Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
11. PROTESTA E PRINCËRVE
Njëra ndër dëshmitë më fisnike e cila ndonjëherë është publikuar në favor të reformacionit ka qenë protesta e princërve të krishterë të Gjermanisë e paraqitur në Kuvendin shtetëror në Shpajer në vitin 1529. Guximi, besimi dhe vendosshmëria e këtyre njerëve të Zotit në shekujt e ardhshëm e sollën lirinë e mendimit dhe të ndërgjegjes. Protesta e tyre ua dha pjesëtarëve të kishës së reformuar emrin “protestantë” parimet e shprehura në të ishin bërthama e protestantizmit.137D'Aubigné, op. cit, knj. XIII, gl. 6. BZ 193.1
Për reformacionin kishin ardhur ditë të errëta e përplot kërcënime. Përkundër ediktit të Vormsit i cili Luterin e nxorri jasht ligjit dhe ia ndaloi mësimet e tij, megjithatë toleranca religjioze në perandori edhe më tutje ekzistonte. Providenca yjnore i ndalonte fuqitë të cilat e kundërshtonin të vërtetën. Karli V kishte vendosur ta ngulfaste reformacionin, por sa herë që e ngriste dorën kundër tij, rrethanat e detyronin që goditjen ta ndalte. Disa herë dukej se kërcënohej shkatërrimi i pashmangëshëm për ata që kishin marrë guximin t'i kundërveheshin Romës; mirëpo në momentet kritike herë paraqitej ushtria turke në kufirin lindor herë mbreti françez, e bile edhe vet papa xheloz për shkak të progresit të perandorisë gjermane e fillonin luftën kundër tij; dhe kështu këto konflikte dhe rrethana ndërkombëtare kontribuonin që reformacioni të forcohej dhe të përhapej. BZ 193.2
Më në fund mbretërit e papës i zgjidhën konfliktet e tyre dhe kështu ata mund të ngriteshin bashkarisht kundër reformacionit. Kuvendi në Shpajer në vitin 1526 ia dha secilit shtet lirinë e plotë lidhur me çështjet fetare deri në thirrjen e kuvendit të ri të përgjithshëm. Mirëpo posa kaluan rreziqet të cilat e detyronin mbretin për ta bërë këtë koncesion ai në vitin 1528 e thirri Kunvendin tjetër në Shpajer me qëllim që ta çrrënjoste heretizmin. Princërit duhej që mundësisht në mënyrë miqësore të nxiteshin për t'iu kundërvënë reformacionit; mirëpo në qoftë se ky plan nuk do të realizohej, Karli V ishte i gatshëm ta përdorte shpatën. BZ 193.3
Ndër itharët e Romës u krijua një disponim i përcjellur me gëzim të madh. Ata erdhën në numër të madh në Shpajer dhe haptazi e shprehnin urrejtjen e tyre ndaj protestantëve dhe mbrojtësve të tyre. Melanhtoni shkruante: “Ne jemi mjet për tallje dhe fundërrinë e tërë botës, por Krishti do të kujdeset për popullin e tij të varfër dhe do ta shpëtojë”.138Ibid, knj. XIII, gl. 5. Ata shkonin deri aty sa që princërve protestantë të cilët ishin të pranishëm në kuvend t'u urdhëronin që ta ndalonin predikimin e Ungjillit në vendbanimet e tyre. Mirëpo populli i Shpajerit ishte i etshëm për Fjalën e Zotit dhe përkundër ndalimit mijëra dëgjuesë vinin në shërbesë e cila mbahej në kapelën e princit të zgjedhur sas. BZ 194.1
Kjo e përshpejtoi momentin vendimtar. Me një vendim të perandorit kuvendit iu komunikua se zgjidhja për lirinë fetare është duke shkaktuar shumë çregullira dhe se perandori për këtë kërkon që ky aktvendim të anulohet. Ky akt arbitrar e shkaktoi mllefosjen dhe tmerrimin e rradhëve të të besimtarëve ungjillor. Njëri prej tyre kishte klithur: “Krishti përsëri ra në duart e Kajafës dhe të Pilatit”. Ithtarët e Romës u bënë edhe më të ashpër. Një ithtar fanatik i Romës kishte uluritur: ‘Turqit janë më të mirë se luteristët sepse turqit agjërojnë kurse luteristët e përdhosin. Në qoftë se duhet të zgjedhim ndërmjet Shkrimit Shenjt të cilin e ka dhënë Zoti dhe lajthitjeve kishtare ne do ta hudhim atë të parin”. Melanhtoni shkruante: “Çdo ditë, para kuvendit të mbushur plotë, Faberi është duke hedhur nga ndonjë gurë të ri në ne”. BZ 194.2
