Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit

9/47

5. GJON VIKLIF

Në kohën para Reformacionit kishte shumë pak ekzemplarë të Shkrimit Shenjt, por Zoti nuk kishte lejuar që Fjala e tij të zhdukej plotësisht. Të vërtëtat e Biblës nuk kanë mundur të mbeten të fshehura përgjithmonë. Zoti gjithashtu ka mundur shumë lehtë ta çliroje fjalën e jetës ashtu siç ka mundur t'i hapë dyert e errësirës dhe t'i heq prangat për t'i çliruar shërbëtorët e vet. Në vendet e ndryshme evropiane Shpirti Shenjt i kishte zgjuar njerëzit ta kërkojnë të vërtetën si thesar i fshehur. Providenca i kishte sjellur te Shkrimi Shenjt dhe ata me intersim të gjallë i kishin studijuar faqet e tij të shenjta. Ishin të gatshëm ta marrin dritën pa marrë parasysh çmimin e saj. Edhe pse nuk kanë mundur t'i shohin qartë të gjitha pikat e së vërtetës megjithatë i kanë kuptuar shumë të vërteta të cilat ishin fshehur për shumë kohë. Si të dërguar qiellor ata ishin nisur rrugës që t'i shkëpusin hallkat e zinxhirit të lajthitjeve dhe të bestytnive dhe t'i thërrasin ata të cilët shumë kohë kishin qenë të robëruar që të ngriten dhe ta forcojnë lirinë e vet. BZ 84.1

Përveç te valdenzianët, Fjala hyjnore me shekuj kishte qenë nën dry sepse ajo ekzistonte në gjuhët të cilat ishin të njohura vetëm për të dijshmit. Mirëpo tani kishte ardhur koha që Shkrimi Shenjt të përkthehet dhe që popujve të ndryshëm tu jepet në gjuhën e tyre amtare. Bota e kishte përballuar kohën e vet të mesnatës. Orët e errësirës kishin kaluar dhe në shumë vende ishin paraqitur shenjat e para të mëngjesit që po agonte. Në shekullin XIV në Angli u paraqit “Ylli i mëngjesit i reformacionit”. Gjon Viklif ishte lajmëtarë i reformacionit jo vetëm për Anglinë por për tërë krishterimin. Protesta e madhe të cilin ai e ngriti kundër Romës kurr nuk ka mundur të heshtet. Kjo protestë e shkaktoi luftën që e solli lirinë e individit të kishave dhe të popujve. BZ 84.2

Viklifi kishte arritur një edukatë të mirë. Frika prej Zotit për të ishte fdlimi i urtisë. Qysh në shkollë shquhej për nga devotshmëria e sinqertë, aftësitë e jashtëzakonshme dhe nxënia e madhe. Në dëshirën e vet për dije synonte që të njihej me çdo degë të shkencës. Ai e kishte studjuar thellësisht filozofinë skolastike, të drejtën kishtare dhe civile e sidomos ligjet e vendit të vet. Në punën e tij të mëvonshme ishte manifestuar arsimimi i tij i mëhershëm. Njohuritë bazike të filozofisë të kohës së vet ia kishin bërë të mundshme që t'i zbulojë gabimet e saj, kurse njohuritë për ligjet shtetërore dhe kishtare ia kishin bërë të mundshme të merrte pjesë në luftën e madhe për liritë qytetare dhe religjioze. Ai shërbehej jo vetëm me armën e Fjalës së Zotit por edhe me përgatitjen intelektuale që e kishte arritur nëpër shkolla ndërsa kjo i ndihmonte që ta kuptonte taktikën e njerëzve të ditur. Gjenialiteti dhe arsimimi i tij i gjerë dhe bazik kishin bërë që të respektohej si nga miqët ashtu dhe nga armiqët. Ithtarët e Viklifit e shikonin me kënaqësi kur heroi i tyre qëndronte në vendin e parë ndër mendjet prijëse të popullit të tij, kurse armiqët e tij nuk mund ta inkriminonin veprën e reformacionit duke akuzuar për mosdije apo për dobësi të prijësit. BZ 84.3

Qysh në shkollë Viklifi i qe përkushtuar studimit të Shkrimit Shenjt. Në atë kohë kur Shkrimi Shenjt ekzistonte vetëm në gjuhët e vjetra, vetëm njerëzit e arsimuar mund ta gjenin rrugën deri te burimi i së vërtetës, ndërsa për të paarsimuarit e vërteta mbetej e fshehur. Kështu u përgatit rruga për veprën e ardhshme reformatore të Viklifit. Njerëzit e arsimuar e studionin Fjalën hyjnore dhe në të e gjenin mëshirën hyjnore e cila u zbulohej. Në ligjëratat e tyre e përhapnin dijen për këtë të vërtetë dhe kështu i nxisnin edhe të tjerët për t'iu kthyer Fjalës së gjallë hyjnore. BZ 85.1

Kur Viklifi iu përkushtua Shkrimit Shenjt filloi ta studijonte aq në mënyrë të thelluar ashtu siç i kishte studjuar lëndët shkollore. Deri atëherë e kishte ndjerë një zbraztësi të cilën nuk kishte mundur t'ia plotësonte as shkenca skolastike, as shkenca kishtare. Në Fjalën hyjnore gjeti ate që më parë e kërkonte më kot. Aty u njohtua me planin e shpëtimit dhe me Krishtin, ndërmjetësuesin e vetëm për njeriun. Iu përkushtua shërbesës së Krishtit dhe vendosi që t'i shpallë të vërtetat që i kishte zbuluar. BZ 85.2

