Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
31. VEPRIMI I SHPIRTËRAVE TË KËQIJË
Lidhja ndërmjet botës së dukshme dhe të padukshme, shërbimi i engjëjve të Zotit dhe veprimi i shpirtërave të këqijë janë zbuluar qartë në Bibël dhe janë të lidhur në mënyrë të pandashme me historinë e gjinisë njerëzore. Ekziston një prirje gjithnjë e më e madhe për të dyshuar në ekzistimin e satanit, ndërsa në anën tjetër në engjëjt e shenjt “të dërguar për të shërbyer ata që do ta trashëgojnë shpëtimin” (Hebrenjëve 1,14) shikohet si në shpirtërat e të vdekurëve. Mirëpo, Shkrimi Shenjt nuk na mëson vetëm për ekzitimin e engjëjve të mirë dhe këqijë por na sjellë dëshmi të pamohueshme se ata nuk janë shpirtëra të pa trup të njerëzve të vdekur. BZ 484.1
Engjëjt kanë ekzistuar edhe para krijimit të njeriut sepse kur janë vendosur themelet e botës, “këndonin yjet e mëngjezit, brohorisnin të gjithë bijtë e Zotit” (Jobi 38,7). Pas rënies së njeriut në mëkat, engjëjt u dërguan që ta ruanin pemën e jetës, kurse atëherë ende nuk kishte vdekur asnjë qenie njerëzore. Engjëjt për nga natyra e tyre janë qenie më të larta se njeriu, sepse autori i psalmeve thotë se Zoti e ka krijuar njeriun “pak më të vogël se engjëllin” (Psalmi 8,5). BZ 484.2
Shkrimi Shenjt na njohton për numrin, fuqinë dhe lavdinë e qenieve qiellore për qëndrimin e tyre ndaj pushtetit të Zotit dhe lidhjet e tyre me planin e shpëtimit. “Zoti i ushtrive e vendosi Fronin e tij ndërsa mbretëria e tij sundon çdo gjë.” Ndërsa profeti thotë: “E dëgjova zërin e shumë engjëjve rreth fronit.” Ata qëndrojnë në praninë e mbretit të mbretërve—“të fortë nga fuqia që kryejnë urdhërat e tij duke i dëgjuar urdhërat e tij” (Psalmi 103,19-21; Zbulesa 5,11). Ka pasur dhjetë mijë nga dhjetë mijë dhe mijëra e mijëra lajmëtarë qiellorë që i kishte parë profeti Daniel (Danieli 7,10). Apostulli Pali thotë se “ka shumë mijëra engjëj” (Hebrenjëve 12,22). Si lajmëtarë të Zotit, ata “fluturojnë si rrufeja” aq të shkëlqyeshëm në lavdinë e tyre dhe të shpejtë në fluturimin e vet (Ezekieli 1,14). Engjëlli që është paraqitur afër varrit të Krishtit për nga dukja ka qenë “si vetëtima dhe me petkun si dëbora”, kështu që rojet nga frika ishin dridhur “dhe ishin bërë si të vdekur” (Mateu 28,3.4). Kur asirasi fodull Senakiribi e kishte blasfemuar Zotin dhe e kishte përqeshur duke iu kërcënuar Izraelit se do ta shkatërronte “po atë natë engjëlli i Zotit doli dhe i vrau njëqind e tetëdhjet e pesë mijë asiras.” “Zoti e dërgoi engjëllin që i vrau të gjithë trimat, princërit dhe dukët e ushtrisë së perandorit të Asirisë kurse ai u kthye i tuprëruar në vendin e vet.” (2 Mbretërve 19,35; 2 Kronikasve 32,21) BZ 484.3
Zoti ua dërgon fëmijëve të vet engjëjt me mesazhin e mëshirës. Abrahamit me premtimet e bekimit; në dyert e Sodomës për ta shpëtuar Lotën e drejtë nga shkatërrimi me zjarr; Eliseut në shkerëtirë kur nga lodhja dhe uria gati ishte molisur; Eliseut me qerren e zjarrtë në qytezë në të cilën e kishin rrethuar armiqët e tij; Danielit kur në oborrin e perandorit pagan e kishte lutur për mençurinë hyjnore, kur e kishin dorëzuar që të bëhej pre e luanëve; Pjetrit kur e kishte gjykuar Herodi me vdekje; skllevërve në Filipë; Palit dhe përcjellësve të tij në natën me stuhi në det; Kornelit për ta aftësuar që ta pranoj e njohë Ungjillin; Pjetrit për ta dërguar te i pafeu për lajmin e shpëtimit. Në këtë mënyrë engjëjt e shenjti i kanë shërbyer popullit të Zotit në të gjitha kohët. BZ 485.1
