Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit

38/47

34. SPIRITIZMI

Shërbimi i engjëjve të shenjtë, siç është pasqyruar në Shkrimin Shenjt është shumë ngushëllues dhe vërtetë i vlefshëm për çdo pasues të Krishtit. Mirëpo shkenca biblike për këtë materje është e bastarduar dhe e errësuar nga lajthitjet e besimeve të ndryshme, shumë të përhapura. Mësimet mbi pavdekshmërinë natyrore të huazuara nga filozofia pagane dhe të aplikuara në besim krishtëre gjatë errësirës së rënies së madhe e kanë zëvendësuar të vërtetën të cilën e thekson qartë Shkrimi Shenjt e kjo është se “të vdekurit nuk dijnë asgjë.” Me mijëra njerëz besojnë se shpirtërat e të vdekurëve “janë ata shpirtëra zyrtarë që janë dërguar në shërbim të atyre që e trashëgojnë shpëtimin.” Kjo është në kundërshtim me shkencën e Shkrimit Shenjt që na mëson se engjëjt qiellorë kanë ekzistuar dhe kanë qenë në lidhje me njeriun para vdekjes së çdo qenie njerëzore. BZ 522.1

Shkenca mbi vetëdijen e njeriut gjatë kohës së vdekjes dhe sidomos besimi se shpirtërat e të vdekurve kthehen për t'i shërbyer të gjallëve ia kanë përgatitur rrugën spiritizmit modern. Në qoftë se, të vdekurit gjenden në praninë e Zotit dhe të engjëjve të shenjtë dhe dijnë shumë më tepër se që kanë ditur më parë, përse nuk do të ishin kthyer në botë për t'i arsimuar dhe mësuar të gjallët? Në qoftë se shpirtërat e të vdekurve siç thonë disa teologë autoritarë qëndrojnë pezull mbi miqët e tyre në tokë, përse nuk do t'u lejohej që me ta të shoqërohen, t'ua tërheqin vërejtjen që të mos gabojnë e të mëkatnojnë dhe që t'i ngushëllojnë në halle. Si mund të besojnë ata se njeriu gjatë kohës së vdekjes është i vetëdijshëm ta refuzojë atë që u vjen si pasqyrë hyjnore nga këto qenie të lavdëruara? Ja një mjet që konsiderohet i shenjtë dhe me të cilin satani shërbehet për t'i arritur qëllimet e veta. Engjëjt e rënë të cilët i zbatojnë urdhërat e tij paraqiten si lajmëtarë nga bota e shpirtërave. Duke pohuar se të gjallët i vë në lidhje me të vdekurit, princi i së keqes në ta ushtron ndikim fatal. BZ 522.2

Ai ka fuqi që para njerëzve t'i imitojë fytyrat e miqëve të tyre të vdekur. Imitimi është i përsosur: pamja, fjalët dhe zëri i njëjtë—imitohen me saktësi të jashtëzakonshme. Shumë njerëz janë ngushëlluar me bindjen se të dashurit e tyre e gëzojnë lumturinë e qiellit dhe duke mos e kuptuar rrezikun i dëgjojnë “shpirtërat e rrejshëm dhe shkencën djallëzore” (1 Timoteut 4,1). BZ 523.1