Si dhe reformatorët e mëvonshëm Viklifi në fillimin e veprës së tij nuk e kishte parashikuar se ku do ta shpiente ajo. Ai nuk iu kishte kundërvënë Romës me paramendim. Mirëpo lojaliteti ndaj të së vërtetës e kishte shpënë drejtë konfliktit me lajthitjen. Sa më qartë që i shihte lajthitjet e papatit, aq më me zell e publikonte mësimin e Shkrimit Shenjt. Ai e kishte parë se Roma e kishte braktisur Fjalën hyjnore për hirë të traditës njerëzore. Pa frikë i qortonte klerikët të cilët e kishin përzënë Shkrimin Shenjt dhe dëshironte që ai përsëri t'i jepej popullit dhe që autoriteti i këtij shkrimi përsëri të ngritej në besim. Ishte mësues i aftë dhe i zjarrtë dhe predikues i shquar; jeta e tij e përditshme dëshmonte në favor të së vërtetës të cilën e predikonte. Njohja e Shkrimit Shenjt, fuqia e gjykimit, pastërtia e jetës së tij, guximi i paluhatshëm dhe drejtësia që i flente në zemër ia siguronin respektin dhe besimin e përgjithshëm. Shumë njerëz nga populli ishin të pakënaqur me besimin e tyre të përparëm kur e shihnin anarkinë që mbizotëronte në kishën e Romës kështu që me gëzim të hapur i pranonin të vërtetat të cilat ua zbulonte Viklifi; mirëpo prijësit e papatit dridheshin nga mllefi kur e shihnin se ky reformator kishte ndikim më të madh se ata. BZ 85.3

Viklifi ishte i shkathtë në zbulimin e lajthitjeve dhe pa ngurruar i sulmonte keqpërdorimet të cilat i lejonte Roma. Si kapelan mbretror, ai ishte ngritur me guxim kundër pagesës së tatimit të cilin e kërkonte papa nga mbreti i Anglisë dhe kishte dëshmuar se përvetsimi i autoritetit nga ana e papës ndaj pushtetarëve botëror është në kundërshtim jo vetëm me arsyen por edhe me Zbulesën. Kërkesat e papës në Angli kishin shkaktuar pezmatim të madh kurse mësimet e Viklifit kishin ndikesë të fuqishme në prijësit e kombit. Mbreti dhe princërit u bashkuan në refuzimin e pushtetit suprem të papës dhe refuzuan që atij t'i paguanin tatim. Kështu në Angli iu dha goditje e fuqishme mbisundimit të papatit. BZ 86.1

E keqja e dytë kundër të cilët reformatori e zhvilloi një luftë të gjatë dhe të vendosur ishte rendi i murgëve—lypësve, këta murgë e kishin vërshuar Anglinë dhe ishin bërë pengesë e madhe për përparimin dhe dinjitetin e popullit. Prodhimtaria, edukata, morali të gjitha këto e kishin ndjerë ndikimin e dëmshëm të tyre. Jeta e murgëve të dembelisë dhe të lypjes ishte bërë jo vetëm barrë e rëndë për të ardhurat popullore por kishte shkaktuar edhe urrejtje ndaj punës së dobishme. Rinia ishte demoralizuar dhe prishur. Nën ndikimin e murgëve shumë sish shkonin në manastire dhe i kushtoheshin jetës aty kurse këtë e bënin pa lejen prindërve bile pa dijen dhe kundër vullnetit të tyre. Njëri ndër etërit e parë të kishës së Romës, duke e madhëruar jetën e murgëve mbi detyrën e dashurisë dhe dëgjueshmërisë fëmijërore kishte deklaruar: “Në qoftë se babai yt do të shtrihej para dyerëve tua duke qarë dhe duke gjëmuar dhe në qoftë se nëna jote do të tregonte trupin i cili të ka bartur dhe gjinjët të cilët të kanë ushqyer mos ngurro që t'i shtyesh dhe të nisesh drejt Krishtit. “Këtij akti të tmerrshëm antinjerëzor”, siç e kishte quajtur më vone Luteri “i cili më tepër i përgjigjet ujkut dhe tiranit se sa besimtaritë dhe njeriut, zemrat e fëmijëve janë ngurrosur ndaj prindërve të vet”.11Barnas Sears, The Life of Luther, strana 70. 69. Kështu prijësit e papatit si farisejët e dikurshëm i shkelnin urdhërat e Zotit për shkak të traditave të veta. Prandaj shtëpitë mbetën të shkreta kurse prindërit pa bijët dhe bijat e veta. BZ 86.2

Bile edhe studentët e universitetit mashtroheshin nga përfytyrimet e rrejshme dhe nxiteshin që të hyjnë në radhët e murgëve. Shumë prej tyre duke e parë se e kishin humbur lumturinë personale dhe se u kishin shkaktuar pikëllim prindërve më vonë ishin penduar; mirëpo njërherë të zënë në rrjetë për ta ishte e pamundëshme që përsëri ta fitonin lirinë e tyre. Shumë prindër duke iu friksuar ndikimit të murgëve më nuk i dërgonin bijtë e tyre në universitet. Si pasojë e kësaj erdhi zvogëlimi i numrit të studentëve të cilët duhet të shkonin në qendrat e mëdha të shkencës. Shkollat po zvogëloheshin ndërsa injoranca po mbizotronte. BZ 88.1

Papa u kishte dhënë të drejtë murgëve që të pranonin rrëfimet dhe të bënin falje. Kjo ishte bërë burim i së keqes së madhe. Duke dëshiruar t'i shtojnë të ardhurat e tyre, murgët—lypsit u jepnin faljet aq lehtë njerëzve kështu që te ata vinin kriminelët e llojeve të ndryshëm për ta marrur faljen ndërsa si pasojë e kësaj shumë shpejtë filluan të shumëzohen veset më të tmerrshme dhe krimet më të ndryshme. Të sëmurët dhe të varfërit leheshin të pësonin, kurse dhuratat të cilat do t'i plotësonin nevojat e tyre shkonin në duart e murgëve të cilat me frikësime nga populli nxirrnin dhurata duke i shpallur si të pa fe të gjithë ata që refuzonin ta shpërblenin rendin e tyre. Megjithë varfërinë e tyre të proklamuar, pasuria e këtij rendi të lypësve vazhdimisht shtohej. Pallatet e tyre madhështore dhe gostit luksoze edhe më tepër e nxjermin në shesh varfërinë e popullit e cila nga dita në ditë shtohej gjithnjë e më tepër. Dhe, derisa ata e kalonin kohën e tyre në luks dhe në kënaqësi, në botë i dërgonin njerëzit e padijshëm të cilët e argëtonin popullin me tregime të bukura, me legjenda dhe shaka duke i mashtruar që edhe më tepër t'u besonin murgëve. Krahas kësaj rendi i lypësve ndikonte në grumbullin bestyt që të besonte se e tërë detyra e tyre religjioze qëndronte në pranimin e pushtetit suprem të papatit, në respektimin e shenjtërve dhe në dhënien e lëmoshës murgëve dhe se të gjitha këto mjaftonin që ata vetes t'ia siguronin vendin në qiell. BZ 88.2