Çdo pasues i Krishtit e ka engjëllin e vet që e ruan. Këto roje qiellore i mbrojnë të drejtit nga forca e së keqes. Këtë e ka parë edhe vet satani kur ka thënë: “Vallë a frikësohet më kot Jobi nga Zoti? Pse a nuk e ke rrethuar me gardh atë, shtëpinë e tij dhe gjithçka që është e tija.” (Jobi 1,9.10) Autori i psalmeve e përshkruan se si e mbron Zoti popullin e vet: “Ëngjëlli i Zotit ngrehë llogore rreth atyre që e kanë frikë dhe i shpëton.” (Psalmi 34,7) Shpëtimtari duke folur për ata që i besojnë ka thënë: “Ruajuni se përbuzni ndonjë prej kësi të vegjëlish sepse po ju them: engjëjt e tyre në qiell e shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim qiellor.” (Mateu 18,10) BZ 485.2
Kështu populli i Zotit edhe pse i është nënshturar fuqisë së mashtrimit dhe të keqes së zgjuar jetike të princit të errësirës dhe gjendet në luftë me të gjitha forcat e së keqes është i siguruar nga mbrojtja e përhershme e engjëjve qiellorë. Kjo mbrojtje nuk i është dhënë pa nevojë. Zoti ua ka dhënë fëmijëve të vet mëshirën dhe mbrojtjen per arsye se ata duhet të ballafaqohen me veglat e fuqishme të së keqes—me vegla të shumëta, të vendosura dhe të palodhshme, të keqen dhe fuqinë e së cilave çdo njeri e ka pasur rastin ta njoh dhe ta ndiej. BZ 485.3
Forcat e këqija në fillim të krijuara jo mëkatare, për nga natyra kanë qenë të fuqishme dhe të lavdishme barazi me qeniet qiellore që janë lajmëtarë të Zotit. Mirëpo, kur janë bjerrur për shkak të mëkatit janë bashkuar për ta njollosur Zotin dhe për t'i shkatërruar njerëzit. Të bashkuar me satanin në rebelimin e tij dhe të dëbuar së bashku me të, nga qielli, ata gjatë të gjitha kohëve kanë bashkëpunuar me të në luftë kundër autoritetit hyjnor. Shkrimi shenjt flet për alenacën e tyre, për pushtetin dhe kierarkitë e ndryshme, për aftësitë, tinzitë si dhe për kurthet e tyre kundër paqjes dhe lumturisë së njerëzve. BZ 486.1
Historia e Besëlidhjes së Vjetër kohë pas kohe e përmendë ekzistimin dhe veprimin e shpirtërave të këqijë por kur ka jetuar Krishti në tokë ata e kanë shprehur fuqinë e tyre në mënyrë të dukshme. Krishti ka ardhur për ta zbatuar planin për shpëtimin e njeriut, kurse satani ka vendosur që ta sigurojë gjoja të drejtën e tij për ta sunduar botën. Ai ia ka arritur që ta fus idhujtarinë në të gjitha viset botërore, përveç në Palestinë. Jezusi ka ardhur në këtë vend të vetëm i cili nuk i është dorëzuar plotësisht pushtetit të satanit. Aty kanë luftuar dy fuqi të cilat kanë pretenduar se kanë të drejtë për ta vendosur pushtetin. Jezusi i ka hapur krihët e dashurisë dhe i ka thirrur të gjithë njerëzit që në të kanë dashur ta gjejnë faljen dhe paqjen. Çetat e errësirës e kanë parë se nuk e kanë pushtetin e pakufishëm dhe e kanë kuptuar se pushteti i tyre së shpejti do të shkatërrohej, në qoftë se misioni i Krishtit do të ketë sukses. Satani është çartur si luan i lidhur dhe plotë mllef e ka shprehur fuqinë e vet mbi trupat dhe shpirtërat e njerëzve. BZ 486.2
Fakti se këta njerëz kanë qenë të rrethuar nga shpirtërat e këqijë shprehet qartë në Besëlidhjen e Re. Njerëzit e torturuar në këtë mënyrë nuk kanë vuajtur vetëm nga sëmundjet natyrore. Krishti e ka kuptuar plotësisht se me kë ka punë: e ka shquar drejtpërsëdrejti praninë dhe veprimin e shpirtërave të këqijë. BZ 486.3
