënyrë që ky pretendim të dukej deri - diku i vërtetë duheshin gjetur prova e aty, i gatshëm ishte babai i gënjeshtrave. Murgjit gjetën disa shkrime “të hershme”. U zbuluan dekrete mbledhjesh të fshehta që askush nuk i kishte dëgjuar ndonjëherë dhe këto dekrete “vërtetonin” epërsinë mba-rëbotërore të papës që nga kohërat e lashta. Kisha, që e kishte mohuar me kohë të vërtetën, i pranoi verbërisht këto mashtrime. KiM 53.3
Ndërtuesit e pakët besnikë, që vazhdonin të qëndronin në themele të shëndosha (1 Korintasve 3: 10,11) u çoroditën dhe u frenuan nga skorjet e doktrinave të rreme, që e penguan punën. Si ndërtuesit e murit të Jeruzalemit gjatë kohës së Nehemisë, edhe disa prej tyre qenë gati të thoshin: “Forcat e mbartësve të peshave u pakësuan dhe gërmadhat janë aq të shumta, sa nuk do të arrijmë të ndërtojmë muret.” (Nehemia 4:10). Të dërrmuar nga lufta e vazhdueshme kunder persekutimit, mashtrimit, paudhësisë dhe çdo pengese tjetër që u vinte Satani në rrugën e përparimit, disa prej tyre edhe pse kishin qënë ndërtues besnikë u dekurajuan; dhe për hir të paqes, sigurisë, pronës dhe vetë jetës, ata iu larguan themelit të së vërtetës. Të tjerët, të patrembur nga kundërshtimi i armiqve të tyre, deklaruan: “Mos kini frikë nga ata: kujtoni Zotin e madh e të tmerrshëm” (Vargu 14); e kështu ata vazhduan punën, secili me shpatën e vet ngjeshur brezit. (Efesianët 6:17) KiM 53.4
Gjatë gjithë kohërave armiqtë e Perëndisë i ka frymëzuar e njëjta frymë urrejtjeje dhe kundërshtimi, ndërsa shërbëtorëve të Tij iu është kërkuar e njëjta vigjilencë dhe besnikëri. Fjalët që u tha Krishti dishepujve të parë, u drejtohen edhe pasuesve të Tij të ditëve të fundit: “Këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!” (Marku 13:37) KiM 54.1
Errësira bëhej gjithnjë e më e dëndur. Adhurimi i imazheve merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha. Para tyre ndizeshin qirinj dhe vetë lutjet u drejtoheshin atyre. Mbizotëruan zakone nga më absurdet e supersticiozet. Mendjet njerëzore u vunë plotësisht nën kontrollin e superstiSioneve, saqë arsyeja e humbi fillin. Ndërsa vetë priftërinjtë dhe peshkopët ishin të dhënë pas kënaqësive, epshit dhe korrupsionit, njerëzit e tjere që i mbanin ata si “shembuj” zhyteshin gjithnjë e më shumë në padije dhe vese. KiM 54.2
Një hap tjetër në rrugën e hamendjeve të papatit u hodh në shekullin e njëmbëdhjetë, kur papa Gregori VII shpalli përsos-mërinë e Kishës së Romës. Mes pretendimeve të tjera absurde, u veçua një, që deklaronte që kisha nuk kishte gabuar kurrë e sipas Shkrimeve të Shenjta, nuk kishte për të gabuar ndonjëherë as në të ardhmen. Por Shkrimet e Shenjta nuk e mbështesnin një deklaratë të tillë. Kryeprifti kryelartë pretendonte gjithashtu se kishte të drejtë të shkarkonte perandorët e deklaronte se asnjë vendim i marrë prej tij nuk mund të shfuqizohej nga ndonjë tjetër, por ai gëzonte fuqi të plotë për të anulluar vendimet e të tjerëve. KiM 54.3