Kur të jenë mashtruar se të vdekurit vërtetë kthehen dhe bisedojnë me ta, satani bën që t'u paraqiten ata që në varr kanë shkuar të papërgatitur. Ata pohojnë se janë të lumtur në qiell dhe se atje bile kanë zënë pozita të larta. Në këtë mënyrë përhapet lajthitja se nuk ka dallim ndërmjet të drejtëve dhe mëkatarëve. Vizituesit, në dukje, nga bota shpirtërore herë herë japin vërejtje dhe tërheqin vëmendjen të cilat dëshmohen si të sakta. Mirëpo, atëherë kur e fitojnë besimin, ata paraqesin edhe aso mësimesh të cilat drejtpërsëdrejti e minojnë fenë dhe Shkrimin Shenjt. Nën pretekstin se interesohen shumë për mirëqenien e miqëve të tyre në botë i mashtrojnë me lajthitjet më të rrezikshme. Fakti se ata i thonë disa të vëretëta dhe herë herë i parashohin edhe ngjarjet e ardhshme, pohimeve të tyre u jep pamjen e vërtetësisë, prandaj një numër i madh i njerëzve i pranon mësimet e tyre të rrejshme aq shpejtë dhe beson në mënyrë të verbër si për të vërtetat më të shenjta biblike. Ligji i Zotit hidhet poshtë, fryma e mëshirës urrehet, ndërsa gjaku i Besëlidhjes konsiderohet si diçka jo e shenjtë. Shpirtërat e mohojnë hyjninë e Krishtit e bile edhe vetë Krijuesin e barazojnë me veten. Në këtë mënyrë rebeli i madh, nën maskën e re e vazhdon rebelimin kundër Zotit të cilin e ka filluar në qiell dhe që është duke e zgjatur 6000 vjet në tokë. BZ 523.2

Shumë njerëz tentojnë që dukuritë spiritiste t'i shpjegojnë si mashtrime dhe magji të shkathta të vet mediumeve. Mirëpo, edhe pse është e vërtetë se truket e shkathtësisë së magjistarëve shpeshherë imponohen si dukuri të vërteta, ka pasur edhe manifestime të vërteta të një fuqie mbinatyrore. Trokitja misterioze me të cilën ka filluar spiritizimi modern nuk ka qenë produkt i mashtrimit dhe i shkathtësisë njerëzore por vepër e engjëjve të këqijë të cilët në këtë mënyrë e kanë futur njërin ndër mashtrimet më të fuqishme i cili e shkatërron shpirtin. Shumë njerëz janë zënë në kurthe duke besuar se spiritizmi është vetëm një mashtrim njerëzor. Kur të ballafaqohen me dukuritë e tilla të cilat do të detyrohen t'i konsiderojnë mbinatyrore do të mashtrohen dhe do të detyrohen t'i pranojnë si fuqi të madhe hyjnore. BZ 523.3

Këta njerëz nuk mërziten për dëshmitë e Shkrimit Shenjt për mrekullitë që i bën satani dhe engjëjt e tij. Me fuqinë e satanit, magjistarët e faraonit e kanë imituar veprën e Zotit. Pali dëshmon se para ardhjes së dytë të Krishtit do të ketë zbulime të atilla të fuqisë së satanit. Ardhjes së Shpëtimtarit do t'i paraprijë “veprimi i të paudhit që do të bëjë gjithfarë mrekullishë, shenjash dhe çudish të rrejshme” (2 Selanikasve 2,9). Edhe apostulli Gjoni duke e përshkurar fuqinë magjike e cila do të paraqitet në ditët e fundit ka thënë: “Bën shenja të mëdha: deri edhe zjarrin e bën të ulet nga qielli përmbi tokë ndër sy të njerëzve. I gënjen banuesit e tokës me shenja që iu dha pushteti, t'i bëjë në prani të egërsirës që shpëtoi.” (Zbulesa 13,13.14) Këtu nuk është fjala për mashtirme të rëndomta. Njerëzit do të mashtrohen me mrekullitë e vërteta të cilat veglat e satanit do të mund t'i bëjnë e jo që do të duket se po i bëjnë. BZ 524.1