Faktet biblike për shërimin e njerëzve të çmendur në tokën e Gadarinit japin dëshmi të qarta për numrin, fuqinë dhe të keqen e tyre ashtu si dhe për fuqinë dhe mëshirën e Krishtit. Këta njerëz fatkëqijë, të stërmunduar që asgjë nuk mund t'i frenonte që kërcëllenin me dhëmbë, që nxjerrnin shkumë nga goja, çarteshin dhe e çanin ajrin me bërtimat e tyre, e gjymtonin vetveten dhe ishin të rrezikshëm për ata që donin t'u afroheshin. Trupat e tyre të përgjakur dhe të gjymtuar dhe arsyeja e tyre e turbulluar, princit të errësirës ia ofronin një skenë të këndshme. Një shpirt i keq i cili sundonte mbi këta shpirtëra të përvuajtur kishte thënë: “quhem legjion; sepse jemi shumë” (Marku 5,9). Në ushtrinë romake legjioni përbëhej prej 3.000—5.000 njerëz. Edhe ushtria e satanit është e ndarë në njësite më të vogla, dhe një çetë të cilës i kishin takuar këta demonë nuk ishte më e vogël se një legjion. BZ 486.4
Me urdhërin e Krishtit shpirtërat e këqijë i braktisën viktimat e veta duke i lënë të qëndronin të qetë skaj këmbëve të Krishtit, të nënshtruar, të arsyeshëm dhe të butë. Demonëve iu lejua që të hynin në kopenë e derrave dhe të rrokulliseshin në det. Për banorët e këtij rrethi kjo ishte një humbje më e madhe se begatia që ua kishte sjellur Jezusi dhe ata e kishin lutur mjekun hyjnor që të largohej prej këtu. Ky ishte pikërisht suksesi të cilin dëshironte ta arrinte satani. Duke hedhur fajin mbi Jezusin për shkak të humbjeve të tyre materiale, te njerëzit u krijua frika egoiste që i pengonte për t'i dëgjuar fjalët e Shpëtimtarit. Satani vazhdimisht i akuzonte të krishterët se janë shkaktarë të humbjeve, të fatkeqësive dhe halleve, në vend se të lejonte që qortimi të biente mbi atë që i përket: e këta ishin, ai vetë dhe veglat e tij. BZ 488.1
Mirëpo qëllimet e Jezusit nuk u penguan. Ai u lejoi shpirtërave të këqijë që ta shkatërronin kopenë e derrave si vërejtje për hebrejët të cilët këto zhtazë të papastra i kultivonin për levërdi. Sikur Krishti të mos i kishte penguar demonët, ata do t'i kishin hedhur në det jo vetëm derrat por edhe pronarët e tyre. Përse kjo nuk ndodhi ata është dashur t'i falënderohen vetëm forces mëshiruese të Krishtit të cilën e dëshmoi për çlirimin e tyre. Përveç kësaj kjo ndodhi edhe për arsye që nxënësit të ishin dëshmitarë të fuqisë së tmerrshme të satanit, jo vetëm mbi njerëzit por edhe mbi shtazët. Shpëtimtari dëshironte që pasuesit e tij ta njihnin armikun me të cilin duhej të ballafaqoheshin që të mos i mashtronte dhe të mbizotëronte me dinakëritë e tij. Krishti dëshironte që edhe populli i atyre anëve ta njihte forcën e tij e cila mund t'i thyente prangat e satanit dhe t'i çlironte të burgosurit e tij. Edhe pse vet Jezusi shkoi prej aty, njerëzit e tjerë u çliruan në mënyrën e atillë të mrekullueshme, për ta shpallur dhe publikuar mëshirën e Mirëbërësit të tyre. BZ 488.2
Shkrimi Shenjt thekson edhe shembuj të tjerë të ngjashëm. Të bijën e një asirofenikase e kishte torturuar rëndë djalli, të cilin Jezusi e kishte dëbuar me fjalën e tij (Marku 7,26-30). Një “të çartur, shurdhmemec dhe të verbër” (Mateu 12,22); një djalosh të ri të cilin e mundonte një shpirt i keq i cili “shpeshëherë e kishte hedhur në zjarr dhe në ujë për ta mbytur” (Marku 9,17-27); të çmendurin të cilin e mundonte “shpirti i papastër djallëzor”, kështu që e çrregullonte qetësinë e së shtunes në Sinagogën e Kapernaumit—të gjithë këta i kishte shëruar Shpëtimtari i mëshirëshëm. Gati në çdo rast Jezusi fliste për shpirtin e keq si qenie e arsyeshme duke urdhëruar që të dilte nga viktima e tij dhe që më të mos e torturonte. Kur njerëzit në Kapernaum e panë fuqinë e tij të madhe “të gjithë i kapi frika dhe i thoshin njëri tjetrit çfarë fjalë! Ky po u urdhëron me pushtet e fuqi shpirtërave të ndytë e ata po dalin” (Luka 4,36). BZ 489.1