Njerëzit e dijshëm dhe të devotshme më kot përpiqeshin që ta reformojnë këtë rend të murgëve, mirëpo Viklifi në saje të mendjemprehtësisë së jashtëzakonshme e kishte kuptuar rrënjën e së keqes dhe kishte deklaruar se ky sistem është i gabueshëm dhe se duhet të suprimohet. U shkaktua debat i madh dhe lindën shumë pyetje. Shumë njerëz duke parë se murgët po silleshin nëpër tërë vendin dhe se po i shitnin faljet e papës filluan të dyshonin se falja mund të blehet për para dhe parashtruan pyetjen se a do të duhej më parë të kërkonin falje nga Zoti se sa nga peshkopi i Romës. Të tjerët ishin trishtuar ndaj pangopsisë së murgëve të cilët nuk mund të ngopeshin. Ata thoshin: “Murgët dhe klerikët e Romës do të na hanë si kanceri. Zoti na çliroftë sepse përndryshe populli do të shkatërrohet”.11Barnas Sears, The Life of Luther, strana 70. 69. Për ta arsyetuar pangopsinë e vet këta murg-lypës deklaronin se po e ndiqnin shembullin e Shpëtimtarit sepse Ai dhe nxënsit e Tij kishin jetuar nga lëmosha e popullit. Ky pohim ishte në dëm të tyre sepse i kishte nxitur shumë njerëz që ta studjonin Shkrimin Shenjt dhe që vet ta mësonin të vërtetën, gjë e cila Romës nuk i përgjigjej. Njerëzit ecën drejt Burimit të së vërtetës, të cilin Roma donte ta fshihte. BZ 89.1

Viklifi filloi të shkruante dhe të publikonte shqyrtime kundër murgëve jo aq me qëllim për t'u zënë me ta por për t'ua tërhequr vërejtjen njerëzve lidhur me mësimin e Shkrimit Shenjt dhe me Autorin e tij. Ai deklaronte se papa nuk ka pushtet më të madh në pikëpamje të dhënies së faljeve apo të përjashtimeve nga kisha, se sa klerikët dhe se askush nuk mund të përjashtohet në mënyrë të plotëfuqishme në qoftë se vet e ka tërhequr mbi vete mllefin e Zotit. Asnjë mënyrë tjetër nuk do të mund të ishte më e sukseshme se kjo me të cilën Viklifi e kishte ndërmarrë aksionin për ta rrënuar arkitekturën jashtëzakonisht të madhe të pushtetit shpirtëror dhe sekularist të cilin papa e kishte ngritur me të cilin i mbante në skllavëri miliona njerëz. BZ 89.2

Viklifi përsëri u ftua t'i mbronte të drejtat e kurorës së Anglisë kundër përzierjes së Romës. Si i dërguar i mbretit i kaloi dy vjet në Holandë ku negocionte me përfaqësuesit e Romës. Aty vendosi lidhje me klerikët e Francës, të Italisë dhe të Spanjës; pati mundësi të shihte se çka ndodhte prapa perdes dhe të njihet me shumë gjëra të cilat ia kishin fshehur deri sa ishte në Angli. Mësoi shumë çka që i ndihmoi në punën e tij të mëvonshme. Përmes atyre përfaqësuesve të oborrit të papatit, ai pati mundësi të njihej me natyrën dhe qëllimin e vërtetë të kierarkiksë. Duke u kthyer në Angli filloi të predikonte në mënyrë më të hapët dhe më me zjarr; ai deklaroi se lakmia, krekosja dhe gënjeshtrat janë zotëra të Romës. BZ 89.3

Në njërën nga debatet e tija ai u shprehë kësisoji për papën dhe mbledhësit e tatimeve të tij: “Ata i tërheqin nga vendi ynë mjetet që i destinohen të varfërve; për një vit shkojnë mijëra marka të parave të mbretit për sakramente dhe përshpirtje kurse kjo nuk është asgjë tjetër pos heretizëm i mallkuar—simoni, në të cilën ata e shtyejnë tërë krishterimin. Dhe, vërtetë sikur vendi ynë ta kishte një kodër të madhe me flori dhe askush të mos merrte përveç mbledhësve të pangopshëm dhe Pontifeksit botëror, për një kohë kjo kodër do të zhdukej; sepse ata e marrin nga vendi ynë paranë kurse nuk na japin asgjë tjetër, përveç mallkimit hyjnor për shkak të simonisë”.12John Lewis, History of the Life and Sufferings of J. Wiclif, str. 37. BZ 90.1

Së shpejti pas kthimit në Angli mbreti e emëroi Viklifin zhupan në Latervor. Kjo ishte një dëshmi se mbreti nuk ishte i pakënaqur me fjalimin e tij të hapët. Ndikimi i Viklifit ndjehej në marrjen e vendimeve të oborrit dhe në formimin e besimit të popullit. BZ 90.2

