Konflikti I Madh
12.—Reformimi Francez
Protesta e Spirës dhe Rrëfimi i Augsburgut, të cilat vulosën triumfin e ReformaSionit në Gjermani, u pasuan nga vite konflikti dhe errësire. Protestanizmi i dobësuar nga përçarja mes përkrahësve të tij dhe i sulmuar nga armiq të fuqishëm dukej se ishte i destinuar të shkatërrohej plotësisht. Me mijëra vetë vulosën dëshmitë e tyre me gjak. Shpërtheu lufta civile, kauza e Protestantëve u tradhëtua nga njëri prej përkrahësve të saj kryesore. Më fisnikët nga princët reformatorë ranë në duart e perandorit dhe u hoqën zvarrë si robër nga qyteti në qytet. Por pikërisht, në kohën e këtij të ashtuquajturi triumf perandori u sulmua deri në humbje. Ai vuri re se si preja i iku nga duart dhe së fundi u detyrua të toleronte doktrinat, shkatërrimi i të cilave kishte qënë ambicia e gjithë jetës së tij. Ai kishte rrezikuar mbretërinë e tij, thesaret e tij dhe vetë jetën e tij për të shuar këtë herezi. Ai pa shkatërrimin e ushtrive të tij nga lufta, shterri-min e thesareve të tij dhe vetë mbretëritë e tij të kërcënuara nga revolta, ndërsa besimi që ai ishte përpjekur më kot ta shtypte, po përhapej më tej. Karli V kishte luftuar kundër fuqisë së gjith-pushtetshme. Zoti kishte thënë: “Të bëhet drita”, por perandori ishte përpjekur ta ruante të paprishur errësirën. Qëllimet e tij kishin dështuar dhe, para kohe, i dërrmuar nga përpjekjet e gja-ta, ai dha dorëheqjen nga froni dhe u varros më pas në një manastir. KiM 203.1
Ditë të errëta për ReformaSionin erdhën edhe në Zvicër ashtu si edhe në Gjermani. Ndërsa ky besim i reformuar u pranua në disa nga pjesët zvicerane, të tjerat akoma rroknin me një këmbëngulje të verbër besimet dhe parimet e Romës. Persekutimi ndaj atyre, që dëshironin të pranonin të vërtetën ndezi luftën civile. Zwingli dhe shumë të tjerë, që ishin bashkuar me të në përkrahje të reformës ranë në fushat e përgjakura të Kappelit. Oekolampadiusi, i kërrusur nën peshën e këtyre fat-keqësive, vdiq pak pas tyre. Roma doli triumfuese dhe në shumë vende dukej sikur do të rifitonte gjithçka që kishte humbur. Por Ai, këshillat e të Cilit janë që nga përjetësia, nuk e harroi as kauzën e Tij dhe as njerëzit e Tij. Dora e Tij do t’u sillte atyre çlirim. Ai kishte gjetur punëtorë në vende te tjera për ta çuar përpara punën e nisur të reformës. KiM 203.2
Në Francë dita kishte filluar të agonte përpara se të dëgjohej emri i Luterit si Reformator. I pari që perceptoi dritën e agimit ishte i moshuari Lefevre, një njeri me njohuri të thella, profesor në Universitetin e Parisit dhe një përkrahës i zellshëm dhe i sinqertë i Papës. Gjatë kërkimeve të tij mbi letërsinë antike, vëmendja e tij u përqëndrua tek Bibla dhe ai ua paraqiti studimin e tij studentëve. KiM 204.1
Lefevre ishte një adhurues entuziast i shenjtorëve dhe kishte marrë përsipër përgatitjen e një historie të shenjtorëve dhe martirëve, i mbështetur në legjendat kishtare. Kjo punë kërkonte mundim të madh, por ai kishte përparuar në mënyrë të konsiderueshme. Mendimi se mund të merrte ndihmën e nevojshme nga Bibla e shtyu atë të fillonte studimin e saj për këtë qëllim. E me të vërtetë shenjtorët iu shfaqën para syve, por jo të tillë si ata që figuronin në kalendarin roman. Drita hyjnore depërtoi në thellësitë e mendjes së tij. Ai i ktheu krahët me habi dhe përçmim detyrës që i pati ngarkuar vetes dhe iu dedikua fjalës së Zotit. Të vërtetat e çmuara që zbuloi në të filloi t’ua mësojë shumë shpejt edhe të tjerëve. KiM 204.2
Në vitin 1512 përpara se Luteri apo Zwingli të fillonin punën për reformën, Lefevre shkruante: “Zoti është Ai që na jep nëpërmjet besimit drejtësinë, e cila përligj jetën e përjetshme dhe na dhurohet vetëm nga hiri i Perëndisë”. - Wylie, b.13,k.1. KiM 204.3
Duke trajtuar gjerë e gjatë misteret e çlirimit apo shpëtimit ai thërriste: “Oh, madhështia e pashprehur e këtij shkëmbimi; I pafajshmi dënohet, ndërsa ai që është fajtor largohet i lirë; Bekimi mban mbi supe mallkimin dhe i mallkuari fiton bekimin; Jeta vdes, ndërsa i vdekuri jeton; Lavdia mbështillet me errësirë dhe ai që përveç konfuzionit nuk njihte asgjë tjetër, mbështillet me lavdi.”- D’Aubigne, London ed., b.12,k.2. KiM 204.4
E ndërsa mësonte se lavdia e shpëtimit i përket vetëm Zotit, ai njëkohësisht deklaronte se njeriut i përkiste detyra e bindjes. “Në qoftë se ti je anëtar i kishës së Krishtit,” - thoshte ai, “ti je pjesë e trupit të Tij; në se ti je nga trupi i Tij, ti je mbushur me natyrën hyjnore....Oh,sikur njerëzit vetëm ta kuptonin thelbin e këtij privilegji, sa dlirësisht, padjallëzisht dhe sa shenjtërisht do të jetonin ata dhe sa me përbuzje do ta gjykonin ata lavdinë e kësaj bote,- të krahasuar me lavdinë brenda tyre, lavdi që syri njerëzor nuk mund ta shohë.” - Ibid.,b.12,k.2. KiM 205.1
Mes studentëve të Lefevresë kishte nga ata që i thithnin me etje fjalët e tij, të cilët shumë kohë pasi zëri i mësuesit nuk ndihej më, do të vazhdonin të shpallnin hapur të vërtetën. I tillë ishte edhe William Farel. Duke qënë bir i një familjeje besimtare, që ishte edukuar të pranonte me besim të patundur mësimet e kishës, ai shumë mirë mund të deklaronte bashkë me apostullin Pal, përsa i përkiste vetes së tij kështu: “Se kam jetuar sipas rrymës më të rreptë të fesë sonë si farise.” - Veprat 26:5. KiM 205.2
Si katolik i devotshëm, ai digjej nga dëshira e zelli për të shkatërruar të gjithë ata që guxonin të kundërshtonin kishën. “Unë kërcisja dhëmbët si ujk i tërbuar, sa herë dëgjoja ndokënd, që fliste kundër Papës.” - thoshte ai më pas, duke iu referuar kësaj periudhe të jetës së tij.- Wylie, b.13,k.2. Ai kishte qënë i palodhur në adhurimin e shenjtorëve, kur së bashku me Lefe-vrenë i kishte rënë rrotull të gjitha kishave të Parisit, duke adhuruar përpara altarëve dhe duke zbukuruar me dhurata arkat e shenjta. Por respektimi i këtyre rregullave nuk mund të sillte qetësi shpirtërore. Bindja e mëkatit e mbërthente, ndërsa të gjitha aktet e pendimit që ai praktikonte nuk mund ta zbërthenin atë. Tamam si zë nga parajsa, ai dëgjoi fjalët e Reformatorit: KiM 205.3
“Shpëtimi vjen nga hiri i Perëndisë.” “I pafajshmi u dënua, ndërsa krimineli vepron.” “Vetëm kryqi i Krishtit është ai që hap dyert e parajsës dhe mbyll dyert e ferrit.”-Ibid.,b.13,k.2. KiM 205.4
Fareli e pranoi të vërtetën me gëzim. Ai doli nga robëria e traditës në lirinë e bijve të Zotit me anë të një shndërrimi shpirtëror si ai i Palit. “Në vend të zemrës idhtare të një ujku grykës” - tha ai përsëri, “qetësisht si ajo delja e bindur dhe e pafajshme fitova një zemër, që u shkëput tërësisht nga Papa dhe iu dha Jezus Krishtit.” - D’Aubigne, b.12,k.3. KiM 206.1
Ndërsa Lefevreja vazhdonte të përhapte këtë dritë mes studentëve të tij, Fareli, duke treguar për kauzën e Krishtit të njëjtin zell si për atë të Papës, parapriu në deklarimin publik të së vërtetës. Shumë shpejt u bashkua me ta një personalitet kishtar siç ishte peshkopi i Meauksit. Të tjerë mësues, që falë njohurive dhe af-tësive të tyre kishin poste të larta, u bashkuan në përhapjen e Ungjillit, i cili fitoi admirues nga të gjitha shtresat, nga shtëpitë e artizanëve dhe fshatarëve dhe deri në pallatin mbretëror. Vetë motra e Francit I, i cili gjatë asaj kohe ishte monarku i kurorës, e pranoi besimin e reformuar. Mbreti vetë dhe nëna mbretëreshë për një farë kohe e favorizuan atë dhe Reformatorët me shpresa të reja mezi prisnin kohën kur Ungjilli do të triumfonte në mbarë Francën. KiM 206.2