Njerëzit e mbërthyer nga djalli rëndom duken se janë duke vuajtur shumë; por ka edhe përjashtime. Për ta arritur fuqinë mbinatyrore, disa me vullnet i janë dorëzuar ndikimit të djallit. Natyrisht se ata nuk kanë luftuar kundër shpirtërave të këqijë. Ndër ta kanë qenë edhe ata që kanë pasur shpirt magjistarësh—magjistri Simoni, magjistri Elima dhe vajza e cila në Filipë kishte shkuar pas Palit dhe Silit. BZ 489.2
Askush nuk është më shumë i rrezikuar nga ndikimi i shpirtërave të këqijë se ata që nuk i kushtojnë kujdes dëshmive të qarta dhe të shumta të Shkrimit Shenjt dhe të cilët e mohojnë ekzistimin dhe punën e djallit dhe engjëjve të këqijë. Deri sa të mos e njohim dinakrinë e tyre, shpirtrat e këqij kanë përparësi të madhe. Shumë njerëz i kushtojnë kujdes pëshpëritjeve të tyre duke menduar se e bëjnë atë që i mëson urtia e tyre. Pasi që jemi duke iu afruar kohës së fundit, kur satani do të punojë me fuqi edhe më të madhe për të mashtruar dhe shkatërruar, ai gjithkund e përhap besimin se edhe nuk ekziston. Qëllimi i tij është që ta fshehë veten dhe mënyrën e punës së tij. BZ 489.3
Mashtruesi i madh asgjëje nuk i frikësohet më shumë se kur ne i njohim planet e tij. Për ta fshehur sa më mirë karakterin e vërtetë dhe qëllimet e veta, ai dëshiron që ta paraqesim emrin e tij në mënyrë të atillë që të mos shkaktojë ndonjë shqetësim por vetëm qeshje dhe urrejtje. Atij i pëlqen kur e sheh veten të fotografuar si qenie komike apo averzive, të gjymtuar—si gjysëm shtazë dhe gjysëm njeri. I pëlqen kur dëgjon se emrin e tij e përmendin në shaka dhe në përqeshje ata që veten e konsierojnë të mençur dhe të ditur. BZ 489.4
Satani transformohet në mënyrë aq të shkathët sa që shpeshherë shtrohet pyetja: “Vallë a vërtetë ekziston një qenie e tillë.” Fakti për arritjen e suksesit të tij janë teoritë të cilat i mohojnë dëshmitë më të qarta të Shkrimi Shenjt që janë akseptuar aq gjerësisht në botën religjioze. Dhe, për arsye se satani më së lehti i sundon ata që nuk janë të vetëdijshëm për ndikimin e tij, Fjala e Zotit na jep aq shumë shembuj të punës së tij të keqe duke na i zbuluar fuqitë e tija misterioze duke na e tërhequr vëmendjen që të ruhemi nga atakimet e tija. BZ 490.1
Fuqia dhe ligësia e satanit dhe e çetave të tija do të mund të na shqetësonte me të drejtë sikur të mos e kishin mbrojtjen dhe çlirimin në forcën mbisunduese të Shpëtimtarit tonë. Ne i sigurojmë shtëpitë tona me brava dhe shula për ta ruajtur pronën dhe jetën tonë nga njerëzit e këqijë por mendojmë rrallë për engjëjt e këqijë që vazhimisht përpiqen të na afrohen, nga fuqia e kundërsulmeve të të cilëve jemi të paaftë të mbrohemi me forcën tonë. Në qoftë se do tu lejohej ata do t'i çrregullonin mendimet tona, do ta rrëgjonin shëndetin tonë, do ta shkatërronin pasurinë dhe jetën tonë. Gëzimi i vetëm i tyre është që të sjellin probleme dhe shkatërrim. E tmerrshme është gjendja e atyre të cilët i kundërvihen ndikimit të Zotit dhe lëshojnë pe para sprovave të satanit deri sa Zoti të mos i lërë në mëshirën e shpritërave të këqijë. Ndërsa, ata që shkojnë pas Krishtit gjithnjë do të jenë të sigurtë në mbrojtjen e tij. Engjëjt e fuqishëm janë dërguar nga qielli që t'i mbrojnë. Satani nuk mund ta shkatërrojnë rojen të cilën Zoti e ka vendosur rreth poupllit të vet. BZ 490.2