Roma së shpejti filloi ta gjuante me re. Në Angli u dërguan tri letra të papatit: universitetit, mbretit dhe klerikëve të lartë; të tri letrat urdhëronin që menjëherë të ndërmerren masa dhe t'i mbyllet goja mësuesit të heretizmit.13Neander, General History of bigné, book XVII, gl. 7; Neander, vol. V, sect. 2, str. 149. Para ardhjes së këtyre letrave peshkopët nga zelli i tyre e thirrën Viklifin të paraqitej para tyre për ta marrë në pyetje. Mirëpo, dy princërit më të fuqishëm në mbretëri e dërguan Viklifin në gjyq; popullli i cili e kishte rrethuar ndërtesën dhe që e hapi me dhunë gjykatën aq shumë i tmerroi gjykatësit sa që hetimet qenë ndërprerë, kurse Viklifi mundi të shkonte i qetë. Pak më vonë vdiq Eduardi III të cilin në pleqërinë e tij peshkopët e nxisnin kundër Reformatorit kurse regjent mbretëror u bë mbrojtësi i dikurshëm i Viklifit. BZ 90.3

Letra e papës e ftonte Anglinë që ta burgoste heretikun (Shih: Shtojca historike). Këto masa e shpienin drejt e në turrën e zjarrit. Dukej se ai do të bëhej pre e hakmarrjes së Romës. Mirëpo, ai që dikur kishte deklaruar: “Mos u friko: unë jam mburoja e jote” përsëri ia zgjati dorën e mbrojtjes shërbëtorit të tij.” (Zanafilla 15,1) Erdhi vdekja, jo e reformatorit por e papës i cili kishte urdhëruar që Viklifi të zhdukej. Gërguri XI vdiq, kurse klerikët që u mblodhën ta gjykonin Viklifin u shpëmdanë. BZ 90.4

Profetizimi i Zotit edhe më tutje e mbronte reformacionin i cili po lindte. Pas vdekjes së Gërgurit u zgjodhën dy kundër-papa. Dy fuqi kundërshtare të cilat e quanin veten të pagabueshmë kërkonin dëgjueshmëri. Secili papë i ftonte besimtarët që t'i ndihmonin në luftë kundër kundërshtarëve të tij duke i formësuar kërkesat e veta me anatema të tmershme kundër kundërshtarit dhe me premtimet e dhuratave qiellore për të gjithë ndihmësit e tij. Këto ngjarje e dobësuan shumë pushtetin e papatit. Palët kundërshtare qenë zënë në luftë ndërmjet tyre, ndërsa Viklifi një kohë ishte lënë në qetësi. Anatemat dhe akuzat reciproke fluturonin nga papa te papa, ndërsa rrëkejt e gjakut qenë dërdhur në luftën për ngadhnjimin e interesave të tyre kundërshtare. Krimet dhe skandalet e vërshuan kishën. Mirëpo, reformatori në qetësinë e komunës së tij kishtare në Latervort punonte me zell në mënyrë që ta tërhiqte vëmendjen e njerëzve nga papët të cilët luftonin ndërmjet vete dhe këtë vëmendje e orientonte drejtë Jezusit, princit të paqes. Përçarja në kishë me të gjitha zënkat dhe amoralitetin ia hapën rrugën reformacionit duke ia mundësuar popullit ta njihte natyrën e vërtetë të papatit. Në një shqyrtim “Për përçarjen e papëve” Viklifi i ftonte lexuesit e vet që seriozisht të mendonin se a po e flisnin të dy papët të vërtetën kur njëri tjetrin e quanin antikrisht. “Zoti” thoshte ai “nuk ka dashur më gjatë të durojë që armiku të ketë pushtet vetëm përmes një kleriku të tillë . . . por lejoi që ndërmjet tyre të shkaktohet përçarje në mënyrë që besimtarët në emrin e Zotit më lehtë të mund të ngadhnjenin mbi të dy”. BZ 91.1

Viklifi si dhe Mësuesi i tij ua predikonte ungjillin të varfërve. Ishte i pakënaqur që drita e së vërtetës të përhapet vetëm në shtëpitë modeste të komunës së tij kishtare në Latervort dhe për këtë arsye vendosi që të vërtetën ta dërgonte në të gjitha pjesët e Anglisë. Me qëllim që ta arrinte këtë ai e organizoi një grup të predikuesëve prej njerëzve të thjeshtë dhe të devotshëm të cilët e donin të vërtetën dhe asgjë nuk dëshironin më tepër se ta përhapnin atë. Këta njerëz shkonin në të gjitha anët, e predikonin të vërtetën nëpër sheshe, nëpër rrugët e qyteteve të mëdha dhe nëpër fshtara. Ata i vizitonin pleqët, të varfërit dhe të sëmurët dhe ua shpallnin lajmet e gëzuara të mëshirës hyjnore. BZ 91.2

Si profesor i teologjisë në Oksford, Viklifi e predikonte Fjalën hyjnore në sallat e universitetit. Ai në mënyrë aq besnike ia paraqiste të vërtetën studentëve të vet sa që ata e quajtën “Mësues i ungjillit”. Mirëpo vepra më e madhe e jetës së tij është përkthimi i Shkrimit Shenjt në gjuhën angleze. Në këtë vepër “Për të vërtetëtn dhe kuptimin e Shkrimit Shenjt” kishte deklaruar se e ka ndërmend ta përkthejë Shkrimin Shenjt në mënyrë që secili anglez të mund të lexonte në gjuhën e vet për veprat e mrekullueshme hyjnore. BZ 92.1