Por shpresat e tyre nuk u realizuan. Kurthe dhe persekutime ishin ngritur kundër nxënësve të Krishtit. Sidoqoftë ky fakt ishte fshehur nga sytë e tyre me mëshirë. Për një farë kohe mbizotëroi paqja, në mënyrë që ata të fitonin guximin e duhur për të përballuar stuhinë. Dhe ReformaSioni përparoi shpejt. KiM 206.3
Peshkopi i Meauksit punoi me zell për instruktimin si të klerikëve dhe të njerëzve. Priftërinjtë injorantë dhe imoralë u eliminuan dhe u zëvendësuan brenda mundësive me njerëz të ditur e mëshirëplotë. Peshkopi donte me gjithë shpirt që njerëzit e tij të kishin të drejtën e leximit të fjalës së Zotit për veten e tyre dhe kjo dëshirë shumë shpejt iu plotësua. Lefevreja mori përsipër përkthimin e Dhiatës së Re; e ndërsa Bibla e Luterit në gjermanisht po dilte nga shtypi në Wittenberg, Dhiata e Re në frëngjisht u botua në Meauks. Bishopi nuk kurseu as mundimin as të hollat për qarkullimin e saj në lokalitete dhe shpejt fshatarët e Meauksit kishin në duar Shkrimet e Shenjta. Ashtu si udhëtarët e djegur nga etja presin me gëzim të madh një rrjedhë uji ashtu edhe ata shpirtra njerëzore pranuan mesazhin e qiellit. Argatët në fusha, artizanët në punishte lehtësoheshin nga mundimi i punës së përditshme, duke folur për të vërtetat e çmuara të Biblës. Në mbrëmje në vend që t’i drejtoheshin lo-kaleve e verës ata mblidheshin në shtëpitë e njëri - tjetrit për të lexuar fjalën e Zotit, për t’iu lutur e për ta lavdëruar Atë së bashku. Në këto bashkësi u shfaq një ndryshim rrënjësor. Në jetët e tyre u vu re ajo fuqi e reformuar dhe e lartngritur e hirit hyjnor, sepse ata i përkisnin klasës më të paditur, më të përulur e më punëtorë të shoqërisë, ata i përkisnin fshatarësisë. Të përulur, të dashur e të shenjtë ata qëndronin dëshmitarë të asaj që Ungjilli do të përmbushë për të gjithë ata që e pranojnë sinqerisht. KiM 206.4
Drita që u ndez në Meauks i përhapi rrezet e saj larg. Numri i të shndërruarve rritej nga dita në ditë. Për një farë kohe tërbimi i hierarkisëu kontrollua nga mbreti, i cili përçmonte fanatizmin e errët të murgjve, por më së fundi mbizotëruan udhëheqësit përkrahës të papës. Tani litari u shtrëngua. Peshkopi i Meauksit i detyruar të zgjidhte mes zjarrit dhe dorëheqjes pranoi rrugën më të lehtë. Por pavarësisht nga dështimi, tufa e tij qëndroi e patundur. Shumë dëshmuan për të vërtetën edhe mes flakëve. Nëpërmjet guximit dhe besnikërisë së tyre në kohë rreziku, këta kristianë të përulur i folën mijëra të tjerëve që gjatë kohës së paqes nuk i kishin dëgjuar kurrë dëshmitë e tyre. KiM 207.1
Jo vetëm të varfërit dhe të përulurit guxonin mes vuajtjeve dhe përçmimit të dëshmonin për Krishtin. Në sallat e kështjellave të lordëve dhe në pallat kishte shpirtra mbretërorë, të cilët e vlerësonin këtë të vërtetë mbi pasurinë, mbi postin, madje edhe mbi jetën e tyre. Armatura mbretërore fshihte një shpirt më të butë e më të papërkulur se rroba dhe shkopi i bishopit. Louis de Berquin rridhte nga një familje fisnike. Fisnik i guximshëm dhe .. i rafinuar dhe me moral të pacënuar, ai i ishte dedikuar studimit. Një shkrimtar thotë: “Ai ishte një ndjekës i bindur i ligjeve të pa-patit dhe një dëgjues i zellshëm i meshave dhe shërbesave fetare,... dhe ai i kurorëzoi të gjitha virtytet e tjera, duke ushqyer një neveritje të veçantë për Luteranizmin. Po si shumë të tjerë ai u drejtua me maturi në Bibël dhe u mahnit kur në të gjeti “Dok-trinat e Luterit dhe jo ato të Romës” - Wylie, b. 13; k.9 Që tani e tutje ai iu dedikua tërësisht kauzës së Ungjillit. KiM 207.2
“Më i dituri i të gjithë fisnikëve francezë”, gjenialiteti dhe elokuenca e tij, guximi i tij i admirueshëm, zelli i tij heroik dhe influenca e tij në oborrin mbretëror - sepse ai ishte i favorizuari i mbretit - bëri që shumë veta ta konsideronin si të destinuar për të qënë Reformatori i vendit të tij. KiM 208.1
Beza tha: “Berquin do të ishte bërë Luteri i dytë, po të kishte gjetur tek Fransi i parë një të zgjedhur të dytë” “Ai është më keq se Luteri” -thërrisnin përkrahësit e papatit. - Ibid., b.13; k.9 KiM 208.2
Pjesa dërrmuese kishin frikë se ai ishte me të vërtetë i tillë, sidomos romanët e Francës. Ata e burgosën atë si heretik, por ai u lirua përsëri nga mbreti. Beteja vazhdoi për vite me radhë. Fransi i lëkundur mes Romës dhe ReformaSionit herë pas here i linte dorë të lirë ose nënshtronte zellin e tërbuar të murgjve. Autoritetet e papatit e burgosën Berquinin 3 herë, por ai u lirua nga monarku, i cili duke respektuar gjenialitetin dhe fisnikërinë e karakterit të tij refuzonte flijimin e tij ndaj keqdashjes së hier-arkisë. KiM 208.3
Berquinin e paralajmëruan vazhdimisht për rrezikun që e kërcënonte në Francë dhe e nxitën të ndiqte hapat e atyre që kishin gjetur siguri në mërgim. Erasmusi i ndrojtur dhe egoist, i cili pavarësisht nga shkëlqimi i edukimit të tij, nuk arriti ta kuptojë atë madhështi morale që e bën jetën dhe nderin të volitshme për të vërtetën, i shkruante Berquinit: “Kërko që të të dëgjojnë si ambasador në ndonjë vend të huaj. Ti e njeh Beden, ai është një përbindësh me njëqind kokë dhe po derdh vrer në çdo anë. Armiqtë e tu janë me mijëra, një mizëri. Edhe sikur kauza jote të ishte më e mirë se ajo e Jezus Krishtit, ata nuk do të linin të lar-goheshe, por do të të shkatërronin mizorisht. Mos i beso shumë mbrojtjes së mbretit. Sido që të ndodhë, mos më kompromento me çështje teologjike.” - Ibid., b.13;k.9 KiM 208.4
Ndërsa rreziku shtohej, zelli i Berquinit forcohej më shumë. Larg nga pranimi i këshilles politike e egoiste të Erasmusit, ai vendosi të ndërmarrë masa akoma më të forta. Ai jo vetëm do të qëndronte në mbrojtje të së vërtetës, por edhe do të sulmonte gabimin. Akuzën për herezi, të cilën përkrahësit e Papës po përpiqeshin ta mbërthenin mbi të, ai do ta kthente mbi ta. KiM 208.5
Oponentët më aktivë dhe më të papëlqyer për të ishin doktorët dhe murgjët e ditur të degës teologjike të Universitetit të njohur të Parisit, një nga qëndrat më të larta kishtare si për qytetin ashtu edhe për kombin. Nga shkrimet e këtyre doktorëve, Berquini nxorri dymbëdhjetë sugjerime, të cilat ai i deklaroi publikisht si “kundër Biblës dhe heretikë” dhe ai u para-qit përpara mbretit për të vepruar si gjykatës në këtë kontradik-të. KiM 209.1
Monarku, duke mos dashur që të krahasojë fuqinë dhe sak-tësinë e kampionëve të kundërt dhe i gëzuar nga mundësia që iu dha për të gjunjëzuar krenarinë e këtyre murgjve mendjemëdhenj, i kërkoi përkrahësve të Romës të mbronin kauzën e tyre në Bibël. KiM 209.2
Ata e dinin mirë se kjo armë nuk do t’u sillte ndonjë dobi të madhe. Burgimi, tortura dhe druri ishin armët që ata dinin t’i përdornin shumë më mirë. Tani rolet ishin ndryshuar dhe ata vunë re se ishin gati për të rënë në gropën që ata kishin shpre-suar të hidhnin Berquinin. Ata filluan të kërkonin përreth me ha-bi, një rrugë shpëtimi. KiM 209.3
“Pikërisht në këtë kohë një imazh i Virgjëreshës, në një cep rruge, u shkatërrua.” Qyteti u emoSionua. Turma njerëzish u mblodhën në atë vend, duke u ankuar dhe të indinjuar. Edhe mbreti u prek thellësisht. Ja pra ku ishte një avantazh, nga i cili mund të përfitonin murgjit dhe ata e shfrytëzuan atë me shpe-jtësi. KiM 209.4
