Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit

17/47

13. HOLANDA DHE VENDET SKANDINAVE

Në Holandë tirania e papës edhe më parë kishte shkaktuar rrezistencë të vendosur. Shtatë shekuj para Luterit, dy peshkopë e kishin ngritur akuzën kundër papës si të dërguar në Romë sepse atje e kishin njohur karakterin e vërtetë të “Fronit të shenjt.” Ata me guxim ishin ngritur kundër pontifeksit të Romës duke thënë: “Zoti i ka dhënë kishës së vet, mbretëreshës dhe të fejuarës së vet, asaj dhe familjes së saj, pajë të begatshme dhe të amshueshme, trashigimi e cila nuk mund të shkatërrohet e as të venitet; Ai asaj ia ka dhënë kurorën dhe skeptrin e amshueshëm; të gjitha këto begati Ti i ke përvetsuar si ujk. Je ulur në tempullin e Zotit; ne vend se të jesh bari i grigjes, je bër ujk i deleve. Ti dëshiron të të konsiderojmë peshkop suprem por je tiran. Në vend që të jesh shërbërtor i shërbëtorëve, si quhesh, ti dëshiron të bëhesh zotëri mbi zotërinjtë ... i urren urdhërat e Zotit... Shpriti Shenjt është ai që i ngrit kishat kudo që gjenden ato ... qyteti i Zotit tonë, qytetarë të të cilit jemi ne i përfshinë të gjitha viset dhe është më i madh se qyteti të cilin profetët e kanë quajtur Babilon dhe i cili konsiderohet hyjnor, ngrihet deri në qiell dhe lavdërohet se ka mençurinë e pavdekshme, duke pohuar edhe pse jo saktësisht se kurrë nuk ka gabuar e as që mund të gaboj.”186Gerard Brandt, History of the Reformation in and About the Low Conntries, knj. I, str. 6. BZ 230.1

Të tjerët u paraqitën gjatë shekujve me proteta të ngjashme. Mësuesit e parë qenë predikuesit e ngjashëm me misionarët valdenzian. Ata udhëtonin në vende të ndryshme dhe ishin të njohur me emra të ndryshëm; kudo e përhapnin njohjen e Ungjillit. Duke ardhur në Holandë, këtu mësimet e tyre u përhapën me shpejtësi. Ata e përkthyen Biblën valdenziane në gjuhën holandeze në vargje. Deklaruan se “përparësia e saj qëndron në faktin se në të nuk ka as shaka, as përrallëza, as truke, as mashtrime përveç fjalëve të së vërtetës; vërtetë aty këtu mund të gjendet ndonjë luspër e fortë por me to lehtë mund të arrihet në bërthamën dhe në mrekullinë e asaj që është e mirë dhe e shenjt”. Kështu në shekullin XII shkruanin miqët e fesë antike. BZ 230.2

Atëherë filloi persekutimi nga Roma. Mirëpo përkundër turrëve të zjarrit dhe torturimeve, numri i besimtarëve shumëzohej gjithnjë e më tepër. Ata deklaronin me vendosshmëri se Bibla është autoriteti i vetëm i pagabueshëm i fesë dhe se “asnjë njeri nuk bën të detyrohet të besojë por duhet të përfitohet për të vërtetën përmes predikimit.”187Martyn, op. cit, knj. II, str. 87. BZ 231.1

Mësimi i Luterit në Holandë kishte gjetur truall të përshtatshëm. Njërëzit serioz dhe besimtarë ishin ngritur për ta predikuar Ungjillin. Nga një provincë e Holandës kishte dalur Meno Simons. I edukuar në kishën katolike të Romës dhe i shuguruar për klerik ai fare nuk e kishte njohur Biblën dhe kishte pasur frikë ta lexoj që të mos bjerrej në heretizëm. Kur kishte filluar ta mundonte dyshimi në pikëpamje të shkencës për transsubstracionin, këtë e kishte konsideruar sprovë të satanit dhe ishte përpjekur që të çlirohej prej tij me lutje dhe rrëfime, mirëpo e tërë kjo kishte qenë e kot. Mandej ishte përpjekur që me përjetime të kënaqësive të kësaj bote ta heshtë zërin e arsyes, mirëpo edhe kjo kishte qenë pa sukses. Pas një kohe kishte filluar ta studjonte Besëlidhjen e Re dhe kjo së bashku me studimin e shkrimeve të Luterit e kishin sjellur në situatën që ta pranonte fenë e reformuar. Së shpejti pas kësaj, në një katund fqinj qe dëshmitar i ekzekutimit të një njeriu për arsye se ky ishte pagëzuar për së dyti. Kjo e kishte nxitur ta studjonte Biblën në pikëpamje të pagëzimit të fëmijëve. Në të nuk kishte gjetur kurrfarë dëshmie në favor të pagëzimit të fëmijëve, por e kishte vërejtur se pendesa dhe besimi janë kushtet e domosdohsme për pranimin e pagëzimit. BZ 231.2