Toleranca fetare ishte e vendosur me ligj dhe shtetet ungjillore kishin vendosur t'i mbronin të drejtat e tyre. Luteri i cili ende ndodhej nën mallkimin e ediktit të Vormsit as që mund të vinte në Shpajer; mirëpo atë e përfaqësonin bashkëpunëtorët e tij dhe princërit të cilët Zoti i kishte motivuar ta mbronin veprën e Ungjillit në ato raste. Fridrihu fisnik i sasëve mbrojtësi i dikurshëm i Luterit kishte vdekur por Konti Johani, i vëllai dhe trashëgimtari i tij me gëzim e kishte pranuar të vërtetën e Ungjillit; dhe ndonëse mik i paqës dhe i qetësisë ai manifestoi një energji dhe guxim të madh kur ishte fjala për çështjen e fesë. Klerikët kërkonin që shtetet të cilat e kishin pranuar reformacionin t'i nënshtroheshin administratës kishtare të Romës. Mirëpo reformatorët thirreshin në lirinë e cila u ishte dhënë më parë. Ata nuk mund të pranonin që Roma t'i fuste nën shtetin e vet, shtetet të cilat me aq gëzim e kishin përqafuar Fjalën hyjnore. BZ 194.3
Më në fund u propozua ky kompromis: “Aty ku reformacioni ende nuk është zbatuar, edikti i Vormsit duhet të zbatohet me përpikëri; kurse atje ku ka refuzuar populli dhe aty ku mund të kishte rreziqe se do të shkaktoheshin kryengritje, le të pengohet përhapja e mëtejshme e reformacionit, le të mos preken çështjet kontestuese, le të mos pengohet shërbimi i meshës dhe të mos u lejohet katolikëve romanë që ta pranojnë luterizmin”.139Ibid, knj. XIII, gl. 5. Këtë zgjidhje e aprovoi kuvendi ndërsa klerikët dhe prelatët e papës mbetën tejet të kënaqur. BZ 195.1
“Në qoftë se ky edikt do të hynte në fuqi, reformacioni nuk do të mund të përhapej në vendet ku ende ishte i panjohur, e as që do të përforcohej aty ku ekzistonte”.140Ibid, knj. XIII, gl. 5. Liria e fjalës u ndalua. Konvertimet më nuk lejoheshin. Nga miqët e reformacionit u kërkua që menjëherë t'i nënshtrohen këtyre ndalesave dhe kufizimeve. Dukej se shpresa e botës po shuhej. “Vendosja e sërishme e pushtetit të kishës së Romës ... domosdo do të shpiente në vendosjen e keqpërdorimeve të mëparshme” dhe lehtë do të krijoheshin rrethanat që të shkatërrohej vepra e cila që tani ishte luhatur nga fanatizmi dhe përçarjet.141Ibid, knj. XIII, gl. 5. BZ 195.2
Kur pala ungjillore u takua në këshillim, të gjithë anëtarët e saj të hutuar e shikonin njëri tjetrin. Pyesnin: “Çka duhet të bëhet?” Shumë përparësi të rëndësishme për botën ishin në rrezik. “A të nënshtrohen prijësit e reformacionit”. A ta pranojnë ediktin? Në këtë çast kritik lehtë do të mund të bëhej hapi i gabueshëm! Sa arsyetime të mira dhe të pranueshme do të mund të gjendeshin për vendimin që të nënshtrohen! Princërve luteranë u premtohej garancia se lirisht do të mund ta ushtronin fenë e tyre. E njëjta e drejtë u premtohej edhe shtetasëve të tyre që e kishin pranuar reformacionin para këtij edikti. A thua nuk ishte kjo mjaft? Sa rreziqe do t'i kishin shmangur në qoftë se do të ishin nënshtruar? Por në sa rreziqe dhe konflikte do të mund t'i fuste rrezistenca! Kush e di se a do t'u ofrohej në të ardhmen rasti i tillë i volitshëm! Ta pranojmë paqen, ta marrim degën e ullirit të cilën po na e ofron Roma dhe në këtë mënyrë t'i shërojmë plagët e Gjermanisë. Me arsyetime të këtilla dhe të ngjashme reformatorët do të mund ta arsyetonin pranimin e kushteve të cilat së shpejti do ta shkaktonin shkatërrimin e plotë të kauzës së tyre. BZ 195.3