“Këto janë frutet e doktrinave të Berquinit - thërrisnin ata. -Gjithçka bëhet për të shkatërruar fenë, ligjet dhe vetë fronin mbretëror - nga ky konspiraSion Luterian” - Ibid., b.13;k.9 KiM 209.5
Berquini u arrestua përsëri. Mbreti u tërhoq nga Parisi dhe murgjit u lanë të lirë të plotësonin vullnetin e tyre. Reformatori u gjykua dhe u dënua me vdekje dhe përpara se Fransi të ndërhynte për ta shpëtuar, dënimi u krye në të njëjtën ditë që u mor. Në mesditë Berquini u dërgua në vendin e vdekjes. Një turmë e madhe njerëzish ishte grumbulluar aty për ta parë me sytë e tyre këtë ngjarje. Kishte shumë prej tyre, që vunë re me habi dhe dyshim se viktima ishte zgjedhur nga një prej familjeve fisnike më të mira dhe më të guximshme franceze. Çudi, indinjatë, përçmim dhe urrejtje e thellë lexohej në fytyrat e inatosura të turmës, që rritej vazhdimisht, por në një fytyrë nuk kishte asnjë hije dyshimi. Mendimet e martirit ishin larg skenës së kësaj trazire; ai ndjente vetëm praninë e Zotit të tij. KiM 209.6
Karrocën fatkeqe mbi të cilën ai udhëtonte, fytyrat e vrenjtura të persekutorëve të tij, vdekjen e tmerrshme drejt së cilës po shkonte - nuk i merrte parasysh. Ai që jetonte, vdiq dhe është i gjallë përgjithmonë, Ai që ka çelësat e vdekjes dhe ferrit, qëndronte pranë tij. Shprehja e fytyrës së Berquinit shkëlqente nga drita e paqes qiellore. Ai ishte veshur me një petk tërheqës me “një mantel kadifeje, me një xhakete atllasi e damasku dhe çorape të arta” - D’Aubigne, Historia e ReformaSionit në Evropë në kohën e Kalvinit, b.2; k.16. Ai tashmë do t’i dëshmonte besimin e tij Mbretit të mbretërve përpara Universit - dëshmitar dhe s’kishte shenjë pakënaqësie, që të errësonte gëzimin e tij. KiM 210.1
Ndërsa procesioni zhvendosej ngadalë në rrugët e mbushura me njerëz, ata vinin re me habi paqen e paturbulluar, triumfin gëzimplotë të pamjes dhe qëndrueshmërisë së tij. Ata thoshin: “Ai është tamam si dikush, që ulet në tempull dhe mediton për gjëra të shenjta” - Wylie, b.13; k.9 KiM 210.2
Në prag të vdekjes (në hu), Berquini u përpoq t’u drejtohej njerëzve me disa fjalë, por murgjit të frikësuar nga rezultati që këto fjalë do të kishin, filluan të bërtisnin dhe ushtarët filluan të përplasnin armët e tyre, kështu që zhurma e tyre e mbyti zërin e martirit. Pra në vitin 1523 autoriteti më i lartë letrar dhe kishtar i Parisit të kulturuar “i dha vegjëlisë së vitit 1793 shembullin e ulët, duke mbytur fjalët e fundit të një të dënuari me vdekje, mbi po-diumin e ekzekutimit” - Ibid., b.13; k.9 KiM 210.3
Berquini u var në litar dhe më pas flakët përfshinë trupin e tij. Lajmi i vdekjes së tij shkaktoi dhimbje mes miqve të Reforma-Sionit në të gjithë Francën. Por shembulli i tij nuk humbi. “Edhe ne jemi të gatshëm, - thanë dëshmitarët e të vërtetës, - që ta presim vdekjen me gëzim, me sy të fiksuar tek jeta e re që do të vijë.” - D’Aubigne, Historia e ReformaSionit në Evropë në kohën e Kalvinit, b.2; k.16 KiM 210.4
Gjatë persekutimit në Meauks, mësuesve të besimit të re-formuar nuk iu njoh e drejta për të predikuar e kështu ata u lar-guan në drejtime të tjera. Lefevre, pas një farë kohe, u nis për në Gjermani. Fareli u rikthye në qytetin e tij të lindjes në Francën Lindore, me qëllim që të përhapte dritën në vendin e fëmijërisë së tij. Tashmë kishin mbërritur lajme mbi gjithçka që po ndodhte në Meauks dhe e vërteta, të cilën ai e kishte përhapur me zell e pa frikë, po dëgjohej. Autoritetet, shumë shpejt, u ngriten në këmbë që t’ia mbyllnin gojën dhe e dëbuan nga qyteti. KiM 211.1
Edhe pse ai nuk mund të punonte më publikisht, ai përsëri udhëtonte përmes fushave dhe fshatrave, duke dhënë mësim në shtëpi private dhe në livadhe të veçuara, duke pasur për strehë pyjet dhe shpellat e gurta, të cilat gjatë fëmijërisë së tij kishin qënë vendqëndrimet e tij. Zoti po e përgatiste për prova më të mëdha. “Brengat, persekutimet dhe makinaSionet e Satanit, për të cilat më kishin paralajmëruar, nuk munguan - tha ai. Ato janë madje shumë më të ashpra dhe unë s’mund t’i duroj vetë, por Zoti është Ati im. Ai më ka dhënë dhe do të më japë gjithmonë fuqinë që më duhet.” - D’Aubigne, Historia e ReformaSionit e shek.16-te, b.12; k.9 KiM 211.2
Si gjatë ditëve apostolike, persekutimi “ndihmoi për përhapjen e lajmit të mirë.” - Filipianet 1:12. Të larguar nga Parisi dhe Meauksi, “Ata që kishin ikur, e përhapën gjithkund lajmin e mirë për Jezusin” - Veprat 8:4. Kështu drita gjeti shtegun drejt pjesës më të madhe të provincave të largëta franceze. KiM 211.3
Zoti po përgatiste punëtorë për të përhapur më tej kauzën e Tij. Në një nga shkollat e Parisit ishte një i ri i mençur dhe i qetë, që tashmë kishte dhënë prova të një mendjeje të fuqishme dhe pjellore dhe njihej si për jetën e tij pa gabime ashtu edhe për energji intelektuale e devoSion fetar. Gjenialiteti dhe impenjimi i tij e bënë atë shumë shpejt të ishte krenaria e kolegjit dhe u pa-rashikua me besim të patundur se John Calvin do të bëhej një nga mbrojtësit më të zotë e më të nderuar të kishës. Por një rreze nga drita hyjnore penetroi edhe muret e skolasticizmit dhe superstiSionit, që e kishin rrethuar Calvinin. KiM 211.4
Ai u rrënqeth kur dëgjoi për doktrinat e reja, duke mos dyshuar për asnjë çast se heretikët meritonin të digjeshin. Megjithatë pa dashje ai u gjend ballë për ballë me herezinë dhe u detyrua të provonte fuqinë e teologjisë romake kundër mësimit protestant. KiM 212.1
Një i afërm i Calvinit, përkrahës i Reformatorëve, ishte në Paris. Të dy kushërinjtë takoheshin shpesh dhe diskutonin së bashku mbi problemet që shqetësonin kristianizmin. “Fetë, që ekzistojnë në botë janë vetëm dy” -thoshte Olivetan Protestanti. Njëra klasë përfshin të gjitha llojet e fesë, që janë shpikur nga njeriu, në të cilat ai përpiqet të shpëtojë vetveten nëpërmjet ceremonive dhe veprave të mira; tjetra përbën atë fe, që zbulohet në Bibël dhe që e mëson njeriun ta kërkojë shpëtimin vetëm tek hiri i dhënë falas nga Zoti. KiM 212.2
* “Nuk pranoj asnjë nga doktrinat e tua të reja - thirri Calvini. Si mendon ti se unë kam jetuar gabim gjatë gjithë jetës sime?” KiM 212.3
- Wylie, b.13; k.7. Por në mendjen e tij ishin zgjuar mendime të reja, që ai s’mund t’i dëbonte pavarësisht nga dëshira e tij. Ai i peshonte fjalët e kushëririt të tij sa herë që ishte i vetëm në dhomën e tij. Bindja e mëkatit e mbërtheu, ai e pa veten në praninë e një Gjykatësi të shenjtë e të drejtë, pa ndërmjetës. Ndërmjetësimi i shenjtorëve, veprat e mira, ceremonitë kishtare ishin të pafuqishme për të shlyer mëkatin. Përpara tij nuk kishte asgjë tjetër veç errësirës së zhdukjes së përjetshme. Më kot u përpoqën doktorët e kishës t’ia lehtësonin brengën. KiM 212.4
Rrëfimi dhe pendesa nuk kishin rezultat, ato nuk mund ta pajtojnë shpirtin mëkatar me Zotin. KiM 212.5
Ndërsa akoma ishte i përfshirë në këto përpjekje të pafrytshme, Calvin rastësisht një ditë po shëtiste në sheshet publike dhe në njërin prej tyre ai pa me sytë e tij djegien e një heretiku. Ai u habit nga shprehja paqësore që prehej mbi fytyrën e martirit. Pavarësisht nga tortura e asaj vdekjeje të llahtarshme dhe nga pesha e dënimit më të tmerrshëm të kishës, ai mani-festoi një guxim dhe besim, të cilin studenti i ri, me dhimbje e krahasoi me dëshpërimin dhe errësirën e tij shpirtërore, të cilat ai i përjetonte edhe pse jetonte në bindje të plotë me kishën. Ai e dinte se heretikët e mbështesnin besimin e tyre në Bibël. Ai vendosi ta studionte atë dhe të zbulonte po të mundte sekretin e gëzimit të tyre. KiM 212.6