Mirëpo rruga e tij papritmas ishte ndërprerë. Ndonëse nuk i kishte ende 60 vjet, mësimi i tepruar, puna e pandërprerë dhe sulmet e armiqëve ia kishin dobësuar fuqinë dhe ai ishte mplakur para kohës. Ishte sëmurë nga një sëmundje e rrezikshme. Lajmi për këtë i kishte gëzuar murgët. Ata kishin menduar se ky do të pendohej hidhur, për të keqen që ia kishte bërë kishës dhe ishin ngutur në dhomë ku lëngonte për ta dëgjuar rrëfimin e tij. Katër rende fetare i kishin dërguar të dërguarit e tyre të cilët së bashku me katër nëpunës sekularistë shtetëror e kishin rrethuar këtë njeri për të cilin mendonin se ishte para vdekjes. Ata i kishin thënë: “Vdekjen e keni në buzë, pendohuni për mëkatet tuaja në praninë tonë dhe mohojeni ate që e keni thënë kundër nesh”. Reformatori i kishte dëgjuar qetë e mandej e kishte lutur shërbëtorin e tij ta ngrisë nga shtrati dhe duke e drejtuar shikimin e vendosur në ata që e prisnin mohimin e tij u kishte thënë me zë të fuqishëm dhe të prerë i cili shpeshherë i kishte bërë të dridhen: “Unë nuk do të vdes, por do të jetoj edhe më tutje dhe do t'i njollos veprat e këqija të murgëve—lypësve”. Të trullosur dhe të trishtuar me përgjegjjen e këtillë murgët kishin ikur nga dhoma. BZ 92.2

Fjalët e Viklifit ishin plotësuar. Ai kishte jetuar edhe më tutje për t'iu ofruar bashkëqytetarëve të vet mjetin më të fuqishëm kundër Romës—Shkrimin Shenjt, mjet ky i caktuar nga qielli për çlirimin, arsimimin dhe shenjtërimin e popullit. Me qëllim që kjo vepër të kryhej nevojitej të përballoheshin shumë pengesa. Viklifi ishte dobësuar shumë me trup. Ai e dinte se për punë i mbeten vetëm edhe disa vjetë. E shihte rrezistencën me të cilën do të binte në konflikt por i kurajuar nga premtimet e Fjalës hyjnore shkonte guximshëm përpara. Profetizimi i veçantë hyjnor ia kishte ruajtur të padobësuar forcën intelektuale dhe përvojën e pasur kështu që e kishte përgatitur pikërisht për veprën e tij më të madhe. Deri sa në tërë krishterimin mbizotëronin shqetësimet, reformatori në komunën e tij kishtare në Latervort, duke mos e përfillur stuhinë e cila përjashta ishte e tmerrshme, iu përkushtua tërësisht veprës së zgjedhur. BZ 92.3

Më në fund puna ishte përfunduar—përkthimi i parë i Biblës në gjuhën angleze ishte përfunduar. Reformatori tani nuk frikësohej as nga burgu e as nga turra e zjarrit. Ia dorëzoi në dorë popullit anglez dritën e cila kurrë nuk guxon të shuhet. Duke ua dhënë bashkë-kombasëve të tij Shkrimin Shenjt ai ndikoi që edhe më tepër të shkëputen vargojt e injorancës, të padijes dhe veseve dhe që popullin e tij ta çlirojë dhe ta ngrisë se sa që kishin bërë fitoret më të lavdishme në fushëbeteja. BZ 93.1

Pasi që shkathtësia e shtypit ende ishte e panjohur atëherë kopjet e reja të Biblës mund të fitoheshin vetëm me punë të qëndrueshme dhe të mundimshme. Interesimi për këtë libër ishte aq i madh sa që shumë njerëz vullnetarisht iu përkushtuan kopjimit të saj, por megjithatë nuk mund të plotësoheshin kërkesat e të gjithë atyre që e kërkonin. Disa blerës më të pasur dëshironin që ta kishin tërë kopjen e Shkrimit Shenjt. Disa të tjerë i blenin vetëm pjesët e caktuara të Fjalës hyjnore. Shpeshherë bashkoheshin nga disa familje për ta siguruar një kopje të përbashkët. Kështu përkthimi i Biblës nga Viklifi së shpejti e gjeti rrugën për në shtëpitë e popullit anglez. BZ 93.2

Duke iu drejtuar arsyes së shëndoshë njerëzore, Viklifi e zgjoi popullin nga nënshtrimi pasiv dogmave të papës. Ai e predikonte shkencën me të cilën më vonë u cilësua protestantizmi: shpëtimi me besim në Zotin dhe pagabueshmëria e Shkrimit Shenjt. Predikuesit të cilët ai i kishte dërguar e përhapën Shkrimin Shenjt dhe shrimet reformatore me aso suksesi sa që fenë e re e pranoi gati gjysma e popullit anglez. BZ 93.3

Paraqitja e Shkrimit Shenjt i frikësoi prijësit kishtarë. Tani ata ballafaqoheshin me një kundërshtar më të fuqishëm se Viklifi, me kundërshtarin kundër të cilit arma e tyre nuk ndihmonte shumë. Në atë kohë në Angli nuk ekzistonte ligji i cili do të ndalonte Shkrimin Shenjt, sepse ai kurrë më parë nuk ishte publikuar në gjuhën e popullit. Ligjet e tilla u miratuan më vonë dhe u zbatuan me përpikëri. Megjithatë, përkundër rrezistencës së klerikëve, Fjala e Zotit përhapej. Prijësit e papatit përsëri thurrën plane se si ta heshtin zërin e reformatorit. Tri herë e ftuan në gjyq por pa sukses. Së pari një sinod i peshkopatit i kishte shpallur shkrimet e tija heretike dhe duke e përfituar për vete mbretin e ri Rikardin II ia kishin arritur që të lëshohej dekreti mbretëror në bazë të të cilit detyrohej të burgoseshin të gjithë ata që i përkrahnin mësimet e ndaluara. BZ 93.4

Pas këtij vendimi të sinodit, Viklifi iu drejtua parlamentit. Ai me guxim para kuvendit popullor e akuzoi kierarkinë dhe e kërkoi reformën për shumë keqpërdorime të cilat i lejonte kisha. Ai me një forcë bindëse e përshkruajti dhunën dhe bjerrjen e fronit papist. Armiqët u habitën. Pasi që miqët dhe ndihmësit e Viklifit qenë detyruar të tërhiqen, me siguri pritej se edhe vetë reformatori në moshën e pleqërisë së thellë kur të mbetej vet dhe pa miq do t'i nënshtrohet autoritetit të bashkuar të kurorës mbretërore dhe fronit të papës. Mirëpo, në vend të kësaj ithtarët e Romës qenë të mundur. Parlamenti i shqetësuar dhe i habitur nga fjalimi i Viklifit e tërhoqi ediktin për ndjekjen e tij dhe reformatori përsëri u gjend në liri. BZ 94.1