“Mirëpo për fat, reformatorët e vërejtën parimin bazë të marrëveshjes së propozuar dhe vepruan në bazë të besimit. Çfarë ishte ky parim? Ishte e drejta e Romës për të bërë presion, për ta detyruar ndërgjegjen dhe për ta ndaluar lirinë e kërkimeve. Por a nuk është liria e ndërgjegjes e garantuar për ta dhe për shtetasit e tyre? Po, por si mëshirë e jo si e drejtë. Dhe me që u përket atyre të cilët nuk janë përfshirë në këtë dispozitë, për ta edhe më tutje mbetej i drejtë parimi i fuqisë; ndërgjegja nuk u muarr parasysh. Roma u bë gjyaktës i pagabueshëm i besimit. Ta pranosh besëpaqen e propozuar nënkuptonte ta pranosh se liria i lejohet vetëm sasëve të reformuar ndërsa për tërë krishterimin tjetër kërkimi i lirë dhe ushtrimi i fesë së reformuar nënkuptonte delikt i cili ndëshkohej me burgim dhe me ndezje në turra të zjarrit. A guxojnë ata t'i vendosin kufijët gjeografik në lirinë religjioze? A mund ta shpallin se reformacioni e ka fituar të konventuarin e fundit, se e ka pushtuar pëllëmbën e fundit të tokës! A duhet pushteti i Romës të mbetet i amshueshëm atje ku sot ekziston? A mund të konsiderohen reformatorët të pafajshëm për gjakun e qindra dhe mijëra të atyre të cilët do t'i godaste kjo marrëveshje dhe të cilët duhet të detyroheshin t'ia sakrifikojnë jetërat e tyre kokave të papatit? Kjo në çastin vendimtar nënkuptonte ta tradhtosh veprën e Ungjillit dhe lirinë e krishterimit.142Wylie, op. cit, knj. IX, gl. 15. Më parë, ishin të gatshëm të sakrifikonin çdo gjë bile edhe principatat e tyre, kurorat dhe jetërat e tyre”...143D'Aubigné, op. cit, knj. XIII, gl. 5. BZ 196.1
“Ta hudhim këtë edikt” thanë princërit. “Në çështjen e ndërgjegjes shumica nuk mund të ketë kurrfarë pushteti”. Deputetët deklaruan: “Në saje të dekretit të vitit 1526 shteti përjetoi qetësi, por suprimimi i atij dekreti në Gjermani do të shkaktonte rebelime dhe konflikte. Kuvendi shtetëror nuk kishte të drejtë tjetër përveç ta ruante lirinë religjioze deri në thirrjen e kuvendit tjetër kishtar”.144Ibid, knj. XIII, gl. 5. Shteti është i obligueshëm që ta mbrojë lirinë e ndërgjegjes dhe aty është kufiri i autoritetit të tij në çështjet religjioze. Çdo pushtet sekular i cili përpiqet t'i caktojë apo t'i imponojë normat fetare e shkelë atë parim për të cilin me aq fisnikëri kishin luftuar të besimëtarët e ungjillit. BZ 196.2
Ithtarët e papës vendosën që ta thenin atë që e quanin “kokëfrotësi arrogante”. Ata u përpoqën që të shkaktojnë përçarje ndërmjet ithtarëve të reformacionit dhe t'i frikësojnë të gjithë ata të cilët ende nuk ishin deklaruar hapët në favor të tij. Më në fund para kuvendit shtetëror u thirrën përfaqësuesit e qyteteve të lira dhe prej tyre kërkuan që të deklarohen se a i pranojnë propozimet e dhëna apo jo. Ata kërkuan që t'u jepej një afat por më kot. Kur u vunë në këtë mënyrë në sprovë, gati gjysma e tyre u deklaruan për reformatorët. Ata të cilët në këtë mënyrë refuzuan ta sakrifikonin lirinë e ndërgjegjes dhe të drejtën e mendimit personal, e dinin mirë se në të ardhmen do të ishin objekt kritikash, gjykimesh dhe ndjekjesh. Njëri prej delegatëve kishte thënë: “Ne, ose patjetër duhet të heqim dorë nga Fjala e Zotit ose do të jemi të ndezur”.145Ibid, knj. XIII, gl. 5. BZ 196.3
Mbreti Ferdinandi, përfaqësuesi i perandorit në Kuvendin shtetëror e pa se edikti do të shkaktonte përçarje serioze në qoftë se nuk arrinte t'i bindte princërit ta pranonin dhe ta mbështesnin. Ai përpiqej që këtë ta arrinte me bindje, duke e ditur mirë se përdorimi i forcës këta njerëz do t'i bënte edhe më të vendosur. “Ai i luste princërit që ta pranojnë ediktin duke i bindur se perandori për këtë do t'u ishte mirënjohës”. Mirëpo këta njerëz të guximshëm e njihnin një pushtet më të lartë se të perandorëve botëror prandaj të qetë u përgjigjën: “Ne do t'i nënshtrohemi perandorit në çdo gjë që i shërben ruajtjes së qetësisë dhe lavdimit të Zotit”.146Ibid, knj. XIII, gl. 5. BZ 197.1
Mbreti më në fund deklaroi para tërë kuvendit se “Edikti definitivisht është pranuar dhe se do të lëshohet në formë të dekretit të perandorit. Mandej i tha princit të zgjedhur të sasëve dhe miqëve të tij se nuk u mbetet tjetër pos që t'i nënshtrohen shumicës”. Duke e thënë këtë e braktisi kuvendin, duke mos u dhënë rast reformatorëve që t'i përgjigjen. Më kot ata ia dërguan mbretit një delegacion me lutje që të kthehet. “Çështja është e kryer”—tha mbreti—“mbetet që vetëm t'i nënshtroheni”. BZ 197.2