Në Bibël ai gjeti Krishtin. “O Atë - thërriste ai, sakrifica e Tij ka zbutur zemërimin Tënd. Gjaku i Tij ka marrë me vete papastërtitë e mia, kryqi i Tij ka përballuar mallkimin tim, vdekja e Tij ka shlyer mëkatet e mia. Ne kemi shpikur për veten tonë budallallëqe të padobishme. Ti ke vendosur fjalën Tënde përpara meje si pishtar dhe Ti ke prekur zemrën time, në mënyrë që unë të përbuz të gjitha meritat e tjera përveç atyre të Jezusit.”- Martyn vol. 3;k.13. KiM 213.1
Calvin kishte mësuar për t’u bërë prift. Kur ishte vetëm 12 vjeç ai u emërua në kapelansinë e një kishe të vogël dhe pesh-kopi i qethi flokët sipas kanunit të kishës. Ai nuk u shenjtërua dhe as nuk i përmbushi detyrat e tij si prift, por ai u bë anëtar i klerit, duke mbajtur titullin e postit të tij dhe duke përfituar nga ky fakt një liri të konsiderueshme veprimi. KiM 213.2
Gjatë asaj kohe, duke e kuptuar se nuk mund të bëhej kurrë një prift i vërtetë, ai iu kthye studimit të Ligjit, por përfundimisht hoqi dorë nga ky qëllim dhe vendosi t’ia dedikonte jetën e tij Ungjillit. Por sidoqoftë hezitonte të bëhej mësues publik. Ishte i ndrydhur nga natyra dhe mbi të ushtronte ndikim përgjegjësia e rëndë e postit dhe akoma dëshironte t’i jepej studimit. Por lutjet e vendosura të miqve të tij më së fundi triumfuan. KiM 213.3
“Eshtë i mrekullueshëm fakti - tha ai që një njeri, me një origjinë kaq të përulur, mund të lartësohej drejt një dinjiteti të tillë.” - Wylie, b.13; k.3. KiM 213.4
Ai i hyri punës qetësisht dhe fjalët e tij ishin si vesa, që bie për të freskuar tokën. Ai ishte larguar nga Parisi dhe ndodhej në një qytet provincial nën mbrojtjen e princeshës Margaret, e cila duke e dashur Ungjillin e zgjeroi akoma më shumë mbrojtjen që u jepte nxënësve të tij. Calvin ishte akoma i ri, i sjellshem dhe pa pretendime. Ai e filloi punën me njerëzit në shtëpitë e tyre. Lexonte Biblën dhe zbulonte të vërtetat e shpëtimit i rrethuar nga anëtarët e familjes. Ata që e dëgjonin mesazhin e shpërn-danin atë tek të tjerët e shumë shpejt mësuesi u zhvendos në qytetet dhe fshatrat përreth. Ai i gjeti të hapura dyert e kasolleve dhe zemrat e njerëzve dhe përparoi, duke hedhur themelet e kishave, nga të cilat më vonë do të dilnin dëshmitarë sypatrembur për të vërtetën. KiM 213.5
Pas disa muajsh ai u kthye përsëri në Paris. Në rrethin e njerëzve të ditur e të shkolluar ndjehej shqetësim. Studimi i gjuhëve të lashta i kishte çuar këta njerëz drejt Biblës e shumë prej tyre, zemrat e të cilëve nuk ishin prekur nga të vërtetat e saj, diskutonin me zell e madje grindeshin me kampionet e katolicizmit roman. Calvin edhe pse ishte një debatues i zoti në fushën e kontradiktës teologjike kishte marrë mbi vete plotësi-min e një misioni më të lartë se ai i këtyre intelektualëve zhur-mues. Mendjet njerëzore ishin prekur e tani ishte koha e duhur që e vërteta të zbulohej para tyre. Ndërsa sallat e universiteteve zienin nga zhurma e diskutimeve teologjike, Calvin përparonte nga shtëpia në shtëpi, duke ia zbuluar Biblën njerëzve dhe duke u folur atyre për Krishtin dhe kryqëzimin e Tij. KiM 214.1
Me kujdesin e Zotit, Parisit iu dha një ftesë e dytë për të ftuar Ungjillin. Thirrja e Lefevresë dhe Farelit ishte hedhur poshtë, por përsëri të gjitha klasat e kryeqytetit të madh do ta dëgjonin mesazhin edhe një herë. Mbreti i influencuar nga arsye politike nuk e kishte përkrahur Romën plotësisht në luftën kundër ReformaSionit. Margaret akoma mbështetej tek shpresa se Protestanizmi do të triumfonte në Francë. Ajo vendosi që besimi i reformuar të predikohej në Paris. Gjatë mungesës së mbretit ajo urdhëroi një misionar protestant që të predikonte në kishat e qytetit. Duke qënë se kjo u ndalua nga autoritetet e papatit, princesha hapi pallatin mbretëror. Një apartament u rregullua në formën e një kishe të vogël dhe u komunikua se çdo ditë do të mbahej një shërbesë në një orë të caktuar dhe njerëzit e të gjitha klasave ftoheshin të merrnin pjesë. Turma njerëzish erdhën në shërbesë. Jo vetëm kisha, por edhe dhomat dhe sallat përreth saj u mbushën plot. Me mijëra njerëz mblidheshin çdo ditë: fisnikë, qeveritarë, gjykatës, tregtarë dhe artizanë. KiM 214.2
Mbreti në vend që t’i ndalonte këto grumbullime dha urdhër që të hapeshin dy nga kishat e Parisit. Qyteti nuk kishte qënë kurrë më parë kaq i trazuar nga fjala e Zotit. Shpirti i jetës i dha frymëmarrje njerëzve që nga parajsa. Maturia, pastërtia, rregulli dhe puna zunë vendin e dehjeve, trazirave, dembelllëkut dhe imoralitetit. KiM 214.3
Por hierarkia nuk qëndroi pasive. Mbreti vazhdonte të refu-zonte për të ndërhyrë në ndalimin e predikimit, kështu që ata iu drejtuan masave popullore. Nuk u kursye asgjë për të ngjallur frikën, paragjykimin dhe fanatizmin e masës injorante dhe su-persticioze. Duke u dorëzuar verbërisht përpara mësuesve të rremë, Parisi, ashtu si Jeruzalemi i vjetër nuk e kuptoi kohën e vizitës dhe as gjërat që i përkisnin paqes. Fjala e Zotit u predikua në kryeqytet për dy vjet rresht, por, ndërsa disa e pranuan, pjesa më e madhe e njerëzve e mohuan atë. KiM 215.1
Franci kishte treguar një farë tolerance vetëm që ato t’i shërbente qëllimeve të veta, kështu që përkrahësit e papës e rifituan përsëri epërsinë. Kishat u mbyllën përsëri dhe u ngritën turrat e druve. KiM 215.2
Calvin ishte akoma në Paris, duke u përgatitur nëpërmjet stu-dimit, meditimit dhe lutjes për punën e tij të ardhshme në va-zhdim të përhapjes së dritës. Sidoqoftë, dyshimi më së fundi ra dhe mbi të. Autoritetet vendosën ta digjnin. Duke u ndjerë i sig-urtë në vendin e izuluar ku jetonte, atij nuk i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend rreziku, kur miqtë e tij duke nxituar i sol-lën lajmin se ushtarët ishin nisur për ta arrestuar. Pikërisht në atë moment u dëgjua një e trokitur e fortë tek dera e jashtme. Edhe sekonda nuk duhej humbur. Disa nga shokët e tij vonuan ush-tarët tek dera, ndërsa të tjerët ndihmuan Reformatorin të zbriste nga dritarja dhe të largohej me shpejtësi drejt rrethinave të qytetit. Gjeti strehë në kasollen e një punëtori, mik i reformës dhe duke u maskuar nën veshjet e mikut të tij dhe duke mbajtur njëshat në sup, ai filloi sërish udhëtimin e tij. KiM 215.3
Duke udhëtuar në drejtimin e Jugut ai gjeti përsëri strehim nën pronësimin e Margaretës. - D’Aubigne, Historia e Reforma-Sionit në Evropë në kohën e Calvinit, b.12; k.30. KiM 215.4
Si gjithmonë i zhytur në studim, ai qëndroi këtu për disa muaj nën mbrojtjen e disa miqve të pushtetshëm. Por ai donte me gjithë shpirt Ungjillizimin e gjithë Francës, prandaj nuk mund të qëndronte pasiv për një kohë më të gjatë. Sapo stuhia u qetësua disi, ai provoi të punonte në një fushë të re e pikërisht në Pitiern, ku ndodhej një universitet dhe idetë e reja kishin gjetur përkrahje. Njerëz të të gjitha klasave e dëgjonin me gëzim lajmin e mirë. Nuk mund të predikohej publikisht, por Calvin ia hapte fjalët e jetës së përjetshme të gjithë atyre që dëshironin t’i dëgjonin në shtëpinë e kryemagjistratit, në vendbanimet e tij apo ndonjëherë edhe në kopshtin publik. KiM 215.5