Princi i errësirës i cili aq shumë kohë i përkushton të gjitha fuqitë e veta të intelegjencës së madhe në veprën e mashtrimit, i përshtatë me mprehtësi sprovat që ua bën njerëzve të të gjitha shresave dhe pozitave. Të arsimuarëve ua paraqet spiritizmin në format e tija intelektuale dhe komplekse dhe kështu arrinë që shumë njerëz ti fusë në kurthin e vet. Mençuria të cilën e shfaq spiritizmi sipas fjalëve të apostullit Jakobit nuk vjen “prej së larti” por është “tokësore, njerëzore, djallëzore” (Jakobi 3,15). Por mashtruesi i madh këtë, përndryshe e fshehë me shkathtësi në qoftë se kjo me sukses i shërben qëllimit të tij. Ai i cili ka pasur fuqi që të paraqitet në shkretëtirën e sprovës para Krishtit i veshur me shkëlqimin e margaritarëve qiellor u paraqitet edhe njerëzve në formën më tërheqëse dhe atraktive si engjëll i dritës. Ai i vardiset arsyes duke ia zbuluar objektet madhështore; e entuziazmon imagjinatën njerëzore me skena madhështore dhe i pushton ndjenjat me përshkrimet e tija të bukura e stilistike të dashurisë dhe mirësisë. Ai i jep imagjinatës vrull të lartësuar dhe i nxit njerëzit të kenë mendim shumë të lartë për mençurinë vetanake me qëllim që në zemrat e tyre ta urrejnë të Gjithpushtetshmin. Kjo qenie e fuqishme e cila e ka pasur forcën që ta dërgojë Shpëtimtarin e botës në malin më të lartë dhe t'ia tregoj të gjitha mbretëritë botërore dhe lavdinë e tyre, edhe njerëzve do t'ua paraqesë sprovat me të cilat do t'ua bastardojë arsyen të gjithë atyre që nuk janë nën mbrojtjen e fuqisë hyjnore. BZ 524.2

Satani tani i mashtron njerëzit duke iu vardisur ashtu siç e ka mashtruar Evën në Eden: e nxitë te ata dëshirën që ta kërkojnë dijen e ndaluar dhe synimin e tyre kurreshtar për t'u ngritur lartë e më lartë. Ngacmimi nga këto dëshira të këqija e ka shkatuar rënien e tij, ndërsa tani po me këtë ngacmim përpiqet t'i shkatërrojë dhe njerëzit. “Do të bëheni si hyjnitë” thotë ai, “dhe do ta dini çka është e mira dhe e keqja.” (Zanafilla 3,5) Spiritizimi thotë se “njeriu është qenie e progresit dhe i destinuar që vazhdimisht, që nga lindja e deri në amshim t'i afrohet hyjnisë.” Dhe me tutje: “Çdo qenie e arsyeshme do të gjykojë për veten e jo tjetra për të.” “Gjykimi do të jetë i drejtë sepse ky është gjykim për veten ... froni është brenda teje” një mësues spiritist, kur kjo “vetëdije shpitërore” ishte zgjuar në të ka thënë: “Të gjithë të afërmit e mi janë gjysmëhyjni që kanë rënë.” Kurse një tjetër ka deklaruar: “Çdo qenie e drejtë dhe e përsosur do të jetë Krisht.” BZ 525.1

Kështu satani në vend të drejtësisë dhe përsosshmërisë së Zotit të amshueshëm, subjektit të vërtetë të respektit; në vend të drejtësisë së përsosur të Ligjit të Zotit, kriterit të vërtetë të idealeve njerëzore e ka futur natyrën mëkatare dhe të paqëndrueshme njerëzore si objekt të vetëm të respektimit, si rregull të vetme të gjykimit dhe kriter të karakterit. Ky është një progres, por jo shkuarje përpara, përkundrazi retardues. BZ 525.2

Ligji i natyrës sonë intelektuale dhe shpirtërore është që ne të ndryshohemi me atë që e vështrojmë. Mendja jonë është e përshkuar nga ajo me të cilën merremi. Ne bëhemi të ngjashëm me atë që jemi mësuar ta duam dhe ta rrespektojmë. Njeriu kurrë nuk do të ngritet më tepër se që është aftësia e tij e kuptimit të pastërtisë, mirësisë dhe të së vërtetës. Në qoftë se “uni” i tij është ideali më i lartë atëherë kurrë nuk do ta arrijë atë që është më e lartë. Përkundrazi ai do të bijë gjithënjë poshtë e më poshtë. Vetëm mëshira hyjnore ka fuqi që njeriun ta ngrisë. I lënë në mëshirën e vetvetes, njeriu do të bjerë gjithnjë e më poshtë. BZ 525.3