Pala e perandorit e dinte se princërit e krishterë kishin vendosur t'i përmbaheshin Shkrimit Shenjt si autoritet më i lartë se shkenca dhe normat njerëzore; kjo palë e dinte edhe faktin se pranimi i këtij parimi në fund do ta rrëzonte papatin. Mirëpo “duke e parë vetëm atë që mund të shihet” siç bën mijëra të tjerë para dhe pas tyre, ata e ngrisnin veten duke menduar se fuqia ishte në anën e papës dhe të perandorit dhe se reformatorët ishin të dobët. Në qoftë se protestantët do të kishin llogaritur në mbështetjen njerëzore, vërtetë do të kishin qenë të dobët ashtu siç mendonin ithtarët e papës. Mirëpo, edhe pse numerikisht më pak dhe në konflikt me Romën, ata megjithatë ishin të fuqishëm. Kundër “vendimit të Kuvendit shtetëror thirreshin në Fjalën e Zotit kurse kundër perandorit Karlit V në Fjalën e Jezu Krishtit, perandorit të perandorëve dhe zotërisë së zotërinjëve”.147Ibid, knj. XIII, gl. 6. BZ 197.3
Pasi që Ferdinandi refuzoi ta miratonte bindjen e ndërgjegjes së tyre, princërit vendosën, pa marrë parasysh mungesën e tyre, menjëherë t'ia paraqesin Kuvendit shtetëror protestën e vet. BZ 198.1
“Ne me këtë letër protestojmë para Zotit, Krijuesit tonë të vetëm, Mbrojtësit, Shpaguesit dhe Shpëtimtarit i cili një ditë do të na gjykojë dhe deklarojmë para të gjithë njerëzve dhe krijesave se ne dhe ithtarët tanë në asnjë mënyrë nuk e pranojmë dekretin e propozuar në pikat që janë kundër Zotit, kundër fjalës së tij të shenjtë, kundër ndërgjegjes sonë të pastër dhe kundër shpëtimit të shpirtërave tanë”. BZ 198.2
“Çka? Vallë a ta aprovojmë këtë dekret! Si ta pranojmë kur Zoti i gjithfuqishëm e thërret një njeri që ta njoh atë e që ky njeri të mos e kenë lirinë për ta pranuar atë njohtim?” Nuk ka shkencë tjetër më të shëndoshë përveç asaj që pajtohet me Fjalën e Zotit... Perëndia e ndalon predikimin e shkencave tjera ... Shkrimi Shenjt patjetër duhet të shpjegohet me ndihmën e veprave të tija tjera të shkëlqyeshme. Ky libër i shenjtë është qartë i kuptueshëm për të krishterin në çdo gjë që i nevojitet dhe është dhënë për ta shpërndarë errësirën. Për këtë arsye kemi vendosur që me mëshirën e Zotit ta ruajmë predikimin e pastër të Fjalës së tij, ashtu çfarë shkruhet në librat Biblike të Beslidhjes së Vjetër dhe Belidhjes së Re duke mos shtuar asgjë që do të ishte kundër saj. Kjo Fjalë është e vërteta e vetme. Ajo është rregullë e sigurt e shkencës jetësore. Ajo nuk mund të gabojë as të mashtrojë. Kush ndërton në themelin e saj do t'u përballojë të gjitha fuqive të ferrit; të gjitha dobësitë njerëzore që e kundërshtojnë Fjalën e Zotit nuk mund të dalin para fytyrës së Zotit”. BZ 198.3
“Për këtë arsye e refuzojmë zgjedhën e cila na imponohet”. “Në të njëjtën kohë presim që lartmadhëria e tij e perandorit të veprojë me ne ashtu siç i ka hije princërve të krishterë të cilët e adhuronjë Zotin mbi të gjitha. Nga ana e jonë deklarojmë se si ndaj tij, ashtu edhe ndaj nesh, zotërinjë fisnikë do ta kultivojmë tërë dashurinë dhe kujdesin të cilin e konsiderojmë obligim tonin të drejtë dhe ligjor”.148Ibid, knj. XIII, gl. 6. BZ 198.4
Kjo deklaratë që u bë në Kuvendin shtetëror la mbresa të fuqishme. Guximi i princërve të cilët protestuan shkaktoi habi dhe shqetësim te shumica e të pranishmëve. Ardhërmia e tyre dukej e errët dhe e pasigurtë. Përçarjet, zënkat dhe gjakderdhja dukeshin të pashmangshme. Mirëpo reformatorët të sigurtë në drejtësinë e çështjes së tyre dhe duke u mështetur në dorën e Zotit të plotëfuqishëm “ishin frymëzuar dhe mbushur me guxim e vendosshmëri”. BZ 198.5