Pas ca kohësh, ndërsa numri i dëgjuesve rritej, ata menduan se do të ishte më e sigurt mbledhja jashtë qytetit. Një e çarë, në një grykë të thellë e të ngushtë mali, me pemë dhe shkëmbinj përreth, që krijonin një izolim të plotë, u zgjodh si vend takimi. Grupe të vogla largoheshin nga qyteti në drejtime të ndryshme dhe ngjiteshin deri atje. Në këtë vend paqendjellës lexohej me zë të lartë dhe shpjegohej Bibla. Pikërisht këtu u festua për herë të parë nga protestantët francezë Darka e Zotit. Nga kjo kishë e vogël dolën shumë evangjelistë besnikë. KiM 216.1
Calvin u rikthye përsëri në Paris. Ai akoma ushqente shpresën se Franca si komb do ta pranonte ReformaSionin. Por ai nuk gjeti asnjë mënyrë për të punuar. Të jepje mësime rreth Ungjillit do të thoshte të merrje rrugën për në turrën e druve, prandaj së fundi ai vendosi që të nisej për në Gjermani. Sapo ai u largua nga Franca shpërtheu një stuhi mbi Protestantët, stuhi, e cila pa dy-shim do ta përfshinte edhe atë po të kishte qëndruar dhe do ta çonte drejt rrënimit përfundimtar. KiM 216.2
Reformatorët francezë të etur për ta parë vendin e tyre me një hap me Gjermaninë dhe Zvicrën vendosën t’i godisnin fort superstiSionet e Romës, goditje, e cila do të ngrinte në këmbë një komb të tërë. Sipas këtij vendimi në të gjithë Francën brenda një nate u vendosën pllakate, që godisnin meshën. Kjo lëvizje e zellshme, por e keqgjykuar në vend që të sillte progresin e reformës solli vetëm rrënimin jo vetëm të propaganduesve të saj, por edhe të të gjithë përkrahësve të besimit të reformuar në mbarë Francën. Kjo i dha përkrahësve të Romës atë që kishin dëshiruar për një kohë kaq të gjatë - një preteks për të kërkuar shkatërrimin përfundimtar të heretikëve, të cilët ishin agjitatorë të rrezikshëm si për stabilitetin e fronit mbretëror ashtu dhe për paqen kombëtare. KiM 216.3
Nga një dorë misterioze, që nuk u mor vesh kurrë e kujt ishte, e një shoku të pakujdesshëm apo e një armiku mashtrues, një nga pllakatet u ngjit në derën e mbretit. SuperstiSionet, që ishin pranuar me nderim të thellë ndër shekuj goditeshin në këtë letër pa kursim. Guximi i pashembullt i vendosjes së këtyre thënieve të ulëta dhe tronditëse pikërisht në praninë mbretërore, zgjoi indinjatën e vetë mbretit. KiM 217.1
I çuditur ai qëndroi për një farë kohe pa folur dhe duke u dridhur. Më pas zemërimi i tij u shpreh në fjalët e tmerrshme: “Të kapen pa dallim të gjithë ata që dyshohen për luterizëm. Do t’i shfaros të gjithë.” - Ibid, b.4;k.10. Loja filloi. Mbreti vendosi të mbante plotësisht anën e Romës. KiM 217.2
Menjëherë u morën masa për arrestimin e çdo përkrahësi të Luterit në qytet. Një artizan i varfër, përkrahës i besimit të re-formuar, i cili zakonisht mblidhte besimtarët në grupet e tyre sekrete, u kap dhe pasi e kërcënuan me vdekje të menjëhersh-me mbi turrën e druve, e urdhëruan t’i çonte të dërguarit e papës në shtëpitë e çdo protestanti në qytet. Fillimisht ai u ne-verit nga një propozim kaq i ulët, por së fundi, frika nga flakët e zjarrit triumfoi dhe ai pranoi të tradhëtonte vëllezërit e tij. Zbuluesi mbretëror, Morini, bashkë me tradhëtarin, të paraprirë nga një mori njerëzish dhe të rrethuar nga një varg priftërinjsh, murgjish, mbajtësish temjani dhe ushtarësh, qarkuan qetësisht dhe ngadalë rrugët e qytetit. Demonstrimi sa për sy e faqe nde-ronte “kungimin e shenjtë”, ai ishte një akt rishlyerjeje për fyer-jen që protestantët i kishin bërë meshës. Por kjo paradë fshihte një qëllim vdekjeprurës. Tradhëtari, me të arritur përpara shtëpisë së ndonjë Luterani, bënte me shenjë, pa shqiptuar asnjë tingull. Procesioni ndalej dhe futej në shtëpi, duke tërhequr zvarrë të lidhur me zinxhirë tërë familjen e më pas turma e tmerrshme bënte përpara në kërkim të viktimave të re-ja. Ata nuk kursyen asnjë shtëpi, të madhe a të vogël, madje ata nuk kursyen as kolegjet e universitetit të Parisit. KiM 217.3
.... Morini i futi të dridhurat qytetit mbarë. KiM 217.4
.... Terrori mbretëronte kudo. - Ibid, b.4; k.10 KiM 217.5
Vdekja e viktimave u shoqërua me tortura mizore, u urdhërua veçanërisht që zjarri të mos ndizej shumë, në mënyrë që agonia e tyre të zgjatej e të zgjatej. Por ata vdiqën si fitimtarë. Qëndrueshmëria e tyre nuk u lëkund, paqja e tyre nuk u errësua. Persekutuesit e tyre, të pafuqishëm për ta lëkundur ven-dosmërinë e tyre të paepur u ndjenë të mundur. “Turrat e druve u shpërndanë në të gjitha lagjet e Parisit dhe djegiet vazhduan për disa ditë rresht, me qëllimin e vetëm të përhapjes së terrorit ndaj herezisë, duke përhapur terrorin e ekzekutimeve. KiM 218.1
Sidoqoftë në fund përparësia i takonte përsëri Ungjillit. Parisi qe në gjendje të shihte se çfarë njerëzish mund të krijonin idetë e reja. Nuk kishte fjalë me fuqi më të madhe se turra e mar-tirëve. Gëzimi që u jepte dritë fytyrave të këtyre njerëzve, ndërsa ata drejtoheshin .... për tek vendi i ekzekutimit, heroizmi i tyre, ndërsa ata qëndronin mes flakëve djegëse, falja që ata i bënin padrejtësive, kthyen jo në pak raste zemërimin në keqardhje, urrejtjen në dashuri dhe flisnin me elukuencë, të cilës askush nuk mund t’i rezistonte në emër të Lajmit të Mirë.” - Wylie,b.13;k.20. KiM 218.2
Priftërinjtë, duke dashur ta mbanin zemëratën popullore në lartësinë e duhur përhapën akuza nga më të tmerrshmet kundër Protestantëve. Ata u akuzuan për komplot në masakrimin e katolikëve, në rrëzimin e qeverisë dhe në vrasjen e mbretit. Por nuk mund të gjendej asnjë gjurmë prove për të mbështetur këto deklarata. Megjithatë këto profeci të mbrapshta do të përm-busheshin në rrethana tërësisht të ndryshme dhe nga shkaqe të një karakteri të kundërt. KiM 218.3
Mizoritë, të cilat katolikët ia ngarkuan Protestantëve të pafa-jshëm, u akumuluan në formë shpagimi dhe sollën në shekujt që pasuan fatkeqësitë, që ishin parashikuar mbi mbretin, mbi qeverinë e tij dhe mbi shtetasit e tij, fatkeqësi, që i sollën tra-dhëtarët dhe vetë përkrahësit e papës 300 vjet më vonë. Këto fatkeqësi ranë mbi Francën jo nga vendosja, por nga shtypja e Protestanizmit. KiM 218.4
Dyshimi, mosbesimi dhe terrori përfshinë të gjitha klasat e shoqërisë. Përveç alarmit mbarëshoqëror u vu re se mësimet luterane kishin hedhur rrënjë të thella në mendjet e njerëzve të nderuar për edukimin, ndikimin dhe karakterin e tyre brilant. Menjëherë u zhdukën personalitete të besuara dhe të nderuara. Artizanë, botues, shkollarë, profesorë universitetesh, autorë e madje dhe oborrtarë humbën pa gjurmë. Me qindra njerëz u larguan nga Parisi, sepse për shumë prej tyre aludohej se kishin përkrahur besimin e reformuar, duke përbërë të ashtuquajturit mërgimtarë nga toka mëmë. Përkrahësit e papës u çuditën kur vunë re tolerimin që u patën bërë heretikët, për të cilët nuk ki-shin dyshuar kurrë. Zemërimi i tyre u shfry mbi viktimat më të përulura, që ndodheshin nën pushtetin e tyre. Burgjet ishin mbushur plot dhe dukej sikur edhe ajri ishte ndotur nga tymi i turrave që digjeshin, turra që ishin ngritur për rrëfyesit e Ungjillit. KiM 218.5
Fransi kishte fituar lavdi si udhëheqës i lëvizjes së madhe për ringjalljen e mësimit, ringjallje, e cila vulosi hapjen e shekullit të 16-të. Ai ishte kënaqur duke mbledhur në oborrin e tij mbretëror njerëz të ditur nga çdo vend. Reforma kishte gëzuar një farë lirie, falë dashurisë së tij për dije dhe përçmimit të tij për injorancën dhe superstiSionin e murgjve. Por ky mbrojtës i dijes, i frymëzuar nga zelli për t’i dhënë fund herezisë, nxori një dekret sipas të cilit ndaloi shtypjen e librave në të gjithë Francën. KiM 219.1