Meno e kishte braktisur kishën e Romës dhe ia kishte përkushtuar jetën e predikimit të të vërtetave të cilat i kishte zbuluar. Si në Gjermani ashtu dhe në Holandë qenë paraqitur njerëz senil të cilët i përhapnin mësimet e rrejshme dhe spekulimet të cilët bile as nuk ngurronin që të shërbeheshin me dhunë dhe rebelime. Meno i kishte paraparë pasojat e tmerrshme të cilat gjithsesi do t'i shkaktonin mësimet e këtilla prandaj me tërë fuqinë iu kishte kundërvënë mësimeve të këtyre spekulantëve. Kishte shumë njerëz të cilët ishin mashtruar nga këta fanatikë, por megjithatë kishin hequr dorë nga mësimet e tyre fatale; kishin mbetur edhe shumë pasardhës të të krishterëve të vjetër të cilët ishin frymëzuar nga mësimet e valdenzianëve. Meno punonte me ta me sukses dhe me afsh të zjarrtë. BZ 231.3

Gjatë njëzet e pesë vjetëve ai udhëtoi me gruan dhe fëmijët duke i përballuar lodhjes e skamjes dhe shpeshherë binte në rreziqe jetësore. Ai e kishte përshkuar Holandën dhe Gjermaninë Veriore duke punuar në pjesën më të madhe me shtresat e varfëra, por ndikimi i tij ishte i madh. Për nga natyra i qartë dhe orator, ndonëse me arsimim modest ai qe njëri me moral të pathyeshëm, me shpirt finsik, i butë në sjellje, i devotshëm në mënyrë të sinqertë dhe serioze. Ai bënte jetë parimesh të cilat i predikonte prandaj e fitonte besimin e popullit. Pasuesit e tij të dekoncentruar dhe të shtypur pësonin shumë, për arsye se i zëvendësonin me ithtarët fanatikë të Minsterit. Megjithatë, me punën e tij shumë sish u tranformuan. Askund shkenca e reformuar nuk u përhapë aq shumë sa në Holandë. Mirëpo, në pak vende ithtarët e saj kishin pësuar aq persekutime. Në Gjermani Karli V e kishte ndaluar reformacionin dhe ai do të ishte gëzuar po të kishte mundur t'i shihte të gjithë ithtarët e tij në turrën e zjarrit, por princërit u ngritën si digë kundër tiranisë së tij. Në Holandë pushteti i tij ishte më i madh dhe ediktet për përndjekje vinin shpejt, njëri pas tjetrit. Të lexohej Bibla, të predikohej ose të dëgjoheshin të vertëtat e saj apo vetëm të flitej për Biblën konsiderohej krim për vdekje. T'i luteshe Zotit në fshehtësi, të mos i përkuleshe figurave, t'i këndosh psalmet gjithashtu nënkuptonte t'i ekspzohesh vdekjes. Bile edhe ata të cilët ishin të gatshëm t'i mohonin të gjitha gjykoheshin, burrat me vdekje nga shpata kurse gratë varroseshin të gjalla. Mijëra sish u vranë nën pushtetin e Karlit V dhe Filipit II. BZ 232.1