“Parimet e kësaj proteste të njohur e ngërthejnë esencën e protestantizimit... kjo protëstë ishte e drejtuar kundër dy keqpërdorimeve njerëzore në çështjet e fesë: kundër përzierjes së pushtetit civil në çështjet e fesë dhe kundër autoritetit arbitrar të kishës. Në vend të këtyre keqpërdorimeve, protestantizmi e ngriti forcën e ndërgjegjes mbi pushtetin sekularist kurse autoritetin e Fjalës së Zotit rhbi autoritetin e kishës. Protestantizmi para së gjithash e refuzon përzieijen e pushtetit civil në çështjet hyjnore dhe thotë siç kanë thënë apostujt dhe profetët: “Më parë duhet nënshtruar Zotit se sa njerëzve”. Duke mos iu kundërvënë kurorës perandorake ai e ngritë mbi të kurorën e Jezu Krishtit. Por shkon edhe më tutje: protestantizmi pohon se çdo mësim njerëzor duhet t'i nënshtrohet Fjalës hyjnore”.149Ibid, knj. XIII, gl. 6. BZ 199.1
Protestantët nuk e kërkonin vetëm të drejtën që të mund të besonin dhe ta ushtronin fenë e tyre por që të mund ta predikonin lirisht ate që e konsiderojnë të vërtetë. Ata ia mohonin të drejtën klerikëve dhe pushtetit sekularist që t'i pengonin në këtë drejtim. Protesta në Shpajer ishte deklaratë solemne kundër shtypjes religjioze dhe mbrojtje e vendosur e të drejtave të çdo njeriu që të mund t'i shërbejë Zotit sipas ndërgjegjes së tij. BZ 199.2
Deklarata ishte dhënë. Ajo më tutje u gravua në kujtesën e mijëra njerëzëve dhe u shënua në librat qiellor, prej nga kurrfarë dhune njerëzore nuk mund ta shlyente. E tërë Gjermania ungjillore e pranoi këtë protestë si shprehje të besimit të vet. Secili në këtë deklaratë e shihte premtimin për një kohë të re dhe më të mirë. Njëri nga princërit protestantëve në Shpajer tha: “Le t'ju ruaj Zoti i plotëfuqishëm i cili ju mëshiroi që ta pranoni publikisht, në mënyrë të lirë dhe pa frikë dhe le t'ju bekoj në këtë vendosshmëri deri në ditën e amshimit”.150Ibid, knj. XIII, gl. 6. BZ 199.3
Në qoftë se reformacioni, pas arrijtjes së suksesit gjysmak do të kishte pranuar t'u përshtatej situatave për hir të barazpeshave, do ta tradhtonte Zotin dhe vetveten dhe në këtë mënyrë do ta shkatërronte vetveten. Përvoja e këtyre reformatorëve fisnikë e përmbante mësimin për të gjithë shekujt e ardhshëm. Taktika e satanit kundër Zotit dhe Fjalës së Tij nuk ka ndryshuar; satani edhe sot si dhe në shekullin XVI kundërshton që fjala e Zotit të jetë rregull e fesë dhe jetës. Edhe në ditët tona ka prirje të mëdha që të braktiset shkenca biblike dhe normat e saj prandaj është e nevojshme që t'i kthehemi parimit të madh protestant: Bibla dhe vetëm Bibla duhet të jetë rregullë e fesë dhe e obligimeve. Satani përpiqet që me të gjitha mjetet ta ngulfasë lirinë religjioze. Fuqia antikrishterë të cilën protestantët në Shpajer e refuzuan tani është duke vepruar me një forcë të re që përsëri ta vendosë pushtetin e vet suprem të humbur. Lojalitet i njëjtë ndaj Fjalës së Zotit të cilin e shprehën reformatorët në atë periudhë të krizës për reformacionin është shpresa e vetme për reformë në kohën tonë. BZ 199.4
Pati shenja të rrezikut për protestantët; por pati edhe shenja që dëshmuan se është zgjatur dora e Zotit për t'i mbrojtur besimtarët. Në atë kohë “Melanhtoni ngutej me mikun e tij Grineusin rrugëve të Shpajerit drejt Rajnës dhe nxitonte që sa më parë ta kalonte lumin. Pasi që Grineusi habitej me këtë nguti Melanhtoni i tha: “Një plak me pamje serioze dhe solemne, i panjohur për mua, u paraqit para meje dhe më tha: për një çast do të vij nëpunësi i gjykatës i dërguar nga Ferdinandi për ta arrestuar Grineusin”. BZ 200.1
Atë ditë Grineusi ishte trishtuar nga një predikim i Faberit, mësuesit prijës të katolikëve; kishte shkuar te ai dhe e kishte qortuar që po i mbronte “disa lajthitje të mbrapshta”. Faberi e kishte fshehur mllefin e tij por menjëherë pas kësaj kishte shkuar te mbreti dhe e kishte marrë autorizimin për ta arrestuar profesorin e Hajderlbergut. Melanhtoni besonte fuqishëm se vet Zoti e kishte shpëtuar mikun e tij duke ia dërguar njërin nga engjëjt e tij të shenjtë për t'ia tërhequr vërejtjen. BZ 200.2