Fransi përbën një prej shembujve të shumtë të të dhënave të ndryshme, që dëshmonin se kultura intelektuale nuk është mburojë e sigurt kundër skllavërisë dhe persekutimit fetar. KiM 219.2
Franca me anë të një ceremonie solemne dhe publike, tregoi se iu dha me mish e me shpirt shkatërrimit të protestanizmit. Priftërinjtë kërkuan që fyerja që iu bë Qiellit të Lartë, duke dënuar meshën, të shpaguhej me gjak dhe që vetë mbreti në emër të popullit ta aprovonte publikisht këtë punë të tmerrsh-me. KiM 219.3
Ceremoniali i shëmtuar u caktua për në 21 Janar të vitit 1535. Ishin ripërtërirë frika supersticioze dhe urrejtja fanatike e një kombi mbarë. Turma njerëzish u dyndën në rrugët e Parisit edhe nga fshatrat përreth. Një procesion i gjerë dhe hijerëndë priste agimin e ditës së re. “Në shtëpitë, që shtriheshin përgjatë vijës së marshimit ishin varur pëlhura zije dhe aty - këtu ishin ngritur altare. Përpara çdo porte ndodhej një pishtar i ndezur për nder të “Kungimit të Shenjtë”. Pa aguar akoma plotësisht procesioni u zhvendos përpara pallatit të mbretit. “Paraprinin flamurët dhe kryqet e famullive të ndryshme, të ndjekur nga qytetarët, të cilët ecnin në rresht nga dy, duke mbajtur në duar pishtarë.” Pasonin Katër Urdhërat Oshënarë , 40 secili me veshjen e vet karakteris-tike. Më pas i vinte radha një koleksioni të pasur reliktesh të famshme. Së fundi udhëtonin të hipur mbi kuaj klerikët - feudalë me rrobat e tyre të purpurta dhe të kuqe të ndezura, një petk me të vërtetë i mahnitshëm dhe i ndritshëm. KiM 219.4
Peshkopi i Parisit mbante Bukën41 e ndorme, me një mbulesë të mrekullueshme hedhur mbi të... i ndjekur nga katër princa të familjes mbretërore....Mbreti ecte pas tyre ... Fransi nuk kishte as kurorë dhe nuk kishte veshur petkun shtetëror atë ditë. Me “kokë të zbuluar, me sytë përdhe dhe me një qiri të ndezur në dorë” u shfaq mbreti i Francës “me pamje të pendu-ar.” - Ibid.,b.13;k.21. Ai përkulej me përulje përpara çdo altari jo për të këqijat, që fëlliqnin shpirtin e tij dhe as për gjakun e pafa-jshëm me të cilin kishte ndotur duart, por për mëkatin e tmerrshëm që kishin kryer shtetasit e tij, duke guxuar të dënonin meshën. Ai ndiqej pas nga mbretëresha dhe nga autoritetet sht-etërore, që gjithashtu ishin rreshtuar për dy dhe mbanin pishtarë të ndezur në duar. KiM 220.1
Si pjesë e shërbesave të ditës vetë monarku i udhëhoqi zyrtarët e lartë të mbretërisë në sallën e madhe të pallatit të peshkopit. Ai doli para tyre me një pamje të dëshpëruar dhe foli me një elokuencë prekëse, duke u qarë që “krimi, blasfemia dhe dita e dëshpërimit dhe turpit” kishin rënë mbi kombin mbarë. Ai i bëri thirrje çdo shtetasi besnik për të ndihmuar në shfarosjen e herezisë vdekjeprurëse, e cila kërcënonte deri rrënimin e Francës. KiM 220.2
“Messieurs, sa është i vërtetë fakti që unë jam mbreti juaj - tha ai -po aq i vërtetë është fakti që sikur ta dija që një nga gjymtyrët e mia ishte prekur apo infektuar nga ky kalbëzim i ne-veritshëm, unë do t’ua afroja ta prisnit.... E për më tepër, sikur të shihja një nga fëmijët e mi të njollosur prej tij nuk do ta kurseja.. unë vetë do ta çliroja dhe do ta flijoja për Zotin.” KiM 220.3
Ai u mbyt në lot dhe e gjithë asambleja qau me të, duke përsëritur të njëjtën gjë: “Ne do të jetojmë dhe do të vdesim për fenë katolike.”D’Aubigne, Historia e ReformaSionit në Evropë gjatë kohës së Kalvinit,b.4;k.14. KiM 221.1
Ishte e tmerrshme historia e kombit, që kishte mohuar dritën e së vërtetës. Hiri “që sjell shpëtim” ishte shfaqur, por Franca, pasi pa fuqinë dhe shenjtërinë e tij, pas mijëra njerëzve që i kishte tërhequr bukuria e tij hyjnore, pas një numri të madh qytetesh e fshatrash, që kishin marrë dritë nga rrezatimi i tij ishte zbrapsur, duke preferuar të zgjidhte më mirë errësirën se dritën. Ata e kishin larguar dhuratën qiellore, që u ishte ofruar. Ata e kishin quajtur të keqen të mirë dhe të mirën të keqe deri sa ishin kthyer në viktima të gatshme të vetëmashtrimit. Megjithëse ata mund të besonin se po i kryenin shërbim Zotit, duke persekutuar njerëzit e Tij, sinqeriteti nuk i bënte të pafajshëm. Ata e kishin mohuar me kokëfortësi dritën, e cila do t’i kishte shpëtuar nga mashtrimi dhe nga njollosja e shpirtrave të tyre me gjak të pafa-jshëm. KiM 221.2
Ata u betuan solemnisht që ta shkatërronin herezinë në kat-edralen e madhe, vend, në të cilin tre shekuj më vonë kombi, i cili kishte harruar Zotin që jeton, do të kurorëzonte Mbretëreshën e Arsyes. Procesioni u formua përsëri dhe përfa-qësuesit e Francës u nisën që të fillonin punën për të cilën kishin dhënë fjalën. “Turra drush ishin ngritur shumë, afër njëra - tjetrës dhe mbi to do të digjeshin të gjallë Kristianët Protestantë. U vendos që një krahu shkarpash t’u vihej zjarri me t’u afruar mbreti dhe që procesioni të ndalonte për ta parë me sy ekze-kutimin.” - Wylie,b.13;k.21. KiM 221.3
Detajet e torturave që duruan këta dëshmitarë të Krishtit janë tepër të mundimshme për t’u rrëfyer, por viktimat nuk u tutën. Ndërsa e nxitnin të hiqte dorë nga besimi i tij, njëri prej tyre iu përgjigj: “Unë besoj vetëm në atë që predikuan dikur profetët dhe apostujt dhe në atë që besuan të gjithë shenjtorët. Feja ime mbështetet tek besimi në Zot, prandaj do t’i rezistojë të gjitha fuqive të ferrit.” - D’Aubigne, Historia e ReformaSionit në Evropë gjatë kohës së Kalvinit,b.4;k.12. KiM 221.4
Aty - këtu procesioni ndalonte në vendet e torturës. Turma u shpërnda dhe oborrtarët bashkë me mbretin me të arritur në pikënisje, në pallatin mbretëror u shkëputën prej tyre, më se të kënaqur me ngjarjet e ditës dhe krenarë që puna e saponisur do të vazhdohej deri në shkatërrimin e plotë të herezisë. KiM 222.1
Lajmi i mirë i paqes që Franca e pati mohuar do të nxirrej përsëri mbisipërfaqe dhe përfundimet do të ishin të tmerrshme. Më 21 Janar të vitit 1793, vetëm 258 vjet pas ditës që e hodhi Francën plotësisht në anën e persekutimit të Reformatorëve, një procesion tjetër do të përshkonte rrugët e Parisit, duke mbarsur mbi vete një qëllim krejtësisht të ndryshëm. “Mbreti ishte përsëri figurë kryesore, kishte përsëri trazira dhe britma, u dëgjua përsëri thirrja për viktima të tjera, podiumet e zeza u ngritën përsëri. Dita u mbyll përsëri me ekzekutime të llahtarsh-me. Luigji i 16-të, duke i rezistuar gardianëve dhe persekutorëve të tij, u soll zvarrë deri tek gijotina dhe atje u mbajt me forcë deri sa u shkëput sëpata dhe koka e tij e këputur u rrotullua mbi po-dium.” - Wylie,b.13;k.21. KiM 222.2
Mbreti nuk ishte e vetmja viktimë, afër të njëjtit vend u zhdukën nga gijotina 2800 njerëz gjatë ditëve të përgjakura të Mbretërimit të Terrorit. KiM 222.3
ReformaSioni kishte shpalosur përpara botës Biblën e hapur, kishte zhvulosur parimet e ligjit të Zotit, duke i drejtuar kërkesat e tij mbi ndërgjegjet njerëzore. Dashuria e Pafundme kishte shfaqur përpara njerëzimit vendimet gjyqësore dhe parimet e qiellit. Zoti kishte thënë: “Ruajini dhe ndiqini...Për këtë ju do të jeni të njohur ndër të gjitha kombet, sepse kur kombet e tjera do të dëgjojnë që ju jetoni sipas këtyre ligjeve, ata do t’ju nde-rojnë dhe do të thonë: “Sa i mençur dhe i arsyeshëm është ky popull i madh!” - Besëlidhja e Përtërirë 4:4 KiM 222.4