Edhe për herë të tretë ai u muar në pyetje bile para gjykatës më të lartë kishtare në vend. Aty nuk kishte kurrfarë mëshire për heretizëm. Më në fund, Roma do të triumfonte dhe vepra e reformatorit do të ndalohej. Kështu mendonin ithtarët e papës. Në qoftë se do t'ia arrinin qëllimit, Viklifi do të detyrohej të hiqte dorë nga mësimet e tij ose ta braktiste sallën e gjyqit dhe t'i dorëzohej flakës së turrës së zjarrit. BZ 94.2

Mirëpo Viklifi nuk u tërhoq nga mësimi i tij; ai nuk deshti të mbetej dyftyrësh. Me shumë guxim i mbrojti mësimet e tij dhe i rrëzoi intrigat e ndjekësve të tij. Duke e harruar veten dhe pozitën e vet ai i ftoi dëgjuesit para Gjyqit të Zotit duke i matur dinakëritë dhe mashtrimet e tyre në terazinë e së vërtetës së amshueshme. Në sallën e gjykatës ndjehej fuqia e Shpirtit Shenjt. Të pranishmit dukeshin si të gozhduar për vendet e tyre nga fuqa hyjnore. Dukej se ishin të pafuqishëm për ta braktisur vendin. Fjalët e reformatorit depërtonin në zemrat e tyre si shigjeta nga Harku hyjnor. Akuzat për heretizëm të cilat i kishin ngritur armiqët kundër tij, Viklifi me bindje të fuqishme i drejtoi kundër tyre. I pyeti të pranishmit për ç‘arsye kishin marrë guxim që t'i përhapnin mashtrimet e tyre.—Për përfitime, për të tregtuar me Mëshirën hyjnore. BZ 94.3

“Çka mendoni, me kë po luftoni” i pyeti më në fund, “A po luftoni me një plak i cili është me një këmbë në varr? Jo! Ju po luftoni kundër të vërtetës e cila është më e fuqishme se të gjithë ju dhe e cila do të ngadhnjejë”!14Wylie, knj. II, gl. 13.Pasi e tha këtë doli nga salla e gjykatës dhe askush nga armiqët e tij nuk mori guxim që ta ndalte. BZ 94.4

Vepra e Viklifit gati ishte përfunduar. Flamuri i së vërtetës të cilin ai atë kohë e kishte bartur, së shpejti do të binte nga duart e tij. Mirëpo edhe një herë ishte detyruar të dëshmonte për ungjilliin. E vërteta duhej të predikohej patjetër në vet kështjellën e lajthitjes. Viklifi u thirr para gjyqit të papës në Romë i cili aq shpesh e derdhte gjakun e të shenjtëve. Reformatori e dinte se çfarë rreziku i kanosej dhe përkundër kësaj ai do t'i përgjigjej thirrjes sikur paraliza të mos ia pamundësonte këtë udhëtim. Mirëpo, edhe pse zëri i tij nuk mundi të dëgjohej në Romë, ai mundi të fliste përmes letrave dhe menjëherë vendosi që kështu dhe të bënte. Nga zhupa e tij në Latervort ia dërgoi një letër papës e cila edhe pse ishte përpiluar me një ton të butë dhe në frymën e krishterë megjithatë, ishte qortim i ashpër kundër egoizmit dhe fodullëkut të fronit të papës. BZ 95.1

Viklifi shkruante: “Vërtetë gëzohem që mund t'ia zbulojë dhe t'ia shpallë çdo njeriu dhe në veçanti peshkopit të Romës fenë time të cilën e konsideroj të shëndoshë dhe të vërtetë dhe besoj se ai do të jetë i gatshëm ta dëshmojë fenë të cilën e paraqes apo ta përmirësojë në qoftë se është e gabueshme. BZ 95.2

Së pari, unë besoj se ungjilli i Krishtit e përfshin tërë Ligjin hyjnor. Mendoj se peshkopi i Romës në qoftë se e konsideron veten zëvendës të Krishtit në tokë është i lidhur më shumë se të gjithë njerëzit për këtë ligj të ungjillit. Sepse madhështia e nxënësve të Shpëtimtarit nuk qëndronte në dinjitetin dhe nderin sekular, por me faktin se plotësisht dhe me saktësi i kishin për bazë jetën dhe veprat e Krishtit... Jezusi gjatë kohës së qëndrimit në botë qe shumë i varfër. Ai e hudhi dhe e refuzoi çdo pushtet dhe nder të kësaj bote ... BZ 95.3

Asnjë besimtar nuk bën të shikohet në papën apo në cilindo shenjt përveç në Zotin Jezu Krishtin. Pjetri dhe bijët e Zabedeit kishin gabuar duke e synuar nderin kësaj bote, sepse nuk kishin shkuar gjurmëve të Krishtit; kurse këtë gabim nuk bën ta bëjmë edhe ne. BZ 95.4

Papa duhet që pushtetit botëror—sekular t'ia lë çdo pasuri dhe pushtet tokësor, kurse tërë klerit të tij duhet t'ia bëjë me dije dhe t'ia tërheq vërejtjen për këtë; sepse kështu kishte bërë Jezusi sidomos përmes apostujve të vet. Në qoftë se jam gabim në ndonjërën nga këto pika, me përulje do ta pranoj qortimin bile edhe vdekjen në qoftë se është e nevojshme. Sikur të kisha mundur të veproj sipas vullnetit dhe dëshircs me siguri se personalisht do të kisha ardhur para peshkopit të Romës; por Zoti më ka vizituar në mënyrë tjetër dhe më ka mësuar që më tepër t'i nështrohem atij se sa njerëzve”. BZ 95.5