Në një rast, një familje e tërë ishte sjellur para inkuizicionit me akuzën se nuk kishte marrë pjesë në meshë dhe se në shtëpi ia kishte bërë shërbesën e Zotit. I pyetur për mënyrën e ushtrimit të shërbesës së fshehtë Zotit, i biri më i ri ishte përgjigjur: “ne bijmë në gjunjë dhe i lutemi Zotit që t'i ndriçojë mendimet tona dhe të na i falë mëkatet; lutemi për mbretin tonë që pushteti i tij të jetë i sukeseshëm kurse jeta e tij e lumtur; lutemi për pushtetet e qytetit tonë që Zoti t'i ruaj.”188Wylie, op. cit, knj. XVIII, gl. 6. Disa nga gjykatësit ishin prekur thellë nga këto fjalë; megjithatë babai dhe njëri nga pesë bijët e tij ishin gjykuar me vdekje në turrën e zjarrit. BZ 232.2

Besimi i martirëve kishte ngritur nivelin e mllefit të persekutorëve. Jo vetëm burrat por edhe gratë e brishta dhe vajzat e reja shprehnin guxim të paluhatshëm. “Gratë qëndronin para turrëve të zjarrta të burrave të tyre duke i ngushëlluar ose u këndonin psalme deri sa flaka i kaplonte trupat e tyre.” Vajzat e reja të gjalla shtriheshin në varret e tyre si të shkonin në gjumin e natës; ose shkonin në vendin e persekutimit dhe në turrën e zjarrit me fustanet më të bukura sikur të shkonin për t'u kurorëzuar në martesë.”189Ibid, knj. XVIII, gl. 6. BZ 232.3

Si dhe në kohën kur paganizmi dëshironte ta shkatërronte besimin, edhe tani gjaku i martirëve ishte farë.190Tertullian, Apology, par. 50. Ndjekjet vetëm e shtonin numrin e besimtarëve. Vit pas viti, perandori e ushtronte veprën e tij brutale i mllefosur për shkak të vendosshmërisë së pathyeshme të popullit, por çdo gjë ishte e kotë. Revolucioni në krye me Vilhelm Oranskin fisnik, më në fund Holandës ia solli lirinë e ushtrimit të fesë. BZ 233.1

Në malet e Piemontit, në rrafshet e Francës dhe në brigjet e Holandës përparimi i Ungjillit shënohej me gjakun e nxënësve të tij. Mirëpo në vendet e veriut Ungjilli hyri qetë. Studentët e Vytenbergut, duke u kthyer nga studimet në shtëpi e sollën Ungjillin në vendet e Skandinavisë. Përhapja e shkrimeve të Luterit gjithashtu i ndihmoi përhapjes së të vërtetës. Populli i thjeshtë dhe i fuqishëm i veriut e braktisi amoralitetin, luksin dhe bestytninë e Romës për t'i pranuar pastërtinë, thjeshtësinë dhe të vërtetat shpëtimtare të Shkrimit Shenjt. BZ 233.2

Tauzeni, reformator danez ishte bir fshatari. Djaloshi shumë herët shprehte prirje intelektuale; ai synonte një arsimim më të lartë, por me që prindërit për shkak të varfërisë këtë nuk mund t'ia ofronin hyri në manastir. Aty me jetën e pastër, me zell dhe besim shumë shpejt e përfitoi përkrahjen e eprorit të vet. Në provim u zbulua talenti i tij, i cili për të ardhmen premtonte shërbime të mëdha për kishën. Eprorët kishin vendosur që t'ia mundësonin t'i vazhdonte mësimet në ndonjë universitet gjerman apo holandez. Djaloshi kishte mundësi vet ta zgjidhte vendin e shkollimit; kushti i vetëm që shtrohej ishte të mos shkonte në Vytenberg. Nuk bën—i thoshin murgët—që nxënësi i cili përgatitet për t'i shërbyer kishës t'i ekzpozohet helmit të heretizmit. BZ 233.3

Tauzeni shkoi në Keln i cili në atë kohë si dhe sot ishte kështjellë e katolicizimit. Mirëpo aty shpejt iu gërdit misticizmi i mësuesve të tij. Në të njëjtën kohë atij për të parën herë i ranë në duar shkrimet e Luterit. I lexonte me habi dhe me entuziazëm dhe gjakonte që personalisht t'i dëgjonte ligjëratat e reformatorit. Mirëpo këtë mund ta arrinte vetëm në qoftë se ishte i gatshëm të binte në konflikt me eprorin e manastirit dhe të hiqte dorë nga ndihma e tij. Më në fund e mori këtë vendim dhe së shpejti pas kësaj u regjistrua në Universitetin e Vytenbergut. BZ 233.4