Një shembull domethënës i karakterit tiranik të këtij “avokati mbrojtës” të pagabueshmërisë, është edhe trajtimi që i rezervoi ai perandorit gjerman Henri IV. Ky mbret, me akuzën e mospërfilljes ndaj autoritetit të papës, u shkarkua nga detyra dhe u shpronësua. I tmerruar nga kërcënimet dhe braktisja e princërve të tij që u inkurajuan që të rebelonin kundër tij nga vendimi i papatit, Henrit i duhej të pajtohej me Romën. I shoqëruar nga gruaja e tij dhe një shërbëtor besnik, ai kaloi Alpet në mes të dimrit për t’u gjunjëzuar përpara papës. Kur arriti tek kështjella ku qëndronte Gregori, atë e çuan të vetëm në oborrin e brendshëm, ku iu desh të priste mes acarit të dimrit, këmbëzbathur, me kokë të zbuluar e i veshur me thes, lejen e papës për ta takuar. Pasi agjëroi dhe rrëfeu tri ditë rresht, papa e fali. Ai u fal por me kusht, që të priste miratimin e papës përpara se të merrte përsëri titujt, që i takonin e të ushtronte autoritetin mbretëror. Pas kësaj, Gregori i ngazëllyer nga ky triumf, mburrej, duke deklaruar se ishte detyra e tij që t’ua ulte krenarinë mbretërve. KiM 55.1
Sa domethënës është ndryshimi mes kryelartësisë së paku-fishme të kësaj pape dhe përuljes e mirësisë së Krishtit, që lutet në dyert e zemrës që ato të hapen e Ai të sjellë falas falje dhe paqe e që dikur u tha dishepujve të Tij: “Kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.” (Mateu 20:27) KiM 55.2
Rrjedha e shekujve nxori në dritë gabime gjithnjë e më të mëdha të doktrinave të Romës. Filozofia pagane e ka tërhequr vëmendjen e kishës dhe ka pasur ndikimin e vet mbi të edhe përpara vendosjes së papatit dhe përhapjes së mësimeve të tij. Shumë njerëz edhe pse vetëquheshin të Krishterë, vazhdonin t’u përmbaheshin teorive të filozofisë së tyre pagane dhe jo vetëm që e vazhdonin vetë studimin e saj, por i nxisnin edhe të tjerët të bënin të njëjtën gjë, duke deklaruar se kjo ishte një mënyrë ndikimi mes paganëve. Kështu në besimin Kristian hynë shumë gabime. Një nga më të shquarit mes tyre është ai i besimit në pavdekshmërinë natyrore dhe ndërgjegjen gjatë vdekjes. Kjo doktrinë shërbeu si themel mbi të cilën Roma ndërtoi përrallën e shenjtorëve dhe adhurimit të Virgjëreshës Mari. Këtu e ka zanafillën gjithashtu herezia e dënimit të për-jetshëm, që kishte kohë që i përkiste besimit të Romës. KiM 55.3
Më pas, rruga iu hap një shpikjeje tjetër të paganizmit, që Roma i vuri emrin Purgator dhe e përdori për t’u kallur datën turmave supersticioze e besimtare. Falë kësaj herezie u shpall ekzistenca e imagjinuar e një vendi të mundimshëm, ku shpirtrat që nuk e meritonin dënimin e përjetshëm, do të dënoheshin pjesërisht për mëkatet e tyre dhe do të pranoheshin në parajsë me t’u pastruar nga paudhësitë. KiM 56.1
Në mënyrë që të përfitonte akoma edhe më shumë nga frika dhe të metat e përkrahësve të saj, Roma përdori një trillim tjetër. Doktrina e zemërbutësisë ia afroi këtë mundësi. Të gjithë atyre, që do të merrnin pjesë në luftrat e papës për të zgjeruar territoret e sundimit të tij, për të dënuar armiqtë e tij apo për të zhdukur ata që guxonin ta mohonin epërsinë e tij, iu premtua fshirja e mëkateve të së shkuarës, të momentit e të së ardhmes dhe çlirimi nga dhembjet dhe dënimet që sjellin ato. Njerëzve u thuhej që ata mund t’i shpëtonin mëkatit dhe t’i çlironin miqtë e tyre të vdekur nga flakët përvëluese, përmes pagimit të shu-mave të mëdha kishës. Duke përdorur rrugë të tilla fitimi, Roma mbushi arkat dhe u siguroi atyre, që pretendonin të ishin përfa-qësues të Atij që s’pati as një vend për të vënë kokën, madhësh-ti, luks dhe rehati. KiM 56.2
Urdhëresës Biblike të Darkës së fundit të Zotit, ia zuri vendin flijimi idhulltar i meshës. Priftërinjtë e kishës së Romës pretendonin, se falë mërmëritjeve të tyre të pakuptimta, mund ta shndërronin bukën dhe verën e thjeshtë “në trupin dhe gjakun e vërtetë të Krishtit.” 5 Ata pretendojnë me një mendjemadhësi të marrë, se kanë fuqi të krijojnë Zotin, Krijuesin e gjithçkaje. Të Krishterëve iu kërkohej që t’ia përkushtonin besimin e tyre kësaj herezie të tmerrshme, që e sfidonte Qiellin. Me mijëra njerëz, që nuk pranuan ta bënin një gjë të tillë u dogjën të gjallë. KiM 56.3