Duke e përfunduar kishte shkruar: “T'i lutemi Zotit që të ndikojë në papën tonë Urbanin VI, në mënyrë që ai së bashku me klerikët e tij të shikohet në Zotin Jezu Krishtin, në jetën dhe në karakterin e tij për t'ia dhënë popullit shkencën e shëndoshë në mënyrë që të gjithë së bashku me besim të shkojmë hapave të tij”.15John Foxe, Acts and monuments, vol. III, str. 45. 50. BZ 96.1

Kështu ua kishte treguar Viklifi papës dhe kardinalëve të tij bekimin dhe përulësinë e Krishtit në ç‘mënyrë jo vetëm atyre, por tërë krishterimit ia kishte treguar dallimin ndërmjet tyre dhe Mësuesit, përfaqësues të të cilit ata konsiderohen. BZ 96.2

Reformatori ishte i sigurt se besimin e tij do ta paguante me jetë. Mbreti, papa dhe peshkopi u pajtuan që ta shkatërronin dhe dukej e sigurt se për disa muaj do ta përfundonte jetën në turrë. Mirëpo, guximi i tij ishte i paluhatshëm. “Nuk ështe e nevojshme që njeriu të shkoj larg për ta kërkuar kurorën e martirit”—thoshte ai—“Predikojua ungjillin e Krishtit peshkopëve të krekosur dhe martirizimi nuk do të anashkalojë. Te jetoj dhe të heshtë? ... kurrsesi! Le të bijë goditja! Unë po e pres!”16Merle D'Aubigné, op. cit., knj. XVII, gl. 8. BZ 96.3

Mirëpo profetizimi hyjnor edhe më tutje e mbronte shërbëtorin e vet. Njeriu i cili gjatë tërë jetës qëndroi guximshën duke e mbrojtur të vërtetën, jeta e të cilit gjithnjë ndodhej në rrezik, nuk bënte të binte si viktimë e urrejtjes së armiqëve të vet. Viklifi kurrë nuk u përpoq ta mbronte veten, por Zoti ishte mbrojtës i tij. Në çastin kur armiqët e tij e ndjenin se viktima nuk do të mund t'u ikte, dora e Zotit e largonte nga kthetrat e tyre. Pikërisht kur Viklifi bëhej gati ta ndante darkën e Zotit në kishën e Latervortit, papritur u goditë nga pika dhe së shpejti vdiq. BZ 96.4

Zoti ia caktoi Viklifit veprën e tij. Ai e la fjalën e së vërtetës në gojën e tij dhe e vuri rojën rreth tij me qëllim që kjo fjalë të mund të arrinte në popull. Zoti e mbrojti jetën e tij dhe e zgjati punën e tij deri sa nuk u vendosë baza e veprës së madhe të Reformacionit. BZ 96.5

Viklifi erdhi nga errësira e mesjetës. Para tij nuk pati njeri puna e të cilit do ta nxiste veprën reformatore. Ai u ngrit si Gjoni pagëzuesi për ta kryer një mision të veçantë për të qenë kasnec i shekullit të ri. Sistemi i së vërtetës të cilin e paraqiste ai ishte unik dhe i plotë, kështu që as reformatorët e mëvonshëm nuk arritën ta tejkalonin; kurse shumë nga ata të cilët u paraqitën afro njëqind vjetë më vonë nuk mund të mateshin me të. Ai e kishte vendosur një themel aq të gjërë dhe të thellë, e kishte ngritur një liman aq të fuqishëm dhe të sigurtë sa që trashëgimtarët e tij më nuk kishin nevojë përsëri ta ngrisnin. BZ 96.6

Lëvizja e madhe të cilën e filloi Viklifi me qëllim të çlirimit të mendjes dhe të ndërgjegjes si dhe me qëllim të çlirimit të popujve të cilët aq kohë të gjatë ishin lidhur në zgjedhën e karrocës triumfale të Romës e kishte rrënjën në Bibël. Prej saj kishin buruar bekimet të cilat si lum i jetës kishin rrjedhur prej shekullit XIV e këtej. Viklifi e kishte përqafuar Shkrimin Shenjt si zbulesë të frymëzuar të Vullnetit Hyjnor si rregull të sigurtë të fesë dhe të jetës. Ai ishte i edukuar që ta rrespektonte kishën e Romës si institucion hyjnor kurse autoritetin e saj si të pagabueshëm dhe që me besimin e vërbër t'i pranojë shkencën dhe doket mijëvjeçare. Mirëpo, të gjitha këto ai i kishte braktisur për ta dëgjuar vetëm Fjalën e Zotit. E mësonte popullin për ta pranuar Shkrimin Shenjt si autoritet suprem. Në vend se ta dëgjonte zërin e kishës i cili fliste nëpërmjet papës deklaronte se autoriteti i vetëm është Zëri i Zotit i cili na flet përmes Fjalës së tij. Ai mësonte se Bibla është zbulesë e përsosur e vullnetit hyjnor kurse Shpirti Shenjt interpretuesi i vetëm i tij dhe që me mësimin personal të shkencës së tij, secili duhet të njihet me obligimet e veta. Në këtë mënyrë ai i kthente zemrat e njerëzve prej papës dhe kishës duke i drejtuar drejt Fjalës së Zotit. BZ 97.1

Viklifi ka qenë njëri ndër reformatorët më të mëdhenj. Pak njerëz e kanë arritur aftësinë e tij intelektuale në qartësinë e mendimit, në forcën për ta mbrojtur të vërtetën dhe në guximin me të cilin e ka mbrojtur. Pastërtia jetësore, zelli jashtëzakonisht i madh në studime dhe në punë, ndershmëria e paprekur, dashuria e ngjashme me atë të Krishtit dhe lojaliteti në shërbim, kanë qenë veçoritë e këtij reformatori të parë. Këto tipare ai i zhvilloi përkundër errësirës shpirtërore dhe bjerrjes morale të shekullit në të cilin jetonte. BZ 97.2