Njerëzve të cilët bijnë në grackën e pasioneve të veta, që janë të etshëm për kënaqësi, ata që janë të dhënë pas trupit, spiritizimi u paraqitet në formë më pak të sofistikuar se atyre që janë të arsimuar dhe të kulturuar; në format e tyre të vrazhdëta ata i gjejnë pikërisht ato gjëra që u përgjigjen prirjeve të tyre. Satani e studion çdo shenjë të dobësisë së natyrës njerëzore duke u thelluar në mëkatet të cilat është i prirur çdo individ që t'i bëjë, dhe atëherë përpiqet që të mos e lëshojë asnjë rast për t'i plotësuar prirjet e tyre drejt të së keqes. A i nxit njerëzit ta teprojnë në atë që vetevetiu është e lejuar dhe që me pamaturi ta dobësojnë fuqinë e tyre fizike, shpirtërore dhe morale. Ai i ka shkatërruar dhe është duke shkatërruar me mijëra njerëz përmes plotësimit të pasioneve të ulëta me të cilat natyrën njerëzore e bënë të vrazhdët. Dhe, si kulm të veprës së tij, ai, përmes shpirtërave e thekson se “dija e vërtetë e ngrit njeriun mbi të gjitha ligjet”; dhe se “të gjitha mëkatet që i bëjmë janë të pafajshëm.” Kur të mashtrohen njerëzit në këtë mënyrë se dëshira është ligji më i lartë, se liria e nënkupton shfrenimin dhe se njeriu është përgjegjës vetëm para vetes, a duhet atëherë të çuditemi përse gjithkund është duke mbizotruar aq bjerrje dhe degjenerim moral? Shumë njerëz me gjakim e përkapin shkencën që u jep liri për t'i kënaqur prirjet e afsheve të zemrës. Frerët e vet të kontrollimit ua lëshojmë epsheve, forcat shpirtërore dhe racionale ua nënshtrojnë instikteve shtazarake ndërsa satani duke i mashtruar i futë në rrjetën e vet, mijëra asish që pohojnë se janë pasues të Krishtit. BZ 525.4

Mirëpo, askush nuk do të duhej të mashtrohej me pohimet e rrejshme të spiritizmit. Zoti i ka dhënë botës mjaft dritë që të mund t'i zbulojë kurthet. Siç e kemi parë, teoria e cila e formon bazën e vërtetë të spiritizmit është në kundërthënie me pohimet e qarta të Shkrimit Shenjt. Bibla na mëson se të vdekurit nuk dinë asgjë; se mendimet e tyre kanë pushuar; se ata nuk marrin pjesë në asgjë që ndodhë nën diell dhe asgjë nuk dinë për gëzimet dhe hallet e atyre të cilët i kanë pasur më të dashur në botë. BZ 526.1

Aq më tepër, Zoti decidivisht e ka ndaluar çdo gjoja lidhje me shpiritërat e të vdekurëve. Ndër hebrenjë kanë ekzistuar njerëz që kanë pohuar si dhe spiritistët sot, se mbajnë lidhje me të vdekurit. Mirëpo, “shpirtërat falltorë” (Veprat 16,16) si janë quajtur këta vizitues nga bota tjetër, në Bibël quhen “shpirtëra djallëzor” (Krahaso Numrat 25,1-3; Psalmi 106,28; 1 Korintasve 10,20; Zbulesa 16,14). Zoti ka thënë se është flligështi dhe e ka ndaluar me kërcënim të ndëshkimit me vdekje mbajtjen e lidhjeve me shpirtëra të këtillë (Levitiku 19,31; 20,27). Vet emri “magji” sot shkakton urrejtje. Pohimi se njerëzit mund të hyjnë në lidhje me shpirtërat e këqijë konsiderohet si rrëfim i errët i mesjetës. Mirëpo, spiritizmi i cili ngërthen qindra mijëra e ndoshta edhe miliona ithtarë; i cili ka depërtuar në qarqe shkencore; i cili është futur në kisha dhe ka hasur në përkrahjen e trupave legjislative e bile edhe nëpër oborre mbretërore—ky mashtrim i fuqishëm është vetëm ngjallje në petkun e ri të magjisë së kohëve antike të ndaluara dhe të gjykuara. BZ 526.2

