MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

1/35

MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

15—SHPRESA E JETËS

RABINËT ISHIN të pakënaqur prej faktit se rreth Krishtit grumbulloheshin “tagrambledhës dhe mëkatarë” dhe e shprehnin hapur pakënaqësinë e tyre, duke thënë: “Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta”. MNJ2 5.1

Me këtë akuzë ata donin të ngjallnin dyshimin se Krishtit i pëlqente të shoqërohej me njerëz të shthurur dhe mëkatarë, duke qënë vetë i pandjeshëm ndaj së keqes, që fshihej në ta. Rabinët ishin zhgënjyer nga Krishti. Për ç’arsye një njeri me karakterin e larte të Krishtit nuk shoqërohej me ta dhe nuk përdorte metodat e tyre të mësimdhënies? Përse sillej kurdoherë me kaq modesti, duke punuar me njerëz nga të gjitha klasat shoqërore? Nëse ishte vërtet një profet, atëherë, sipas tyre, Ai duhej të shoqërohej me ta dhe t’i trajtonte tagrambledhësit dhe mëkatarët me shpërfilljen që meritonin. Këta rojtarë të shoqërisë i zemëronte fakti që personi, me të cilin ishin vazhdimisht në kundërshti, qashtërsia e jetës së të cilit i trembte dhe njëkohësisht përbënte një qortim për sjelljen e tyre, shoqërohej lirisht dhe madje simpatizonte haptazi më të mënjanuarit e shoqërisë. Ata nuk ishin aspak dakord me metodat që përdorte Ai. Ata e mbanin veten për persona të shkolluar, të rafinuar dhe shumë fetarë, por shembulli i Krishtit e çirrte maskën e egoizmit të tyre. MNJ2 5.2

Ata i zemëronte edhe fakti që shumë prej atyre, që i përbuznin haptazi rabinët dhe nuk dukeshin kurrë në derë të sinagogave, mblidheshin nga të gjitha anët për të dëgjuar me vëmendje të madhe fjalët e Krishtit. Në praninë e dëlirë të Krishtit, vetë skribët dhe Farisenjtë ndiheshin të humbur e të dënuar, si kishte pra mundësi që publiku dhe mëkatarët të tërhiqeshin kaq fort prej Tij? MNJ2 6.1

Ata nuk e kuptonin se shpjegimin e kishin dhënë ata vetë me fjalët, që kishin mërmëritur, për të formuluar akuzën kundër Tij: uKy i pranon mëkatarët”. Ata, që vinin tek Jezusi, ndjenin pranë Tij, se edhe për ta kishte shpëtim nga humnera e mëkatit. Farisenjtë vetëm i shanin dhe i dënonin, kurse Krishti i përshëndeste, si fëmijë të Perëndisë, që vërtet ishin larguar nga shtëpia e Atit, por kishin mbetur të paharruar në zemrën e Tij. Mëkati dhe skamja e tyre e bënin Krishtin t’i donte e t’i trajtonte edhe me më shumë dhembshuri. Sa më larg Tij të kishin shkuar, aq më e madhe ishte dëshira dhe sakrifica që ishte gati të bënte, për t’i shpëtuar. MNJ2 6.2

Të gjitha këto gjëra, mësuesit e Izraelit mund t’i kishin mësuar nga rrotullat e shenjta, për të cilët ata ishin shumë krenarë, si ruajtës dhe studjues. Pas mëkatit të vet vdekjeprurës, a nuk kishte shkruar edhe vetë Davidi: uUnë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd”?-Psalmi 119:176. A nuk e kishte shpallur edhe profeti Mikea, dashurinë e Perëndisë për mëkatarin, duke thënë: uCili Perëndi është si ti, që fal paudhësinë dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij? Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij, sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm”?-Mikea 7:18. MNJ2 6.3