Karakteri i Viklifit është dëshmi e fuqisë edukative dhe transformuese të Shkrimit Shenjt. Shkrimi Shenjt e bëri prej tij ate që ai u bë. Përpjekjet për t'i kuptuar të vërtetat e mëdha të zbulesave hyjnore ua japin të gjitha aftësive freskinë dhe fuqinë. Shkrimi Shenjt e zhvillon arsyen, e kthjellon shpirtin dhe i jepë forcë e pjekuri gjykimit. Studimi i Shkrimit Shenjt e fisnikëron çdo mendim, çdo ndjenjë dhe çdo synim më tepër se çdo studim tjetër. Ai u jep forcë vendimeve, durim, guxim dhe gjakim shpirtëror; Ai fisnikron karakterin dhe e shenjtron shpirtin. Studimi serioz dhe i thelluar i Shkrimit Shenjt e sjellë kërkimtarin në lidhje të drejtpërdrejt me mendjen e paskajshme. Studimi i tillë do t'ia jepte botës njerëzit me arsye më të fuqishme dhe më aktive dhe me parime më fisnike se sa çfarëdo arsimimi më i mirë që mund të ofrojë filozofia njerëzore. “Kur zbulohen fjalët tua”—thotë Davidi—“ndriçojnë mendjen ...” (Psalmi 119,130). BZ 97.3

Të vërtetat të cilat i kishte paraqitur Viklifi u përhapën për një kohë të caktuar. Pasuesit e tij të njohur me emrin Viklitistët dhe Lolardët e përshkuan jo vetëm Anglinë por edhe vendet e tjera duke predikuar lajmin e Ungjillit. Tani pasi që prijësi i tyre nuk ishte më ndër të gjallët, predikuesit punonin me zell edhe më të madh se sa dikur dhe një shumësi njerëzish vinin ta dëgjonin shkencën e tyre. Ndër të kthyerit ka qenë një numër i madh i fisnikëve e bile edhe bashkëshortja e mbretit. Në shumë vende vërehej reforma në doke kurse simbolet e idhujtarisë së kishës së Romës u mënjanuan nga kishat. Mirëpo, së shpejti stuhia e pamëshirëshme e ndjekjes u ngritë kundër atyre që kishin marrë guxim ta pranonin Biblën si prijëse të tyre. Mbretërit anglezë duke dëshiruar ta forconin fronin me ndihmën e Romës, nuk hezitonin t'i sakrifikonin reformatorët. Për herë të parë në historinë e Anglisë ishte caktuar vdekja në turrën e zjarrit për nxënësit e ungjillit. Martiriumet renditeshin njëri pas tjetrit. Mbrojtësit e së vërtetës të ndjekur dhe të munduar mund t'i qaheshin vetëm Zotit të ushtrive. Të ndjekur si armiqë të kishës dhe trathtarë të mbretërisë, ata megjithatë vazhduan të predikonin në fshehtësi duke u fshehur në banesat modeste të të varfërve por shpeshherë edhe në ndonjë shpellë. BZ 98.1

Përkundër tërbimit të ndjekjes edhe me shekuj tjerë vazhdoi rezistenca e qetë, e urtë, serioze dhe me durim kundër bjerrjes së fesë. Besimtarët e asaj kohe të hershme nuk e njihnin plotësisht të vërtetën, por u mësuan ta duanin Fjalën hyjnore, të jetojnë në frymën e saj dhe që me durim të sakrifikohen për të. Shumë njerëz për veprën e Krishtit e sakrifikuan thesarin e vet të kësaj bote, ashtu siç bënë nxënësit e kohëve apostulike. Ata të cilët nuk qenë të ndjekur nga shtëpitë e tyre, me gëzim u ndihmonin vëllezërve në ekzil; ndërsa kur edhe vet përziheshin, me gëzim e ndanin fatin e të ndjekurëve. Vërtetë, me mijëra sish të frikësuar nga tërbimi i ndjekësve e blenin lirinë e tyre me sakrifikimin e fesë dhe e braktisnin burgun të veshur në rroba të pendesës, në mënyrë që kështu të dëshmonin se kishin hequr dorë nga feja. Mirëpo, nuk ka qenë numri i vogël i atyre—ndër të cilët kishte njerëz si të prejardhjes fisnike ashtu edhe me prejardhje modeste—të cilët pa u frikësuar e dëshmonin të vërtetën prandaj burgoseshin në vetmitë e burgjeve në “kullat e Lolardëve” në mes të mundimeve dhe flakës duke u gëzuar që janë të denjë ta njohin “bashkësinë e mundimeve të Krishtit” (Filipianëve 3,10). BZ 98.2

Ithtarët e Romës nuk patën rast t'i realizojnë qëllimet e tyre ndaj Viklifit deri sa ishte gjallë kurse urretja e tyre nuk mund të heshtej deri sa trupi i Viklifit pushonte i qetë në varr. Me vendimin e kuvendit kishtar në Konstancë, dyzet vjet pas vdekjes së tij i ia ndezën eshtrat dhe pluhurin e hudhën në prroin e afërt. Një shkrimtar i vjetër thot: “Prroi e mori pluhurin e tij në Avon, Avoni në Severn, Severni në gjirin e Bristolit kurse ky në oqean. Kështu pluhuri i Viklifit u bë simbol i mësimeve të tija të cilat u përhapën nëpër tërë botën”.17Fuller, Church History of Britain, knj. LV, Sect. 2, par. 54. Armiqët e tij nuk e kuptuan domethënien simbolike të kësaj vepre të ndyer. BZ 99.1

Në saje të shkrimeve të Viklifit, Jan Husi nga Çekia hoqi dorë nga shumë lajthitje të kishës së Romës dhe e filloi Reformacionin. Kështu u mbollë fara e së vërtetës në këto dy vende reciprokisht të largëta. Nga Çekia vepra u përhapë në vendet e tjera kurse kujdesi i njerëzve ishte drejtuar nga Fjala e Zotit e cila shumë kohë ishte harruar. Dora e Zotit ia kishte përgatitur rrugën Reformacionit të madh. BZ 99.2