Sikur të mos kishim dëshmi tjera për karakterin e vërtetë të spiritizmit, për të krishterët do të mjaftonte që këta shpirtëra nuk e bëjnë dallimin ndërmjet drejtësisë dhe mëkatit, ndërmjet apostujve më të pastër dhe më fisnik të Krishtit dhe shërbëtorëve të bjerrur të satatnit. Me faktin se satani, njerëzit më të poshtër i ngritë si të ishin në qiell dhe u jep atje vende nderi ai i thotë botës: “Nuk është me rëndësi se sa jeni të këqijë, nuk është me rëndësi se a bezoni në Zotin dhe në Bibël apo jo. Jetoni si të doni. Qielli është atdheu juaj.” Mësuesit e spiritizmit në të vërtetë pohojnë: “Kushdo që bën keq, Zotit i pëlqen dhe ata i ka të dashur; apo ku është Zoti që gjykon? (Malakia 2,17). Fjala e Zotit thotë: “Vaj për ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe, që terrin e mbajnë për dritë e që dritën e mbajnë për errësirë.” (Isaia 5,20) BZ 527.1

Këta shpirtëra të rrejshëm paraqiten në formë të “apostujve” që i kundërvehen asaj që e kanë shkruar apostujt e frymëzuar nga Shpirti Shenjt deri sa kanë qenë në botë. Ata e mohojnë origjinën hyjnore të Biblës dhe kështu e rrënojnë themelin e shpresës së të krishterëve dhe e shuajnë dritën e cila e tregon rrugën për në qiell. Satani bën që bota të besojë se Bibla është vetëm një përrallë ose libër që i përgjigjet moshës së fëmijërisë së gjinisë njerëzore, por të cilin tani duhet shikuar ndryshe apo flakur plotësisht si të vjetruar. Ndërsa, si zëvendësim për Fjalën e Zotit ai i afirmon dukuritë spiritiste. Me këtë mjet ai mund të arrijë që bota të besoj në atë që dëshiron. Librin të cilin duhet ta gjykojë atë, dhe pasuesit e tij e hedhin kurse Shpëtimtarin e botës e tregojnë si njeri të rëndomtë. Ashtu siç e ruante garda romake varrin e Jezusit duke përhapur zëra të rrejshëm siç mësonin klerikët dhe udhëheqësit për ta përgnjeshtruar ngjalljen e tij nga të vdekurit, poashtu edhe ithtarët e dukurive spiritiste tentojnë të dëshmojnë se në jetën e Shpëtimtarit tonë nuk ka asgjë të mrekul- lueshme. Pasi që në këtë mënyrë Jezusin e kanë vënë në prapavijë, ata e tërheqin vëmendjen në mrekullitë e veta duke pohuar se ato larg i tejkalojnë veprat e Krishtit. BZ 527.2

Është e vërtetë se spiritizmi sot po e ndryshon formën e vet dhe duke i fshehur disa vija më të vrazhdëta po merrë pamje të krishterimit. Mirëpo pohimet e tij nga foltoret dhe përmes shtypit janë shpallur shumë vite dhe në to është zbuluar karakteri i tij i vërtetë. Ky mësim nuk mund të mohohet e as të fshihet. BZ 528.1