“Duke qëndruar i palëvizshëm në bregun e Rajnës, Melanhtoni priti deri sa lumi nuk e shpëtoi Grineusin nga ndjekësit e tij. “Më në fund!” Klithi Melanhtoni, kur e pa në bregun tjetër—“T'iu shkëpute nga dhëmbët e atyre që janë të etshëm për gjak të pafajshëm”. Kur u kthye në shtëpi Melanhtoni mori vesh se gardianët duke e kërkuar Grineusin ia kishin bastisur shtëpinë nga themeli e deri në kulm”.151Ibid, knj. XIII, gl. 6. BZ 200.3
Reformacioni u deshtë të paraqitej para viganëve të këtij vendi në mënyrë edhe më madhështore. Mbreti Ferdinandi refuzoi t'i dëgjonte princërit protestantë; mirëpo atyre u dha mundësia që çështjen e vet ta paraqisnin para perandorit dhe para prijësve të tubuar kishtarë dhe shtetërorë. Me qëllim që t'i heshtëte mospajtimet Karli V një vit pas protestës në Shpajer e thirri Kuvendin shtetëror në Augsburg duke deklaruar se e kishte ndërmend ta kryesonte vet. Në të u thirrën edhe prijësit protestantë. Reformacionit i kanoseshin rreziqe të mëdha, por mbrojtësit e tij veprën e vet e lanë në duart e Zotit dhe u betuan se me vendosshmëri do ta mbronin Ungjillin. Princin e zgjedhur të sasëve këshilltarët e udhëzonin që mos shkonte në kuvend. I thanë se perandori po i thërret princërit për t'i futur në kurth. “A nuk domethënë që të rrezikosh çdo gjë në qoftë se shkon dhe mbyllesh ndërmjet mureve të qytetit të një armiku të fuqishëm?” Kurse disa të tjerë i thoshin: “Le të jenë princërit të guximshëm dhe vepra e Zotit do të shpëtohet”. “Zoti është besnik: Ai nuk do të ju braktisë” i tha Luteri. Princi i zgjedhur me përcjelljen e tij u nisë në rrugë për në Augsburg. Të gjithë e dinin se çfarë rreziqesh i kërcënoheshin këtij princi dhe shumë prej tyre kishin ardhur me zemra të shqetësuara dhe me parandjenja të errëta. Mirëpo, Luteri i cili i kishte përcjellur deri në Koburg ua kishte përforcuar besimin e luhatur duke ua kënduar këngën e njohur të cilën e kishte shkruar në atë rrugë: “Qyteti i jonë i fortë është Perëndia—Zot!” Shumë parandjenja të errëta ishin zhdukur dhe shumë zemra të luhatura ishin ngjallur nga melodia e kësaj kënge të pavdekshme. BZ 200.4
Princërit protestantë kishin vendosur ta paraqisnin besimin e tyre në kuvend me një mbarshtrim sistematik të pikëpamjeve të tyre të argumentuara me vargjet nga Shkrimi Shenjt. Përpilimi i kësaj ijale u ishte besuar Luterit, Melanhtonit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Këtë fjalë protestatnët e pranuan si shprehje te bindjes së tyre fetare dhe u tubuan që ta firmosnin këtë dokument të rëndësishëm. Ky ishte një çast solemn dhe kritik. Reformatorët kishin dëshiruar në veçanti që vepra e tyre të mos përzihej me politikë duke theksuar se reformacioni duhet ta ushtrojë vetëm atë ndikim i cili delë nga Fjala e Zotit. Kur princërit e krishterë filluan ta nënshkruanin deklaratën mbi besimin edhe fenë e tyre, Melanhtoni intervenoi duke thënë: “Teologët dhe predikuesit duhet t'i propozojnë këto gjëra, kurse autoritetin e prijësve sekularist duhet ta ruajmë për çështjet tjera”. “Ruejna Zot që ju të më përjashtoni!”—tha princi i zgjedhur Johani sas. “Unë kam vendosur ta bëj atë që është e drejtë, pa marrë parasysh kurorën; unë dua ta ndjek Krishtin. Uniforma e ime zgjedhore dhe helmelina për mua nuk janë aq të çmueshme sa kryqi i Jezu Krishtit. Këto shenja të madhësisë sime do t'i lë në tokë, por kryqi i Krishtit do të më përcjellë deri në yje”. Pasi e tha këtë e vuri nënshkrimin e tij në dokument. Një princ tjetër duke e marrë penën në dorë tha: “Në qoftë se këtë e kërkon nderi i Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tim, jam i gatshëm të heq dorë nga pasuria dhe jeta e ime”. “Më me ëndje do të heq dorë nga shtetasit dhe principatat e mija, më parë do të shkoj nga atdheu im me shkop në dorë, më me ëndje do t'i fitoj mjetet për ekzistencën time duke hequr pluhurin nga këpucët e të huajve se sa ta pranoj ndonjë mësim tjetër nga kjo që e përmban kjo deklaratë”. I tillë ishte besimi dhe guximi i këtyre njerëve të Zotit. BZ 202.1