Pasi i kthye në Danimarkë sërish hyri në manastrin e tij. Askush ende nuk dyshonte në të për luterizëm; ai menjëherë nuk ua zbuloi sekretin por përpiqej që shokët e tij ngadalë t'i tërhiqte drejt fesë më të pastër dhe jetës më të shenjt. Ua hapi Biblën, ua shpjegoi kuptimin e saj të vërtetë dhe më në fund filloi tua predikonte Krishtin si shpagim të vetëm për mëkatarët dhe si shpresë e vetme e shpëtimit. Kjo aq shumë e tmerroi dhe e mllefosi eprorin e manastirit i cili në të si në një mbrojtës të fuqishëm të Romës i kishte mbështetur shpresat më të mëdha. Së shpejti e transferuan në një manastir tjetër kur ruhej në një qelizë vetmie nën kontroll të ashpër. BZ 234.1

Mirëpo për befasinë tmerruese të guardianëve të tij që ishin murgë më të lartë ai së shpejti u konvertua në protestantizëm. Përmes grilave të qelizës së vet Tauzeni, shokët e tij i shpuri në njohjen e së vërtetës. Sikur etërit danez t'i kishin njohur metodat e veprimit të kishës me heretikët, zëri i Tauzenit më kurrë nuk do të ishte dëgjuar; por në vend që ta varrosnin të gjallë në ndonjë kazamat nëntokësor ata e përjashtuan nga manastiri. Dhe, pasi që një edikt i ri i mbretit të Danimarkës u ofronte mbrojtje predikuesve të fesë së re, Tauzeni filloi të predikonte. Atij iu hapën kishat dhe populli vinte ta dëgjonte. Edhe të tjerët e predikonin Fjalën e Zotit. Besëlishja e Re e përkthyer në gjuhën daneze ishte shumë e përhapur. Përpjekjet e papistëve që veprën ta pengonin, dhanë efekte të kundërta, sepse përkundrazi e përhapnin më tepër dhe Danimarka e pranoi fenë e reformuar. BZ 234.2

Edhe në Suedi njerëzit e rinjë të cilët ishin arsimuar nga burimet e Vytenbergut, qytetarëve të vet ua sollën ujin e jetës. Dy nga ithtarët e parë të Reformacionit Suedez, Ollaf dhe Laurencie Petri, bijë të një farkëtari nga Orebri kishin studjuar si nxënsit e Luterit dhe të Melanhtonit. Të vërtetat që i kishin njohur ua kishin predikuar shokëve. Ngjashëm me reformatorin e madh gjerman, Ollafi me zellin dhe retorikën e tij e zgjonte popullin, ndërsa Laurenci si Melanhtoni ishte i dijshëm, i qetë dhe i prirur për meditim. Që të dy ishin njerëz me devotshmëri të thellë, me arsimim të lartë teologjik dhe me guxim të paluhatshëm për ta përhapur të vërtetën. Kundërshtimi nga Roma nuk mungoi. Klerikët katolik e alarmuan popullin e padijshëm dhe bestyt. Turma disa here e sulmoi Ollaf Petrin dhe jeta e tij shpeshherë ndodhej në rrezik për vdekje. Megjithatë këta reformatorë e gëzonin përkrahjen dhe mbrojtjen e mbretit. BZ 234.3

Nën pushtetin e kishës së Romës populli varfërohej dhe vuante nga dhuna. Ai ishte pa Shkrimin Shenjt; feja përbëhej vetëm nga ritet dhe ceremonitë e zbrazëta të cilat kursesi nuk mund ta ushqejnë shpirtin, prandaj populli i kthehej besimeve të rrejshme dhe zakoneve të idhujtarisë së të parëve të vet. Në këtë mënyrë populli u nda në dy tabore armiqësore që me lufta reciproke vetëm e shtonin mjerimin. Duke vendosur për ta zbatuar reformacionin në kishë dhe në shtet, mbreti i Suedisë me gëzim i përshëndeti këta ndihmës të aftë në luftë kundër Romës. BZ 236.1