Bile edhe në formën e vet të sotme, që nuk është fare më pak e rrezikshme se më parë, ky mësim në të vërtetë është më i rrezikshëm sepse është më i rafinuar. Deri sa dikur e mohonte Krishtin dhe Biblën, tani deklaron se i pranon që të dy. Mirëpo Bibla interpretohet në aso mënyre që i pëlqen zemrës së papërtëritur, kurse të vërtetat e saja të rëndësishme dhe solemne konsiderohen të pavlefshme. Dashuria theksohet si tipar kryesor i Zotit por ajo pasqyrohet si sentimentalizëm i lazdruar që nuk dallohet prej të mirës apo të keqes. Drejtësia e Zotit, averzioni i Tij ndaj mëkatit, kërkesat e ligjit të tij të shenjtë—të gjitha këto konsiderohen të parëndësishme. Popullin e mëson se Dhjetë Urdhërat janë të pavlefshme. Rrëfimet tërheqëse dhe mrekulluese të tyre ndikojnë në ndjenjat e njerëzve dhe i nxisin që ta hedhin Biblën si bazë të fesë së tyre. Krishtin edhe tani e mohojnë si dikur. Mirëpo satani ua ka verbëruar aq shumë sytë njerëzve sa që ata nuk e hetojnë mashtrimin. Pak ndër këta njerëz e kanë përfytyrimin e vërtetë mbi fuqinë mashtruese të spiritizmit dhe për rrezikun që i kërcënohet atyre të cilët bijnë nën ndikimin e tyre. Shumë njerëz merren me të vetëm nga kurreshtja. Ata në të vërtetë nuk i besojnë dhe me tmerr do të tërhiqeshin prapa vetëm pranë mendimit se do të mund të binin nën sundimin e shpirtërave. Mirëpo ata marrin guximin të hyjnë në terrenin e ndaluar, ndërsa armiku i fuqishëm e ushtron mbi ta forcën edhe kundër vullnetit të tyre. Në qoftë se vetëm një herë i nështrohen ndikimit të tyre, ai i harron. Është e pamundshme që me forcën e vet të shkëputen nga magjia e tij atraktive dhe mashtruese. Asgjë përveç fuqisë së Zotit të dhuruar si lutje serioze të fesë nuk mund t'i çlirojë këta shpirtëra të zënë në kurth. BZ 528.2

Të gjithë ata që i nënshtrohen priijeve mëkatare apo me vetëdije e bëjnë ndonjë mëkat, i tërheqin mbi vete sprovat e satanit. Ata ndahen prei Zotit dhe prej mbrojtjes së engjëjve të tij; dhe, kur satani ua parashtron mashtrimet e veta ata janë pa mbrojtje dhe lehtë bëhen pre e tij. Ata që në këtë mënyrë i dorëzohen fuqisë së tij, as që e paramendojnë se ku do të përfundojnë. Pasi t'i përvetsojë, sprovuesi do t'i përdorë si vegla për t'i çuar edhe të tjerët në shkatërrim. BZ 528.3

Profeti Isaia thotë: “Kur t'ju thonë: pyetni shpirtërat e shortarët që luajnë me buzë dhe llomotisin thuani: pse a nuk duhet t'i pyes hyjnitë e veta, t'i pyes të vdekurit për të gjallët? Në ligj mbështetuni në dëshmi. Ata që nuk do të thonë kështu agimin nuk do ta presin.” (Isaia 8,19.20) Në qoftë se njerëzit kanë dashur ta pranojnë të vërtetën për natyrën e njeriut dhe për gjendjen e të vdekurëve e cila aq qartë është paraqitur në Shkrimin Shenjt, ata në pohimet dhe dukuritë e spiritizmit do ta kishin parë veprën e satanit me forcën, shenjat dhe mrekullitë e rrejshme të tij. Mirëpo në vend se ta refuzojnë lirinë e rrejshme aq të këndshme për afshin e zemrës dhe të heqin dorë nga mëkati i cili u pëlqen, shumë njerëz i mbyllin sytë para dritës duke mos i marrë parasysh vërejtjet dhe veprojnë edhe më tutje ashtu, ndërsa satani i thurë rrjetat e tyre rreth tyre, kështu që ata bëhen pre e tij. “Ai me ngashnjimet e padrejta do t'i gënjejë ata të birren për arsye se nuk e pranuan dashurinë e së vërtetës që i kishte shpëtuar. Prandaj edhe Zoti ua dërgon një fuqi që i bën të gabojnë e t'i besojnë gënjeshtrës.” (2 Selanikasve 2,10.11) BZ 530.1