Më në fund erdhi momenti për të dalë para perandorit Karlit V i cili qëndronte në fronin e tij i rrethuar me princër të zgjedhur dhe kontë, i cili i pranoi reformatorët protestantë. U lexua deklarata për besimin e tyre. Në kuvendin e lavdishëm u dëshmuan qartë të vërtetat e Ungjillit dhe u zbuluan lajthitjet e kishës së papatit. Me të drejtë kjo ditë u quajt “Dita më e madhe e reformacionit dhe njëra ndër ditët më të lavdishme në historinë e krishterimit dhe të njerëzimit”.152Ibid, knj. XIV, gl. 7. BZ 203.1
Kishin kaluar vetëm disa vite nga koha kur murgu nga Vytenbergu kishte qëndruar vet para kuvendit në Vorms. Tani në vendin e tij qëndronin princërit më të fuqishëm të perandorisë. Luteri e kishte të ndaluar të vinte në Augsburg, por ai ishte i pranishëm me fjalët dhe lutjet e tij. “Gëzohem shumë”—shkruante ai—“që e përjetova këtë çast kur Krishti u lavdërua nga ana e ushtruesëve aq autoritarë të besimit dhe nga një kuvend aq të lavdishëm”.153Ibid, knj. XIV, gl. 7. Kështu u plotësua ajo që ishte thënë në Shkrimin Shenjt: “Para mbretërve do të flas, për dëshmitë e tua e nuk do të më vijë turp.” (Psalmi 119,46) BZ 203.2
“Falë prangave të apostullit Palit, në kohën e tij Ungjilli u ishte zbuluar princërve dhe fisnikëve të qytetit perandorak. Kështu ndodhi edhe në këtë rast monumental: pasi që mbreti e kishte ndaluar predikimin e Ungjillit në sallat e predikimit ai u predkiua në pallat; ate që shumë kush e kishte konsideruar si të pakëndshme për ta dëgjuar shërbëtorët, e dëgjonin me habi njerëzit e mëdhenj dhe princërit e perandorisë. Mbreti dhe prijësit e tjerë ishin dëgjues; princërit me kurora predikuesë, ndërsa predikim ishte e vërteta madhështore e Zotit. “Që nga ditët e apostujve”—thoshte një shkrimtar—“nuk ka pasur ngjarje më të madhe e as predikim më madhështor të fesë”.154Ibid, knj. XIV, gl. 7. BZ 203.3
“Të gjitha ato që i thanë ithtarët e Luterit janë të vërteta; këtë nuk mund ta mohojnë”—tha një peshkop i papës. “A mund ta mohoni me dëshmi të arsyeshme besimin dhe fenë të cilën e kanë mbarështruar princi i zgjedhur dhe aleatët e tij?”—e pyeti tjetri dr. Eku-n. “Me shkrimet e apostujve dhe të profetëve—jo”—iu përgjegj ky—“por me shkrimet e etërve dhe të kuvendit—po!” “E kuptova”—tha ai që kishte pyetur—“Luteristët sipas fjalëve tuaja janë në Shkrimin Shenjt, kurse ne jashtë tij”.155Ibid, knj. XIV, gl. 8. BZ 203.4
Disa nga princërit Gjermanë u pëfituan në favor të reformacionit. Vetë perandori deklaroi se dëshmitë e protestantëve janë e vërtetë e pastër. Feja e tyre u përkthye në shumë gjuhë, u përhapë në tërë Evropën dhe miliona njerëz në brezat e ardhshëm e pranuan si fe të tyre. BZ 204.1
Shërbëtorët besnikë të Zotit nuk punuan vetëm. Deri sa krerët e ndryshëm, pushtetet dhe shpirtërat e këqijë nën qiell u bashkuan kundër tyre, Zoti nuk e harroi popullin e vet. Sikur të kishin qenë të çelur sytë e tyre, ata do të kishin mund t'i shihnin shenjat aq të qarta të pranisë dhe ndihmës së Zotit ashtu siç i kishte parë profeti i vjetër. Kur shërbëtori i Elizeut ia tregoi mbretit të tij ushtrinë armike e cila i rrethonte dhe ia ndërprente çdo mundësi të largimit, profeti iu drejtua Zotit me lutje: “Hapja o Zot sytë që të shoh.” (2 Mbretërve 6,17) “Dhe shih, mali qe plotë kuaj dhe qerre në flakë”. Çetat qiellore qëndronin aty për ta mbrotjur njeriun e Zotit. Poashtu engjëjt qëndronin pranë vepruesëve në veprën e reformacionit. BZ 204.2