Franca me të mohuar dhuratën e qiellit mbolli farën e anarkisë dhe shkatërrimit dhe rrjedhojat e pashmangshme të kauzës dhe efektit të saj rezultuan në RevoluSionin Francez dhe në Mbretërimin e Terrorit. KiM 222.5
Fareli i guximshëm dhe i zellshëm ishte detyruar, shumë kohë më parë se persekutimi të nxitej edhe më nga pllakatet, të lar-gohej nga vendlindja. Ai u vendos në Zvicër, ku nëpërmjet punës së tij përkrahu iniciativën e Zwinglit dhe ndihmoi në arritjen e rezultateve në favor të ReformaSionit. KiM 223.1
Ai i kaloi vitet e fundit të jetës këtu, por ai vazhdonte të ndikonte ndjeshëm reformën në Francë. Gjatë viteve të para në mërgim, përpjekjet e tij u drejtuan veçanërisht në përhapjen e Lajmit të Mirë në vendin e tij. Ai kaloi një periudhë kohe të kon-siderueshme, duke u predikuar fshatarëve afër kufirit, nga ku ai vëzhgonte konfliktin dhe ndihmonte me fjalë inkurajuese dhe këshilla. KiM 223.2
Shkrimet e Reformatorëve Gjermanë u përkthyen në frëngjisht me ndihmën edhe të mërgimtarëve të tjerë dhe bashkë me Biblën në gjuhën frënge u shtypën në tirazh të madh. KiM 223.3
Këto përkthime u shitën në të gjithë Francën me ndihmën e postierëve malorë. Ato u jepeshin postierëve me çmim të ulët dhe fitimi i punës iu jepte mundësi që ta vazhdonin atë. KiM 223.4
Fareli filloi punën e tij në Zvicër në rolin e përulur të një mësuesi shkolle. Duke shkuar shpesh në një famulli të veçuar, ai iu përkushtua edukimit të fëmijëve. Përveç metodave të za-konshme të mësimdhënies, ai me kujdes u prezantoi atyre të vërtetat e Biblës, duke shpresuar se nëpërmjet fëmijëve do të arrinte deri tek prindërit. Disa besuan, por priftërinjtë me shpatë në dorë deshën ta ndalonin punën e nisur dhe banorët supersti-cioze të fshatit u ngritën në këmbë kundër tij. S’mund të jetë Ungjilli i Krishtit, predikimi i të cilit sjell vetëm luftë e jo paqe - thoshin priftërinjtë. -Wylie, b.14;k.3. KiM 223.5
Si nxënësit (dishepujt) e parë, kur persekutohej në një qytet, ai largohej për tek tjetri. Ai udhëtonte në këmbë nga fshati në fshat, nga qyteti në qytet, duke përballuar urinë, të ftohtin, lodhjen dhe duke e vënë kudo jetën e tij në rrezik. Ai predikonte në vende shit - blerjeje, në kisha e ndonjëherë në podiumet e katedraleve. Ndonjëherë në kishë nuk kishte asnjë dëgjues, ndonjëherë shërbesa ndërpritej nga britma e tallje dhe atë e rrëzonin dhunshëm nga podiumi. Disa herë turma e vinte përpa-ra dhe e rrihte për vdekje. Ai akoma përparonte. Edhe pse shpesh zbrapsej, me këmbëngulje të admirueshme ai i kthehej përsëri sulmit, kështu ai vuri re se si njëri pas tjetrit qytete të mëdha e të vogla, që dikur ishin nën kthetrat e papatit, tani po ia hapnin dyert Lajmit të Mirë. Famullia e vogël në të cilën ai vetë kishte punuar, e pranoi besimin e reformuar. Edhe qytetet e Moratit dhe Neuchatelit hoqën dorë nga ritet romane dhe i pas-truan kishat e tyre nga imazhet idhujtare. KiM 223.6
Fareli kishte dashur me gjithë shpirt të mbillte farën e Protestanizmit edhe në Gjenevë. Sikur të fitohej një qytet i tillë, ai do të bëhej më pasqëndra e ReformaSionit francez, zviceran dhe italian. Duke pasur një synim të tillë përpara, ai kishte va-zhduar përpjekjet derisa qytetet dhe fshatrat e vogla përreth i kishin përqafuar idetë e reja. Së fundi, bashkë me një shok ai hyri në Gjenevë. Iu lejua predikimi vetëm i dy shërbesave. Priftërinjtë, të cilët më kot ishin përpjekur të siguronin dënimin e tij nga autoritetet civile, e thirrën atë para një këshilli kishtar, në të cilin ata vetë u paraqitën me armë të fshehura poshtë ve-ladonëve të tyre, të vendosur për të vrarë. Jashtë sallës ishte mbledhur një turmë njerëzish të inatosur, me shkopinj e shpata në duar, për ta vrarë Farelin në rast se ai do t’i shpëtonte këshil-lit. Por prania e magjistratëve dhe e forcave të armatosura e shpëtoi atë. Të nesërmen në mëngjes ai së bashku me shokun e tij doli në anën tjetër të liqenit, në një vend të sigurt. Kështu përfundoi përpjekja e tij e parë për të evangjelizuar në Gjenevë. KiM 224.1
Për të kryer një provë të dytë u zgjodh një instrument i një rangu më të ulët, një i ri, me një pamje shumë të përulur, sa tra-jtohej ftohtë edhe nga vetë miqtë e njohur të reformës. Çfarë mund të bënte një njeri i tillë, atje ku Farelin e mohuan? Si mund ta përballonte furtunën, së cilës i ishin shmangur më të fortët e më të guximshmit, një njeri me kaq pak guxim dhe eksperiencë. KiM 224.2
“Nuk do të kesh sukses me fuqi dhe forcë njerëzore, por me shpirtin tim! Këtë e them unë Zoti i gjithëfuqishëm!” - Zakaria 4:6. Zoti pati zgjedhur të pafuqishmen e botës për të përballuar të fuqishmen. “Perëndia vepron, siç duket në kundërshtim me “urtësinë e botës” e megjithatë është më i urtë se të gjithë njerëzit. Perëndia tregohet “i dobët” e megjithatë është më i fuqishëm se të gjithë njerëzit.” - 1 Korin.1:25,27. KiM 224.3
Fromenti e filloi punën si mësues shkolle. Fëmijët përsëritnin në shtëpi të vërtetat që ai ua mësonte në shkollë. Nuk kaloi shumë kohë dhe prindërit erdhën për të dëgjuar shpjegimin e Biblës deri sa klasa u mbush plot me dëgjues të vëmendshëm. Dhiata të Reja dhe broshura u shpërndanë falas dhe ato arritën deri tek ata që nuk patën guxuar t’i dëgjonin haptazi doktrinat e reja. Pas një farë kohe edhe ai u detyrua të largohej, por mësimet e tij mbi të vërtetat ishin ngulitur në mendjet e njerëzve. ReformaSioni kishte hedhur rrënjë dhe vazhdoi të for-cohej e të zgjerohej. Predikues të ndryshëm u kthyen dhe së fundi adhurimi Protestant u vendos edhe në Gjenevë. KiM 225.1
“Qyteti tashmë ishte deklaruar pro ReformaSionit, kur Calvin pas një numri të madh ecejakesh dhe peripecish hyri në portat e tij. I kthyer nga vizita e fundit që kishte bërë në vendlindje, ai ishte drejtuar për në Bazel. Duke parë se rruga kryesore ishte bllokuar nga ushtrite e Karlit të V, ai u detyrua të ndiqte rrugën e tërthortë që kalonte nga Gjeneva. KiM 225.2
Fareli ndjeu në këtë vizitë dorën e Zotit. Edhe pse Gjeneva e kishte pranuar besimin e reformuar përsëri duhej punuar akoma shumë. Njerëzit shndërrohen dhe e pranojnë Zotin si individë dhe jo si bashkësi (komunitet), puna për regjenerim bëhet brenda zemrës dhe ndërgjegjes nga Shpirti i Shenjtë dhe jo nga dekretet e këshillave. Ndërsa gjenovezet e kishin flakur tej auto-ritetin e Romës ata nuk ishin gati të hiqnin dorë nga të këqijat që kishin marrë jetë nën rregullin e tij. Vendosja e parimeve të pas-tra të Ungjillit dhe përgatitja e njerëzve që të mbanin me dinjitet poziSionin tek i cili po i drejtonte Zoti, nuk ishin detyra të lehta. KiM 225.3
Fareli ishte i bindur se Calvini ishte personi i duhur për t’u bashkuar me punën e tij. Ai i kërkoi evangjelistit të ri me ngulm dhe solemnisht në emër të Zotit që të qëndronte dhe të punonte atje. Calvini u tërhoq i alarmuar. KiM 225.4
Duke qënë i ndruajtur dhe paqedashës ai dridhej nga kontakti me shpirtin e qëndrueshëm, të pavarur e madje edhe të egër gjenovez. KiM 225.5
