MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 1
NË TOKË TË MIRË
Mbjellësi nuk do të mbetet përherë i zhgënjyer. Shpëtimtari tha se fjala që ra në tokë të mirë “është ai që e dëgjon Çalën e kupton dhe jep fryt; dhe prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish dhe tjetri tridhjetëfish”.- Mateu 13:23 “Pjesa që ra në tokë të mirë janë ata që, pasi e dëgjuan fjalën e ruajnë në zemër të ndershme dhe të mirë dhe japin fryt me qëndrueshmëri”.-Luka 8:15. MNJ 41.1
Zemra “e mirë dhe e ndershme”, për të cilën flet shëmbëlltyra, nuk është një zemër, që nuk e njeh mëkatin, pasi ungjilli ju duhet predikuar të humburve. Krishti tha: “Unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët, për pendim”.-Marku 2:17. Zemër të tillë kanë ata, të cilët i dorëzohen punës bindëse të Frymës së Shenjtë, të cilët rrëfejnë mëkatet e veta, ndiejnë nevojë për mëshirën dhe dashurinë e Perëndisë dhe dëshirojnë sinqerisht ta njohin të vërtetën, në mënyrë që të mund t’i binden asaj. Zemra e mirë është një zemër, e cila nuk e humbet besimin tek Çala e Perëndisë, pasi pa besim është e pamundur ta pranosh fjalën. “Ai, që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është dhe, se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atëVHebrenjve 11:6 MNJ 41.2
“Ai që merr farën në tokë të mirë është ai që e dëgjon fjalën dhe e kupton.” Farisenjtë e ditëve të Krishtit i mbyllën sytë dhe veshët për të mos parë e për të mos dëgjuar, për këtë arsye e vërteta nuk mundi të mbërrinte ne zemrat e tyre. Ata e paguan shtrenjtë zgjedhjen e tyre për të mos e njohur të vërtetën. Krishti ju mësoi dishepujve t’i hapnin mendjet e tyre ndaj mësimit dhe të ishin të gatshëm të besonin dhe i bekoi, pasi ata shihnin dhe dëgjonin me besim. MNJ 41.3
Dëgjuesi i krahasuar me tokën e mirë e pranon fjalën “jo si Çalë njerëzish, por sikurse është me të vërtetë, si Çalë Perëndie që vepron ndër ju që besoni”.-lSelanikasve 2:13. Vetëm ai, që i pranon Shkrimet e Shenjta si një mesazh nga Perëndia drejtuar atij vetë mund të quhet një nxënës i vërtetë. Ai dridhet para ijalës, pasi për të Çala është një realitet i gjallë, e dëgjon atë me mendje të hapur dhe është i gatshëm ta pranojë. Dëgjues të tillë ishin Korneli dhe miqtë e tij, të cilët i thanë apostullit Pjetër: “tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë, për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar”.-Veprat e Apostujve 10:33. MNJ 42.1
Njohja e të vërtetës nuk varet edhe aq nga forca e intelektit, sesa nga qëllimet e sinqerta dhe nga një besim i thjeshtë, i zjarrtë e i vërtetë. Engjëjt e Perëndisë ju afrohen atyre, të cilët me zemra të përulura kërkojnë udhëheqjen hyjnore. Atyre, Fryma e Shenjtë u hap thesaret e pasura të së vërtetës. MNJ 42.2
Dëgjuesit e krahasuar me tokën e mirë, pasi e kanë dëgjuar Çalën e pranojnë atë dhe Satani me ndihmësit e tij të këqinj nuk janë në gjendje ta çrrënjosin. MNJ 42.3
Dëgjimi, apo leximi i fjalës ama nuk mjaftojnë. Ai, i cili dëshiron të përfitojë nga Shkrimet, duhet të meditojë mbi të vërtetën që i paraqitet. Përmes përkushtimit të sinqertë, lutjeve dhe meditimit, duhet të mësojë kuptimin e fjalëve të së vërtetës dhe ta shuajë deri në fund etjen për dije në burimin e orakujve të shenjtë. MNJ 42.4
Zoti na fton ta ushqejmë mendjen me mendime të pastra e fisnike. Ai dëshiron që ne të meditojmë mbi dashurinë dhe mëshirën e Tij dhe të studiojmë punën e Tij të mrekullueshme, në planin e madh të shpëtimit. Perceptimi ynë i të vërtetës do të bëhet përherë e më i qartë dhe përherë e më e madhe e më e shenjtë dëshira jonë për pastërti në zemër dhe kthjelltësi në mendime. Shpirti që jeton në atmosferën e kulluar të mendimeve të shenjta e fisnike, do të transformohet nga marrëdhënia me Perëndinë, përmes studimit të Shkrimeve. MNJ 42.5