Në shekullin e trembëdhjetë u krijua makina më e tmerrshme e papatit - InkuiziSioni. Princi i errësirës veproi përmes udhëheqësve të hierarkisë romake. Në dhomat e tyre të errëta, Satani dhe ëngjëjt e tij i vunë nën kontrollin e tyre mendjet e njerëzve të ligj, ndërsa diku aty ndodhej i paparë një ëngjëll i Perëndisë, që mbante shënim dekretet e tyre të tmerrshme dhe shkruante rrjedhën e ngjarjeve, që ishin tepër të llahtarshme për syrin njerëzor. KiM 57.1
Babilonia e madhe u deh me gjakun e të shenjtëve. Miliona trupa të torturuar martirësh i bënë thirrje Perëndisë që të hakmerrej kundër kësaj fuqie femohuese. Papati u kthye në despot të botës. Mbretër e perandorë përuleshin përpara dekreteve të papës së Romës. Dukej sikur fati i njerëzimit, që lidhej me përjetësinë, varej prej tij. Doktrinat e Romës u pranuan si të vërteta e të pakundërshtueshme, ritet e saj u kryen me re-spekt dhe shërbesat e saj u mbajtën rregullisht për qindra vjet me radhë. Kleri i saj nderohej e financohej bujarisht. Që nga ajo kohë, kisha nuk ka gëzuar dinjitet, madhështi apo fuqi më të madhe. KiM 57.2
Por “mesdita e papatit u bë mesnata e botës.” 6 Jo vetëm populli, por edhe priftërinjtë ishin të paditur në lidhje me Shkrimet e Shenjta. Si Farisenjtë e hershëm, udhëheqësit e pa-patit e urrenin dritën, që ua nxirrte në shesh mëkatet. Me të flakur tej ligjin e Perëndisë - atyre iu dha mundësia të ushtronin një pushtet të pakufizuar dhe të praktikonin zakonet e mbrap-shta pa ngurruar. Mbizotëruan mashtrimi, kopracia dhe korrup-sioni. Njerëzve nuk u trembej syri përpara asnjë krimi, që do të mund t’u siguronte atyre pozitë dhe pasuri. Pallatet e papëve dhe prelatëve ishin skena të shthurjeve më të ulëta. Disa prej kryepriftërinjve më të pushtetshëm ishin autorë krimesh kaq të neveritshme saqë disa udhëheqës sekularë, duke i gjykuar si përbindësha, kërkuan shkarkimin e tyre. Për shekuj me radhë Evropa nuk hodhi asnjë hap të ri në fushën e arsimit, artit apo qytetërimit. Dukej sikur Kristianizmin e kishte pllakosur një paralizë morale dhe intelektuale. KiM 57.3
Gjendja në të cilën ndodhej bota nën zgjedhën romake par-aqet një përmbushje të detajuar e të frikshme të fjalëve të pro-fetit Osea: “Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qënë se ti ke harruar njohjen, edhe unë do të refuzoj... duke parë se ke harruar ligjin e Perëndisë Tënd, edhe unë do t’i harroj fëmijët e tu.” “Nuk ka në fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje të Perëndisë në vend. Nuk bëhet tjetër përveç shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve të kurorës, shkel-jeve të çdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak.” (Osea 4:6,1,2). Ja, këto janë rezultatet e braktisjes së fjalës së Perëndisë! KiM 58.1
1. Cili ishte shkaku i “errësirës shpirtërore” pas shekullit të tretë? KiM 58.2
2. Tek 2 Selanikasve 2:7, Pali shkruan për “misterin e paudhësisë”. Kujt po i referohet ai? KiM 58.3
3. Satani ndonjëherë përdor forcën e dhunshme dhe disa herë të tjera, ai influencon ndryshime të ngadalshme që të çojnë tek e keqja. Cilat janë metodat e Perëndisë që bëjnë ndryshime të qëndrueshme drejt së mirës? KiM 58.4
4. Përse e sulmon në veçanti TË SHTUNËN djalli? KiM 58.5