Njëri ndër parimet të cilin e theksonte Luteri në veçanti ishte: “Nuk duhet të shërbehemi me fuqinë sekulariste e as ta përdorim armën për mbrojtjen e Veprës hyjnore. Gëzohej që princërit e perandorisë i bashkangjiteshin ungjillit, por kur i propozuan të lidhnin një alenacë mbrojtëse ai deklaroi se “shkencën e Ungjillit duhet ta mbrojë vet Zoti. Sa më pak që njerëzit të përzihen aq më qartë do të ndërmjetësojë Zoti. Të gjitha masat politike të përkujdesjes i konsideronte si pasojë të qyqarllëkut dhe të mosbesimit mëkatar”.156Ibid, knj. X, gl. 14. London ed. BZ 204.3
Kur u bashkuan forcat armiqësore për ta rrëzuar fenë e reformuar dhe kur dukej se mijëra shpata ishin nxjerrur nga myliet për ta shkatërruar Luteri kishte shkruar: “Satani është tërbuar; Pontifeksi heretik ka bërë puç; na kërcënohen me luftë. Këshillojeni popullin që të luftojë me trimëri për Fronin hyjnor me besim dhe lutje në mënyrë që armiqët tanë të mposhtur me Shpirtin Shenjt të detyrohen për paqe. Nevoja jonë kryesore, detyra jonë e parë është lutja; le ta dijë populli se tani i është ekspozuar tehut të shpatës dhe mllefit të satanit dhe le të lutet”.157Ibid, knj. X, gl. 14. BZ 204.4
Më vonë duke menduar për aleancën e propozuar të shteteve ungjillore Luteri kishte thënë se arma e vetme të cilën duhet përdorur në atë luftë është “shpata e shpirtit”. Princit të zgjedhur sas i shkruante: “Ne nuk mund ta lejojmë kundër ndërgjegjes sonë aleancën e cila na propozohet. Më mirë të vdesim dhjetë herë se ta shohim veprën tonë të Ungjillit si shkak të gjakderdhjes. Pjesa e jonë është që të jemi si delet e caktuara për therrtore. Duhet ta bartim kryqin e Krishtit. Lartëmadhëria juaj le të mos ketë frikë. Ne do të bëjmë shumë më tepër me lutje se sa armiqët tanë me lavdëratat e tyre. Vetëm të mos përlyhen duart tuaja me gjakun e vëllezërve tanë. Në qoftë se perandori kërkon që të dalim para gjyqit, ne jemi të gatshëm të dalim. Ju nuk mund ta mbroni fenë tonë. Secili duhet t'i ekspozohet rreziqeve për hirë të fesë së vet”.158Ibid, knj. XIV, gl. 1. BZ 204.5
Nga vendi i fshehtë i lutjes kishte ardhur forca e cila në kohën e reformacionit të madh e kishte tronditur botën. Atje në mbështetjen e shenjtë qëndronin shërbëtorët e Zotit në murin e premtimeve të tij. Gjatë kohës së luftës në Augsburg Luteri nuk kishte mbetur asnjë ditë pa ia kushtuar tri orë lutjes pikërisht në kohën e cila ishte më e përshtatëshme për mësime. Në fshehtësinë e dhomës së vet ai e derdhte shpirtin para Zotit me fjalët përplot besim dhe shpresë si njeriu kur flet me mikun e vet. “Unë e ndiej që Ti je Ati ynë dhe Zoti”—thoshte reformatori—“dhe se Ti do t'i shpëmdash persekutuesit e fëmijëve Tu, sepse Ti së bashku me ne je në rrezik. Kjo është vepra e Jote dhe ne e filluam sepse ishte dëshira e Jote. Prandaj na mbroj o At!”159Ibid, knj. XIV, gl. 6. BZ 205.1
Melanhtonit të shqetësuar nga pesha e halleve dhe nga frika i shkruante: “Mëshira dhe paqja në Krishtin!—në Krishtin them e jo në botë. Amin. I urrej me një urrejtje të tmerrshme këto fatkeqësi të rënda që po të brejnë. Në qoftë se vepra është e padrejtë ta lëmë; por në qoftë se është e drejtë, përse të dyshojmë në premtimet e Atij i cili na urdhëron të flejmë të qetë? Krishti nuk do të heqë dorë nga veprat e drejtësisë dhe të së vërtetës. Ai jeton dhe sundon; prandaj prej kujt duhet të frikësohemi!”160Ibid, knj. XIV, gl. 6. BZ 205.2
Zoti i dëgjoi gjëmët e shërbëtorëve të vet. Ai ua dha princërve dhe predikuesëve fuqinë dhe guximin për ta mbrojtur të vërtetën kundër princit të errësirës së kësaj bote. “Ja, po vë në Sion një gurë këndi, të zgjedhur, të çmueshëm. Kush beson në të, jo nuk do të mbetet i turpëruar.” (1 Pjetrit 2,6) Reformatorët protestantë ishin mbështetur në Krishtin, prandaj nuk mund të mposhteshin nga dyert e ferrit. BZ 205.3