Në praninë e mbretit dhe sovranit të Suedisë Ollaf Petri me shkathtësi të madhe e mbrotji shkencën e fesë së reformuar kundër ithtarëve të Romës. Ai deklaroi se mësimet e etërve kishtarë mund të pranohen vetëm atëherë në qoftë se pajtohen me Shkrimin Shenjt; theksoi se pikat kryesore të fesë janë të zbuluara në Bibël aq qartë dhe thejshtë sa që secili mund t'i kuptojë. Jezusi ka thënë: “Mësimi im nuk është i imi, por i Atij që më ka dërguar” kurse Pali ka deklaruar se në qoftë se dikush do ta predikonte ndryshe Ungjillin se Ai që e ka shpallur, qoftë i mallkuar (Gjoni 7,16; Galatasve 1,8). “Atëherë si e marrin guximin disa të vendosin dogma të reja dhe t'i imponojnë si kusht të shpëtimit?”191Wylie, op. cit, knj. X, gl. 4 Ai dëshmoi se dekretet kishtare janë të pa vlerë kur i kundërshtojnë urdhërat e Zotit dhe e theksoi parimin e madh të protestantizmit: se Bibla dhe vetëm Bibla është rregull e fesë dhe e jetës. BZ 236.2

Kjo luftë, ndonëse u zhvillua në një skenë relativisht të vogël, mund të na dëshmojë se “prej çfarë njerëzish përbehej ushtria e reformatorëve. Ata nuk ishin sektarist të padijshëm as zhurmaxhinjë që shkaktojnë zënka, larg kësaj! Ata ishin njerëz të cilët e studionin Fjalën e Zotit dhe që dinin ta përdornin armën nga thesari i Biblës. Ata ishin njerëzit më të arsimuar të kohës së vet. Në qoftë se vetëm i vështrojmë qendrat e shkëlqyeshme të shkencës siç ishin Vytenbergu dhe Cyrihu dhe emrat e ndritshëm siç janë Luteri, Melanhtoni, Cvingli dhe Ekolonapadi, atëherë mund të themi se këta njerëz, prijës të reformacionit cilësoheshin për nga natyra me talente të mëdha dhe me dije të jashtëzakonshme, ndërsa oponentet e tyre nuk ishin si ata. Mirëpo në qoftë se i kthehemi skenës së izoluar të Suedisë ku i gjejmë emrat modest të Ollafit dhe Laurenc Petrit, në qoftë se nga mësuesit e mëdhenjë kthehemi drejt nxënësve çka mund të konstatojmë? I gjejmë shkencëtarët dhe teologët; njerëzit të cilët plotësisht e njihnin tërë sistemin e të vërtetave të Ungjillit dhe të cilët me lehtësi ngadhnjenin kundër skolastikëve dhe prijësve të lartë kishtarë të Romës.”192Ibid, knj. X, gl. 4. BZ 236.3

Si rezultat të këtij debati mbreti i Suedisë e pranoi fenë protestante kurse pak më vonë edhe kuvendi popullor u deklarua për të. Ollaf Petri e përktheu Besëlidhjen e Re në gjuhën Suedeze; ndërsa sipas dëshirës së mbretit vëllezërit iu përveshën punës së përkthimit të tërë Biblës. Kështu për herë të parë Suedia e fitoi Fjalën e Zotit në gjuhën e vet amtare. Kuvendi vendosi që predikuesit në tërë vendin ta interpretojnë Shkrimin Shenjt kurse në shkolla fëmijët ta lexojnë Biblën. BZ 237.1

Drita e bekuar e Ungjillit gradualisht e shpërndau errësirën e mosdijes dhe të bestytnive. Populli i çliruar nga tirania e papës u ngrit me forcën madhështore të cilën kurrë më parë nuk e kishte arritur. Suedia u bë kështjellë e protestantizmit. Një shekull më vonë, në momentin e rrezikut të madh ky popull i vogël dhe deri atëherë i dobët ishte i vetmi në tërë Evropën i cili e mori guximin që t'i ofronte ndihmë Gjermanisë në luftën e tmerrshme tridhjetë vjeçare. Dukej se e tërë Evropa Veriore serish do të binte nën tiraninë e papës. Ushtria suedeze ia mundësoi Gjermanisë që ta refuzojë avansimin katolik, që të arrijë ta realizojë tolerancën e protestantizmit—të Kalvinistëve dhe Luteristëve—dhe t'ia kthejë lirinë e ndërgjegjes atyre vendeve të cilat e kishin pranuar reformacionin. BZ 237.2