Ata që janë ngritur kundër mësimit të spiritizmit i sulmojnë jo vetëm njerëzit por edhe satanin edhe engjëjt e tij. Ata kanë hyrë në luftë me pushtetet dhe fuqitë e errësirës nën qiell. Satani nuk do ta lëshojë asnjë pëllëmb të terrenit të vet, përveç në qoftë se detyrohet nga forca e lajmëtarëve qiellorë. Populli i Zotit duhet të jetë i gatshëm t'i kundërvihet satanit si Shpëtimtari ynë me fjalët: “Është e shkruar!” satani edhe sot si në kohën e Jezusit mund t'i citojë pjesët nga Shkrimi Shenjt dhe ta shtrembërojë mësimin e tij për t'i bërë të bindshme mashtrimet e veta. Në këtë kohë të rrezikshme, ata që duan të qëndrojnë fuqishëm, personalisht duhet ta kuptojnë mirë dëshminë e Shkrimit Shenjt. BZ 530.2

Shumë njerëz do të ballafaqohen me shpirtërat djallëzor të cilët do t'u paraqiten në formë të pjesëtarëve të farefisit dhe të miqëve të dashur duke ua shpallur lajthitjet më të rrezikshme. Këta vizituesë do të ndikojnë në ndjenjat tona më subtile dhe do të bëjnë mrekulli për t'i mbështetur pohimet e veta. Patjetër duhet të jemi të gatshëm t'u kundërvihemi me të vërtetën biblike se të vdekurit nuk dijnë asgjë dhe se ata që lajmërohen ashtu janë shpirtëra djallëzor. BZ 530.3

Pikërisht para nesh është: “Ora e sprovës që do të vijë mbi mbarë botën për t'i sprovuar banuesit e tokës.” (Zbulesa 3,10) Të gjithë ata, besimi i të cilëve nuk është i mbështetur fuqishëm në Fjalën e Zotit do të mashtrohen dhe mbizotërohen. Satani punon “me çdo mashtrim të padrejtësisë” me qëllim që bijtë e njeriut t'ia nënshtrojë pushtetit të tij kurse mashtrimet e tij të shtohen gjithnjë e më tepër. Mirëpo, ai qëllimin e vet mund ta arrijë vetëm atëherë në qoftë se njeriu vullnetarisht i nënshtrohet sprovave të tij. Ata që seriozisht duan ta njohin të vërtetën dhe të luftojnë që me devotshmëri t'i pastrojnë shpirtërat e tyre dhe që bëjnë çdo gjë që është në mundësitë e tyre për t'u përgatitur për luftë, në Zotin e së vërtetës do ta gjejnë mbrojtjen e vërtetë. “Dhe mbasi e mbajte me qëndrueshmëri fjalën, do të ruaj ty nga ora e sprovës” (Zbulesa 3,10) është premtimi i Shpëtimtarit. Ai paraprakisht do t'i dërgojë të gjithë engjëjt nga qielli për ta mbrojtur popullin e vet dhe nuk do t'i lejojë satanit që ta merrë në qafë asnjë shpirt që mbështetet në Shpëtimtarin. BZ 531.1