Shëndeti i dobët dhe jeta e mundimshme bënë që ai të kër-konte të tërhiqej. Duke qënë i bindur se ai mund t’i shërbente më mirë kësaj kauze me penë, ai dëshironte të gjente një vend të qetë për studim dhe atje, nëpërmjet shtypit të instruktonte e të ndihmonte në ngritjen e kishave. Por paralajmërimi solemn i Farelit i erdhi si thirrje nga Qielli dhe ai nuk guxoi të refuzonte. Ai tha se iu duk sikur “dora e Zotit u zgjat që nga qielli dhe e mbërtheu, duke e vendosur përfundimisht pikërisht në vendin nga i cili ai mezi priste të largohej.” - D’Aubigne, Historia e Refor-maSionit në Evropë gjatë kohës së Calvinit, b.6;k.17. KiM 225.6
Gjatë kësaj kohe Kauzën e Protestanizmit e kërcënonin rreziqe të mëdha. Mbi Gjeneve gjëmonin mallkimet e Papës dhe kombet e fuqishme e kërcënonin atë me shkatërrim. Si mund t’i bënte ballë ky qytet i vogel hierkarkisë së fuqishme, që i kishte detyruar kaq shpesh mbretërit dhe perandorët të dorëzoheshin? Si mund t’i rezistonte ushtrive të pushtuesve më të mëdhenj botërore? KiM 226.1
Në të gjitha vendet kristiane, Protestanizmi sulmohej nga armiq të fuqishëm. Pas triumfeve të para të ReformaSionit Roma mblodhi forca të reja, duke shpresuar në shkatërrimin e tij. Gjatë kësaj kohe u krijua Urdhëri i Jezuiteve, kampioni më mizor, i paskrupull dhe i fuqishëm i papatit. Të shkëputur tërësisht nga lidhjet tokësore dhe interesat njerëzore, të pandjeshëm ndaj dashurisë natyrore dhe të shurdhët ndaj arsyes dhe ndërgjegjes, ata nuk njihnin asnjë rregull apo lidhje përveç atyre të Urdhërit të tyre dhe s’kishin detyrë tjetër përveç zgjerimit të fuqisë së tij. KiM 226.2
Ungjilli i Krishtit i kishte armatosur përkrahësit e tij për ta për-balluar rrezikun dhe vuajtjen të patrembur nga i ftohti, uria, puna dhe varfëria, me qëllim që të ngrinin lart flamurin e të vërtetës dhe përpara torturave, burgimeve dhe turrave të druve. KiM 226.3
Me qëllim që të luftonte kundër ketyre forcave, Jezuizmi i frymëzonte ndjekësit e tij me fanatizëm, i cili u jepte atyre mundësinë për të përballuar të njëjtat rreziqe dhe për të kundërshtuar fuqinë e së vërtetës me armët e mashtrimit. Ata mund të kryenin çdo lloj krimi, sado i tmerrshëm të ishte ai, mund të përdornin çdo lloj mashtrimi sado i ulët të ishte ai dhe mund të merrnin përsipër çdo lloj maske sado e vështirë të ishte ajo. DevoSioni në rrëzimin e Protestanizmit, rivendosja e epër-sisë së papatit dhe sigurimi i pasurisë dhe fuqisë ishin qëllimit e tyre të mirëpeshuara edhe pse qenë betuar për varfëri dhe përulje të përjetshme. Sa herë që paraqiteshin si anëtarë të këtij Urdhëri ata vishnin rrobën e shenjtërimit, ndërsa vizitonin spita-let dhe burgjet, duke u kujdesur për të sëmurët dhe të varfërit, ndërsa deklaronin se kishin hequr dorë nga kjo botë dhe mbanin emrin e shenjtë të Jezusit, i cili bëri vetëm mirë. Por nën këtë mbulesë të jashtme të pafajshme shpesh fshiheshin qëllimet më të tmerrshme dhe kriminale. KiM 226.4
Parimi kryesor i Urdhërit ishte: “Qëllimi justifikon mjetin.” Si-pas këtij kodi gënjeshtra, vjedhja, dëshmia e rreme, vrasja jo vetëm faleshin, por ishin akte të lavdërueshme kur i shërbenin interesave të kishës. Me manipulime të ndryshme Jezuitët ar-ritën të depërtonin deri në zyrat e shtetit, ata u ngjitën deri tek këshilltarët e mbretërve dhe i dhanë formë politikës së kombeve. Ata u bënë shërbëtorë që të luanin rolin e spiunëve ndaj zotërinjve të tyre. Ata ngritën kolegje për fëmijët e princëve dhe fisnikëve dhe shkolla për njerëzit e thjeshtë. Kështu fëmijët e prindërve Protestantë u tërhoqën në brendësi të respektimit të riteve te papës. I gjithë demonstrimi dhe madhështia e jashtme e adhurimit roman solli konfuzion në mendje, verboi dhe robëroi imagjinatën e kështu liria për të cilin kishin punuar e derdhur gjak baballarët u tradhtua nga bijtë. Jezuitët u përhapën me shpejtësi në mbarë Evropën e kudo që shkuan u ndje ringjallja e papatit. KiM 227.1
Për t’u dhënë atyre akoma më shumë pushtet, Papa nxorri një urdhër për rivendosjen e inkuiziSionit. Pavarësisht nga neveria e përgjithshme me të cilën shihej, madje edhe në vendet katolike, ky trup gjykues përbëhej nga udhëheqës - përkrahës të Papës dhe mizoritë e tij aq të tmerrshme sa nuk mund t’i bënin ballë dritës së diellit, u përsëritën në birucat sekrete. Në shumë vende, mijëra e mijëra njerëz nga ajka e kombit, më të ndershmit dhe më fisnikët, më intelektualët dhe më të edukuarit, që nga pastorët e zellshëm dhe të devotshëm, qytetarët punëtorë e patriotë, intelektualët e shkëlqyer, artistët e talentuar e deri tek artizanët duarartë u vranë apo u detyruan të largohen për në vende të tjera. KiM 227.2
Të tilla ishin masat e ndërmarra nga Roma për të shuar dritën e ReformaSionit, për t’ua hequr Biblën nga duart njerëzve dhe për të rivendosur injorancën dhe superstiSionin e mesjetës (shekujve të errët). Por Protestanizmi nuk u shkatërrua falë bekimit të Zotit dhe punës së këtyre njerëzve fisnikë, që Ai i kishte thirrur për të zëvendësuar Luterin. Fuqinë e tij, Protesta-nizmi nuk ia kishte borxh as armëve dhe as simpatisë së princëve. Shtetet më të vogla, kombet më të përulura e më të pafuqishme u bënë pikat e tij të forta. Ishte Gjeneva e vogël mes armiqve të fuqishëm, që komplotonin për shkatërrimin e saj. Hollanda në brigjet me rërë të Detit të Veriut, që luftonte kundër tiranisë së Spanjës, e cila gjatë asaj kohe ishte një nga mbretërit më të fuqishme e më të pasura, Suedia e ftohtë dhe e varfër, që korrën fitore për ReformaSionin. KiM 228.1
Calvini punoi në Gjenevë pothuajse për 30 vjet. Së pari për të krijuar atje një kishë besnike ndaj moralit të Biblës dhe së dyti për ta përhapur Protestanizmin në gjithë Evropën. Rruga e tij si udhëheqës masash nuk ishte pa gabime dhe as doktrinat e tij të përsosura. Por ai ishte instrument nëshpalljen e të vërtetave, që kishin gjatë asaj kohe një rëndësi të veçantë në ruajtjen e pari-meve të Protestanizmit kundër rrymës marramendëse të papatit dhe në përkrahjen e thjeshtësisë dhe pastërtisë jetësore në kishat e reformuara; këto në vend të krenarisë dhe korrupsionit që kishin marrë jetë nën mësimet e Romës. KiM 228.2
Nga Gjeneva dolën mësues dhe botime, që përhapën doktrinat e reformuara më tej. Puna kishte arritur në pikën ku të persekutuarit e çdo vendi kërkonin udhëzim, këshillë dhe inkurajim. Qyteti i Calvinit u bë vendstrehim për të gjithë Reformatorët, që ndiqeshin të Evropës Perëndimore. Të ikurit, të larguar nga furtunat e tmershme, që vazhduan me shekuj, vinin në dyert e Gjenevës. Të uritur, të plagosur, të pastrehë dhe të vetëm ata gjenin këtu ngrohtësinë e mikpritjes dhe kujdesit. Këtu ata gjenin strehë dhe e bekonin qytetin e adoptuar me aftësinë, njohurinë dhe mëshirën e tyre. Shumë nga ata që u strehuan këtu u kthyen më pas në vendet e tyre për t’i rezistuar tiranisë së Romës. John Knox, Reformatori i guximshëm skocez, një numër jo i vogël i puritanëve anglezë, Protestantët e Hollandës dhe Spanjës dhe Huguenots e Francës morën nga Gjeneva pishtarin e së vërtetës për të ndriçuar me të errësirën e vendeve të tyre. KiM 228.3
1. Rishikoni edhe njëherë konvertimin e Xhon Kalvinit. Si ndikoi eksperienca e tij në reformat që ndërmori? KiM 229.1
2. A e avancuan sulmet radikale nga ekstremistët në Francë Reformën, apo e frenuan atë? Përse? KiM 229.2
3. Franca e shtypi me forcë Reformimin. Cilat ishin rezultatet kombëtare? KiM 229.3
4. Klavini u përdor nga Perëndia edhe pse doktrinat dhe teologjia e tij kishin të meta. Si ju ka përdorur Perëndia juve apo dikë që ju njihni, pavarësisht të metave personale dhe teologjike? KiM 229.4