uDhe jep fryt”. Ata, të cilët pasi e kanë dëgjuar fjalën e pranojnë atë do të japin frytin e bindjes: fjala e Perëndisë e pranuar në shpirt, do të shfaqet në veprat e mira dhe në karakterin e në jetën e transformuar dhe të ngjashme tashmë me atë të Krishtit. Krishti tha për veten: “Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time”.-Psalmi 40:8 uUnë nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar”.-Gjoni 5:30 Dhe shkrimet thonë: uAi që thotë se qëndron në të duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur ai”.-lGjoni 2:6 MNJ 43.1
Shpesh, ndodh që fjala e Perëndisë të përplaset me zakonet e jetës dhe me trajtat e trashëguara e të kultivuara karakteristike të njeriut. Dëgjuesi i krahasuar me tokën e mirë e pranon fjalën tërësisht, me gjithë kërkesat që ajo parashtron dhe ia nënshtron zakonet dhe mënyrën e tij të jetesës fuqisë së saj transformuese. Në sytë e tij, udhëzimet që vijnë prej njerëzve të vdekshëm e të kufizuar në aftësi humbasin çdo kuptim, përpara Çalës së Perëndisë së pëijetshëm. Ai e kërkon jetën e pëijetshme me gjithë shpirt dhe do t’i bindet të vërtetës edhe sikur t’i duhet ta paguajë këtë bindje me humbje të mëdha, me përndjekje, apo me flijimin e vetë jetës. MNJ 43.2
uDhe sollën fryt me qëndrueshmëri”. Asnjë nga ata, që e pranojnë fjalën e Perëndisë nuk do të mund t’i shpëtojë problemeve dhe vështirësive, por të Krishterët e vërtetë, kur jeta i vendos përballë fatkeqësive dhe situatave të vështira, nuk shqetësohen, nuk dëshpërohen dhe nuk e humbasin besimin tek Perëndia. Edhe pse nganjëherë nuk mund ta parashikojmë sesi do të përfundojnë ngjarjet dhe as t’i kuptojmë planet hyjnore mbi jetën tonë, ne nuk duhet ta humbasim besimin. Përkundrazi, duke kujtuar mëshirën dhe dashurinë e Perëndisë, duhet t’i hedhim shqetësimet tona mbi Të dhe me durim të presim shpëtimin. MNJ 43.3
Jeta shpirtërore forcohet kur kalon përmes zjarrit të kundërshtive. Durimi i vështirësive do të zhvillojë qëndrueshmërinë e karakterit dhe dhuntitë e çmuara shpirtërore. Fryti i përsosur i besimit, përulësisë dhe dashurisë shpesh piqet më mirë mes shtrëngatash dhe errësirës. MNJ 44.1
“Bujku e pret me durim frytin e çmuar të tokës, deri sa të marrë shiun e parë dhe të fundit”. Jakobi 5:7. Ashtu si bujku edhe i Krishteri duhet të presë me durim që fjala e Perëndisë të japë fryt në jetën e tij. Shpesh, në përgjigje të lutjeve tona për t’u pajisur me dhuntitë e Shpirtit, Perëndia vepron duke krijuar në jetët tona rrethana, në të cilat këto fryte mund të piqen, por ne nuk e kuptojmë qëllimin e Tij dhe për rijedhojë, çuditemi dhe dekurajohemi. Ne duhet të kuptojmë se askush nuk mund t’i bëjë të vetat këto dhunti, pa kaluar më parë përmes një procesi rritjeje dhe frytdhënieje. Detyra jonë është ta pranojmë ijalën e Perëndisë dhe ta mbajmë atë në mendje e në zemra, duke iu nënshtruar plotësisht vullnetit të saj, në mënyrë që qëllimet e Perëndisë në jetët tona të përmbushen. MNJ 44.2
“Nëse ndokush më do, do ta zbatojë ijalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai”.-Gjoni 14:23. Ne do të shndërrohemi prej ndikimit të një mendjeje më të fortë e të përsosur dhe do të gëzojmë privilegjet e një marrëdhënieje të gjallë, me burimin e vetë jetës. Jeta jonë shpirtërore do të lidhet pas Jezus Krishtit në mënyrë të pazgjidhshme, karakteri i Tij do të shfaqet në jetët tona dhe Ai do të banojë brenda nesh. Kështu, ne nuk do të jetojmë më një jetë egoiste dhe secili prej nesh do të fillojë të japë frytet e Frymës së Shenjtë: unjëri tridhjetëfish, tjetri gjashtëdhjetëfish dhe tjetri njëqindfish”. MNJ 44.3