Profeti Isaia e përmend mashtrimin e tmerrshëm i cili do të mbijë mbi mëkatarët dhe që do të bëj të ndjehen më të sigurtë prej gjykimit të gjyqit të Zotit: “Kemi bërë lidhje me Vdekjen, jemi marrë vesh me Nëntokën kur të kalojë shuplaka përmbytëse ne nuk do të na kapë sepse shpresën tonë e kemi vënë në rrenë dhe jemi fshehur në dredhi.” (Isaia 28,15) Në këtë grup të njerëzve hyjnë ata që në mospendesën e vet kokëfortë ngushëllohen nga bindja se për mëkatarët nuk do të ketë ndëshkim, se të gjithë njerëzit sado që të jenë të bjerrur do të shkojnë në qiell ku do të jenë si ëngjëj të Zotit. Por, edhe më të sigurtë konsiderohen ata të cilët lidhin besëlidhje me vdekjen dhe kontratë me varrin, që i hedhin të vërtetat të cilat qielli i ka paraparë si mbrojtje për të drejtit në ditët e halleve dhe që kërkojnë vendstrehim në gënjeshtra të cilat ua ofron satani në formë të mashtrimit tërheqës të spiritizmit. BZ 531.2

Më tepër se tmerruese është verbëria e njerëzve të brezit tonë. Me mijëra njerëz e hedhin Fjalën e Zotit si të padenjë për ta besuar, dhe me besim të madh i pranojnë mashtrimet e satanit. Skeptikët dhe përqeshësit i sulmojnë si fanatikë fetar ata që luftojnë për besimin e profetëve dhe apostujve dhe kënaqen gjatë përqeshjes së deklaratave solemne të Shkrimit Shenjt për Krishtin, për planin e shpëtimit dhe gjyqin që do t'i përfshijë të gjithë ata që e hedhin të vërtetën. Ata shprehin dhimbje të thellë ndaj atyre të cilët sipas mendimit të tyre janë aq të kufizuar, të dobët dhe bestytë që mund t'i pranojnë të drejtat e Zotit dhe të jenë të devotshëm ndaj kërkesave të Ligjit të tij. Ata e shprehin një siguri të atillë sikur vërtetë të kishin bërë Besëlidhje me vdekjen dhe me varrin, sikur ta kishin ndërtuar një ditë të pakalueshme dhe të pashpërthyeshme ndërmjet vetes dhe hakmanjes së Zotit. Asgjë nuk mund ta zgjojë frikën e tyre. Ata iu kanë dorëzuar plotësisht sprovuesit dhe janë bashkuar aq ngushtë me të duke u frymëzuar me shpirtin e tij, sa që nuk kanë as forcë as dëshirë për t'u shkëputur nga kurthi i tij. BZ 531.3

Satani është përgatitur një kohë të gjatë për tentimin e fundit të tij për ta mashtruar botën. Ai e ka vënë themelin e punës së tij duke i premtuar Evës në Eden: “Nuk do të vdisni asesi... por kur do të hani prej saj,sytë tuaj do të bëhen por si Zoti duke e njohur të mirën dhe të keqen.” (Zanafilla 3,4.5) Dalëngadalë ai ia ka përgatitur rrugën vetes për veprën më të madhe të mashtrimit në zhvillimin e spiritizmit. Ende nuk e ka arritur plotësisht t'i realizojë e qëllimet e veta; por do t'i realizojë në mbetjen e kohës së fundit. Profeti thotë: “Atëherë pashë ... tre shpirtëra të ndytë—si bretkoca, këta në të vërtetë janë shpirtëra djajsh që bëjnë shenja të çutishme. Shkuan të bashkojnë në luftë mbretërit e mbarë botës për Ditën e madhe të Zotit të gjithpushtetshëm.” (Zbulesa 16,13.14) Me pëijashtim të atyre të cilët forca e Zotit me besim në Fjalën e tij do t'i ruaj, e tërë bota do të ziret në këtë mashtrim. Populli i luhatur nga siguria fatale do të zgjohet vetëm atëherë kur mbi të të fillojë të shkarkohet mllefi i Zotit. Zoti thotë: “Të drejtën do ta bëjë masë të drejtësinë sipas kritereve dhe breshëri do ta rrënojë strehimin tuaj të rrenës e uji do ta vërshojë vendin e fshehjes. Do të zhbëhet lidhja e juaj me Vdekjen dhe marrëveshja e juaj me Nëntokën s'do të qëndrojë.” (Isaia 28,17.18) BZ 532.1